Dalin nga shtepite ne mengjes dhe ne mbremje.Ata qe e fillojne punen heret ne mengjes hyjne ne kafe nga ora 6 mbasdite,ndersa ata qe e fillojne punen mbasdite vijne ne kafe ne ora 7 te mengjesit dhe ne vazhdim.Tryezat mbushen e rimbushen zhurmshem,tete e nente veta shterngueshem sup me sup, sa vete tryeza s'i nxe me.Po te hedhesh nje sy te kujdesshem do te veresh rrota ne cdo kembez.Rrota qe shfaqen e zhduken,sepse nje korridor i padukshem hapet dhe shfaqen dhomat e shtepise,kuzhina ku gruaja mungon,se ben tre pune.Kafe dhe shtepi jane bere nje.Nga nje brinje e kafes doli shtepia, si Eva nga Adami.Kafja eshte tabu.Ne kete tabu nxihet dhe zbardhet fati yne.Ne jemi brenda,ulemi me rehat se ne shtepi dhe fillon pastrimi frojdian,derdellisim llogje qe te lehtesohemi,kinse behemi pupel nga dru me nyje qe ishim dhe fluturojme kuturueshem ne te gjitha sferat qe na perkasin sepse keshtu duam ne.
Ulem dhe une ne nje shterngese tryeze qe zjen si kazan i valuar.Nje korrozi me nje gisht balle e me floket pis te zinj pip perpjete si iriq,ngaqe s'me ka pare ketej pari me pyet dhunshem sikur me sqepon nje skifter pulash;
Une vonohem ne pergjigje.S'ma mban t'i tregoj te verteten se bej vetem nje pune dhe marr pak.Ai po m'i nxjerr syte me sqepin e tij;
-- Ore degjon ti,te pyeta si njeri ku punon dhe sa merr.Oj,pike e zeze,hem dhi e zgjebosur,hem bishtin perpjete.
-- Me jep nje mendim,te lutem, - e marr fjalen une -- kush eshte me i mire djathi bullgar,djathi francez apo ai grek.
Ai me foli nje cope here per shijen e djathit grek,ndersa une falenderoja me mend Cehovin qe me kishte ndihmuar si gjithmone ne rrethana te tilla.Ky birboja fitonte shume,aq shume sa s'i dilnin me,sepse kishte filluar te ankohej e te rrudhte doren.Punonte shofer autobuzi shkolle,ne pastrime dhe dy ditet e pushimeve si oficer sigurie ne nje fabrike caji.Ata qe benin nga tre pune e nginin zerin me lart,duhej t'i degjoje,ndersa mua qe beja nje pune s'ma varnin torben.Grate ishin bere te padukshme,nga puna ne pune,femijet tutje tehu,shkolle,pune,po kishte dhe plot raste qe gabimisht flinin ne polici,me besoni,fare gabimisht te gjoret femije.
Ata me te suksesshmit priteshin me nje buje te heshtur,bucisnin shenjat dhe shqisat,dilnin rrotat poshte gati per xhiron e madhe nga kafja ne kafe,nga kazinoja ne kazino,po ajo histori.Me nje te suksesshem me ra shorti te rri ne nje tryeze cit me cit me me ata te turnit te dyte.Ai m'u rrefye,se ketu te gjithe rrefehen.
-- Para se te merrja licencen mora garancine per pune.S'ka pune vella.Kjo eshte ceshtja, puna.Pronari im i padukshem,qe s'ben asnje pune,se udheton gjithe kohen,ka siguruar denbabaden tregun e punes,ai ka klientet e vet prej nje shekulli.Me kupton?Bie fjala,duhet bere meremetimi i banjove te nje pallati,ai me ben nje zile,me jep adresen.Puna eshte per nje vit.Kaq para.Je dakord?Nderkohe ai udheton per ne Brazil se ka hobi Amazonen.Ai merr pjesen e luanit,duke gjuajtur krokodile per qejf te vet,ndersa une bej restaurimin e 50 e ca banjove dhe jam teper i kenaqur.Keshtu eshte.Kush thote jam biznesmen genjen.Biznesmenet e vertete jane lart,ata japin punet.Ata udhetojne se u perket bota,kudo kane biznese,dollaret fluturojne nepermjet nje celulari me kompjuter,dollaret fluturojne, miku im.Une po te hedh nje sy lart shoh dollaret e mi si nderrojne banke,lene te tijen dhe hyne te e imja.
-- Kane provuar,po pa sukses.Bizneset jane te zena.Nga brezi ne brez kjo histori.
Nuk ka komente:
Posto një koment