Nga Fatmir Terziu
Sistemi i triskëtimit i pasluftës u zhvillua në Shqipëri, jo vetëm si një pasojë e krizave ekonomike, por edhe si një detyrim m-l, komunist në rrugën e projektuar nga aleatët sovjetikë. Në një mënyrë tjetër mund të thuhet se ai ishte edhe pjesë e propagandës dhe slloganit ‘mbështetja në forcat e veta’. Prof. Dr. Ana Lalaj, Drejtore e Institutit të Historisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ka theksuar në një intervistë të saj, se “në vitet 1960 me gjithë ndonjë orvatjeje të shtetit komunist shqiptar për t‘i drejtuar sytë nga Amerika, zhvillimi i ngjarjeve tregoi se Enver Hoxha nuk mundi të luante dot lojën e fqinjit Tito me ShBA. Por edhe ShBA pas ndryshimeve që kishin ndodhur në Evropen Lindore, nuk dëshironin një Tito të dytë në Ballkan. Përpara Enver Hoxhes shtroheshin dy alternativa: ose largimi nga pushteti, ose vazhdim i qeverisjes në rrugën e vjetër. Enver Hoxha zgjodhi të dytën, kurse amerikanët kishin probleme më të rëndesishme për të zgjidhur: përpunimin e strategjive për shembjen e Perandorisë sovjetike” (Lalaj, 2004:22 Korrik). Sipas Lalajt, dokumentat arkivore të viteve 70-të janë shumë interesante për t‘u hulumtuar. Gjate asaj kohe Shqipëria drejtoi sytë nga Lindja dhe forcoi marrëdhëniet me Kinën, Korenë, Vietnamin dhe vende të tjera të Botës së Tretë. Ndersa vendet e Evropes Lindore ishin perfshire ne Detante dhe ne nje fare menyre po demilitarizoheshin, Shqiperia u perfshi ne nje proces marramendes armatimi dhe bunkerizimi. Ishte nje pergatitje e ethshme per lufte frontale, nderkohe qe superfuqite i benin karshillek njera tjetres duke vene ne prove armet e reja berthamore. Duke u vecuar nga Perendimi dhe nga proceset liberalizuese te vendeve komuniste evropiane, Shqiperia po rreshqiste me shpejtesi drejt nje levizjeje me te indoktrinuar se me pare. Ajo u be pike nderlidhjeje politike, por ndonjehere edhe ushtarake, ndermjet te gjitha shteteve te orkestruara nga Kina. Kjo ndodhte si kunderpeshe ndaj levizjes pacifiste te vendeve te paangazhuara te udhehequra nga Tito.
Lalaj argumenton me fakte se më tej, sic dihet, ndodhi edhe largimi me Kinën, më 1979. “Politizimi i jetes mori permasa te jashtezakonshme. Pas nje qetesie relative per pak kohe, rinisi nje vale e re represive. Vendi u varferua thellë. Slogani i hedhur "Të ndërtojmë socializmin me forcat tona" u modifikua "vetëm me forcat tona" (Lalaj, 2004). Por kjo parulle nuk funksionoi. Kjo ishte arsyeja që solli të rifilloj perseri sistemi i trisketimit i pasluftes, megjithese nuk u permend si i tille (Lalaj 2004). Dhe ne vend qe e verteta te shihej ne sy, nje qendrim paranojak per te kerkuar armikun brenda gardhit, ngertheu gjithe jeten politike shqiptare. Vitet 80‘ qene nga me te rendat. Derisa edhe shqiptaret e kuptuan se ai sistem duhej përmbysur.
VITET 50-TË SI NJË MODEL I TRISKËTIMIT ALLA-ALBANIA
Vitet 1950-të mund të quhen natyrshëm si vite të modelit të triskëtimit Alla-shqiptar. Ishin vite kur dominimi rus në ballkan po ngecte dhe interesi amerikan ishte shtuar. Nga mezi i dytë i këtyre viteve do të shihej një krisje me miqtë rusë dhe do të ndodhte nevoja e një rimodelimi të racionit të shqiptarëve. Në tetor të vitit 1957 u modelua një triskë e re ushqimesh dhe në Nëntor 1957 ajo doli në qarkullim. Modeli ishte ndryshe dhe ndahej nga qëndra e punës ku qytetari ishte punësuar. Në të përfshihej muaji dhe viti, shkrimi: “kupon regjistrimi për ushqime kategoria B” dhe jepeshin gjashtë shtylla me shënimet e “B”-së nga 1 deri në gjashtë. Më poshtë thuhej, ‘triskë ushqimi kategoria B muaji nëntor 1957’, mbajtësi, qendra e punës, firma e lëshuesit dhe vula. Sasia e ushqimeve që jepej në këtë triskë ishte në rrënie dhe përfshinte: “oriz,1300 gram, djath e gjizë, 450 gram, peshk cilesia e dytë, 250 gram, peshk cilësia e parë 500 gram, sheqer 750 gram, yndyr një e dyta litër, sapun 350 gram, makarona 1700 gram, mish cilësia e parë 250 gram dhe mish cilësia e parë 500 gram. Në këtë triskë binte në sy edhe shënimi “dublikatë nuk lëshohet”, gjë që nënkuptonte rëndësinë e triskës dhe moskokëcarjen për ata që mbeteshin pa të dhe pa ushqime. Triskat ndryshonin sipas kategorive. Triska “B” ndryshonte nga triska “F” në sasinë që duhej të jepej. Përshembull makarona në triskën “B” jepeshin 1700 gram dhe në “F” jepeshin 1000 gram. Triska e bukës ishte fikse për cdo kategori dhe jepej në ditë kalendarikë në sasinë 900 gram.
vazhdon...
*Ne foto: Triska orrigjinale te ushqimeve te dhena ne vitin 1957
Fletore orrigjinale me te dhenat perkatese te vitit 1973
Pamja e brendshme e fletores.
Copyright Fatmir Terziu 2007
AMERIKA DHE SHQIPERIA NEN TIMBRIN E FLAMURIT SHQIPTAR
Lalaj argumenton me fakte se më tej, sic dihet, ndodhi edhe largimi me Kinën, më 1979. “Politizimi i jetes mori permasa te jashtezakonshme. Pas nje qetesie relative per pak kohe, rinisi nje vale e re represive. Vendi u varferua thellë. Slogani i hedhur "Të ndërtojmë socializmin me forcat tona" u modifikua "vetëm me forcat tona" (Lalaj, 2004). Por kjo parulle nuk funksionoi. Kjo ishte arsyeja që solli të rifilloj perseri sistemi i trisketimit i pasluftes, megjithese nuk u permend si i tille (Lalaj 2004).
Sistemi i triskëtimit i pasluftës u zhvillua në Shqipëri, jo vetëm si një pasojë e krizave ekonomike, por edhe si një detyrim m-l, komunist në rrugën e projektuar nga aleatët sovjetikë. Në një mënyrë tjetër mund të thuhet se ai ishte edhe pjesë e propagandës dhe slloganit ‘mbështetja në forcat e veta’. Prof. Dr. Ana Lalaj, Drejtore e Institutit të Historisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ka theksuar në një intervistë të saj, se “në vitet 1960 me gjithë ndonjë orvatjeje të shtetit komunist shqiptar për t‘i drejtuar sytë nga Amerika, zhvillimi i ngjarjeve tregoi se Enver Hoxha nuk mundi të luante dot lojën e fqinjit Tito me ShBA. Por edhe ShBA pas ndryshimeve që kishin ndodhur në Evropen Lindore, nuk dëshironin një Tito të dytë në Ballkan. Përpara Enver Hoxhes shtroheshin dy alternativa: ose largimi nga pushteti, ose vazhdim i qeverisjes në rrugën e vjetër. Enver Hoxha zgjodhi të dytën, kurse amerikanët kishin probleme më të rëndesishme për të zgjidhur: përpunimin e strategjive për shembjen e Perandorisë sovjetike” (Lalaj, 2004:22 Korrik). Sipas Lalajt, dokumentat arkivore të viteve 70-të janë shumë interesante për t‘u hulumtuar. Gjate asaj kohe Shqipëria drejtoi sytë nga Lindja dhe forcoi marrëdhëniet me Kinën, Korenë, Vietnamin dhe vende të tjera të Botës së Tretë. Ndersa vendet e Evropes Lindore ishin perfshire ne Detante dhe ne nje fare menyre po demilitarizoheshin, Shqiperia u perfshi ne nje proces marramendes armatimi dhe bunkerizimi. Ishte nje pergatitje e ethshme per lufte frontale, nderkohe qe superfuqite i benin karshillek njera tjetres duke vene ne prove armet e reja berthamore. Duke u vecuar nga Perendimi dhe nga proceset liberalizuese te vendeve komuniste evropiane, Shqiperia po rreshqiste me shpejtesi drejt nje levizjeje me te indoktrinuar se me pare. Ajo u be pike nderlidhjeje politike, por ndonjehere edhe ushtarake, ndermjet te gjitha shteteve te orkestruara nga Kina. Kjo ndodhte si kunderpeshe ndaj levizjes pacifiste te vendeve te paangazhuara te udhehequra nga Tito.
Lalaj argumenton me fakte se më tej, sic dihet, ndodhi edhe largimi me Kinën, më 1979. “Politizimi i jetes mori permasa te jashtezakonshme. Pas nje qetesie relative per pak kohe, rinisi nje vale e re represive. Vendi u varferua thellë. Slogani i hedhur "Të ndërtojmë socializmin me forcat tona" u modifikua "vetëm me forcat tona" (Lalaj, 2004). Por kjo parulle nuk funksionoi. Kjo ishte arsyeja që solli të rifilloj perseri sistemi i trisketimit i pasluftes, megjithese nuk u permend si i tille (Lalaj 2004). Dhe ne vend qe e verteta te shihej ne sy, nje qendrim paranojak per te kerkuar armikun brenda gardhit, ngertheu gjithe jeten politike shqiptare. Vitet 80‘ qene nga me te rendat. Derisa edhe shqiptaret e kuptuan se ai sistem duhej përmbysur.
VITET 50-TË SI NJË MODEL I TRISKËTIMIT ALLA-ALBANIA
Vitet 1950-të mund të quhen natyrshëm si vite të modelit të triskëtimit Alla-shqiptar. Ishin vite kur dominimi rus në ballkan po ngecte dhe interesi amerikan ishte shtuar. Nga mezi i dytë i këtyre viteve do të shihej një krisje me miqtë rusë dhe do të ndodhte nevoja e një rimodelimi të racionit të shqiptarëve. Në tetor të vitit 1957 u modelua një triskë e re ushqimesh dhe në Nëntor 1957 ajo doli në qarkullim. Modeli ishte ndryshe dhe ndahej nga qëndra e punës ku qytetari ishte punësuar. Në të përfshihej muaji dhe viti, shkrimi: “kupon regjistrimi për ushqime kategoria B” dhe jepeshin gjashtë shtylla me shënimet e “B”-së nga 1 deri në gjashtë. Më poshtë thuhej, ‘triskë ushqimi kategoria B muaji nëntor 1957’, mbajtësi, qendra e punës, firma e lëshuesit dhe vula. Sasia e ushqimeve që jepej në këtë triskë ishte në rrënie dhe përfshinte: “oriz,1300 gram, djath e gjizë, 450 gram, peshk cilesia e dytë, 250 gram, peshk cilësia e parë 500 gram, sheqer 750 gram, yndyr një e dyta litër, sapun 350 gram, makarona 1700 gram, mish cilësia e parë 250 gram dhe mish cilësia e parë 500 gram. Në këtë triskë binte në sy edhe shënimi “dublikatë nuk lëshohet”, gjë që nënkuptonte rëndësinë e triskës dhe moskokëcarjen për ata që mbeteshin pa të dhe pa ushqime. Triskat ndryshonin sipas kategorive. Triska “B” ndryshonte nga triska “F” në sasinë që duhej të jepej. Përshembull makarona në triskën “B” jepeshin 1700 gram dhe në “F” jepeshin 1000 gram. Triska e bukës ishte fikse për cdo kategori dhe jepej në ditë kalendarikë në sasinë 900 gram.
vazhdon...
e diel, dhjetor 02, 2007
Warren Buffett, piramidat Ponzi, dhe Shqipëria
By Fatmir Terziu
Barry Baxter, një kontributor i Jamajka-Gleaner ka risjellë në dritë fatin e piramidave shqiptare dhe rrugën që solli këtë katastrofë ekonomike dhe politike në historinë e popullit shqiptar dhe vendit të shqiponjave. Baxter, sqaron se e gjitha ka një origjinë. Warren Buffet, sipas tij, është manaxheri më i suksesshëm i parave të regjistruara në tërë historinë. Në janar të vitit 1990, një pjesë e tij në fondin e Berkshire Hathway kushtoi 8340 dollarë Amerikanë. Sot, ajo është e një shume që kushton 137 000 dollarë Amerikanë. Kjo sjell një përllogaritje të saj në rreth 17% rritje për cdo vit. Askush nuk ka prodhuar kaq rikthim të madh për kaq kohë, thotë Baxter. Një rikthim për 10% në muaj kalkulohet në rreth 314% në vit. Kjo është rreth 18 herë më e madhe se të ardhurat mesatare historike të Ëarren Buffet. Një ekuivalent me këtë mund të krahasohet ose sillet nga sporti ku legjenda e futbollit Pele, duhet të shënojë 18 herë në ndeshje(?!).
Skema e Piramidës Ponzi
Këtu është fjalë për fjalë e gjitha cfarë Wikipedia shpjegon me fjalët e saj. Asgjë nuk është ndryshuar ose vendosur.
(http://en.wikipedia.org/wiki/Pyramid_scheme) (http://en.wikipedia.org/wiki/Ponzi_scheme#What_is_and_is_not_a_Ponzi_scheme)
“Skemat piramidale janë një model i biznesit të paqëndrueshëm që përfshin shkëmbimin e parave për qarkullim të shumë njërëzve në skemë, zakonisht pa ndonjë produkt apo shërbim të përfshirë ose transportuar në lidhje me këtë aktivitet”. Piramaidat janë ilegale në shumë shtete, përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe, Malajzinë, Norvegjinë, Australinë dhe Zelandën e Re. “Skema Ponzi zakonisht afron kthim jonormal të shkurtër të kthimit të shumave në synimin të përfshijë investorë të rrinj. Rikthimi i madh që skema e Ponzit reklamon (dhe paguan) sipas Baxter kërkon një rritje të menjehershme të parave nga investuesit në mënyrë që të mbahet skema gjallë. Sistemi është i dominuar të mbarojë, sepse këtu ka pak shanse ose pak fitime të promovuesit”, thotë Baxter. Gjithashtu, skema është destinuar të ndërpritet nga autoritetet legale përpara se ajo të kolapset, sepse skema e Ponzit është në një skemë të tillë ku promovuesi shet shërbime të paregjistruara. Sa më shumë pjesëmarrës përfshihen, skema zgjon autoritetet.
Kjo skemë është emëruar si skema Ponzi, pas emrit të Charles Ponzit, që u bë promotori i saj në vitin 1920. Sot skema ka marrë përmasa të tjera, fytyra të tjera dhe metoda më të sofistikuara. Për shembull reklamohet një investim parash në rikthim fitimi 20 ose 30 për qind të fitimit. Saktesisht një fitim kaq i madh mund t’i atribohet një sistemi specific që lidhet me disa terma midis profesionales dhe globales.
Shqipëria
Ja cfarë thuhet fjalë për fjalë në Ngritjen dhe rënien e skemave piramidale në Shqipëri, (The Rise and Fall of Albania's Pyramid Schemes) nga Kristofer Jarvis.
(http://www.imf.org/external/pubs/ft/fandd/2000/03/jarvis.htm)
“Gjatë 1996-97, Shqipëria u përfshirë nga ritja dramatike dhe kolapsi i firmave piramidale”
vazhdon …“Skemat piramidale janë një model i biznesit të paqëndrueshëm që përfshin shkëmbimin e parave për qarkullim të shumë njërëzve në skemë, zakonisht pa ndonjë produkt apo shërbim të përfshirë ose transportuar në lidhje me këtë aktivitet”. Piramaidat janë ilegale në shumë shtete, përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe, Malajzinë, Norvegjinë, Australinë dhe Zelandën e Re.
Barry Baxter, një kontributor i Jamajka-Gleaner ka risjellë në dritë fatin e piramidave shqiptare dhe rrugën që solli këtë katastrofë ekonomike dhe politike në historinë e popullit shqiptar dhe vendit të shqiponjave. Baxter, sqaron se e gjitha ka një origjinë. Warren Buffet, sipas tij, është manaxheri më i suksesshëm i parave të regjistruara në tërë historinë. Në janar të vitit 1990, një pjesë e tij në fondin e Berkshire Hathway kushtoi 8340 dollarë Amerikanë. Sot, ajo është e një shume që kushton 137 000 dollarë Amerikanë. Kjo sjell një përllogaritje të saj në rreth 17% rritje për cdo vit. Askush nuk ka prodhuar kaq rikthim të madh për kaq kohë, thotë Baxter. Një rikthim për 10% në muaj kalkulohet në rreth 314% në vit. Kjo është rreth 18 herë më e madhe se të ardhurat mesatare historike të Ëarren Buffet. Një ekuivalent me këtë mund të krahasohet ose sillet nga sporti ku legjenda e futbollit Pele, duhet të shënojë 18 herë në ndeshje(?!).
Skema e Piramidës Ponzi
Këtu është fjalë për fjalë e gjitha cfarë Wikipedia shpjegon me fjalët e saj. Asgjë nuk është ndryshuar ose vendosur.
(http://en.wikipedia.org/wiki/Pyramid_scheme) (http://en.wikipedia.org/wiki/Ponzi_scheme#What_is_and_is_not_a_Ponzi_scheme)
“Skemat piramidale janë një model i biznesit të paqëndrueshëm që përfshin shkëmbimin e parave për qarkullim të shumë njërëzve në skemë, zakonisht pa ndonjë produkt apo shërbim të përfshirë ose transportuar në lidhje me këtë aktivitet”. Piramaidat janë ilegale në shumë shtete, përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe, Malajzinë, Norvegjinë, Australinë dhe Zelandën e Re. “Skema Ponzi zakonisht afron kthim jonormal të shkurtër të kthimit të shumave në synimin të përfshijë investorë të rrinj. Rikthimi i madh që skema e Ponzit reklamon (dhe paguan) sipas Baxter kërkon një rritje të menjehershme të parave nga investuesit në mënyrë që të mbahet skema gjallë. Sistemi është i dominuar të mbarojë, sepse këtu ka pak shanse ose pak fitime të promovuesit”, thotë Baxter. Gjithashtu, skema është destinuar të ndërpritet nga autoritetet legale përpara se ajo të kolapset, sepse skema e Ponzit është në një skemë të tillë ku promovuesi shet shërbime të paregjistruara. Sa më shumë pjesëmarrës përfshihen, skema zgjon autoritetet.
Kjo skemë është emëruar si skema Ponzi, pas emrit të Charles Ponzit, që u bë promotori i saj në vitin 1920. Sot skema ka marrë përmasa të tjera, fytyra të tjera dhe metoda më të sofistikuara. Për shembull reklamohet një investim parash në rikthim fitimi 20 ose 30 për qind të fitimit. Saktesisht një fitim kaq i madh mund t’i atribohet një sistemi specific që lidhet me disa terma midis profesionales dhe globales.
Shqipëria
Ja cfarë thuhet fjalë për fjalë në Ngritjen dhe rënien e skemave piramidale në Shqipëri, (The Rise and Fall of Albania's Pyramid Schemes) nga Kristofer Jarvis.
(http://www.imf.org/external/pubs/ft/fandd/2000/03/jarvis.htm)
“Gjatë 1996-97, Shqipëria u përfshirë nga ritja dramatike dhe kolapsi i firmave piramidale”
e diel, dhjetor 02, 2007
EKIPI I RAI-t DHE 'KULAKET' E GOSTIMES
Nga Fatmir Terziu
Nga libri "Mot i Qashtër"
Aty nga fundi i muajit Shtator të vitit 1994 në Komunën e Gostimës së Rrethit të Elbasanit, organizohej një seminar. Të ardhur nga Tirana dhe nga OJQ të ndryshme synonin t’i jepnin një frymë tjetër pushtetit lokal. Në mesin e të ardhurve binte në sy edhe një grup motrash Domenikane të së Lumes Imelda Lambertini, që vepronin në atë zonë në ndihmë të të sëmurëve me Leprozë. Një qendër që funksiononte për këta të sëmurë që në kohën e Mbretit Zog dhe më tej deri në pushtimin Italian. Kishte funksionuar edhe më vonë, dhe pas 1990-ës, këto bamirëse thonin miqësisht ndihmën dhe fjalën e përkujdesjes. Një grup xhirimi nga RAI, ishte interesuar për këto shërbime dhe synonte realizimin e programit. Për t’a realizuar atë sa më mirë kërkuan ndihmën edhe të gazetarëve vendës. Në projektin e tyre u përfshiva edhe unë me propozimin e Kryetarit të Komunës, Ilmi Plaka, një njeri tepër i përkushtuar dhe i dhënë shumë për detyrën e tij. Në bashkëpunim e sipër, ekipi i RAI-t më kërkoi të ndihmoja në gjetjen e disa fakteve që të pasqyronim edhe një detaj. Detaji lidhej me të shkuarën e kësaj zone, pikërisht me kohën e Diktaturës Komuniste, ku sipas fakteve që dispononin ata kjo zonë ishte ndër më të goditurat e Reformës dhe këtu ishin cilësuar rreth 50% e familjeve ‘Kulakë’. Këtyre familjeve u ishin sekuestruar me qindra dynymë tokë, krerë bagëti, krerë lopë e buallica, flori e pasuri të tjera. Në një fletore shkrimi me kapak ngjyrë jeshile të errët me një shkrim dore ishte shkruar: “të dhënat mbi gjëndjen e kulakëve Gostimë dhe Shtëpanjë deri në vitin 1973”. Brenda po me të njëjtin shkrim shkruhej “gjendja ekonomike para çlirimit”; “qëndrimi politik gjatë luftës N.Ç.L”; “mbas çlirimit”. Këto tre nëndarje ishin thuajse për të gjithë familjet në fletore. Aty jepeshin edhe shënime të tjera, si përshembull për A. Sh. P. thuhej: “I nipi i M. ka të njëjtat të dhëna sikurse M. para dhe gjatë luftës kanë qënë së bashku në familjen e A.P. Në vitin 1959 është ndarë nga M. dhe tani banon veç. Në vitin 1956 babai i tij SH.P. është pushkatuar për vjedhje dhe sabotime. Në familje përbëhet prej disa frymësh. Është i martuar dhe ka fëmijë”.
Për një tjetër thuhej: “I biri i M.P. ka këtë gjendje ekonomike: Para çlirimit ka pasur 300 dynymë tokë, 1 bujk, 100 kokë dhen, 10 krerë lopë e bullica, 3 pendë qe e buaj, 2 hyzmeqarë, 2-3 kuaj ngarkese, një pjesë mulliri, një dyqan në Gostimë. Mbas çlirimit: Me reformën agrare i mbetën 25 dynymë tokë, një pendë buaj, një kalë ngarkese. Qëndrimi politik: Gjatë rregjimit të Zogut, babai i tij ka qenë njëri me influencë në fshat dhe në krahinë, ka qenë kryeplak fshati. Gjatë luftës N.Ç.L. babai i tij M.P. ka qenë i lidhur ngushtë me Ballin. Kanë qenë komandantë Balli si M, dhë vëllai i tij, kanë luftuar kundër partizanëve me armë në dorë. Mbas çlirimit, M. ka qenë i internuar 6 vjet që nga viti 1946 deri në vitin 1952. Në vitin 1961 u burgos dhe u dënua me 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë kundër Partisë së Punës së Shqipërisë dhe Pushtetit. Në fillim të vitit 1963 vdiq në burg. Xhaxhai i tij N.P. ka qenë i arratisur jashtë shtetit si krimel dhe u vra me rastin e kapjes së Hamit Matjanit. Vetë M. nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka treguar ndonjë aktivitet kundër partisë dhe pushtetit. Ndërsa në vitin 1961 kur është arrestuar dhe burgosur i ati është bërë anormal kur mori vesh, ishte ushtar…”
Për të plotësuar disi këtë ‘evidencë” le të pasqyrojmë fjalë për fjalë edhe këtë: “G.P. Gjendja ekonomike para çlirimit: Ka qenë bashkë me M.P., është vëllai i M. dhe i N. Qëndrimi politik: …G. ka qenë njeriu më avdall që M. dhe N. nuk e pyesnin fare si vëlla që e kishin, bile nuk e përdornin si vëlla, por si hyzmeqar”. Më tej thuhet për situatën mbas çlirimit: “Nga reforma agrare ka përfituar 20 dynymë tokë. Në vitin 1963 duke mos i rezistuar tatimeve dhe duke mos qenë në gjendje tokën që dispononte ia dorëzoi Kooperativës Bujqësore Gostimë. Në vitin 1957 G. iu gjet një pushkë në shtëpi”.
Kështu vazhdohet edhe për dhjetra familje dhe familjarë të tjerë. Përshembull një fakt interesant është pasqyrimi i Ll.P. ku thuhet se gjatë Luftës N.Ç.L. “ka qenë komandant Balli, ka luftuar kundër partizanëve, ka plaçkitur popullin. Ju ka marrë florrinjtë e veshit grave, kudo kërkonte mish e bakllava”.
Vazhdon…

Nga Keze (Kozeta) Zylo
Ambasadori i Republikes se Shqiperise, Z.Aleksander Sallabanda dhe trupi diplomatik shqiptar ne Washington dha nje pritje madheshtore per Diten e Flamurit dhe 95 vjetorin e Pavaresise.
Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Washington D.C., shkelqesia e tij Z.Aleksander Sallabanda dha nje pritje ceremoniale per te gjithe Diasporen shqiptare dhe trupin diplomatik te akredituar ne kryeqytetin e Amerikes ne Washington, ne Diten e Flamurit dhe ne 95-vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Kombit tone.
Bashkatdhetaret tane ardhur nga shume shtete te Amerikes pershendetnin dhe uronin Ambasadorin e Shqiperise ne Washington Z.Sallabanda se bashku me bashkeshorten e tij nje grua fisnike, Znj.Sashenka Sallabanda te cilet ju uronin mireseardhjen bashkekombasve te tyre.
Ceremonia perkujtimore u mbajt ne hotelin me pese yje: “Willard Inter-Continental Hotel”, ne Washington .
Fjala e Ambasadorit te Shqiperise ne Washington, nje intelektual dhe politikan me dinjitet, fal kultures dhe mencurise se tij qe e karakterizon, u degjua me vemendje nga te pranishmit dhe u nderpre disa here nga duartrokitjet e tyre, vecanerisht kur shkelqesia e tij permendi luften titanike te popullit shqiptar kunder Pushtimit turk dhe njekohesisht luften e Kosoves per Pavaresine e saj dhe qe e presim ate sa me shpejte.
Z.Ambasador falenderoi te gjithe te pranishmit ne emrin e tij personal dhe te shtetit shqiptar dhe ju uroi atyre: Gezuar Diten e Flamurit dhe 95-vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise.
Ai falenderoi njekohesisht trupin e huaj diplomatik te akredituar ne Washington DC dhe qeverine amerkiane me popullin e saj, si dhe Presidentin George W. Bush qe i kane dhene Shqiperise nje perkrahje dhe mbeshtetje te madhe, vecanerisht Kosoves ne luften dhe perpjekjet e saj per ta shpetuar ate nga kthetrat e makines serbe me ish kriminelin Sllobodan Milloshevic.
Ne fjalen e tij ceremoniale u fol per luften shume shekullore dhe sakrificat e popullit tone deri ne kurorezimin e saj me Pavaresine, me 28 Nentor 1912-te si dhe cdo te thote kur nje popull lufton dhe fiton me ne fund Pavaresine e shumekerkuar.
Ne emer te qeverise shqiptare pershendeti Zv.kryeministri shqiptar, Z.Gazmend Oketa dhe ju uroi te gjithe pjesemarresve: “Gezuar Diten e Flamurit dhe 95 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise”!
Ai uroi qe te jemi me te bashkuar se kurre dhe se shpejti me Pavaresine e Kosoves. Zevendes Kryeministri shqiptar i Qeverise Berisha, foli dhe per reformat e guximshme qe ka ndermarr Qeveria per ta cuar vendin drejt integrimit euro-atlantik.
Ndersa per Kosoven, ku gjithe shqiptaret dhe Diaspora ne bote i kane syte tek Pavaresia e saj, jam i sigurte tha ai se Kosova e pavarur do te sjelle nje stabilitet te dukshem ne rajon dhe me gjere.
Zv.Kryeministri shqiptar Z.Oketa i pershendeti te pranishmit me nje kulture dhe qetesi te dukshme ne fjalimin e tij, mbajtur para trupit diplomatik dhe Diaspores shqiptare.
Me vone fjala e pershendetjes iu dha dhe Z.Kurt Volker ardhur nga Departamenti i shtetit amerikan per Europen dhe Euroazine, i cili i pershendeti te pranishmit per Diten e Flamurit dhe vleresoi perpjekjet e popullit dhe te Qeverise shqiptare ne reformat e ndryshme. Ai foli me nje konsiderate te larte per vlerat dhe virtytet e popullit shqiptar, per ato vlera kulturore qe jane pjese e Kombit tone.
Ne kete ceremoni moren pjese trupi diplomatik i huaj dhe personalitete boterore
Moren pjese te gjithe ambasadoret e Rajonit, Ambasadori i Turqise, i Italise, Rusise, Kanadase, Kines...
Nderoi me pjesemarrjen e tij, Z.Tom Ridge sekretari i pare i Homeland Security te shtetit amerikan, ish Guvernator i shtetit te Pensilvanise per 6 vjet rresht dhe se fundi keshilltar i Kryeministrit Berisha prane qeverise shqiptare.
Me shume emocion u prit nga te pranishmit dhe ardhja e oficereve te njesise ushtarake dhe te gjithe komandes se Gardes se New Xhersit, veshur me uniformen dhe gradat e larta, te cilet na nderuan me pjesemarrjen e tyre.
Ishin gjithashtu dhe perfaqesues te larte nga Banka Boterore dhe drejtori i Departamentit te shtetit Amerikan per ceshtjet e Europes, Z.Krist Hoh.
Ish ambasadoret Z.Rajerson, Znj.Mariza Lino dhe Z.James Jeffrey, si dhe zevendes Ambasadori i tanishem prane ambasades amerikane ne Shqiperi, Z.Stiven Kristen i dhane nje hijeshi dhe kuptim me te madh kesaj ceremonie.
Ndodhej dhe Drejtori per ceshtjet e Europes Juglindore, Z.Beturam Brown dhe Menaxheri i Qendres Kombetare per femijet e humbur, Z.Justin R.Franklin.
Aktori dhe regisori Hollivudian me origjine nga Dragoti i Tepelenes, Z.Sten Dragoti ishte gjithashtu pjesemarres ne kete ceremoni, ftuar nga Ambasadori Shqiptar, shkelqesia e tij Z.Sallabanda.
Bashkebisedime dhe takime te paharruara midis miqsh ne kete ceremoni
Pasi u mbaruan fjalimet ceremoniale ne kete Dite te shenjte te Kombit tone, njerezit pershendeten me njeri-tjetrin, trokasin gotat e shampanjes dhe te gezuar urojne per 95-vjetorin e Pavaresise.
Nderkohe degjoj biseden e ish ambasadorit amerikan ne Shqiperi pas permbysjes se diktatures, Z.Rajerson, me ish shefin e teknikes per transportin ne Korpesin e Paqes, prane Ambasades Amerikane, inxh.Qemal Zylo, qe po kujtonin me nostalgji luften dhe perpjekjet e popullit shqiptar per te permbysur Diktaturen ne ate kohe. Z.Zylo i shprehte gjithashtu dhe mirenjohjen e shume ish ushtarakeve shqiptare ne ate kohe, qe moren pjese energjikisht ne proceset demokratike, por qe paten dhe pasoja jo te pakta ne pushime nga puna ose ulje ne detyra. Qeshte dhe bisedonte me thjeshtesi, ish dipllomati amerikan, kur ne i kujtonim midis te tjerash veshjen e tij me rrobat e punes neper rruget e Bulevardit te Tiranes se bashku me nje grup nxenesish, te cilet lyenin pemet e pishave me te bardhe...
Prakticiteti ne fakt eshte pjese e kultures amerikane, ata nuk vuajne nga komplekset e titujve, posteve, pra e thene shkurt me ta mund te bisedosh lirshem, te flasesh qetesisht dhe te besh dicka per vendin tend.
Po keshtu u takuan pas 10-vjetesh dhe me Znj.Luljeta dhe Gazmir Tole , kolege ne Korpesin e Paqes, ku kujtuan me nostalgji punen me amerikanet, perpjekjet e tyre dhe mbeshtetjen per nje integrim te Shqiperise ne NATO dhe me gjere.
Takimi me nje nga personalitet e rendesishme te shtetit Amerikan, Z.Tom Ridge do te ngelet i paharruar per mua dhe te gjithe ne ate dite. Ish sekretari i pare i Homeland Security te shtetit amerikan pasi me uron per kete dite te shenjte tonen dhe komplimenton per shallin tim simbol te flamurit varur ne qafe, thote se Shqiperia ka akoma shume pune per te bere, vecanerisht ne luften kunder korrupsionit. Me tej biseda vazhdon natyrshem me Z.Ridge dhe e pyes ne piken me te dobet te shqiptareve dhe gjithe Diaspores ne bote per Pavaresine e Kosoves, ai shprehet se shteti Amerikan po punon me te gjitha qarqet diplomatike ne bote dhe shpresoj shume ne Pavaresine e saj.
Atehere ndahem me te, duke i thene: Mire u takofshim ne Diten e Madhe te Kosoves!
Pas takimit me Z.Tom Ridge papritur na afrohet nje djal i ri, por me nje post shume te rendesishem per qendren Kombetare te femijeve te humbur, Z.Franklin dhe pasi na uron per festen na thote se a e dini qe ne kete hotel ka qene dhe Presidenti Amerikan Abraham Linkoln?
Ai vazhdon me tej se ne kete hotel qe quhet ndryshe dhe kurora e arte e rruges Pennsylvania, ku vetem 2 blloqe e ndajne nga Shtepia e Bardhe, eshte strehuar Presidenti Amerikan nga nje kercenim qe i kishin bere per vrasje. Pra pohon ai eshte nje hotel historik ku kane ndenjur per nje kohe personalitete te famshme ne bote.
Ndersa bisedoja me kete djalosh amerikan, me vete mendoja se paskemi patur fatin dhe ne shqiptaret qe sot te festonim Diten tone te Shenjte ne kete Hotel historik.
Pershendetjet me trupin diplomatik shqiptar te akredituar ne Ambasade ne Washington ishin si midis miqsh te kahershem , ishin midis vellezerish te nje gjaku.
Keshtu Sekretari i pare i Ambasades Z.Arjan Spase se bashku me te shoqen e tij, nje grua bujare, Znj.Elda, te cilet i takuam me perpara se te gjithe, pasi nuk i linte meraku per te dale sa me dinjitoze ceremonia, sikur na e hoqen sadopak lodhjen qe sapo kishim ardhur nga New Yorku. Atasheu ushtarak Kolonel Viktor Isaku, i ngarkuari politik i ambasades Z.Kreshnik Collaku do te me linin nje pershtypje te vecante, per mikpritjen, kulturen dhe menyren e komunikimit me bashkatdhetaret e vet ardhur nga te gjithe Diaspora shqiptare, per te marre pjese ne kete ceremoni madheshtore, organizuar nga Ambasada shqiptare ne Washington .
E keshtu takimet, bisedat ne kete ceremoni do te sillnin dhe te papriturat e kendshme.
Nje nga keto, do te ishte takimi me ish emigrantet e viteve te hershme si me Z.Kristo dhe bashkeshorten e tij, pronare te websitit te mirenjohur Frosina.org, te cilet me nje perkushtim dhe patriotizem pasqyrojne ne keto faqe punen dhe dashurine per Kombin tone.
Me respekt dhe mirenjohje dua te flas dhe per pjesemarresit ardhur nga larg, nga Micigami, ku dhe pse jam bashkepunetore ne revisten Kuvendi qe botohet atje, nen drejtimin e poetit Z.Pjeter Jaku, nuk kishim pasur rast asnjehere te takoheshim, por komunikonim me e-maila. Atdhetaret dhe patriotet, Zoterinjte Alfons Grishaj, Arjan Gruda, Kolec Ndoja, Dr.Gjon Kelmendi, fotografi dhe dizenjuesi i njohur Paulin Palushi kishin ardhur posacerisht nga nje shtet tjeter i larget i Amerikes, per te marr pjese ne perkujtimin e festes se Flamurit.
Perballe nesh dalin ata qe sapo kishin ngritur flamurin ne New York , miqte tane patriote, si Z.Rrape Ruci, president i Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg”, Z.Musa Pacuku, ne bordin drejtues te Institutit dhe Z.Sali Bollati, kryetar I shoqates “Cameria” per New Yorkun. I urojme njeri-tjetrit: “Gezuar Diten e Flamurit” dhe ju lumte u themi per aktin tuaj patriotik ne kete dite nga me te shtrenjtat per popullin shqiptar, ngritjen e flamurit kuq e zi ne Manhattan .
Edhe takimi i papritur me kryetarin e shoqates “Bijte e shqipes” Z.Llazar Vero dhe Z. Petrit Pasholli ja shtonte dhe me shume kenaqesine dhe respektin reciprok me njeri-tjetrin, per punerat e mira patriotike ne dobi te Kombit.
Ndersa znj. Merita Bajraktari se bashku me bashkeshortin e saj Z.John McCormack takohet me ne, prezanton bashkeshortet tane me njeri-tjetrin, bisedojme per kenaqesine e kesaj dite dhe se fundi nuk harron dhe nje foto, kujtim i bukur nga kjo feste e madhe e Nentorit.
Edhe pronaret e TV te Micigamit kishin ardhur per te nderuar Diten e Pavaresise ketu ne Washington, ftuar nga Ambasada shqiptare ku shprehnin gezimin dhe kenaqesine e vecante qe na dha kjo feste ceremoniale ketu ne “Williard Inter-Continental Hotel” ne Washington.
E gjithe ceremonia u shoqerua nen tingujt e pjeseve te ndryshme muzikore te interpretuara nga muzikantet shqiptare ne Washington D.C. te ardhur enkas per kete dite.
Washington D.C.
28 Nentor, 2007
_______