e diel, nëntor 18, 2007

BANJA DREJT REALITETIT



Fatmir Terziu

Plot njëmbëdhjetë vjet më parë si gazetar i shtypit qendror në Tiranë që mbuloja Prefekturën e Elbasanit dhe të Korcës, pata rastin të gjendem në një demonstrim tipik të Dashamir Shehit, atëherë Zëvendëskryeministër i Shqipërisë në Banjë, në prani të ish-Presidentit Shqiptar Sali Berisha, ku i premtonte se c’do gjë për Banjën është gati. Kështu kanë kaluar gati njëmbëdhjetë vjet nga ajo kohë kur studimi i inxhinierëve shqiptarë sipas zotit Shehi, kishte përfunduar studimin.Por ajo që një e përditshme shqiptare thekson se “Projektet për kaskada mbi lumenj kërkojnë 10-20 vjet kohë” rrëzohet plotësisht me këtë fakt, për të cilin zoti Shehi duhet të shprehet imediatisht si promotor i asaj kohe.



Sipas mediave shqiptare “Ka qenë Këshilli Kombëtar i Ujit, që ka miratuar, në mbledhjen e datës 30 qershor të këtij viti, projektin e ndërtimit të tre hidroçentraleve mbi lumin Devoll. Vendimi u miratua nga Këshilli, bazuar në projektet e kompanisë së njohur austriake EVN. Kjo kompani, sipas kryeministrit, kishte paraqitur projekte për ndërtimin e tre HEC-ve me kapacitet rreth 400 megavat së bashku. Këto HEC-e do të ndërtohen bazuar në një sistem tunelesh rreth 50 km të gjatë. Shuma e investimeve për realizimin e tyre do të jetë nga 700 milionë deri në 1 miliardë euro”. Plot njëmbëdhjetë vjet më parë si e i shtypit qendror në Tiranë që mbuloja Prefekturën e Elbasanit dhe të Korcës, pata rastin të gjendem në një demonstrim tipik të Dashamir Shehit, atëherë Zëvendëskryeministër i Shqipërisë në Banjë, në prani të ish-Presidentit Shqiptar Sali Berisha, ku i premtonte se "c’do gjë për Banjën është gati". Kështu kanë kaluar gati njëmbëdhjetë vjet nga ajo kohë kur studimi i inxhinierëve shqiptarë sipas zotit Shehi, "kishte përfunduar studimin". Por ajo që një e përditshme shqiptare thekson se “Projektet për kaskada mbi lumenj kërkojnë 10-20 vjet kohë” rrëzohet plotësisht me këtë fakt, për të cilin zoti Shehi duhet të shprehet imediatisht si promotor i asaj kohe. Ndërtimi i Hidrocentralit të Banjës ka rrëndësi të padiskutueshme dhe ka vlera për energjetikën shqiptare.

HOLLYVUDI LEKSION KULTURËS POPULLORE NË BALLKAN


Nga Fatmir Terziu
Po në Shqipëri a mendohet një gjë e tillë? A duhet parë kjo nismë në zyrat e “Kulturës Popullore”? Të paktën të mos ngrihen më buste si ai i të Madhit Isuf Myzyri në Elbasan (qe e kane bere te vogel) që duket se nuk i përshtatet fare figurës së tij krijuese e madhore dhe duket krejt jashtë mode në sheshin ku është vendosur. Ndoshta ka edhe shembuj të tjerë. Po koha ka thirur në skenë mençurinë dhe krijimtarinë për të ftuar në vallen tënde Perëndimin e munguar, interesin e tij në vendin tonë të bukur.

E gjitha ka nisur në një kohë ndryshe. Në një kohë synimesh të reja në fushën e kulturës popullore. Dhe në këto synime padyshim ajo që lidhet me populloren e kulturës është interesi, biznesi. Biznesi normalisht ushqen kulturën Popullore, dhe kështu në këtë zinxhir synohet mirëkuptimi i kësaj nisme ballkanike, që tenton me Herronjtë e Hollyvudit të ndërtojë biznes e turizëm. Pra një nismë që duhet parë mirë dhe duhet studiuar në zyra, në zyra me kulturë për Kulturën dhe Populloren e përfitimit. Ka nisur në Zitiste të Serbisë nga një kameraman 28 vjeçar që mblodhi 5000 Euro të fiksojë në bust Rokin e mirënjohur legjendë ndërkombëtare të Hollyvudit. Bojan Marçeta, që kritikon gjakderdhjen dhe akuzon ish-liderët e vendit të vet që sollën gjakderdhje, shprehet se nuk meritojnë buste gjakderdhësit por Herronjtë, të cilët na kanë sjell emocione të papërsëritshme. Herronjtë sjedhin shanse, sjedhin turistë, sjedhin zhvillim, se veprat e tyre njihen dhe janë në shërbim të Kulturës Popullore.
Pra e thënë figurative: Hollyvudi po i jep leksione Kulturës Ballkanike. Hollyvudi po i fal një borxh, ndoshta të munguar në skenarët e tij. Kështu në Çaçak, planifikohet të ndërtohet një statujë e autores së “Mos më prekni” (Unë dua trupin tuaj) Samantha Fox. Në afërsi të Mostarit në Bosnjë është ngritur busti i Bruce Li, si simbol uniteti etj. Po në Shqipëri a mendohet një gjë e tillë? A duhet parë kjo nismë në zyrat e “Kulturës Popullore”? Të paktën të mos ngrihen më buste si ai i të Madhit Isuf Myzyri në Elbasan (qe e kane bere te vogel) që duket se nuk i përshtatet fare figurës së tij krijuese e madhore dhe duket krejt jashtë mode në sheshin ku është vendosur. Ndoshta ka edhe shembuj të tjerë. Po koha ka thirur në skenë mençurinë dhe krijimtarinë për të ftuar në vallen tënde Perëndimin e munguar, interesin e tij në vendin tonë të bukur.