1. Hyrje
Ky studim më ka shtyrë të gërmojë më shumë në aspektin e transformimit të poezisë lirike shqiptare në vite. Si fillim në këtë esse dalin mjaft detaje me aspekte speciale rreth kësaj teme, rreth sonetit: soneti është një lirikë. Në vazhdim të shtrirjes së studimit në një sens më të gjerë, përfshirja e traditës shqipe në poezinë lirike, përfshin edhe sonetin. Përpjekja është që kjo ndërlidhje të shihet e ndricohet në sensin e traditës dhe kontekstit Evropian. Në këtë studim do të mundohem të largohem nga përsëritjet, edhe pse në fakt përsëritja është një e mirë kur synon lidhjen me temën. Në këtë pikë lidhur me përsëritjen, duhet ndërmarë në vetvete një lloj pyetje që lidhet me ata që shkruajnë këngë. Nëse e dimë këtë fakt e kuptojmë shumë mirë, këtë lloj përsëritje.
Por në këtë ndërmarje studimore është një aspekt i lidhur me tërë dekonstruktiven dhe poststrukturializmin, bazuar kjo në përmasa më të mëdha në teorinë e psikoanalizës. Duke kryer këtë rrugëtim teorik në detajin e poezisë lirike nëpërmjet psikoanalizës, natyrshëm gjejmë shumë gjëra që janë të pathëna më parë në fushën e studimeve të poezisë shqipe, janë shumë mangësi dhe shumë zbrazëtira teorike që lidhen me transformimin gjeneral të poezisë së këtij lloji në tërë zhvillimin dhe rrugën e saj krijuese deri në këtë kohë kur krijimtaria e saj është ndjerë e rritur ndjeshëm. Pra është rruga e psikoanalizës që na shtyn drejt gjërave më të ndjeshme dhe më tipike për të dalluar transformimin. Në këtë mes nuk ka arsye që të gjërat e pathëna të mbesin në dilemë, apo si dicka e huaj për veshin e krijuesve, studiuesve, analistëve dhe kritikëve, aq më shumë edhe të studentëve të kësaj fushe në letërsinë shqiptare.
Si rrjedhojë studimet e ndërmara në këtë aspekt në letërsinë shqiptare dhe në tërë krijimtarinë e tillë janë konsideruar të rrëndësishme, por kanë dështuar të fragmentizojnë periudhën dhe arsyen transformuese bazuar në metodën e psikoanalizës. Si pasojë ajo që detyron këtë studim është diagnostikimi i kësaj fushe me metoda efikase, të reja dhe më afër realitetit bashkëkohor, me qëllim evidentimin e vlerave dhe moduleve përkatëse që ushqejnë një lëmi të tërë dhe shumë të rrëndësishme të kulturës shqiptare.
Duke ndërmarë këtë hap natyrshëm së pari duhet sqaruar edhe aspekti i tij, të cilin e bëmë më lart dhe më pas sqarim i lidhjeve dhe kuptimit bashkëkohor.
2. Përcaktimi i termit: lirika.
Që në fillim të hyrjes në këtë temë, nga pikëpamja teorike mbin natyrshëm në studim e sipër kuotimi, apo sqarimi i termit, më saktë i kuptimit të poemës apo poezisë lirike. Poezia lirike është në fakt shumë lehtë për tu përcaktuar. Lloji më tradicional i saj në krijimtarinë shqiptare, po ashtu edhe më gjerë është poezia e shkurtër ose e vogël, e cila natyrshëm është identifikuar prej kohësh si poezia lirike. Ajo në fakt është një poezi e shkurtër që është rreth emocioneve të fuqishme. Ai që flet është person ii parë, dhe nuk luan rol narrativ, sepse lirika nuk tregon histori, ajo shpreh dëshira, ndjenja të një folësi imagjinar. Në poezinë lirike janë disa rregulla dhë detaje të cilat e bëjnë mënyrën se si fjala të tingëllojë fuqishëm. Kjo lloj poezie është e rëndësishme të tingëllojë lirshëm, shumë krijime të këtij lloji janë shquar, dhe tashmë krijimtaria e Poradecit në këtë pikë ka marë dimensionin e saj prej kohësh. Kështu duke parë këtë pikë të rrëndësishme, ndjeshëm thuhet dhe merret si bazë poezia tingëlluese, dhe kështu ajo konkretizon edhe detajin dallues të saj. Kjo pra është më e rëndësishmja në përcaktimin e poezisë.
3. Shpjegimi i termit: transformim gjenerik
vazhdon…
1 koment:
Posto një koment