e diel, dhjetor 23, 2007

FESTIVALET E KENGES, SI VELLEZERIT "SIAMEZE"


Kete shkrim, edhe pse me copyright e ka botuar pa leje gazeta Shekulli.com ne Shqiperi... me daten 27/12/2007

Nga Aleko Likaj
Bordo France

Me sa duket, pas diskutimeve te shumta ne post-festivalin e fundvitit dhe intervistave, ku shprehet nje qejfmbetje, por edhe deklaratave, qe natyrisht dalin nga emocionalja, eshte shpalosur plaga-festival-kenge, qe ka qene e hapur prej kohesh para nesh. Nuk dua qe te hyj ne detaje te karakterit, si ai qe, " e lagu apo nuk e lagu bishtin dhelpra", dhe qe çuditerisht, reflektohet tek disa drejtues aktual te ketij institucioni, e qe madje kerkojne,jo vetem nje juri te dyte, per te kenaqur egon apo deshirat e tyre, por edhe te ndeshkohen "zeropikeshit".
Nderkohe,qe do te thosha,me nje fryme konstruktive te rriktheheshin, qofte edhe dy dite me pas ne tavoline, e te diskutonin gjate, pikerisht per kengen. E them kete,sepse ky institucion, ka kesisoj, edhe eskluzivitetin e "Eurosongut",dhe per hir te se vertetes,duhet te pohohet,se kemi disa vite qe po deshtojme.Nuk po e kalojme klasen.Ne thelb, problemet fillojne me sa duket,qe tek skema e pranimit,e cila,jo vetem,qe nuk eshte profesionale,por qe brenda saj,nderton edhe skema shterp festivalesh. Pa diskutuar ketu,problemet me te cilat u ndesh ky eveniment gjate tre diteve te tij,si stonaturat tek shume kengetare, madje edhe tek ata qe konsiterohen sot ne "top liste", por edhe tek fonija,e niveli i arranxhimit e orkestrimit te kengeve., ku ne shumicene rasteve,degjohej nje zhurme e kakofoni kitarash e baterie.Pa i a mohuar punen e mire nje pjese te stafit realizues, i cili beri perpjekje per ta sjelle denjesisht nga ana figurative kete eveniment, festivali i ketij viti, nuk i shpetoi serrisht,struktures shterpe qe ka mberthyer kengen tone prej disa vitesh, edhe pse tashme jemi shume larg nga diktatura.
Natyrisht,per mua beri mire kompozitori i njohur Gjergj Leka, nga poltroni i reshtit te pare,ku theksoi mjerimin e vertete,ku e kane futur xhambazet kengen,e cila qarkullon ne tregun shqiptar,krejtesisht mjerane nenintonacione e ndikime te huja, e krejtesisht pa shije, deri ne plagjature.Ai beri nje thirrje per te mos e tradhetuar "kengen e lehte",e cila gatuhet "jashte komercionalizmit te mirfillte".
Por edhe pse eshte ende heret per ta pohuar kete te fundit, duhet theksuar fakti,qe le ende per te desheruar. Pik se pari kjo lloj kenge, vuan nga idete qe perçon,si dhe nga ana emocionale.Flas ketu per tekstet si nje element shume i rendesishem brenda saj. Kjo,sepse ne shumicen e tyre,qe perqaset me shume se tek treçereku, mungon fabula. Nuk ka nje gjetje artistike ne tekst, por thuhen fjale te pergjitheshme,qe pretendojne te te emocionojne,ne lojen e tyre me fjalen dashuri,dhe gjithe elementin e saj perberes.Shumica e tekstxhinjve,jane kthyer ne "mballomaxhi" qe i gjene fjale pentagramit muzikor. Dhe kjo fatkeqsisht eshte kthyer ne nje "risi", qe nuk i shpetoi edhe ketij festivaliL. Ndaj nje moshe shume e re i ka kthyer kurizin,duke gjetur "relaksin",ne ryma te tjera ,qe per hir te realitetit,duhet thene se,kane kohe qe nuk jane me ne mode ne boten muzikore boterore.Sepse,aty ka diçka me konkrete,me boten e tyre,edhe pse mungon ne shumicene rasteve poezia. Ka fabul, por edhe gjetje ,qe mbahen mend ,dhe natyrisht ,mbesin.
Ne shume kenge te ketij festivali,gjeje fraza te pergjithshme qe nuk thonin asgje,dhe qe nuk te sjellin, jo vetem emocion ,por edhe nuk te bejne qe te mendosh. Kjo eshte nje rruge qe ende nuk po merr dot nje pergjigje, ndonese ne kenget e fqinjeve tane,brenda tyre ka histori, ka jete e bote.Ne vazhdojme qe te thurrim kenge me fjale "jete e lumtur" apo " ah, ç'ma vrave zemren" qe te kujtojne qarrje,qe perqasen me kenget e tregut nga kengetaret e dasmave, te cilet ne shumicen e rasteve ,kane defiçite ne kulturen dhe formimin e tyre. Thjeshte Hazizer...

Mendoj se, ka ardhur koha per nje reviozion te plote, jashte grupazheve brenda institucionit te kenges. Le te thirren specialiste te jashtem,te bejne diferencat e vleresimet,nepermjet nje rregulli pa njohje, e klasifikime ne baze te vlerave. Vetem aty,mund qe te pretendohet jo vetem fryma kombetare por edhe pasurimi me elemente te domosdoshem bashkohor te kenges, te cilen kerkojme sot.Te merret pergjegjesia e perfaqsimit dinjitoz te saj ne aktivitete nderkombetare. Te mos ndodhe me konflikte interesi,qe padyshim,bene qe te reflektoje edhe nje pjese e jurise. Pa i u a mohuar vlerat kengeve fituese, lufta e "brylave" qe behet sot,kur ka mbaruar gjitheçkah,i ben thirrjekerkuesit,sa qesharake ne sy te opinionit , aq edhe te vegjel. Kjo me teper,ku jane edhe pjese e stafeve,te cilet kane percaktuar gjitheçkah per kete veprimtari,duke mos munguar edhe kompozimin e strukturen e jurise aq shume "te perfolur " nga vete ata.
Sigurisht qe kendej e tutje, keshilli drejtues duhet qe te mendoj seriozisht,jo vetem per nje strukture te re,por edhe per menyren,se si do te vilet krijimtaria me e mire e kompozitoreve shqiptare,qe nuk jane fatkeqsisht vetem brenda atij institucioni. Ka qelluar qe keto vitet e fundit,te shohim e te prekim ne skenen e festivalit,te njejtet emra autoresh, madje edhe ne disa krijime brenda tij, gje qe i ul vlerat, dhe e ben kesisoj shterp dhe unifikues

Pa e denigruar aspak kete eveniment te madh muzikor,si dhe perpjekjen e krijuesve te talentuar,qe per mua,nuk beri ndonje dallim,apo mbeti pas atij festivali,qe kaluam nje vit me pare, duke qene kesisoj,si vellezer te vertete"siameze", mendoj se ka ardhur koha,qe per kete aktivitet muzikor,mbarepopullor,te mendohet seriozisht,deri ne detaje. Per nje kenge qe te militoje e te na mbese, por edhe qe te na nderoje ne nje aktivitet si eurosongu.

Kete shkrim, edhe pse me copyright e ka botuar pa leje gazeta Shekulli.com ne Shqiperi...

POEZIA DHE KOHA POETIKE



Nga Fatmir Terziu


Poezia e Lazgush Poradecit, është enciklopedia kulturore e pos-letrave Shqipe, një vagon didaktik që aprovoi ‘Njeriu’ me një udhërrëfim për manaxhimin e besimit të vet shpirtëror, etikës dhe jetës sociale. Të gjitha dhuntitë poetike dhe dramatike janë të përfshira në këtë rrugë krijuese për të siguruar transmetimin e traditës nga brezi në brez. Kjo këngë poetike Lasgushiane e ushqyer në rrënjët e moçme shqiptare të fuqizuara nga mjeshtrat e hershëm dhe atyre të Rilindjes Shqiptare, është ritmikisht e organizuar me një mjeshtëri të rradhë e të madhe në pjesë metrike, që sigurojnë secilin të jetë psikologjikisht i mbërthyer dhe i sqaruar deri në fokusimin në kujtesë e memorje deri në një rikujtesë të lehtë për t’a rithënë.
Në “Republikë”, Plato rigorozisht atakonte që herët britmat poetikë, si një ndërlidje për komunikimin e njohurive. Ai lutej për një metodë më të saktë të komunikimit dhe klasifikimit [“Idetë”], dikush që mund të nënkuptojë investigimin e fakteve, principet e realitetit, natyrën humane dhe dirigjimin e jetës së përditshme.
Çfarë specialistët e kësaj fushe kanë menduar dhe mendojmë për poezinë, ka qenë dhe është një diferencë e madhe dhe radikale nga ajo që poezia është dhe mendohet apo tejçohet listave nga ‘poetët’. Poezia që ne shprehim të ketë vazhdimësinë e penës dhe mendjes së përkryer poetike të Poradecit, është produkt i një ekspresioni ‘poetik’ me një përvojë në prodhimin e kolektives dhe produktit të psikozës dhe mendjes kolektive. Forma mimike, kjo teknikë që eksploton ritmin, dimensionin dhe muzikalitetin realizon të dëshiruarën përgjigje psikologjikisht të mirëpritur nga dëgjuesi dhe lexuesi i saj. Poezia si një ushqim për këngën ka realizuar kështu, një dimension totalisht të lehtë kujtesor, dhe çfarë ka prodhuar vargu dhe tingulli japin e marrin në një simbolikë të cilën duhet të synojë sot poezia shqipe.
Plato e sulmoi metodën e mosndjekjes së traditës dhe lëvrimit analog, sepse ajo dekurajon argumentin dhe përqëndrimin logjik mbi brendinë e saj, brendinë e poezisë. Ai duke sulmuar krijimtarinë e ‘castit dhe të rastit’ e quajti poezinë e krijuar rishtaz si spekulative, në thelb abstrakte, ‘një helm dhe një armik për popullin’. “Qorr”, shumë dëgjues, Homeri pasuroi këtë mënyrë të komunikuari, këtë të folur që mund të krahasohet ngjashëm me një prizëm, ku paraqet disa kuptime nga e njëjta pikë. “Preçisioni” është sakrifikuar për një shkallë të lartë të sugjerimit.
Miti është një metodë që vërehet në grupin apo kauzën e efekteve me termin krijues, poet. Këtu, sidomos poetët e rrinj, kërkojnë ende një formulë, që tulatet mes krijimtarisë aktuale, traditës dhe modernes, midis të vjetrës dhe të resë, midis dhuntisë dhe xhelozisë që ka mbuluar prej kohësh me jorganin e saj një pjesë të Perlës Poetike shqiptare. Nën këtë jorgan fle poezia e mrekullueshme e thurur ndër vite. Jorgani mbulues herë gërvishet nga thonj të makiazhuar, herë me ngjyra tekanjoze ‘politike’ e herë me paragjykime të pamatura. Poezia mbetet nën të, mbetet nën të edhe ajo që duhet sharrë, lavdëruar, kritikuar apo vlerësuar. Ndryshe, ku do të gjendet rrëfimi tek brezat? Nëse kjo do të vazhdojë gjatë; pa dhimbje dhe hezitim mund të themi: ‘Erdhi vdekja e poezisë shqiptare!’. Në fakt kush e dëshiron këtë vdekje të poezisë?! Atë së pari me sa duket e duan vetë poetët, sepse poetët lejojnë të tallen me veprën dhe ëndrrën e tyre, të shumtët ‘poetë’, të shumëzuarit poetë, që në fakt ende se dinë në se janë të tillë as ata vetë…

TROKIT, TROKIT… DHE ZGJO!

Ndjej kënaqësi të shpreh dy fjalë për poeteshën ‘pa moshë’ të të gjitha moshave, Iliriana Sulkuqi. Jashtë kuadratit të ndërthurur metafizik, ajo është një burim ndjenjash, frymëzim tejskaj dhe një busull orientuese brezash, gati, gati në tërë rrugën jetike dhe krijimtarinë e saj. Për së shumti në një vizion poetik, ku larmia ideore tingëllon qetësuese dhe tërheqëse vargu tipik i Ilirianës ka kostumin real, personal dhe mbart vlera reale. Le të shtoj këtu edhe timbrin e rezonancën sintaksore që mbart vargu i saj për ne kolegët e saj dhe për të gjithë të tjerët jashtë kësaj vorbull-pene në këtë shekull të numëruar 21. Dikur poeti Elbasanas Milianov Kallupi do të shprehej poetikisht për vargun e Ilirianës që “troket e troket derisa të të zgjojë”Ajo vetë e shpreh këtë dhe natyrshëm në “Trokit e Zgjo”, ku natyrshëm do të ishte mirë të ishin zgjuar realisht edhe ‘fikësit’ e kahershëm të ëndrrave dhe trokitjeve letrare… Suksese poetes Sulkuqi!
vazhdon...