
Raimonda Moisiu
Hartford CT
Një nga emrat e mirënjohur britanikë të filmit, Derek Smith, ka kërkuar bashkëpunim me regjisorin shqiptar, Fatmir Terziu. Pasi ai ka ndjekur nga afër filmat “Clouds of Smoke”, “Windy Corner” dhe “In the footsteps of the writer”, madje edhe duke lexuar studimin e Terziut për historinë e kinemasë shqiptare, si një pretekst që ndihmoi mbajtjen gjallë të diktaturës komuniste në shqipëri, gjatë viteve të monizmit, ka deklaruar se ai dëshiron të flasë për një film-propozim që ai ka ndërmend të realizojë nën ndihmën dhe bashkëpunimin e Terziut. Ai shkruan: “Unë dëshiroj të gjej shancin të flasë me ju për një film-propozim që unë jam duke punuar, pas miratimit nga British Council, i cili ka gjetur dritën e financimit. Unë kam qenë i befasuar nga puna juaj zoti Terziu për “Kinemanë Shqiptare” të cilët e kam gjetur në një punë kolosale studimore tuajën dhe ndërsa unë kam qenë i angazhuar në një projekt për Shqipërinë kam patur një ndikim që të jem tashmë entuziast”. Së shpejti projekti i Smith do të ketë deklarimin e Terziut, i cili paraprakisht mendon se është një ofertë e mirë dhe e dobishme për të realizuar filma që e bëjnë vlerën historike shqiptare akoma më tërheqëse në botë. Bashkëpunimi është në proces dhe priten vetëm procedurat formale që ai të nisë punën. I pyetur nga ana jonë zoti Terziu theksoi: “Këtë rradhë shkojnë të dyja, edhe profesionalizmi edhe komercializmi. Por ajo që është në mes është dëshira për të afruar shancin e mohuar Shqipërisë në vite, si një realitet i pamohueshëm. Të bashkëpunosh me emra të mirënjohur të kinematografisë britanike është nder dhe obligim.”

Kush është “Lear Productions”
Derek Smith është drejtori i studios me emër në Britani të Madhe, “Lear Productions”. Një studio që është ndërtuar dhe ngritur nga prania e njerëzve me eksperiencë të lartë profesionale që të realizojnë seritë e filmave në definition të lartë “Pak mjaltë dhe shumë para” rreth udhëtimeve të Edëard Lear në Greqi dhe në Shqipëri. Kjo studio ka siguruar fonde të pavarura dhe filmat do të jenë në definicion të lartë dhe do të afrohen këtë vit në tregun televiziv.
Ekipi është tërësisht profesional, kështu kërkesa për të përfshirë regjisorin shqiptar Terziu përbën një arsye më shumë për seriozitetin e punës. Krahas Derek Smith në ekip janë Quentin Russell, shkrimtar dhe producent, që është një specialist i shekullit të 19-të, Mark Lavender, producent, Robert Horne prezantues etj. Gjithashtu janë edhe kërkuesit Marilena Dyranis-Maounis, Gorki Balojani, Petrin Tomori, Dorina Zarka and Gezim Sulaj.
Nuk ka komente:
Posto një koment