Nga Fatmir Terziu
Korporali Martin Kampbell, ka shërbyer në Kosovë. Ai shërbeu në një kohë që shënoi një shpresë të madhe historike për fatin e një populli në vuajtje shekullore dhe një okupacion të trefisht; politik, fizik dhe moral. Ai shërbeu në mesin e trupave të vendit mik Britanisë, që me forcën e së drejtës iu deklarua Kosovës dhe iu përkushtua me cdo mjet të ardhmes së saj. Në rrjeshtin e madh të ushtarëve britanikë që përcollën këtë mesazh ishte edhe Martin Kampbell, 40 vjec, që ndërroi jetë pak ditë më parë në Clive Barraks në Tern Hill, afër Market Drayton. Ai vdiq në një aksident dhe la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël që jetojnë në Halifax. Ai ka shërbyer si prapavijë mjekësore në Kosovë, Sierra Leone dhe Irak, ku ndodhet edhe një kontigjent trupash nga Shqipëria përkrah forcave të NATO-s. Shërbimi i tij prej më se 21 vjetësh ka përfshirë edhe Irlandën e Veriut dhe ka qenë një model për të tjerët, është thënë nga eprorët e tij të Regjimentit ku ai bënte pjesë. Si një pjesë përbërëse e trupës ushtarake mjekësore ai ka tentuar me gjithë shpirt të shpëtojë jetë njërëzish në Kosovë dhe në të gjitha vendet ku ai ka shërbyer më parë.
...Në rrjeshtin e madh të ushtarëve britanikë që përcollën mesazhin e Lirise ishte edhe Martin Kampbell, 40 vjec, që ndërroi jetë pak ditë më parë në Clive Barraks në Tern Hill, afër Market Drayton. Ai vdiq në një aksident dhe la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël që jetojnë në Halifax. Ai ka shërbyer si prapavijë mjekësore në Kosovë...
Korporali Martin Kampbell, ka shërbyer në Kosovë. Ai shërbeu në një kohë që shënoi një shpresë të madhe historike për fatin e një populli në vuajtje shekullore dhe një okupacion të trefisht; politik, fizik dhe moral. Ai shërbeu në mesin e trupave të vendit mik Britanisë, që me forcën e së drejtës iu deklarua Kosovës dhe iu përkushtua me cdo mjet të ardhmes së saj. Në rrjeshtin e madh të ushtarëve britanikë që përcollën këtë mesazh ishte edhe Martin Kampbell, 40 vjec, që ndërroi jetë pak ditë më parë në Clive Barraks në Tern Hill, afër Market Drayton. Ai vdiq në një aksident dhe la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël që jetojnë në Halifax. Ai ka shërbyer si prapavijë mjekësore në Kosovë, Sierra Leone dhe Irak, ku ndodhet edhe një kontigjent trupash nga Shqipëria përkrah forcave të NATO-s. Shërbimi i tij prej më se 21 vjetësh ka përfshirë edhe Irlandën e Veriut dhe ka qenë një model për të tjerët, është thënë nga eprorët e tij të Regjimentit ku ai bënte pjesë. Si një pjesë përbërëse e trupës ushtarake mjekësore ai ka tentuar me gjithë shpirt të shpëtojë jetë njërëzish në Kosovë dhe në të gjitha vendet ku ai ka shërbyer më parë.
Komuniteti ynë, që mban emrin e legjendarit “Sir Norman Wisdom”, ndjen të arsyeshme të shpreh dhimbjen e tij për humbjen e njërëzve miq si Korporali Martin Kampbell. Për këtë iu dërgua një telegram familjes së tij dhe komandës ku ai kryente shërbimin ushtarak në profesionin e tij.“Ne vlerësojmë cdo shërbim, në dobi të popullit shqiptar kudo ku jeton ai. Ne i jemi mirrënjohës mundit, sakrificave, gjakut dhe jetës së Miqve Britanikë që shërbyen me jetën e tyre në clirimin e Kosovës, në atë vit të mbrashtë dhe shpresëmadh për Kombin Shqiptar”. Tani kur Kosova pret Ditën e Pavarësisë, dhe ka gjetur përkrahjen e Miqve të vërtetë, humbja natyrale e miqve si Martin Kampbell është ende më e ndjeshme. Ata duhet të ishin midis nesh fizikisht të festonin Ditën e Madhe. Por edhe pse ata nuk do të jenë të tillë, ata do të mbeten në zemrat e gjithë popullit shqiptar si një kujtesë dhe vlerë e pamohueshme historike, për t’ua përcjellë brezave që do t’a gëzojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
*********
“Ata” është një nocion, një fjalë, me një orrigjinë të shumëllojshme, me një kuptim të përgjithshëm, me një adresim mashkullor, me një sens vetëgjykues, me një argument që ngec tek ‘ata’, me një komunikim pranues vetëm për ‘ata’. “Ata’ është si një ‘gjë’. Një ‘gjë’ është vetëm e një prone, një gjë vështirë t’i përshtatet së tërës. Ajo është një gjë dhe ai është një gjë. Ata përbëjnë dy gjëra.
“Ata” mbart mesazh, përcjell interes, paragërmon historicitet dhe tenton fokusim në vetë kompozitën e gjykimit për “ATA”. Por a duhet që “ATA” të kuptohet njëlloj nga një gjuhë në tjetrën? Në shqip ajo është përkatësi dhe pronësi mashkullore, dhe gjitone e të kundërtës “ATO”, femërores shqiptare. Në gjuhë të tjera, për shembull në gjuhën angleze, Middle English, from Old Norse their, masculine pl. demonstrative and personal pron.; see to- in Indo-European roots.], pra shihet qartë se kë përfaqëson “ATA”, sidomos kur “ATA” rrokin një argument për të pështjellë një Komb, Kombin, për Kombin, KOMB… Ata është e mund të jetë popull, por jo “ATA” edhe pse flitet për njërëzit në gjuhen shqipe nuk mund të sakrifikojnë kuptimin për t’u përfshirë logjikisht në nocionin popull. Dihet kush hyn ne kete nocion… [njerezit padyshim, por cilet njerez perbejne nocionin Komb] ‘Ata’ [eshte] janë burim i vetës së tretë të shumësit, burim gjuhësor i sensit semiotik… ‘Ata’ ka lidhje me pjesëmarrjen, por jo pjesëmarrja e tyre mund të quhet ende, si një nocion ‘i njërëzve’, ‘banorëve kompozues brenda kompozitave; shtet, komb, popull, apo edhe të tjerave’ të përmendura…
Shkurt, ‘ATA’, e vecuar përbën problem, e pergjithesuar nuk anashkalohet pa analize! ‘Ata’ adreson dhe nuk zgjidh…
****
Nuk ka popull më të vështirë për t’u kuptuar sesa ata. Megjithëse kanë një shtet, ata aktualisht janë të shpërndarë. Aftësia e tyre për t’u përshtatur është e njohur. Ata mund t’i gjesh mes shumë të tjerëve dhe gjuhën e kulturën e tyre i ruajnë më fort sesa gjërat më të shtrenjta.
Shumë thonë se ata ngjajnë, por kush i njeh mirë mendon se ata janë shumëllojësh. Mes tyre mund të gjenden njerëzit më të mirë e më të këqinj. Ata janë ndryshe nga të tjerët, por vecanërisht kundërshtarë të njëri-tjetri.
Ndërsa shumë etni jane zhdukur, ata admirohen për mbijetesën e tyre. Eshtë ndoshta i vetmi, ndër kombet e vegjël në numër, që sot mund të gjendet kudo në botë. Kjo si pasojë edhe e ndonjë eksodi që vetëm për nga numri dhe vuajtjet mund të krahasohet me atë biblik, sepse kanë ikur për të shpëtuar nga shtypja a skamja, por lënë pas tokë e premtuar. Mes popujve të lashtë, ata janë ndoshta të vetmit që vazhdojnë të enden.
Ka patur kohëra kur ata janë zhdukur, por kanë dalë përsëri, me emër tjetër, dhe sot janë më të shumtë në numër sesa kurrë ndonjëherë. Më pak se 100 vjet më parë ata nuk kishin as shtet, as gjuhë të njësuar, dhe sot ende nuk janë të gjithë bashkë. Me afro gjysmën e popullsisë në 5 kontinente, shumë prej tyre sot flasin në dhjetra gjuhë, por jo në gjuhën e vet. Për disa prej tyre feja e të parëve është si një thes i shkundur, ndërsa numri i atyre pa të vazhdon të jetë i madh.
Ndonjë thotë se më mirë do të kishte qenë sikur të kishin harruar se kush ishin. Po ata nuk mund të harrojnë, as shumica e tyre nuk do. Dhe kjo shtron cështjen; çfarë i shtyn këta njerëz të mbeten ata që janë? Cila është natyra e asaj lidhjeje me të parët, që secili ndjen kur thotë “Unë jam…?” Apo mos është kjo krenari qe ata e përdorin për të fshehur zhgënjimin a mposhtur humbjen? Dihet se kjo ndjenjë i ka shoqëruar ata që nga fillimi i historisë dhe është përtërirë më shumë se një herë, vecanërisht pas periudhave të vështira, ose kur ata janë rrudhur e zmbrapsur në hapësira më të ngushta sesa më parë.
Monday, December 24, 2007
Nga Fatmir Terziu
“Ata” është një nocion, një fjalë, me një orrigjinë të shumëllojshme, me një kuptim të përgjithshëm, me një adresim mashkullor, me një sens vetëgjykues, me një argument që ngec tek ‘ata’, me një komunikim pranues vetëm për ‘ata’. “Ata’ është si një ‘gjë’. Një ‘gjë’ është vetëm e një prone, një gjë vështirë t’i përshtatet së tërës. Ajo është një gjë dhe ai është një gjë. Ata përbëjnë dy gjëra.
“Ata” mbart mesazh, përcjell interes, paragërmon historicitet dhe tenton fokusim në vetë kompozitën e gjykimit për “ATA”. Por a duhet që “ATA” të kuptohet njëlloj nga një gjuhë në tjetrën? Në shqip ajo është përkatësi dhe pronësi mashkullore, dhe gjitone e të kundërtës “ATO”, femërores shqiptare. Në gjuhë të tjera, për shembull në gjuhën angleze, Middle English, from Old Norse their, masculine pl. demonstrative and personal pron.; see to- in Indo-European roots.], pra shihet qartë se kë përfaqëson “ATA”, sidomos kur “ATA” rrokin një argument për të pështjellë një Komb, Kombin, për Kombin, KOMB… Ata është e mund të jetë popull, por jo “ATA” edhe pse flitet për njërëzit në gjuhen shqipe nuk mund të sakrifikojnë kuptimin për t’u përfshirë logjikisht në nocionin popull. Dihet kush hyn ne kete nocion… [njerezit padyshim, por cilet njerez perbejne nocionin Komb] ‘Ata’ [eshte] janë burim i vetës së tretë të shumësit, burim gjuhësor i sensit semiotik… ‘Ata’ ka lidhje me pjesëmarrjen, por jo pjesëmarrja e tyre mund të quhet ende, si një nocion ‘i njërëzve’, ‘banorëve kompozues brenda kompozitave; shtet, komb, popull, apo edhe të tjerave’ të përmendura…
Shkurt, ‘ATA’, e vecuar përbën problem, e pergjithesuar nuk anashkalohet pa analize! ‘Ata’ adreson dhe nuk zgjidh…
****
ATA
nga Astrit LulushiNuk ka popull më të vështirë për t’u kuptuar sesa ata. Megjithëse kanë një shtet, ata aktualisht janë të shpërndarë. Aftësia e tyre për t’u përshtatur është e njohur. Ata mund t’i gjesh mes shumë të tjerëve dhe gjuhën e kulturën e tyre i ruajnë më fort sesa gjërat më të shtrenjta.
Shumë thonë se ata ngjajnë, por kush i njeh mirë mendon se ata janë shumëllojësh. Mes tyre mund të gjenden njerëzit më të mirë e më të këqinj. Ata janë ndryshe nga të tjerët, por vecanërisht kundërshtarë të njëri-tjetri.
Ndërsa shumë etni jane zhdukur, ata admirohen për mbijetesën e tyre. Eshtë ndoshta i vetmi, ndër kombet e vegjël në numër, që sot mund të gjendet kudo në botë. Kjo si pasojë edhe e ndonjë eksodi që vetëm për nga numri dhe vuajtjet mund të krahasohet me atë biblik, sepse kanë ikur për të shpëtuar nga shtypja a skamja, por lënë pas tokë e premtuar. Mes popujve të lashtë, ata janë ndoshta të vetmit që vazhdojnë të enden.
Ka patur kohëra kur ata janë zhdukur, por kanë dalë përsëri, me emër tjetër, dhe sot janë më të shumtë në numër sesa kurrë ndonjëherë. Më pak se 100 vjet më parë ata nuk kishin as shtet, as gjuhë të njësuar, dhe sot ende nuk janë të gjithë bashkë. Me afro gjysmën e popullsisë në 5 kontinente, shumë prej tyre sot flasin në dhjetra gjuhë, por jo në gjuhën e vet. Për disa prej tyre feja e të parëve është si një thes i shkundur, ndërsa numri i atyre pa të vazhdon të jetë i madh.
Ndonjë thotë se më mirë do të kishte qenë sikur të kishin harruar se kush ishin. Po ata nuk mund të harrojnë, as shumica e tyre nuk do. Dhe kjo shtron cështjen; çfarë i shtyn këta njerëz të mbeten ata që janë? Cila është natyra e asaj lidhjeje me të parët, që secili ndjen kur thotë “Unë jam…?” Apo mos është kjo krenari qe ata e përdorin për të fshehur zhgënjimin a mposhtur humbjen? Dihet se kjo ndjenjë i ka shoqëruar ata që nga fillimi i historisë dhe është përtërirë më shumë se një herë, vecanërisht pas periudhave të vështira, ose kur ata janë rrudhur e zmbrapsur në hapësira më të ngushta sesa më parë.
Shikoni Elbasanin me debore:
Me shume per Elbasanin...ketu
Nuk ka komente:
Posto një koment