Gruaja intelektuale shqiptare që punon për integrimin e diasporës dhe edukimin e publikut me vlerat e kombit shqiptar
Intervistoi Fatime Kulli
Merita Bajraktari McCormack, gruaja shqiptare që di të bëj karrierë profesionale në Amerikë, gruaja që lindi në qytetin e Korçës dhe u rrit në Cangonj të Devollit.
Edukimi Pasuniversitar (Master e Bizmesit dhe Administrates MBA): Surrey University, School of Management(SoM),Guildford, England.
Merita ka kryer Edukimin e lartë në Shqipëri (Diplomë): Ekonomi Agrare dhe Gjuhë Angleze(kjo e fundit ka qenë kurs dhe diplomë).
Aktiviteti i Meritës në profesion, (dje) në: Shqipëri: Ekonomiste, mësuese de gjuhës Angleze dhe me vonë Administratore e Projektit të FAO-s deri më 1993. Është larguar nga Shqipëria në Prill 1994. Aktiviteti i saj i sotëm është në Biznes: Konsulentë Biznesi e Pavarur, duke pasur në pronësi dhe partneritet të barabartë me John, bashkëshortin e saj John kompaninë Agribusiness Consulting International, me qendër në Nju Jork. Aktiviteti komunar vullnetar i Meritës është i fokusuar në përfshirjen e Diasporës Shqiptare në procesin e integrimit në vendet ku jetojnë dhe në pasqyrimin dhe edukimin e publikut me vlerat e kombit shqiptar.
Themeluese e Pan Albanian Women Network.
Merita është emëruar nga kryesia e Federatës Pan Shqiptare VATRA në Pozicionin e Përfaqësues Zyrtare së Vatrës për Washington DC.
Por Merita ka pasionet e saj, që janë Letërsia, Arti, dhe Teknologjia moderne. Shkruan poezi dhe prozë në Shqip dhe në Anglisht, është korrespondente e Gazetës "ILLYRIA" në Nju Jork dhe e revistës "Informatori" në Zagreb. Poezitë e saj në anglisht janë botuar në disa organe, përfshi revistën "POETEKA". Shumë artikuj të saj botohen rregullisht edhe në organe të tjera të shtypit shqiptar në Shqipëri dhe Diasporë. Merita që prej 1994 jeton së bashku me bashkëshortin e saj John dhe tre fëmijët e tyre në SHBA. Aktiviteti profesional ka përfshirë Afrikën, dhe Europën në disa shtete si Kroaci,. Ukrainë, Irlande etj.
ÇMIME LETRARE:
Në vitin 2005, Merita u nderua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me çmimin "PENA E ARTË, për kontribut të veçantë në rritjen e standardeve në gjininë e poezisë. Ka fituar dhe disa çmime të tjera letrare për poezi dhe prozë.
Opusi i Botimeve:
"Me Zërin e Zemrës" - Poezi
"Tinguj Malli" - Poezi
"Lulet e Jargavanit" - Tregime
"The Lilac Floëers" - Tregime në Anglisht
"Dritaret e Shpirtit - Ferestrele Sufletului" - poezi të zgjedhura, në Rumanisht, botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Bukureshtit.
Editore e dy Antologjive letrare: "Nënës" -"Mozaikë të Një Portreti" -
-Kush është Merita Bajraktari dhe çfarë përfaqëson ajo në komunitetin e grave intelektuale?
Një vajzë nga Devolli, dhe një grimcë e vogël mes monumentit të mijëra grave që janë nëna apo bija e motra, profesioniste apo studente, krijuese apo adhuruese të artit.... mbi të gjitha një besimtare në të Madhin Zot, krijuesin tonë.
-Sa kohë keni që jeni larguar nga Shqipëria dhe si jeni integruar në Amerikë?
Jam larguar në prill të vitit 1994. Integrimi në jetën jashtë Shqipërisë ka qenë proces i gjatë dhe vazhdon të mbetet i tillë, asnjëherë nuk mund të quhesh plotësisht i integruar sidomos kur vjen në moshën që erdha unë, pra kur i kisha kaluar të njëzetat... Ka qenë një eksperiencë e veçantë. Fakti i bashkëshortit të integruar dhe krijimi i familjes jashtë Shqipërisë mendoj se e lehtëson procesin.
-Si e koncepton jetën bashkëshortore Merita shqiptare me një të huaj, ku ndryshojnë burrat e huaj nga burrat shqiptarë, në mentalitet, në kulturë, apo...?
Nëse më pyesni se ku qëndron ndryshimi mes John, timshoqi pra, dhe vëllezërve apo shokëve të mi shqiptarë, është fakt që ata ndryshojnë në disa drejtime, në mentalitet e në kulturën e përgjithshme, e cila është fituar ndër vite dhe kushtëzuar nga disa faktorë për të dy palët, në këtë rast një gjenerate të rritur dhe edukuar në Perëndim dhe gjeneratës së rritur dhe edukuar (lexo persekutuar) në komunizëm.
Nëse ndihmon në shuarjen e ndonjë kureshtjeje se çfarë përmban lidhja bashkëshortore mes nesh, një shqiptare dhe një jo-shqiptari, unë nuk do ngurroja të tregoj se jeta ime si bashkëshorte është e pasur në respekt e dashuri, e mbushur me gëzime dhe ekualisht shqetësime prindërore, e balancuar në besim reciprok dhe dashuri të pakushtëzuar, ndjehemi të dy partnerë të barabartë në familje, dhe unë ndjej që respektohem nga im -shoq si krijesë e barabartë nga i Plotfuqishmi. A kemi mosmarrëveshje..?.Sa të duash!! Shpesh zgjidhjet që ne propozojmë për probleme të caktuara kanë në bazë kulturën dhe edukimin tonë individual..pas disa rrahje mendimesh e argumentimesh ne gjithmonë arrijmë në kompromise pozitive...Kjo gjithmonë kur vjen puna tek fëmijët ose tek harxhimet financiare!! Unë mbetem shqiptari kursimtar ndërsa John mbetet perëndimori që nuk ka vuajtur për bukën e gojës ndonjëherë.....
Si nënë, fëmijët mësojnë nga Ati tyre dhe më japin dashuri dhe respekt. Mundohem që John-it dhe fëmijëve t'ju jap dashuri e respekt ashtu si ma japin dhe si e meritojnë. Në martesë dhe familje, si në çdo marrëdhënie, qoftë kjo me njeriun nga gjaku i kombit tënd apo jo, gjithçka është jep e merr, nuk duhet të qëndrojë vetëm tek njëra anë pesha, asnjëherë, por duhet e barabartë dhe reciproke. Nëse kjo balancë arrihet dhe ka sinqeritetin dhe besimin reciprok si bazë, atëherë, pyetja e mësipërme e merr përgjigjen pa rreshtat që unë shkrova.
-Merita ju jeni emëruar nga VATRA të përfaqësoni Federatën në Washington DC. Gjithashtu, jeni e para femër shqiptare që integroheni në VATËR në këtë formë. Së pari urime dhe mund të na tregoni si ndjeheni...?
Faleminderit!
Ndjehem tepër e privilegjuar dhe shumë e nderuar. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj kryesinë e VATRËS dhe kryetarin Z. Agim Karagjozi për këtë vlerësim që më kanë bërë duke më besuar një detyrë kaq të rëndësishme dhe kuptimplotë. Kjo detyrë në shërbim të kombit tim, më ka dhënë energji të re por edhe më bën të ndjej obligim moral të jap kontributin tim maksimal në shërbim të qëllimit të përmbushjes së misionit te VATRËS.
-Ju jeni një grua shumë e zonja në punën tuaj. Si ndjeheni përpara kolegëve e profesionistëve të huaj që punojnë me ju?
Ky është kompliment dhe mbase ka pak ekzagjerim. Unë mendoj se nuk ka aspak trimëri në këtë pikë. Unë punoj si çdo specialist tjetër në fushën e vet. John dhe unë kemi një kompani tonën, në fushën e këshillimit në biznes, përmes së cilës sigurojmë të ardhurat për familjen dhe unë kontribuoj gjithashtu =C 2 edhe në një kompani përkthimesh Amerikane ku jap kontributin tim në fushën e menaxhimit të burmimeve njerëzore.
Ne punojmë që të sigurojmë të ardhurat e familjes dhe të edukojmë fëmijët sipas mundësive që na jepen. Integrimi në jetën profesionale ka ardhur natyrshëm, duke pasur për bazë shkollimin, eksperiencën, sidomos atë që kam fituar që nga martesa, dhe kjo ka qenë realizuar me mbështetjen dhe udhëheqjen profesionale të bashkëshortit tim dhe dëshirës sime për të mësuar e provuar fusha të panjohura.
Pra është dëshira për arsimim, dëshira për t'i dhënë familjes e shoqërisë, e gërshetuar me mbështetjen paralele të bashkëshortit.
-Para pak kohësh ju ishin në atdhe, si ju duk Shqipëria a ka përparuar në sytë e një gruaje intelektualeje që e shoh botën ndryshe nga gratë intelektuale që jetojnë e punojnë në Shqipëri?
Shqipëria, ne që jetojmë larg, mu duk shumë e bukur, Tirana shumë më e bukur se vitet e tjera, fusha e Devollit dhe Korçës mu duk më e gjelbër se kurrë dhe njerëzit më të lodhur se kurrë. Doja që çdo kujt që kalonte rrugës, që dukej i apo e trishtuar, të lodhur apo të pezmatuar, doja t'ju dhuroja nga një përqafim dhe t'ju thoja: Mos u trishtoni!. Ju keni fatin e mirë të jetoni në Mëmëdhe! E di që kjo deklaratë mund të keqinterpretohet, por më besoni, kur je larg Atdheut e kupton se ç'po dua të them....
- Çfarë politikash mund të ndryshojnë që edhe këtu ndryshimi në shumë sisteme të vij sipas rregullave e ligjeve të kapitalizmit normal dhe a mendon se (për aq sa keni vënë re ju gjatë kohës që keni vizituar vendin tonë (se vërtet Shqipëria ka hyrë në hullitë e kapitalizmit të mirëfilltë?
Lidhur me sistemin ekonomik dhe me ritmet e zhvillimit, është vështirë të krahasosh Shqipërinë me çdo ekonomi tjetër. Shqipëria është unike për çfarë ka kaluar në pesëdekadën komuniste, dhe para saj. Shqipëria përbën një rast unik dhe duhet trajtuar e tillë, aspak të mos krahasohet, qoftë edhe me vende të ish bllokut Lindor. Por mendoj se ka përparuar shumë në informim, disi në edukim me ligjet e sistemit te tregut të lirë dhe ka përparuar ekonomikisht. Por mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim dhe në drejtimet e tjera si politike dhe shoqërore. Shqipëria duhet të ecë me të njëjtin ritëm në çdo drejtim të zhvillimit. Reformat duhet të jenë rrënjësore e duhet filluar që nga alfa, shkollimet që në klasat elementare e deri tek të rriturit. Të formohet njeriu që di të mjeshtërojë profesionin. Kjo do kohë, durim dhe aftësi. Natyrisht rikthimi tek vlerat elementare e kultivimi i tyre është abc-ja e kësaj pune...
-Ju Merita përveç punës profesionale që bëni, plus nënë e tre fëmijëve, pra keni obligimin amësor, obligimin në Vatër, ju merreni edhe me letërsi, madje jeni përkthyer në disa gjuhë dhe jeni vlerësuar me çmime serioze, përfshi "Pena e Artë" në SHBA. Si mundeni të realizoni këtë dhe sa i përkushtoheni krijimtarisë?
Unë shkruaj sa herë që ndjej nevojën për të shprehur atë që më thotë shpirti. Shpesh e ndaj me lexues dhe më vjen mirë që lexuesi gjen diçka që i tërheq vëmendjen dhe reflekton mbi atë material.
Unë falënderoj çdo lexues që ka lexuar vargjet apo prozën time dhe shpresoj të jem besnike e tyre aq sa të kem mundësi. Koha...po është e pakët dhe shpesh e ndjej se si vrapon ajo.... Por ju jeni vetë krijuese dhe e dini se kur ndjeni nevojën për t'u shprehur ne vargje apo për të shfaqur një opinion përmes një artikulli, koha është aty dhe e bollshme! Krijimtaria ka një vend special tek unë, por natyrisht futet në pjesën e pasioneve dhe nëse vihen në radhë me punët e mia, këto, pra pasionet, mbeten të natyrës sekondare......
-Ku ndryshon Merita atje ku punoni si një grua profesionale emigrante shqiptare nga një grua shkencëtare amerikane
Vlerat që mua më ka dhënë familja ime në vegjëli janë themeli i gjithçkaje, si njeri...Mendoj se natyra ndarëse e femrës shqiptare nga ajo jo shqiptare është tërësisht kulturore. Metodologjia e punës së Meritës dhe e një profesioniste Amerikane është e njëjtë. Qëndrimi ndaj dukurive, mënyra se si Merita e sheh një fenomen që lidhet me punën, nuk ka ndryshim nga mënyra e trajtimit të femrës së huaj, por marrëdhëniet njerëzore, pikëpamjet kulturore janë patjetër të ndryshme dhe reflektohen përgjatë procesit, në jetën e përditshme në forma e mënyra të ndryshme. Por si profesioniste, për këtë flasin parametrat profesionalë. Si njeri, pra si subjekt në marrëdhënie shoqërore, flasin parametrat e këtyre marrëdhënieve dhe mendoj se femra shqiptare në përgjithësi mban një vend prestigjioz në diasporë.
-Sa dhe si e vlerësoni politikën shqiptare nga ajo amerikane dhe ku ndryshojnë ato..
Amerika është shembulli i demokracisë reale në drejtimin e një shteti. Shqipëria është në hapat fillestare të demokracisë. Jemi me fat që këto dy shtete tashmë janë miq, pra Shqipëria nga armikun numër një në komunizëm e sheh tani si mikun numër një Amerikën, (siç duhej të kishte qenë gjithmonë)
Le të shpresojmë të mbetet në këtë raport, që Shqipëria të mësojë nga demokraci si ajo amerikane dhe të mundësojë përparim!
-Cili është kontributi juaj në veçanti për rolin e gruas shqiptare intelektuale në Amerikë dhe sa janë integruar ato në jetën amerikane
Përmes rrjetit "PanAlbanian Women Netëwrk" në bashkëpunim me organizata të tjera shqiptaro-amerikane në punojmë të cilësojmë vlerat më pozitive të femrës intelektuale apo punëtore, studente apo nënë e re, ti evidentojmë ato përmes aktiviteteve promovuese, bashkëpunimeve, botimeve apo takimeve nëpër institucione të rëndësishme amerikane. Qëllimi dhe misioni ynë është mbështetja dhe fuqizimi i femrës, edukimi i saj dhe çlirimi i femrës nga çdo lloj paragjykimi. Ne besojmë se një nënë e edukuar rrit fëmijë të edukuar dhe individë që i sjellin shoqërisë dhe kombit të mira e progres. Femra shqiptare në diasporën shqiptaro -amerikan e respektohet,por ende ka vend për ti dhënë vendin e merituar.
-Nëse një ditë do të ktheheshit në atdhe për të mos u kthyer më mbrapa, do të mundje të sakrifikoje para ndonjë ideali të shenjtë, apo as që e mendon?
Kthimi në Shqipëri është gjithnjë një opsion primar dhe dëshirë e imja dhe e bashkëshortit tim, që megjithëse s'është shqiptar, ka dashuri dhe respekt për kombin dhe vendin tim.
-Ti kthehemi jetës suaj në vendlindje, ku u rritët u edukuat dhe shkolluat, çfarë ju ka mbetur në sirtarin e ëndrrave pa u realizuar
Në Shqipëri unë realizova një ëndërr që nuk e dija se po e ëndërroja.
Kjo ka qene se si të bëhesha njeri dhe nënë si gjyshet apo mëma ime. Këtë ma dhuroi familja ime, përmes dashurisë së jashtëzakonshme dhe ushqimit shpirtëror të përditshëm me vlera pozitive. Prindërit e mi janë një shembull i veçantë i dashurisë dhe mirësisë. Unë dhe vëllezërit e mi kemi mësuar shumë prej tyre, pa e ditur se po bënim universitetin më të mirë në botë. Duke parë ata që nuk këmbenin kurrë fjalë me njëri-tjetrin,duke vërejtur fytyrën e fokusuar netëve të gjata të mëmës sime që përgatiste fëmijët për të nesërmen në shkollë, sytë e përlotur të saj kur ne s'kishim te hanim sa duhej apo rrobat e duhura për një vizitë tek të afërmit...të gjitha këto janë ngulitur thellë në mendjen time dhe sa herë has në ndonjë problem prindëror kujtoj ato netët e vona kur mëma ime shqepte pallton e vjetër të gjyshes, për ta kthyer mbrapsht e qepur për mua që do të shkoja në të nesërmen për në ndonjë konkurs, olimpiadë matematike apo shfaqje teatrore të asaj kohe... Kujtoj duart e ënjtura të tim eti që udhëtonte me biçikletë për orë të tëra netëve qoftë verë apo dimër, nëpër akull e tufan, për të siguruar ushqim apo mjekim për të sëmurët....Kujtoj lotët e gjyshes, të nënës, fytyrën e zbehtë të babait apo xhaxhait që nuk dinin si të na thonin se ne ishim ata që i përkisnim gjeneratës së "mollës së ndalueme" dhe se s'mund të kishim atë që mendonim se na takonte përmes punës sonë... Si mund t'i thuhet një fëmije "ty s'të takon kjo apo ajo... sepse.... gjyshi është kulak...." ...Mbijetesa, qëndresa dhe durimi i tyre, pa harruar asnjë çast besimin tek Zoti dhe dashuria që na dhuronin, në kushtet më të vështira është subjekti më i thellë dhe më konkret për ta studiuar dhe kuptuar se kemi realizuar diçka speciale....
E dëshmoj si dashuri në kohën më të vështirë!
Ndërsa për ëndrrat e tjera qofshin fëminore apo rinore, edukative apo shoqërore mendoj se asnjë e tille nuk u realizua...të gjitha mbetën atje në sirtarët e atjeshme dhe do të mbeten të tilla, thjesht si projekte që tashmë ju ka ikur koha t'ju rikthehesh teknikisht...por janë simbol dhe provë e një fakti madhor: Nëse një derë që hapet e mbyllet sipas tekave njerëzore-lexo regjime politike diktatoriale- të mbyllet për disa vjet ose gjysmë jete... apo shumicën e viteve mbi tokë...., mos u trishto dhe mos harro se ka gjithnjë shpresë e dritë.... nëse ti troket përmes lutjeve në derën e e Zotit- ai të thotë: " Fëmija im, bëre mirë që trokite- Eja! Porta jote është e hapur"
Aty në atë rrugë që të bën dritë i Madhërishmi, mund të ëndërrosh dhe realizosh...
-Po në Amerikë cilat janë objektivat që i keni vënë vetes, dhe a keni ndonjë ëndërr të ingranoheni në politikë?
Politikë: Absolutisht JO!
Aktivitet Komunar në shërbim të Diasporës shqiptare: Absolutisht PO!
-Dhe një pyetje të fundit, a jeni një Meritë e "bajraktarizmit:" apo një Meritë bajraktare e lindur dhe e merituar, *në kushtet e kohëve moderne sigurish, dmth. shkove ti tek gjeneza apo gjeneza u pikëzua tek ty?
Mendoj se familja më ka dhënë bazën,,,,-ndërsa pasurimi me dije e njohuri dhe profesionalizmi janë gjëra që fitohen përgjatë jetës dhe eksperiencës....
Unë mbetem vajzë e prindërve...grua e tim shoqi, nënë e tre fëmijëve, mike e juaja...një shqiptare që i mungon atdheu, familja miqtë dhe mikeshat.... dhe natyrisht jam mirënjohëse Zotit dhe njerëzve që më janë gjendur në krah për mundësitë që më janë dhënë të mësoj e të ushtroj profesion dhe aktivitet në shërbim të Zotit e kombit tim. Jam vajza devollite, që përpara gjithëçkaje, për vlen dashuria për vendin, për njerëzit, për jetën.
Faleminderit

Nuk ka komente:
Posto një koment