e enjte, prill 10, 2008

NJË POEZI E KOHËRAVE PËR KOHËRAT



(me poezinë e Dalan Luzajt)

Nga Fatmir Terziu


Epiqendra e tematikës së poezisë së Dalan Luzajt është e prekshmja. E prekshmja ose vizivja (pamorja) në këtë epiqendër shihet si një objekt rreth të cilit vërtitet fjala për të realizuar fabulën e fshehur në këtë epiqendër poetike. Dalan Luzaj ka vështrim tipik në poezinë e tij. Një vështrim që e bën në fakt tërë poezinë e tij një derivat material ku objekti qëndror luan rol të dyfishtë. Në poezinë “Kulla” vetë kjo ngrehinë tipike e kohërave është një dëshmitare e historisë, një letërkëmbyese e heshtur e kohërave për të figuruar detajin si një model kompleksi në mënyrën se si Luzaj kapërcen pragjet kohore. Duke iu vërtitur kësaj kulle si objekt fiktiv në fakt, fjala e prodhuar të paraqet një kullë tipike shqiptare që ndeshet në të gjitha pikat dhe rrethanat historike për të dëshmuar në gojën e vargut: “një kullë e përgjakur/heshtjen pret dhe tjerr”. Në këtë karakteristikë të vargut kjo kullë nuk është një kullë e thjeshtë, nuk është një kullë që njihet apo një kullë me emrin e saj historic. Ajo është një kullë që në të gjitha gjuhët komunikon lirshëm, është një kullë që flet pa shumë zhurmë dhe detajon ashtu qetë…

vazhdon tek FJALA E LIRE vetem kliko dhe lexo

Nuk ka komente: