e martë, dhjetor 11, 2007

ISH KRYEMINISTRI I KOSOVËS NGA LONDRA: KOSOVA SHUMË SHPEJT E PAVARUR




Qëndra Irlandeze në Kampden mblodhi të martën në mbrëmje jo si zakonisht anëtarët e preferuar të saj, Irlandezët që banojnë në atë zonë të Londrës. Visitorë të saj u bënë për gati dy orë pjesëtarët e një komuniteti tjetër, atij që erdhi në Britaninë e Madhe në kohë lufte, terrori dhe represioni masiv të përzënies me dhunë nga një diktator në dhënie shpirt e sipër. Qindra shqiptarë të Kosovës me banim në Mbretërinë e Bashkuar, ishin në fakt ata që dëgjuan, pyetën dhe duartrokitën, ish Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Zef Mazin. Pas një pritjeje festive të grupit të fëmijëve të Komunitetit Shqiptar dhe fjalëve shpotitëse poetike të Selman Lokajt, vendin e humorit dhe gazmores e zuri në podium fjala e Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe i votuar në zgjedhjet e fundit për të Kryesuar Mitrovicën, Bajram Rexhepit. Foli me një gjuhë të thjeshtë e të qartë, modest dhe i kuptueshëm. Një risi politike të cilën e shfaqi mjeshtërisht dhe bukur, duke shmangur potencialin emocional, që ka përfshirë militantizmin dhe shtirjen ‘patriotike’. Dr Bajram Rexhepi tha se vinte nga një leksion publik në Universitetin Ekonomik të Londrës (LSE) ku pyetjet që ii shin drejtuar tregonin se Kosova sot nuk është vetëm në vëmendjen e politikanëve, gazetarëve, gazetave, televizioneve, mediave, shqiptarëve, por edhe një shqetësim i auditoreve, një shqetësim i intelektualëve të tanishëm e të ardhshëm…

Vazhdon…

Nuk ka komente: