e premte, dhjetor 14, 2007

PËLLUMBAT, ZGJUARSIA DHE SPORTI ME ZOGJTË REKORD MBAJTËS TË OLIMPIADAVE


Nga Fatmir Terziu
...Cyrus the Great nga Persia përdori pëllumbat në vitin 500 të komunikonte me më të largëtin e dinastisë së tij, dhe Çesari mposhti Gaulin me ndihmën e këtyre mesaxherëve të ajrit. Pëllumbat shënuan fitoren - rekord të parë në Lojërat Olimpike të vitit 776. Pëllumbat u përdorin nga të dy anët gjatë luftës së Parë Botërore. Një nga herronjtë britanikë të asaj kohe ishte pëllumbi Krisp, një pëllumb ngjyrë kafe, që shpëtoi grupin e të Madhit Nelson...

...‘Piter’s Pride’ është një lloj pëllumbi. Pëllumbi më i zgjuar i botës. Pëllumbat janë ndër zogjtë më të miqësuar me njeriun nga historia, që trajtohen nga Njeriu si miq, mesaxherë, garues, shëndet-lajmërues dhe simbole të paqes.

Pak vetë e dinë që Mbretëria e Bashkuar është edhe rekord mbajtësja e një sporti të çuditshëm dhe të bukur. Akoma më shumë kur vetë pëllumbat janë rekord mbajtësit më të vjetër të olimpiadave. ‘Garat e Pëllumbave’ ka qenë një nga sportet më popullore të Britanikëve (Fraser, 1988:80). Sot në këtë vend ekzistojnë rreth 250 mijë entuziastë të këtij sporti. Disa prej tyre janë lojtarë të mëdhenj si Familja Masarella e qytetit Lester (Leicester). Në qendrën e tyre të Pëllumbave në Louella Pigeon World Centre, një nga qëndrat tregtare, ndër më të mëdhatë e këtij lloji në botë, zogjtë që ata prodhojnë kanë një çmim për pëllumb në shumën që ndryshon nga 25 deri në 750 stërlina (Fraser, 1988:80). Vetëm para disa vitesh kjo familje pagoi një rekord prej 77 mijë stërlinash për një ushqim tepër të kushtueshëm për pëllumbat të quajtur në frëngjisht crème-de-la-crème. Por shumë fansa operojnë në një shkallë tjetër. Suzana Nee është njëra prej këtyre fansave, dhe paraqitet me një hybrid të ri së bashku me babain e saj të ‘Peter’s Pride’. Ata kanë zëvendësuar me kujdes zogjtë e vjetër dhe i kanë deturuar të fluturojnë përreth 22 milje nga shtëpia e tyre në Stokesley në North Yorkshire, deri në Hartlepool...
...‘Piter’s Pride’ është një lloj pëllumbi. Pëllumbi më i zgjuar i botës. Pëllumbat janë ndër zogjtë më të miqësuar me njeriun nga historia, që trajtohen nga Njeriu si miq, mesaxherë, garues, shëndet-lajmërues dhe simbole të paqes. Të gjendur në çdo cep të botës, përjashto Polin e Veriut e të Jugut, është e pamundur t’i numërrosh ato, por duke amendësuar ato mund të jenë rreth një milion, thotë Fraiser.
Gjëja më e çmuar dhe karakteristike e Pëllumbit është dhuntia e tij për të gjetur rrugën e tij drejt shtëpisë. Kjo veti ka ndihmuar edhe ekspertët e ushtrisë dhe aviacionit të ndërtojnë sistemin e navigacionit. Një pëllumb i stërvitur mund të gjejë shtëpinë edhe duke qenë rreth 1000 milje larg. Pra ky është sekreti i madh i natyrës i mbajtur fshehur për një kohë të gjatë, që ka ushqyer edhe garën në fjalë. Sekreti është mbajtur nga Britanikët, por edhe nga Belgët që për ta është prodhimi i pëllumbave cfarë është prodhimi i shampanjës për francezët.

Cyrus the Great nga Persia përdori pëllumbat në vitin 500 të komunikonte me më të largëtin e dinastisë së tij, dhe Çesari mposhti Gaulin me ndihmën e këtyre mesaxherëve të ajrit. Pëllumbat shënuan fitoren - rekord të parë në Lojërat Olimpike të vitit 776. Pëllumbat u përdoren nga të dy anët gjatë luftës së Parë Botërore. Një nga herronjtë britanikë të asaj kohe ishte pëllumbi Krisp, një pëllumb ngjyrë kafe, që shpëtoi grupin e të Madhit Nelson...
...Por gara e pëllumbave është dhe mbetet një sport natyral, një sport që ka mbërthyer zemrat dhe shpirtin e audhuruesve… Ajo ka patur probleme kohët e fundit. Fansat e pëllumbave kanë kundërshtuar urdhërin se ata duhet të paguajnë më shumë taksa, pasi sporti i tyre është jo shumë popullor, jo shumë i admiruar tashmë, një vendim që mund të kushtojë miliona për ta.

KARL TOPIA; SI DO TË LEXOHEJ SOT?




Duke parë shkrimin e Ben Andonit (2006) ‘Fat dhe Urrejtje’ ndesh në disa fakte të cilat edhe fanatikët më të mëdhenj të ‘patriotizmit’ serb zor se i mohojne. Faktet janë fakte dhe historia e dokumentuar është një shans i madh. “Kurora e Maleve” është një document i tillë. Gjithsesi, në “Kurorën e Maleve” thote Ben Andoni, ka nderim për shqiptarët. Patjetër që ngrihet lart figura e Skënderbeut me fjalë të stërzgjedhura, ndërsa diku për të shprehur nderimin për boshnjakët dhe shqiptarët, Njegoshi thotë: “vëllezërit tuaj me far e fis”. Dihej se feudalët mesjetarë shqiptarë kanë pasur shumë lidhje me ato malazezë. I pari feudal shqiptar, i përmendur në shekullin e XIII, Dhimitër Progoni ka qenë martuar me Komnenën- të motrën e Stefan Nemanjës, themeluesit të Shtetit Mesjetar serb…Kurse Karl Topia shkon më shumë akoma teksa në një manastir, që sot është rrënuar afër Elbasanit (fotografite flasin per kete Kishe ne Shengjon te Elbasanit) ngre Kishën që i kushtohet shenjtit serb Jovan (Sv. Jovan Vladimir). Ka shumë legjenda, thotë Ben Andoni, por murgu serb që më shikon si një mag në manastirin e famshëm në Cetinjë...përveçse më ritregon legjendën shkapërthyeshëm nga ajo që më ka thënë Moikom Zeqo më fut në labirinte, që më bëjnë të dal menjëherë nga manastiri …Por edhe Balshajt, që i has kudo në Mal të Zi, janë një familje e përzier shqiptaro-sllave. Madje më 1375 Balsha i II është nismëtar i thirrjes në Pejë të organizimit të Patriarkanës serbe. Balsha i III ia lë zotërimet e tij dajës Stefan Llazareviçit…pasi e jëma ishte bijë e Princ Llazarit, atij që udhëhoqi koalicionin ballkanik në Fushë-Kosovë më 29 qershor 1389. Më shumë akoma, jam krenar se i vetmi varr i njohur i familjes së Kastriotëve është ai i Marës...që malazezët e kanë ruajtur dhe ruajtur krejt ndryshe nga ne, etj...Por në thelb duhet të ketë një ndjenjë mes dy popujve ... atje ku rrembat duhet të marrin lëng nga i njëjti burim. Mark Milani, ky autodidakt i çuditshëm ky mik-armik i shqiptarëve do të shkruajë në “Zakonet e shqiptarëve”: “Njerëzit tanë nuk i njohin zakonet e shqiptarëve edhe pse ata janë fqinjët tanë, prandaj disave ata u duken shumë më të vrazhdët dhe më të egër se popujt e tjerë, kurse për mua nuk është ashtu”...Nuk ishte ashtu. Ai vetë luftoi egërsisht kundër shqiptarëve. Fishta e ka përjetësuar në Lahutën e Malcisë…”Sa për luftë asht Mark Milani/burr si motit, trim si luani, qi edhe ushtrisë ka për t’mi pri/për me shtrue Plavë e Guci/për me shkelë Lekë e Malsi/Edhe Shkodrës mbrendë me i hi/me i hi mbrenda me bajrak/me e ba Shkodrën karadak”…
Atëherë, duke lënë paksa faktet e Ben Andonit, si do të lexohej Karl Topia sot?

MITET E REJA SHQIPTARE



Nga Fatmir Terziu

...‘kafenë’ më të mirë, ‘koranin’ e preferuar, ‘rakinë’ me nam, pilafin saçmally, paçën fantastike, byrekun me gjize e me mish, me gjalp e me qepe, hotelin model, kabinen telefonike qe punon mire e s'te ha kartat, turshitë ‘e Mokrës’, verën e Udenishtit, mollët e Bilishtit, qebapët e rradhë e mjaft mite të reja të vërteta e të trashëguara, të sajuara e të intriguara…

Sapo lë pas majën e Qafë Thanës, kur udhëton prej Tiranës, ....



lexo tek FJA E LIRE

PRESIDENTI BUSH RIKONFIRMON: “Berisha një Kryeministër i vendosur për forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor


Nga Keze (Kozeta) Zylo

Presidenti Amerikan George W. Bush përshëndet Ambasadorin e Shqipërisë në Washington D.C. shkëlqesinë e tij, Z.Aleksander Sallabanda, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë


Në datën 26 Nëntor, në prag të 95 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasadori i Shqipërisë në Washington D.C. shkëlqesia e tij, Z.Sallabanda ka marr përshëndetje urimi nga Presidenti Bush shoqëruar me një foto nga takimi i datës 4 Tetor 2007 në Shtëpinë e Bardhë.
Ambasadori i Shqipërisë në Washington D.C. ishte i ftuar nga Presidenti Amerikan George W. Bush me rastin e ceremonisë së darkës së Iftarit.
Kjo foto përshëndetëse në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në 95-vjetorin e saj, është një shprehje e lartë e konsideratës që Presidenti Bush ka për Shqipërinë dhe zhvillimet e saj demokratike, për rrugën e integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë, për rezultatet e arritura nga Qeveria dhe klasa politike shqiptare në drejtim të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe për arritjet në zhvillimin ekonomik të vendit dhe kontributin e vecantë në satbilitetin e Rajonit.
Në këtë kontekst përcjellja e përshëndetjes së Presidentit Bush me foto shoqëruese në vigjilje të festës Kombëtare, bënë të nevojshme informimin mbi takimin që përcjell kjo foto si më poshtë :
Më datën 4 Tetor 2007, me ftesë të Presidentit Amerikan George W. Bush dhe Zonjës së parë Amerikane, Laura Bush, Ambasadori Z.A.Sallabanda mori pjesë në një pritje në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e celebrimit të darkës së Iftarit, në muajin e shenjtë të Ramadanit.
Në këtë pritje ishin të pranishëm personalitetet më të larta të Shtetit Amerikan, ndërmjet të cilëve Presidenti G. W. Bush, Zonja e parë amerikane Laura Bush, Zv Presidenti Dick Cheney, Sekretarja e Shtetit Znj.Condoleezza Rice, personalitete të tjera të administratës së lartë shtetërore, Senatorë dhe Kongresmenë, ushtarakë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, Klerikë të Komunitetit Myslyman në Amerikë, Ambasadorë të vendeve të Konferencës Islamike të akredituar në SHBA, Ambasadorë të vendeve te BE, Azisë, Kinës, Rusisë, Afrikës, akademikë dhe njerëz të shquar nga shoqëria civile, politikanë, gazetarë, etj.
Në këtë ceremoni madhështore, Presidenti Bush kishte ftuar në tavolinën e tij të rrumbullakeë 6 përfaqësues tëe shteteve më afër me Presidentin dhe Shtëpinëe e Bardhë, ndërmjet të cilëve Ambasadorin e Shqipërisë, Marokut, Kuvajtit, Singaporit, të birin e ish-kryeministrit të Libanit Hariri, si dhe Imamin e Departamentit të Mbrojtjes dhe një ushtarak nga forcat e Marinës i përkatësisëe myslymane amerikane.
Në tavolinën me të ftuarit e tij në një takim që zgjati rreth nje orë e gjysmë, Presidenti Bush veç të tjerave shprehu konsideratat e tij për secilin nga vendet e përfaqësuara në këtë takim.
Për Shqipërinë, Presidenti Bush i shprehu Ambasadorit të Shqipëerisë mirënjohje dhe respekt për pritjen tepër mbresëlënëse nga populli shqiptar dhe Qeveria Demokratike, për vizitën e suksesshme që pati në Shqipëeri në Qershor të këtij viti.
Njëkohësisht ai foli dhe për dashurinë, besimin e madh që Kombi Shqiptar ka për vlerat e demokracisë Amerikane, për miqësinë dhe aleancën e fortë mes SHBA-s dhe Shqipërisë, si dhe për zotimin e Shqipërisë në koalicionin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit.
Duke shprehur konsiderata të veçanta për progresin e Shqipërisë dhe rolin e saj në stabilitetin dhe paqen në rajonin e Europës Juglindore, Presidenti Bush i kërkoi Ambasadorit Z.Sallabanda t’i trasmentojë përshëndetjet e tija më të përzemërta për Shqipërinë dhe Kryeministrin Berisha.
Presidenti Bush tha se tek Z. Berisha shikonte një Kryeministër të vendosur për forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor, për ta cuar Shqipërinë drejt anëtarëesimit në NATO dhe integrimit Euro-Atlantik.
Ambasadori Sallabanda e falënderoi Presidentin Bush për gjithë vëmendjen dhe interesimin e tij të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe konsolidimin e marrëdhënieve miqësore e të shkëlqyera mes dy vendeve.
Në fund të takimit, në kujtim të këtij evenimenti shumë të rëndësishëm Presidenti Bush dhe të ftuarit e tij të tavolinës shkëmbyen autografë në menyne e darkës së secilit dhe më tej u ftuan për një foto me Presidentin.