e premte, dhjetor 14, 2007

KARL TOPIA; SI DO TË LEXOHEJ SOT?




Duke parë shkrimin e Ben Andonit (2006) ‘Fat dhe Urrejtje’ ndesh në disa fakte të cilat edhe fanatikët më të mëdhenj të ‘patriotizmit’ serb zor se i mohojne. Faktet janë fakte dhe historia e dokumentuar është një shans i madh. “Kurora e Maleve” është një document i tillë. Gjithsesi, në “Kurorën e Maleve” thote Ben Andoni, ka nderim për shqiptarët. Patjetër që ngrihet lart figura e Skënderbeut me fjalë të stërzgjedhura, ndërsa diku për të shprehur nderimin për boshnjakët dhe shqiptarët, Njegoshi thotë: “vëllezërit tuaj me far e fis”. Dihej se feudalët mesjetarë shqiptarë kanë pasur shumë lidhje me ato malazezë. I pari feudal shqiptar, i përmendur në shekullin e XIII, Dhimitër Progoni ka qenë martuar me Komnenën- të motrën e Stefan Nemanjës, themeluesit të Shtetit Mesjetar serb…Kurse Karl Topia shkon më shumë akoma teksa në një manastir, që sot është rrënuar afër Elbasanit (fotografite flasin per kete Kishe ne Shengjon te Elbasanit) ngre Kishën që i kushtohet shenjtit serb Jovan (Sv. Jovan Vladimir). Ka shumë legjenda, thotë Ben Andoni, por murgu serb që më shikon si një mag në manastirin e famshëm në Cetinjë...përveçse më ritregon legjendën shkapërthyeshëm nga ajo që më ka thënë Moikom Zeqo më fut në labirinte, që më bëjnë të dal menjëherë nga manastiri …Por edhe Balshajt, që i has kudo në Mal të Zi, janë një familje e përzier shqiptaro-sllave. Madje më 1375 Balsha i II është nismëtar i thirrjes në Pejë të organizimit të Patriarkanës serbe. Balsha i III ia lë zotërimet e tij dajës Stefan Llazareviçit…pasi e jëma ishte bijë e Princ Llazarit, atij që udhëhoqi koalicionin ballkanik në Fushë-Kosovë më 29 qershor 1389. Më shumë akoma, jam krenar se i vetmi varr i njohur i familjes së Kastriotëve është ai i Marës...që malazezët e kanë ruajtur dhe ruajtur krejt ndryshe nga ne, etj...Por në thelb duhet të ketë një ndjenjë mes dy popujve ... atje ku rrembat duhet të marrin lëng nga i njëjti burim. Mark Milani, ky autodidakt i çuditshëm ky mik-armik i shqiptarëve do të shkruajë në “Zakonet e shqiptarëve”: “Njerëzit tanë nuk i njohin zakonet e shqiptarëve edhe pse ata janë fqinjët tanë, prandaj disave ata u duken shumë më të vrazhdët dhe më të egër se popujt e tjerë, kurse për mua nuk është ashtu”...Nuk ishte ashtu. Ai vetë luftoi egërsisht kundër shqiptarëve. Fishta e ka përjetësuar në Lahutën e Malcisë…”Sa për luftë asht Mark Milani/burr si motit, trim si luani, qi edhe ushtrisë ka për t’mi pri/për me shtrue Plavë e Guci/për me shkelë Lekë e Malsi/Edhe Shkodrës mbrendë me i hi/me i hi mbrenda me bajrak/me e ba Shkodrën karadak”…
Atëherë, duke lënë paksa faktet e Ben Andonit, si do të lexohej Karl Topia sot?

Nuk ka komente: