Nga Fatmir Terziu
E gjitha ka nisur në një kohë ndryshe. Në një kohë synimesh të reja në fushën e kulturës popullore. Dhe në këto synime padyshim ajo që lidhet me populloren e kulturës është interesi, biznesi. Biznesi normalisht ushqen kulturën Popullore, dhe kështu në këtë zinxhir synohet mirëkuptimi i kësaj nisme ballkanike, që tenton me Herronjtë e Hollyvudit të ndërtojë biznes e turizëm. Pra një nismë që duhet parë mirë dhe duhet studiuar në zyra, në zyra me kulturë për Kulturën dhe Populloren e përfitimit. Ka nisur në Zitiste të Serbisë nga një kameraman 28 vjeçar që mblodhi 5000 Euro të fiksojë në bust Rokin e mirënjohur legjendë ndërkombëtare të Hollyvudit. Bojan Marçeta, që kritikon gjakderdhjen dhe akuzon ish-liderët e vendit të vet që sollën gjakderdhje, shprehet se nuk meritojnë buste gjakderdhësit por Herronjtë, të cilët na kanë sjell emocione të papërsëritshme. Herronjtë sjedhin shanse, sjedhin turistë, sjedhin zhvillim, se veprat e tyre njihen dhe janë në shërbim të Kulturës Popullore.Po në Shqipëri a mendohet një gjë e tillë? A duhet parë kjo nismë në zyrat e “Kulturës Popullore”? Të paktën të mos ngrihen më buste si ai i të Madhit Isuf Myzyri në Elbasan (qe e kane bere te vogel) që duket se nuk i përshtatet fare figurës së tij krijuese e madhore dhe duket krejt jashtë mode në sheshin ku është vendosur. Ndoshta ka edhe shembuj të tjerë. Po koha ka thirur në skenë mençurinë dhe krijimtarinë për të ftuar në vallen tënde Perëndimin e munguar, interesin e tij në vendin tonë të bukur.
Pra e thënë figurative: Hollyvudi po i jep leksione Kulturës Ballkanike. Hollyvudi po i fal një borxh, ndoshta të munguar në skenarët e tij. Kështu në Çaçak, planifikohet të ndërtohet një statujë e autores së “Mos më prekni” (Unë dua trupin tuaj) Samantha Fox. Në afërsi të Mostarit në Bosnjë është ngritur busti i Bruce Li, si simbol uniteti etj. Po në Shqipëri a mendohet një gjë e tillë? A duhet parë kjo nismë në zyrat e “Kulturës Popullore”? Të paktën të mos ngrihen më buste si ai i të Madhit Isuf Myzyri në Elbasan (qe e kane bere te vogel) që duket se nuk i përshtatet fare figurës së tij krijuese e madhore dhe duket krejt jashtë mode në sheshin ku është vendosur. Ndoshta ka edhe shembuj të tjerë. Po koha ka thirur në skenë mençurinë dhe krijimtarinë për të ftuar në vallen tënde Perëndimin e munguar, interesin e tij në vendin tonë të bukur.
Nuk ka komente:
Posto një koment