Nga Fatmir Terziu
Nga libri "Mot i Qashtër"
Aty nga fundi i muajit Shtator të vitit 1994 në Komunën e Gostimës së Rrethit të Elbasanit, organizohej një seminar. Të ardhur nga Tirana dhe nga OJQ të ndryshme synonin t’i jepnin një frymë tjetër pushtetit lokal. Në mesin e të ardhurve binte në sy edhe një grup motrash Domenikane të së Lumes Imelda Lambertini, që vepronin në atë zonë në ndihmë të të sëmurëve me Leprozë. Një qendër që funksiononte për këta të sëmurë që në kohën e Mbretit Zog dhe më tej deri në pushtimin Italian. Kishte funksionuar edhe më vonë, dhe pas 1990-ës, këto bamirëse thonin miqësisht ndihmën dhe fjalën e përkujdesjes. Një grup xhirimi nga RAI, ishte interesuar për këto shërbime dhe synonte realizimin e programit. Për t’a realizuar atë sa më mirë kërkuan ndihmën edhe të gazetarëve vendës. Në projektin e tyre u përfshiva edhe unë me propozimin e Kryetarit të Komunës, Ilmi Plaka, një njeri tepër i përkushtuar dhe i dhënë shumë për detyrën e tij. Në bashkëpunim e sipër, ekipi i RAI-t më kërkoi të ndihmoja në gjetjen e disa fakteve që të pasqyronim edhe një detaj. Detaji lidhej me të shkuarën e kësaj zone, pikërisht me kohën e Diktaturës Komuniste, ku sipas fakteve që dispononin ata kjo zonë ishte ndër më të goditurat e Reformës dhe këtu ishin cilësuar rreth 50% e familjeve ‘Kulakë’. Këtyre familjeve u ishin sekuestruar me qindra dynymë tokë, krerë bagëti, krerë lopë e buallica, flori e pasuri të tjera. Në një fletore shkrimi me kapak ngjyrë jeshile të errët me një shkrim dore ishte shkruar: “të dhënat mbi gjëndjen e kulakëve Gostimë dhe Shtëpanjë deri në vitin 1973”. Brenda po me të njëjtin shkrim shkruhej “gjendja ekonomike para çlirimit”; “qëndrimi politik gjatë luftës N.Ç.L”; “mbas çlirimit”. Këto tre nëndarje ishin thuajse për të gjithë familjet në fletore. Aty jepeshin edhe shënime të tjera, si përshembull për A. Sh. P. thuhej: “I nipi i M. ka të njëjtat të dhëna sikurse M. para dhe gjatë luftës kanë qënë së bashku në familjen e A.P. Në vitin 1959 është ndarë nga M. dhe tani banon veç. Në vitin 1956 babai i tij SH.P. është pushkatuar për vjedhje dhe sabotime. Në familje përbëhet prej disa frymësh. Është i martuar dhe ka fëmijë”.
Për një tjetër thuhej: “I biri i M.P. ka këtë gjendje ekonomike: Para çlirimit ka pasur 300 dynimë tokë, 1 bujk, 100 kokë dhen, 10 krerë lopë e bullica, 3 pendë qe e buaj, 2 hyzmeqarë, 2-3 kuaj ngarkese, një pjesë mulliri, një dyqan në Gostimë. Mbas çlirimit: Me reformën agrare i mbetën 25 dynymë tokë, një pendë buaj, një kalë ngarkese. Qëndrimi politik: Gjatë rregjimit të Zogut, babai i tij ka qenë njëri me influencë në fshat dhe në krahinë, ka qenë kryeplak fshati. Gjatë luftës N.Ç.L. babai i tij M.P. ka qenë i lidhur ngushtë me Ballin. Kanë qenë komandantë Balli si M, dhë vëllai i tij, kanë luftuar kundër partizanëve me armë në dorë. Mbas çlirimit, M. ka qenë i internuar 6 vjet që nga viti 1946 deri në vitin 1952. Në vitin 1961 u burgos dhe u dënua me 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë kundër Partisë së Punës së Shqipërisë dhe Pushtetit. Në fillim të vitit 1963 vdiq në burg. Xhaxhai i tij N.P. ka qenë i arratisur jashtë shtetit si krimel dhe u vra me rastin e kapjes së Hamit Matjanit. Vetë M. nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka treguar ndonjë aktivitet kundër partisë dhe pushtetit. Ndërsa në vitin 1961 kur është arrestuar dhe burgosur i ati është bërë anormal kur mori vesh, ishte ushtar…”
Për të plotësuar disi këtë ‘evidencë” le të pasqyrojmë fjalë për fjalë edhe këtë: “G.P. Gjendja ekonomike para çlirimit: Ka qenë bashkë me M.P., është vëllai i M. dhe i N. Qëndrimi politik: …G. ka qenë njeriu më avdall që M. dhe N. nuk e pyesnin fare si vëlla që e kishin, bile nuk e përdornin si vëlla, por si hyzmeqar”. Më tej thuhet për situatën mbas çlirimit: “Nga reforma agrare ka përfituar 20 dynymë tokë. Në vitin 1963 duke mos i rezistuar tatimeve dhe duke mos qenë në gjendje tokën që dispononte ia dorëzoi Kooperativës Bujqësore Gostimë. Në vitin 1957 G. iu gjet një pushkë në shtëpi”.
Kështu vazhdohet edhe për dhjetra familje dhe familjarë të tjerë. Përshembull një fakt interesant është pasqyrimi i Ll.P. ku thuhet se gjatë Luftës N.Ç.L. “ka qenë komandant Balli, ka luftuar kundër partizanëve, ka plaçkitur popullin. Ju ka marrë florrinjtë e veshit grave, kudo kërkonte mish e bakllava”.
Vazhdon…

*Ne foto: Triska orrigjinale te ushqimeve te dhena ne vitin 1957
Fletore orrigjinale me te dhenat perkatese te vitit 1973
Pamja e brendshme e fletores.
Copyright Fatmir Terziu 2007
Nuk ka komente:
Posto një koment