Intervistë me Raimonda Moisiun, gazetare, shkrimtare, përkthyese
Fatime Kulli
Raimonda Moisiu, autore e veprës "Jeta mes dy dashurive" me publicistikë, prozë dhe ngjarje të jetuara. Vëllimi me poezi, "Dashuria nuk ka emër". Bashkëautore në tre antollogji shqiptare , "Zemra Prindërore", nga Fotjon Art, dhe antologjia «Nëna", bashkëpunëtore e disa gazetave në Shqipëri, «Tirana Observer», «Panorama », «Ndryshe», etj.
Raimonda ka studiuar fakultetin e gjuhëve të huaja, dega Anlisht dhe ka punuar mesuese e gjuhës angleze në Korçë. Gjithashtu, ka kontribuar në organizatën jo qeveritare "Në dobi të gruas shqiptare", me Sevim Arbanen, dhe në Misionin e Bamirësisë «Nënë Tereza" në Korçë.
!
Intervistoi Fatime Kulli
Zonja Raimonda, jeni bërë një emër shumë i dashur në mediat shqiptare, edhe pse jetoni shumë larg. Sa vjet keni që jetoni në Amerikë dhe çfarë ju lidh me gazetarinë?
Unë jam lindur, rritur e edukuar nga dy prindër, njerëz të thjeshtë, dashamirës të artit, kulturës e historisë. Nëna ime, një nga mësonjëset e para të viteve '60, edukoi dhe mishëroi te unë, ndjesinë e të studiuarit shumë. Ndërsa babai im i ndjerë si biri i një fanolisti dhe një partizan i dalë nga lufta për ideal e liri, biles me plagë në trup, deri në humbjen pjesërisht të shikimit, edukoi te unë muzën e patriotizmit, atdhedashurisë, humanizmit për njerëzit e thjeshtë. Një dashamirës dhe hulumtues me pasion e dëshirë përtej fuqive të tij, për historinë e popullit tonë, ai më tregonte çdo mbrëmje histori nga më të ndryshmet për ata që kishin luftuar për komb e atdhe. Babai im i ndjerë, është me origjinë nga Kamenica e Korçës, një fshat 8 km, larg qytetit, që njihet për traditat patriotike, atdhedashurie, për burra punëtorë të besës, burra që historinë e tregojnë duke kënduar, një fshat që njihet për antikitetin e para erës sonë, si "Tuna e Kamenicës". Do më pyesësh si duke kënduar??! Këndonte gjithë ditën nëpër shtëpi këngë patriotike, atdhetare, për Plakun e Butkës, Spiro Ballkamenin, Zenel Gjolekën, Isa Boletinin, Bajram Currin, Ismail Qemalin, Çerciz e Bajo Topulli, etj
Idhulli i trimërisë dhe patriotizmit për babanë tim ka qenë Çerciz Topulli, sa ai në çdo gëzim familjar këndonte këngën "Te rrapi në Mashkullorë", traditë e amanet që ka mbetur te ne bijtë e tij sot. Një ndikim jashtëzakonisht të madh në formimin tim letrar ka pasur, daja im i ndjerë, vëllai i vetëm i nënës sime, inxhinier pyjesh e mik i ngushtë i Myslim Ketës, që kishte një bibliotekë me qindra libra letraro-artistike të autorëve shqiptarë e të huaj, libra të verdhë, që i ruante në tavanin e shtëpisë. Unë në moshën 13 vjeçare kam lexuar librin e "verdhë ","Belami" dhe në moshën 17 vjeçare, librin që ka lënë mbresa në adoleshencën time ,"Zonjusha me Orkide". Jam rritur në lagjen e aristokracisë myslimane të Korçës, e rrethuar nga njerëz të shquar të artit, kulturës, historisë, e rrethuar nga familje të tilla si: E bejlerëve Mytevelinj, e Merdanëve, Tuxharëvë, Tabakëve, e Profesorit, e historianit, Nedim Thëllimi, nga mësonjësja ime që më mësoi germat e para, Nimete Shtylla, në lagjen e Mirahorit të Madh, themeluesit të Korçës, aty, ku lartësohet Xhamia e ngritur nga Iljaz Bej Mirahori, nga fermerë të thjeshtë por njerëz që gëzonin virtytet më të mira të njeriut. Unë kam mëse 10 vjet që jetoj në SHBA. Me gazetarinë mua më lidh dashuria e pakufishme dhe…po po…e patjetërsueshme me asgjë tjetër në botë me atdheun tim e bashkëkombësit e mi. Unë sapo kam kohë të lirë, sulem në median shqiptare elektronike dhe lexoj me vëmendje gazetat, artikujt e tyre. Meqenëse më pyete…ja, nuk po tregohem modeste, dhe po të them se unë i njoh shumicën e gazetarëve shqiptarë prej stilit të tyre të të shkruarit. Sapo lexoj, ta zëmë, fjalitë e para të, Roland Qafokut, Mustafa Nanos, Adrian Thanos, Andrea Stefanit, Bashkim Muçës, Fatime Kullit, Afrim Imajt apo të mikut tim Riza Lahi, unë i dalloj menjëherë se dora e kujt është.. Pra, kam qenë një pasionante e madhe dhe e hershme e gazetarisë që në Shqipëri,duke blerë shtypin shqiptar çdo ditë. Është dashuria ime që unë kam për atdheun, Korçën time (përlotet), popullin tim, më ka shpënë te gazetaria që tani më pëlqen shumë…pafundësisht. Meqë më jepet rasti do dëshiroja të falënderoja, botuesin e gazetës "Ndryshe", z.Bashkim Nikolla që më ka krijuar hapësirë për të pasqyruar jetën e grave në diasporë, gjithashtu publicistin Roland Qafoku, për ndihmesën dhe hapësirën e padiskutueshme që më ka dhënë e më jep, duke më përkrahur mua në pasionin tim për gazetarinë, duke bërë përzgjedhjen e vlerësimin e shkrimeve të mija, e botuar ato në gazetat që ai ka kryeredaktuar e kryeredakton aktualisht. Është meritë e tij dhe e gazetës suaj, që sot unë jam një emër i dashur në shtypin shqiptar. Unë do të vazhdoj të shkruaj, kurrë nuk do të ndalem, të evidentoj vlerat më të mira të bashkëkombësve të mi në Diasporë, si shqiptarë që janë krenarë për kombësinë e tyre, si njerëz që respektojnë e zbatojnë ligjet dhe zakonet e vendeve ku ata jetojnë e punojnë, të evidentoj vlerat dhe kontributin e njerëzve të shquar të Korçës sime, për të ngritur e ndriçuar emrin e shqiptarit dhe identitetin tonë kombëtar, kudo ku ka shqiptarë. Dua që pena imë të mbjellë kudo emrin e mirë të shqiptarit.
Pra, ju keni 10 vjet që jetoni në SHBA, çfarë ndryshimi shihni mes Amerikës dhe vendit tonë në jetën sociale dhe atë politike?
Ka ndryshime, sigurisht. ...
vazhdon tek FJALA E LIRE

Nuk ka komente:
Posto një koment