Zefina Hasani
Jo shume kohe me pare, Fatos Lubonja do t’i linte menjane te gjitha punet qe mund te kete pasur ne axhenden e tij, per te shijuar ate qe veshtire se mund te kete shans ta kete gjitheheret: nje dite te tere me tri vajzat dhe me dy mbesat e tij.
Nje shetitje jashte Tiranes me Anen, Tetin, Lunen dhe dy mbesat e vogla (vajzat e vajzes se tij te dyte, Tetit) eshte nje nga gjerat me te bukura qe mund t’i ndodhe Fatos Lubonjes.
Nese per pjesen me te madhe te kryefamiljareve tradicionale shqiptare kjo do te ishte gjeja me e zakonshme, per ate nuk mund te jete e tille. Sepse ai nuk eshte si gjithe kryefamiljaret.
Ndryshe nga shume te tjeret, Fatos Lubonja ka ne te shkuaren e tij- te afert e te larget- nje rrjedhe ngjarjesh qe ia kane bere jeten sa te nderlikuar aq dhe interesante.
Pas daljes nga izolimi shtatembedhjetevjecar ne qelite e burgut, Lubonja do te kuptonte se martesa e tij nuk mund te funksiononte me. Naj pas disa vjetesh do ta shikonim me nje lidhje te re, qe do te riciklonte jeten e tij. U be baba (per te treten here), ne nje moshe qe nuk u ndodh te gjitheve (i kishte kapercyer te 50-at). Dhe keshtu do te ndertonte nje sistem tjeter, pothuasje kryekeput te ri. Ishte mikesha e tij italiane Debora, qe do t’ia permbyste dimensionet e meparshme te nje burri tradicional shqiptar. Mision ky, qe nuk duhet ta kete pasur shume te veshtire per ta kryer, me nje Lubonje qe nuk ka ditur kurre t’i mesoje deri me nje rregullat e shoqerise shqiptare, me nje Lubonje qe ka dale gjithmone jashte kornizave te ngurta te moralit shqiptar.
Megjithate, kjo lidhje e re dhe ardhja ne jete e Lunes do ta ndryshonte krykeput babi Lubonjen.
Ndoshta dhe sepse lindja e nje femije ne kete moshe eshte nje akt me i pergjegjshem sesa ne moshe te re. Sigurisht qe ai nuk ndjehet me ai 21-vjecari i sapomartuar, qe jetonte sa i shpenguar aq dhe i perkushtuar ndaj pasioneve te tij. Tani nje nder pasionet e tij te reja jane oret e perkujdesjes me Lunen, 2 vjec e shtate muajshe. Po aq sa me punet, ai merret edhe me ndertimin e nje marredhenieje sa me te mire me te bijen e tij. "Kam ndertuar me Lunen nje raport krejt ndryshe qe ne diten kur ajo lindi e ne vazhdim. Ne pergjithesi ne kulturen tone baballaret hyjne pak ne jeten e femijeve te tyre kur keta jane foshnje, ne kuptimin e perkujdesjes, te larjes se pelenave, te ushqyerjes". Ndersa ai ka hyre shume me thelle se kaq. Nuk mund t’i kete kurrsesi te gjitha privilegjet qe ka nene - sic eshte dhenia e qumeshtit nga gjiri per shembull - por gjithcka tjeter e ka ndare ne menyre te barabarte me Deboren. "Eshte nje kontakt shume i afert me Lunen, qe eshte i mbarsur me shume kenaqesi. Ata burra qe nuk e kane provuar nje lidhje te tille me femijet e tyre foshnje, jam i bindur qe kane humbur dicka".
Ndersa rrefehet, Lubonja reflekton qetesi per gjithcka ka ndertuar tashme ne familjen e tij te re dhe per me teper per marredhenien qe ka arritur te krijoje me te bijen. Por megjithate, ka dhe ca gjera te vogla qe e shqetesojne here pas here. Ndersa koha kalon e vajza rritet, ai ndjen se Luna ende eshte ne moshen e varesise tek e ema, te cilen ai nuk ia zevendeson dot. Por pret ne menyre aktive moshen e lidhjes me babain "Kam filluar ta ndiej kete me shume kur mbetem vetem me te. Megjithate, femija adoptohet shume shpejt sidomos kur kupton qe vec teje nuk ka njeri me te afert prane, kur kupton qe aty je vetem ti e keshtu lidhja behet me e forte". Entuziazmi i rrefimit te tij te tregon qarte se Lubonja perfiton nga kjo dobesi e se vogles se tij, per te krijuar ate marredhenien e ngushte qe e deshiron me cdo kusht.
E ka me te lehte ta ndertoje kete lidhje ne ditet kur jetojne ne Shqiperi. "Sepse me bie mua te merrem me shume me te, ndersa Debora mund te jete per dite te tera me pune jashte Tiranes. Ne dite te tilla vajza eshte e tera vetem e imja". Jane dite te lodhshme, sepse i duhet t’i beje vete te gjitha, por duket qarte qe kjo eshte nje lodhje te cilen ai edhe e deshiron. "Prindi perballe femijes eshte ne nje gjendje dashurie. Ndjen tjeter energji. Por qe ndryshe nga ato dashurite e tjera, kjo eshte e perhershme". Ja pse ai e perballon mjaft mire nje lodhje te tille, qe mund te zgjase dhe ne dhjete dite radhazi.
Gjithesi e ka nje ndihme, nje dado, te ciles ai mund t’ia besoje Lunen ne oret kur i duhet te jete detyrimisht jashte shtepise.
Pastaj kur jane ne Itali, Lubonjes i humbasin serish "shanset" per te qene gjate vetem me Lunen. Por atje ai fiton ca shanse te tjera: ca dite me te qeta. Tirana per te eshte e tmerrshme. Zeri qe ai ngre ne studio te ndryshme televizive apo fjalite qe ai shkruan ne ndonje te perditshme, sigurisht qe kane te bejne dhe me shqetesimin e babait qe kerkon te kete ndonje hapesire rreth e rrotull pallatit per te luajtur me vajzen e tij. "Ne Firence, ku ne jetojme, ka parqe rreth e rrotull vendbanimit tone. Ketu e vetmja menyre per t’u argetuar me femijen tend eshte te dalesh me makine e te shkosh ne ndonje lokal, ku ka ndonje hapesire te gjelbert e ndonje kolovajse, te cilat duhet t’i shijosh pasi i ke paguar me ndonje kafe a pije freskuese".
Ne Tirane perballja e dy kulturave, te cilave Luna u perket - pra kultures shqiptare dhe asaj italiane- behet me e dukshme se ne Itali. Atje i vetmi shqiptar qe perfaqeson kulturen tjeter perballe saj eshte i ati. "Por me mua them se ndjehet me pak kjo perplasje. instinktin ateror une e kam pasur te forte qe me vajzat e para. Qe atehere isha nje baba qe nuk perfillte shume cfare thoshte opinioni per modelin e babait. E mirrja Anen me karroce dhe e shetisja vete nderkohe qe per shume burra te asaj kohe kjo ishte turp". Por ndryshe nga atehere, tani merret ca me shume me bijen e tij. Jo vetem pse tani mund te gjendet cdo minute, cdo dite e ne cdo kohe prane saj - shans te cilin nje here e nje kohe ia mohuan te tjeret- por dhe sepse ka mundur te ndryshoje edhe me shume ne natyren e tij.
Lidhje jo zyrtare
Prishja e marteses se pare duket se nuk eshte nje nga arsyet kryesore qe e pengon Lubonjen te marre vendimin per nje martese te dyte, pra per nje lidhje ligjore me bashkejetuesen italiane, Deboren. Eshte edhe ndryshimi i mendimit te tij per martesen edhe botkuptimi i Deboren per martesen numuri i te cilave ne Itali vjen gjithnje duke u zvogeluar ne favor te atyre qe quhen "cifte de facto". Per te, nje lidhje e vertete nuk ka perse te kufizohet ne nje nenshkrim te thjeshte ne bashki, kur edhe keshtu kane mundur te ndertojne shume mire raportet mes tyre. Nje raport, ku gjithcka eshte ndare ne menyre te barabarta, deri dhe tek shpenzimet per familjen. Nje raport qe duhet te jete diktuar nga Debora e qe i ka shkuar shume per shtat dhe atij vete. Lubonja nuk e mohon se vetem prej saj ia doli te ndertonte nje familje te bazuar jo me mbi normat e moralit te shoqerise shqiptare, qe dikton rregulla te tilla qe gruaja merret me punet e shtepise ndersa burri me punet e rendesishme.
Ana tjeter e familjes
Prej vajzes se tij te pare, Anes- qe tani eshte 34 vjec- Lubonja u nda atehere kur ajo sapo kishte mbushur 1 vjec e gjysme. Te voglen, Tetin - qe sot eshte 32 vjec- do ta linte edhe me te vogel, pothuasje njemuajshe. Shtatembedhjete vite me pas, kur doli nga burgu, do t’i dukeshin shume te rritura. Marredhenia do te behej e veshtire me to jo vetem prej ngrecit qe kishte krijuar mosekzistenca ne shtepi e babait, por edhe prej situates se ndere qe krijoi divorci i dy prinderve. Filli i nderpere ishte i veshtire te ngjitej pa u dukur. "Me to kam nje komunikim gjithnje e me te mire" - thote kur e pyet per maredheniet me dy bijat e medha njera prej te cilave e ka bere edhe gjysh dy here. Kaq i mjafton per te kuptuar se po e fiton pak e nga pak kohen e humbur ne ato shtatembedhjete vitet e izolimit ne burg. Edhe pse vajzen e madhe, Anen, vazhdon ta kete larg vetes, pasi ajo vazhdon te jetoje ne Gjermani edhe pas mbarimit te studimeve per mjekesi.

Nuk ka komente:
Posto një koment