e shtunë, nëntor 15, 2008

PREDIKUESI I PRANVERËS


(me poezinë e Niko Kirkës)

Dr  Fatmir Terziu

Edhe pse ne nuk kemi qenë pa metafizikën e halucinacioneve tona në jetën e përditshme, është jo shumë e vështirë të gjesh ‘fermën e kafshëve’ apo vitin ‘njëmijë e nëntëqind e katër’ të George Orwell në poezinë e Niko Kirkës. Në poezinë e tij kafshët e Orëellit janë shndëruar në ‘lejlekë që zunë e duken/në qiellin tonë të errësuar’ dhe bilbila që kënga e tyre, ‘dëgjohet në thellësi të pyllit’. Këta lajmëtarë të Pranverës së predikuar të Kirkës janë në një farë mënyre edhe pjesë të detajeve të vitit politik të Orwellit. Dhe natyrshëm kjo dritare që hapet në poezinë e Kirkës është një simbolikë e Burgut të Kalasë së Elbasanit në vitin 1951. Një vit që ka shifra të ndryshme nga 1984-tra e Orëellit dhe një vit që i përket një kohe tjetër, në strukturën e fjalës së shprehur ngjan krejtësisht me veprën e madhe të shkrimtarit që ironizoi ‘vëllain e madh’. Ky lloj ‘magnetizmi kafshor’ që duket edhe tek pjesa jonë e shkuar ngjizet në vargjet Kirkës si një paralelizëm kohe. Njërëzit gjejnë në të shijen e shpejtë të sentimentit poetik, të sentimentit që edhe pse në një strukturë të supozuar, pasqyron deluzionin e doktrinës që lartësohet në fizikën e poezisë. Tani, kur subjekti është me jo pak interes, dhe si një shans për të ndricuar një kohë të errët, poezia e Kirkës shënon një këndvështrim predispozues për dy anët e pasqyruara në të; imagjinatën dhe predikimin. Të dyja në fakt janë një metafizikë e tërë e tematikës që pasqyron “Do të vijë Pranvera”, ku Kirka me bindje të plotë paralajmëron: “Por do të vijë Pranvera!” Për autorin “… kur rrezet e diellit/të kenë shkrirë cdo akull/dhe nëpër fusha/të blerojë bar’ i ri,/atëherë net ë gjithë/do të këndojmë:/Erdhi Pranvera,/pranvera e lirisë”. Në këto vargje duket qartë ky predikues i hershëm i ‘Pranverës’. Ky predikues që vuajti për tetë vite kusuret ‘e natës së gjatë të dimrit’, natyrshëm përcjell mesazhin dhe ëndërrën e jetës së tij. Një jetë që nisi më 21 Korrik 1927 në Boston Mass, por që në moshën gjashtë vjecare gjendet në Shqipëri në mesin e vuajtjeve të njëpasnjëshme. Në fillim i burgoset i ati më 1946 dhe pastaj ai vetë me tetë vjet. Kur lirohet, dëbohet nga Tirana, pastaj edhe nga Shkodra dhe vendoset në fillim në Kavajë, pastaj në Durrës. I diplomuar në degën e ekonomisë me sistemin e korrespodencës, kur nuk iu dha e drejta e ushtrimit të profesionit. Ai kreu punë të padëshiruara, madje muratura nuk iu nda deri në vitin 1987, kur doli në pension. Dhe vetëm në vitin 1991 gjen vendlindjen e tij SHBA-në të pushojë nga ajo errësirë jete. Jeta në Nju Jork, solli për të një skenë tjetër. Skenën e gjetjes së vargut për të lënë dëshminë e jetës së tij. Një dëshmi që edhe duket si një ëndërr shpesh, prapë se prapë ka fabulën e domethënies, ka anën filozofike të shprehjes dhe kuptimit. Një shembull është “Meditim në bregdet”, ku përsëri qielli është ‘i errët’ dhe ‘pa yje’. Kjo poezi e realizuar një vit para shembjes së ‘murit të Berlinit shqiptar’, natyrshëm është edhe një analizë e ëndërrës së tij që lidhet me kapërcimin e detit, por edhe me metaforën e lirshme dhe kuptimplote: “i zi deti,/i frikshëm”. Vendosja e vazhdimit të poezisë në vetën e parë, plotësisht fakton modulin imagjinar dhe ëndërrën e Kirkës për të braktisur të zezën dhe errësirën që pllakoset para syve të tij në të gjithë hapësirën rrethuese. Kjo e zëzë është edhe tek “ti dorën pse ia dhe?!”, ku shfaqet madje shumë e detajuar, domethënëse dhe shumë e fuqishme: “Ajo… e zeza,/ Pantera”. Autori e sheh këtë në një lidhje tepër didaktike që simbolizohet me faktin “Dhe dorën e saj takove,/atë dorë të nxirosur/me gjak vëllai të njollosur…”
Por Kirka edhe pse duket një demaskues i hapur i ‘errësirës’ në vargun e tij ëndërra është më shumë se demaskim. Është e tillë sepse vetë jeta e tij u shua si një ëndërr. Një shuarje të cilën Agim Musta e sheh jashtë poezisë së tij, duke shprehur me fakte si për fatin e babait të tij Kristo Kirka dhe po ashtu për fatin e tij: “Lajmi i denimit te rilindasit Kristo Kirka, tronditi thellesisht shqiptaret e Amerikes. Vete Fan Noli, nderhyri prane qeverise se Tiranes per lirimin e tij, por kerkesa e Nolit, u hodh poshte nga sherbetoret e Beogradit, qe kishin marre persiper zhdukjen e nacionalisteve shqiptare. Kristo Kirken, qe kish kaluar 60 vjetet, te prangosur duar e kembe, e nisen per te vdekur ne burgun ferr te Burrelit – varrin e inteligjences shqiptare. Filloi keshtu kalvari gjysemshekullor per familjen Kirka. Po ne qershor te vitit 1946 arrestojne djalin e tij, Niko Kirken, maturant ne gjimnazin e Korçes. U shtetezojne shtepine dhe katandine, deri tek luget dhe filxhanet e kafese. Niko Kirken, pasi e torturojne barbarisht ne qelite e Sigurimit, e denojne me 8 vjet burg “ne emer te pupollit”. E dergojne ne kampin shfaroses te Vloçishtit, per te punuar si skllav ne tharrjen e kenetes te Maliqit. Niko Kirken nuk e perkulen as zhytja deri ne kerthize ne llumin e kenetes, as shushunjat qe i ngjiteshin neper kembe per te thithur gjakun, as lidhja me pranga neper shtylla nen diellin pervelues, as uria dhe acari i dimrit. Ai u kthye ne simbol qendrese, per mijera te rinj shqiptare, qe vuanin pa asnje faj ne burgjet dhe kampet e diktatures se kuqe. Persekutimi komunist ndaj familjes Kirka, vazhdoi per gjysem shekulli. U pushua nga puna zonja e Kristo Kirkes, androniqi, se bashku me dy vajzat e saj. Ato u detyruan te punonin vetem, ne pune te renda fizike. Nderkaq, Kristo Kirka, qe kishte kaluar rreth nje dekade ne burgun e zi te Burrelit, po jetonte ditet e fundit te tij, mes shokesh dhe miqsh bashkevuajtes. Ata e nderonin dhe kujdeseshin per te sikur ta kishin babane e tyre te vertete. Ai ndodhej ne agoni kur vajza e tij e dashur, Katerina, shkoi ta vizitonte ne ate vend mjerimi. Te nesermen e asaj dite, me 28 prill te vitit 1955, apostulli i shqiptarizmit, Kristo Kirka, nderroi jete. Asnje “ah” dhe asnje mallkim nuk doli nga goja e tij ne çastet e fundit. Trupi i tij pa jete , u varros ne gropen e perbashket, prapa burgut, afer qershise, ku ishin groposur disa qindra ish te burgosur, qe deshen Shqiperine, me shume se jeten e tyre. Ish bashkevuajtesi i tij, poeti Arshi Pipa, i prekur thelle nga vdekja tragjike e rilindasit te fundit shqiptar i kushtoi nje elegji Kristo Kirkes, disa strofa te se ciles po i paraqesim me poshte:

Si rrojti vdiq me nder,
I paster, i devoçem
E pa u perkule njehere
Nder qela u sos t’Burrelit
me dhunen e tradhetarit,
me njolln’ e kriminelit
mbi ballin e atdhetarit
Nuk foli, nuk mallkoi.
Por kur ra fjala ju pre,
Ndigjuem qysh lehte ankoi:
“Per flamur!... Per atdhe!”

Persekutimi i familjes Kirka vazhdoi, pa nderprere. Biri i vetem i Kristo Kirkes, Niko Kirka u rraskapit burgjeve dhe kampeve me pune te detyruar, per 8 vjet rresht. Edhe kur mbaroi denimin, Nikos nuk i zune kembet vend, duke shkuar nga nje kantier ne tjetrin, i ndjekur kemba – kembes, nga fantazmat e gjalla te Sigurimit te shtetit enverist. Shembja e Murit te Berlinit dhe ekzekutimi i diktatorit Çaushesku, tronditi nga themelet regjimin e kalbur komunist shqiptar. Ne korrik te vitit 1990, ambasadat e vendeve perendimore ne Tirane u pushtuan nga mijera te papune dhe te persekutuar nga rregjimi komunist. Ne dhjetor te atij viti “keshtjella” e fundit prej rere e komunizmit ne Evrope, Shqiperia, u shemb nga demostratat e te rinjve dhe te popullit te shumevuajtur shqiptar. Niko Kirka me familjen e tij, mori rrugen per ne SHBA, ku ai kish lindur 65 vjet me pare. Ai vendoset ne Neë York, ku merr pjese aktive, me shkrime e fjalime, per mbrojtjen e çeshtjes shqiptare. Kur ne Shqiperi do te gjeje guri vendin e tij, emri i Kristo Kirkes, do te shkruhet me germa te arta, ne Panteonin e martireve te kombit.”
Kjo është jeta ndërsa poezia si një dëshmitare e jetës së tij sjell një qetësim në predikimin e Pranverës, në predikimin e jetës.

Nuk ka komente: