( ese nga Roland Gjoza )
Nuk mund ta harroj ate gezim aq te cilter te Sadik Kacelit kur i thame se mungonte Parisi.
Aparati i vjeter i projeksionit kerciste mbi tavolinen me qirinj dhe gota me vere te kuqe.Ai rrinte ulur ne krye,i biri,Buroni,pas tij,me duart perpara ku mbante fotografite e te jatit bardhe e zi,nga kohet e hershme,vitet 30-40.
Piktori i vjeter veshtronte perpara ne mur me nje perqendrim femije.Kush nuk preket nga Notre Dame,Sena,Luvri,ku ai tani mendohej te kalonte me bastun.Kishin kaluar qe atehere 50 e ca vjet.Do te trokas te porta e studios se vogel ku beja nuset me duvak.Para Eifelit une vizatoja nuset me duvak,qe presin kuajt t'i marrin,kuajt e lare me sapun dhe te ferkuar me furce e peshqir.Nuk me ndahej tema e Tiranes.Ne shkolle ne Paris ne oret e nudos nuk gjeja vend dhe vizatoja ulur ne dysheme.Asnjehere nuk gjeja vend.Ata ma benin kinse kete gje per te me patur sa me larg.I ndieja veshtrimet e cuditshme qe me hidheshin here here,po nuk kuptoja asgje.Kishte ndodhur nje keqkuptim.Ata,studentet me kishin marre frike,sidomos vajzat per shkak te emrit Sadik,qe e shqiptonin Sadist dhe prisnin kur do te nxirrja thiken.
Kjo histori e bente per te qeshur.E vinte goten me vere ne buze dhe shkrihej ne lot.Ah,kur te shkojme atje!Po nuk shkuam dot.Ai do te ishte fundi i dokumentarit,rikthimi ne Sene,po bileta ishte prere gabimisht per ne lumin Lethe.
2
Kozeta,vajza e Vangjush Mios rrefente per mbi 20 pune te vjedhura te babait.Me pikellim te vjeter.Shkuam te Galeria muze e piktorit,nje shtepi si e dale nga operat Traviata apo Boheme.Korca ka shume te tilla.Po mungon regjisori.Dhe roja.Ato mund te vidhen serish e serish edhe ne mes te dites.Zoti i ruajte!
Ai ka qene mik i ngushte me fotografin Kristaq Sotiri.Te dy ishin kthyer nga jashte.Kishin bicikleta,venin ne Pogradec te shikonin liqerin.E dini?Edhe Sotirit desh i vodhen pllakat e xhamit.Dikush i kishte hedhur ne nje kosh plehrash.Ishte fare rastesi zbulimi i tyre.Tere dhenduret dhe nuset e Korces ne to.Qindra pllaka xhami me bromur argjendi.Qindra kryevepra te verteta.Mjeshter Sotiri ka fotografuar tere dasmat e prinderve tane,bukuroshkat e para,modelkat,po dhe nudo magjepsese.
Ku jane,ku ruhen?Ja,kete galeri qe shikoni kerkon ta marre pronari i shtepise.Pastaj cdo te behet me pikturat?Do t'i mbaj une ne apartamaent,ne dhomen e gjumit,ne kuzhine.Korca ka 36 piano,ku jane?Neper bimsa bashke me temotjet.Atje pertej ka qene Maxhistiku i famshem i filmave pa ze.Ku eshte.C'ka mbetur,aparate,kaseta me filma,karrige,dergjen ne nje oborr shtepie ne mjerim.Po ikonat e kishave te vjetra,ikonat e Shpatarakut,Selenicasit,Zografit?Jane vjedhur.
Kur erdhi babai nga Rumania dhe Italia zbriti nga makina dhe hipi ne nje karro drithi ne fushat e Korces.Fjeti dy net me fshataret dhe beri pikturat e para ne atdhe.Karroja ecte fushes ne bryme,ndersa ai i mbuluar me flokje te gjate hidhte ne telaje i mahnitur kavaket,fushat,kanalet,rete,qiellin madheshtor.
Pastaj kerkoi te hapte nje ekspozite,po ku,si,ne c'menyre,sepse ne Korce nuk kishte galeri as salla ekspozite.Po ai nuk donte te kthehej ne rome,apo Bukuresht,donte doemos te qendronte ketu.E ndihmoi nje tregtar,hapi sallonin e madh te viles se tij dhe aty u ekspozuan peisazhet dhe portretet e Vangjush Mios.Ky ishte atdheu,i paket,i varfer,i paditur,po ata e bene ate,nuk e vodhen apo e braktisen.
Ajo kishte lot ne sy.Kishte lot te vertete qe i fshnte ne heshtje me fisnikeri.
3
Pjetro Marubi erdhi ne Shqiperi ne vitet 50 te viteve 800.Thone se ishte refugjat.Garibaldin i perndjekur.Zbriti ne Vore.Po aty nje kolonel italian qe ia donte te miren i tha te shkonte ne Shkoder, se ai mbahej si qytet me liberal,te huajt atje e kalonin pa kokecarje.Keshtu beri.Zbriti nga karroca dhe u fut ne nje kafene te madhe.Aty kendonte nje cingije e bukur yll dhe ai u dashurua pas saj.Si kishte ndodhur te binte kaq shpejt ne dashuri.Ajo shkoi me te.Ishte nje dhome bujtine me nje mangall bakri plot me prush druri ne mes te dhomes.Kishte shume drite naten.Ajo ia ferkoi trupin me raki,se ate e zune ethet dhe kur u zgjua ai nuk e pa me.Ajo nuk i kishte marre parate.Mbi carcafe i kishte lene unazen e saj,nje rreth i trashe floriri me inicialet e saj,qe ai nuk i dinte,se nuk ia mesoi emrin kurre.Pietro e vuri ne gishtin e vogel dhe nuk e hoqi me.Nuk u martua.Po krijoi familje.Frroku,mirembajtesi i shtepise kishte tre djem.Ai ia shkolloi qe te tre.I pari,Matia,vdiq shume i ri nga tuberkulozi.I dyti,Keli,studioi te Lymieret ne France dhe sot konsiderohet si nje nga fotografet me te medhenj te Europes.Me kete lidhet kjo qe do t'iu tregoj.
Me 1922 Ahmet Zogu,Minister i Brendshem donte te bente grumbullimin e pare te armeve ne Shqiperi.Po kjo ishte nje sprove tejet e veshtire.Ai porositi te Kel Marubi nje poster qe do t'i bente reklame kesaj fushate.Kjo fotografi konsiderohet si nje nga kryeveprat boterore,nder 500 fotografite me te bukura.
Toger Raka,perfaqesuesi i qeverise,i derguar ne veri per kete mision,bajraktari i Shales,malesore,xhandare.12 vete, 12 profete te paqes,nje afresk biblik i shtrire ne kahje horizontale,nga lind e perendon,ku zgjohet dhe fle vete perendia.Ky hir mistik i shkon asimetrikisht me nje note tragjike kesaj marreveshjeje paqeje me nje mundesi ploje.Sepse aty fshihet dhe nje farse,toger Raka eshte poshte i gjunjezuar,ndersa malesori krenar,bajraktari i Shales eshte lart ne kembe me pamje kreshniku,ai i ka zgjatur pushken e gjate Rakes me nje mahi te mezidukshme ne buze.Dhe ia ka dorezuar (! ) pushken me doren e majte,qe vetem merr,po s'jep.Nje fotografi,po dhe nje epope boterore.Nje mision i kryer ne pakryerjen e perjetshme te lojes universale te luftes dhe paqes.
Pjetro Marubi,italiani i madh vdiq si baba.Kel Kodheli gjeni vdiq si bir.
Per nder te italianit,shqiptari mirenjohes la mbiemrin e vet dhe mori ate te mireberesit Marubi.
Po kjo kryeveper nuk shihet sot askund.Megjithese ne Shqiperi gjithmone behen fushata per grumbullimin e armeve.
Nuk ka komente:
Posto një koment