( tregim )
Roland Gjoza
Ai ishte nje qytet i mocem 3000 vjecar.Me kala,lume,dy male te bukur perballe njeri-tjetrit.Binte bore.Binte bore mbi trendafila,lirishta,dyqane te djegur,banken e shkaterruar,komisariatin e blinduar.Vajzat pinin ne kembe caj me limon dhe pertypnin korasan.Rruget ishin te shkreta.Aty ketu dukeshin makina te djegura.Ullinjte pasqyroheshin ne uje me nje tis pikellimi.Njerezit ishin mbyllur brenda.Here-here binin kambanat me tinguj te trishtem.Nje nga vajzat,qe i thonin Biondia,la gjurmen e te kuqit te buzeve ne xham.Dikush nga jashte i puthi.Ishte nje lypes,nje djalosh i dobet rreth te 15- tave.Ajo ia beri me dore.Ai u fut brenda.Biondia i zgjati doren,po ai nuk guxoi t'i afronte te veten.Ai kishte nje pamje te perhumbur,sikur vuante nga nje semundje dhe cuditerisht i ngjante vellait te saj te vogel.
-- Keni uri?
-- Une gjithmone kam uri.
-- Merrni dicka,paguaj une.Si ju quajne?
-- Klajd.
O zot,emri i vellait te saj.Po nuk i tha asgje.Kishte dite qe ai e ndiqte kemba kembes,ne kala ku benin provat,ne hotel,ne holl,ku hanin akullore ndenjur dhe prisnin njerezit,ata njerez te paket qe guxonin te vinin deri aty.Ai zinte nje cep dhe e keqyrte me syte e tij te medhenj krejt te zinj perplot dhimbje.Pse ishte aq i trishtuar ai djale?Ajo nuk dinte asgje.Prania e tij nuk e bezdiste,s'i shkaktonte asnje lloj ndjenje te pakendshme,vec i zgjonte nje dhimbje,nje si lengate sfilitese dhe e mbushte me nje parandjenje tronditese,perdellim e dashuri bashke.Ajo sec ndjente per ate djale,qe flinte jashte,qe s'lahej dhe qe s'nderrohej asnjehere.
-- Ej,Bionde,c'ke me ate lypes?-- e pyeti nje brunetke e bukur.
-- Asgje.Me vjen keq.Thjeshte me vjen keq.
Regjisori,nje rondokop me berete te kuqe, me nje gote fernet branka ne dore qe llomotiste gjithe kohen,e kishte vene re ate lypes dhe nxihej ne fytyre kur shikonte qe Biondia e qeraste me byrek dhe i jepte fshehurazi cokollata.Ai e perzinte.Ajo i thoshte me gjysme zeri;
-- Leo,pse e nxjerr jashte,ai eshte kaq i urte..
-- Je ne vete,ai qelb me gjithsej,eshte lypes, moj,mund te jete dhe vjedhes, e per me keq mund te jete dhe keqberes,a nuk ,ju kam paralajmeruar para se te vinim ne kete qytet,asnje kontakt me asnje njeri..A e dini qe ky eshte nje qytet me banda,me vrases,me kriminele?Nje qytet i terrorizuar,i mbyllur brenda?Ne shoqerohemi me ekskorte.Mos harroni, ju jeni vajzat me te bukura te Shqiperise,kandidate per Miss.Ju lutem,sa here duhet t'ua perseris,ne kemi ardhur t'i heqim friken ketij qyteti.Friken!Sa here duhet t'ua perseris?Po ju s'duhet ta ndillni ate.Jeni te bukura,shume te bukura, joshni,tundoni,cudisni,mrekulloni,kukulla,kukulla, kukulla ju dua,a e kuptoni,kukulla,perndryshe do te na ndodhin ngjarje te pa deshirueshme.Ju mbroheni me police,me ushtare,megjithate jeni kaq te bukura sa keni prane, kaq prane, me shume se sigurine, rrezikun e madh.Une jam nje i rrjedhur qe vendosa te organizoj kete Konkurs Bukurie ne nje qytet te shkaterruar nga lufta dhe ende ne lufte.O zot,pse me bere artist,me mire te me kishe bere.. s'ma nxe goja,..s'ma nxe goja vajza,se ju duhet te degjoni vetem fjale te bukura,te visheni sa me bukur,te perdorni parfume firmato,te mos mendoni per asgje tjeter, vec per spektaklin e madh.Ju keni ardhur me nje mision.Edhe bukuria eshte nje mision.Ajo ju kujton njerezve se jeta duhet jetuar per te provuar ca ndjenja delikate..Ah,vajza,vajza,ruani klasin tuaj.
Vajzat qeshnin.Ai bente sikur nuk i vinte re,ngaqe binte keq ne dashuri me llomotitjen e vet.Zhytej ne nje endje te pafundme ne fjalet qe nxirrte papushim nga goja dhe kujtonte se me keto mesime morali mund t'i mbante vajzat nen fre.Vinte nata blu dhe ushtaret rrethonin hotelin,mberdhinin atje pas dritareve,trokisnin takat ne kalldrem,pinin cigare fshehtas.ngjishnin hunden ne xham dhe shikonin brenda vajzat qe vejevinin te shkujdesura,here- here gjysme te zhveshura dhe nderkaq degjohej jashte fershellima e ushtareve.Pastaj binte nje bori dhe ushtaret nderroheshin.Kur e kur kerciste pushka.Lypesi kalonte andej pari dhe qendronte atje ku Biondia linte shenjen e buzeve.Ajo zbriste poshte dhe ata te dy shiheshin sy me sy.Ajo ia bente me dore qe te flinte,te mbulohej,se ishte ftohte,pastaj ia bente me shenja qe te ndizte nje zjarr.Ai e shikonte si i shtangur me syte e medhenj perplot pikellim te ngrire.Me syte e zinj.Ai ndizte nje fije shkrepese dhe e shikonte ate ne sy.Kaq.Vetem e shikonte ne sy.Fija e shkrepeses digjej ne gishterinjte e tij. Nxinte,perdridhej dhe keputej dhe ajo e shikonte ne xham.Pastaj i thoshte shko,po ai s'levizte,ajo ngulmonte qe ai te ikte e te shtrihej per te fjetur,po ai nuk i jepte shenje.Me ne fund ajo ikte,pa e kthyer koken.C'ishte ai djale aq delikat,ai hollak i fisme?Te nesermen ne mengjes ajo e shikonte atje poshte dritares mbuluar me nje kapote ushtari.Oh,sikur ia priste njeri zemren me thike.Vinte autobuzi dhe i merrte.I conte lart ne kala.Fillonin provat ne hajatin e nje katedraleje me afreske ne muret e jashtem.Ne mesdite ngrohej.Shurukonin catite,gumezhinin kanalet.Trendafilet me gonxhe te medha shkelqenin ne debore.Ai mbeshtetej te kolonat e hajatit dhe shikonte vajzat qe mesonin si te kercenin nen ritmin gazmor te taranteles italiane.Pastaj ajo e takonte dhe i jepte suxhuk,kotoleta vici,molle.Ai nuk thoshte asnje fjale.Fole,i peshperiste ajo,kush je ti qe i ngjan kaq shume vellait tim te vogel?Ai e shikonte ne sy me pamje te ngrire,sikur te ishte ende ne fillim te aktit te rinjohjes.Ishin caste kaq dritherues,gati si nje amshim.Ajo ndjente nje si terratisje,nje gjendje te fikti,e linte atje ne kembe si nje cope gur dhe ikte.Kur zbrisnin poshte,asaj i vinte per te qare.Ishte me e bukura,po pa ambicie.Ne hotel i kerkonin autografe.Ushtaret fishkellenin.Policet e nderonin,disa hiqnin kapelet.Leo brockulliste me gote ne dore;
-- Nani nani,vajza,erdhi ora!S'ka me llafe,cucurisje,verdallosje andej kendej,neser kemi baletmaestron per valsin e nates finale.Neser eshte fundi,erdhi dita,bukuroshe,dita kur njera prej jush do te fitoje kuroren e arte.
Ai fliste e fliste duke ngjitur e zbritur shkallet,trokiste neper dyer,pergjonte,vinte veshin,ulurinte,gajasej,bente shaka,ndersa ushtaret perjashta shkrehnin armet kot me kot.
-- Bah,eshte e pamundur te disiplinosh bukuroshet.Jane ne moshe delikate,vuajne me kot,qajne me kot,te nxjerrin njemije telashe,oh,pse e vras dhe une kaq shume,do te thone se kam pergjegjesi,sigurisht qe kam,do te thone se jane shume te bukura dhe ne vend qe te nxjerrim vetulla nxjerrim sy,me nje fjale ndjellim horrat dhe zagaret,dhe c'u pa,asgje,lufte gjetem,lufte leme,nderkohe qe kemi bere goxha reklame per paqe...
Kuzhinieret linin mendte me te,u dukej ca tuhaf,nderhynte ne punet e tyre,gjer te sasia e kripes dhe e sheqerit,te vezet,frutat,qe gjithsesi nuk ishin me bollek per shkak te luftes dhe koprifuokos.Ne oren tre mbasdite te gjithe mbylleshin brenda.Nuk kishte qytet me te bukur dhe me te frikshem.Nje qytet pa mbasdite dhe pa nate.Ne oren gjashte krisnin armet.Qielli mbushej me fushqeta,tym,qe ndjehej dhe ne hotel,ne dhomat e vajzave.Nata ishte zbrazet.Si nje dekor.Nate e mbushur me parandjenja te keqija.Vetem perfytyrimi i vajzave,i miseve,sikur e zbuste sapak friken dhe ngurtesine e tkurrur te qytetit te mocem.Hoteli ku ishin strehuar ato ishte ne cdo dhome te atij qyteti,sepse vetem per ato bisedohej gjer ne oret e vona.Secila prej miseve e kishte hedhur nje hap dhe ne ato shtepi te vjetra perplot dritare e ballkone ajrore ku ngecte hena dhe bente spikame debora.Njerezit i faleshin zotit,sepse vetem ai kishte mbetur i fundit,ndiznin qirinj,benin kryq,pastaj bekonin bukuroshkat qe sikur kishin ardhur enkas t'i ndihnin ne kete shprese me hir qiellor.Sa varre ishin hapur,c'skena te papara prej kohesh kishin ndodhur,sa te pafajshem s'ishin me,kryqet e tyre kerkellinin nga era buze lumit.Kur e kur ndonje qyqe ulej mbi to me kumt te zi.Ne kete shkretani kalamendej lypesi krejt i vetem,fillikat dhe merrte udhen qe te shpinte drejt hotelit ku ishin ato gjurmat e kuqe te buzeve ne xham,qe ajo i linte per te cdo nate.Ai ndizte fijen e shkrepeses dhe i keqyrte ato me syte e tij te medhenj krejt te zinj perplot pikellim.Kishte net qe ajo s'dukej,po kur e kur ndodhte qe ai e gjente atje,te mbeshtetur ne xham dhe, sa here qe e shikonte, ajo i buzeqeshte me nje ndjenje perdellyese qe ai e kishte provuar vetem ne kishen e vogel te Anonimit,ku e shpinin prinderit kur ishte i vogel.Ke ngrene? e pyeste ajo me gjeste. Jo,i pergjigjej ai po ashtu.Kam ruajtur ca biftek dhe fruta,i ke poshte autobuzit,nen sediljes numer 7 ku ulem une.Shko tani,pastaj ndiz zjarr dhe fli,fli,mos u end rrugeve, se kushedi c'te gjen.. Ai bente c'i thoshte ajo,shkonte poshte autobuzit,hante ato qe i kishte ruajtur ajo dhe e zinte gjumi nen sediljen numer 7.Kjo u perserit dhe here te tjera.Kalldremi shkelqente naten dhe hena ndriste mbi trendafilat me gonxhe te medha qe s'dukeshin nga debora.Dy malet krejt blu perballe njeri- tjetrit sikur prisnin te benin dhe nje hap per t'u takuar.Ishte nje nate takimesh,po qe s'u realizuan,sepse tejpertej krisnin armet dhe ushtaret shkrenin pushket kot me kot.
Te nesermen ne mengjes u ngriten me heret,se kishin proven e fundit,valsin e Shostakovicit.Baletmaestri i priste te autobuzi.Leo therriste per pak me shume korrektese,ndersa vajzat llomotisnin me njera- tjetren per enderrat qe kishin pare.Atyre u ndriste fytyra nga nje gezim i shpikur.Cdo mengjes gjenin mbi tavolina trendafile me debore,qe kundermonin me nje ere lektisese.Leo u rrinte mbi koke dhe si zakonisht llomotiste dhe i sterpikte me peshtyme.Po ai ishte kaq shume tuhaf sa ato s'kishin si te mos qeshnin tere kohes me te.Biondia pergatiti nje pako me ushqime per lypesin. Me ne fund vajzat dolen.Hipen ne autobuz,Baletmaestri kishte vene nje disk me valsin e famshem te Shostakovicit.Dy tre vajza filluan te kercenin.U ngrit dhe baletmaestri,pastaj Leo,qe nuk i shkonin fare levizjet trashanike,po ai nuk donte t'ia dinte.Vajzat qeshnin,ai llomotiste per elegancen,finesen,dhe perseriste se bukurosheve u shkon shume serioziteti.Biondia zuri vend ne sediljen numer 7.Ajo mbante ne dore pakon me ushqime.Veshtronte agun e trendafilte perjashta,kalldremin e lemuar ku gumezhinin ujerat,deboren neper avlli,mbi cati,ne pezulet e dritareve te panumerta,ku ende digjeshin qirinj te tretur te shtrember.I hapej goja,kishte bere gjume te keq.Me ne fund autobuzi u nis,po ndaloi menjehere ne vend.Shoferi u ngrit,doli jashte me te shpejte.Kishte ndodhur dicka.Autobuzi kishte shtypur nje njeri.Vajzat zbriten poshte,dikush thirri;Ka vdekur dikush!Ate e nxorren qe poshte autobuzit.Ishte lypesi.
-- I shkreti djale,-- tha dikush -- kriminelet i vrane prinderit,te dy mjeke ne spital,,ja, tani dhe ky i gjore...
Asaj i ra pakoja me ushqime ne kalldrem.
Ne autobuz ende degjohej valsi i Shostakovicit.
Nuk ka komente:
Posto një koment