e shtunë, dhjetor 15, 2007

GJËRA QË DUHEN BËRË PËRPARA SE TË JENI TEK 40-AT



Nga Fatmir Terziu
Bëni recetën tuaj të suksesit dhe pastaj uluni t’a gëzoni atë

Është thënë e stërthënë se puna bëhet e vështirë edhe më e vështirë pasi ke mbushur të 40-at. Padyshim, disa gjëra janë të vështira, sidomos ngritja herët në mëngjez pa dhimbje të mezit e të kockave. Por në disa vende dhe organizime puna pas 40-tave gjen më shumë hapësirë dhe bëhet e këndshme. Përkushtimi mund të jetë më i rëndë, por pas 40-tave ju mund të jeni vlerësuar për eksperiencën tuaj, dijen dhe gjykimin, ndoshta jo për mundësinë për të punuar shume orë çdo ditë. Shumë nga sukseset e grumbulluara pas të 40-ave janë ato që kanë filluar në fakt pas urimit që ke marrë në festën e bukur të 40 vjetorit të lindjes.
Po cilat janë gjërat që mund të quhen të drejta?
Pikësëpari bëj detyrën tënde të shtëpisë; mëso çdo gjë që duhet për biznesin, zanatin apo profesionin tënd para se ditët kalanderike të vitit që shënon 40 për ju, t’ju gjej në tryezën e festës. Unë mësova si të bëj montazhin në disa programme të avancuara që nga Final Cut Pro, Avid e deri tek Pas effekteve, adobe, motion, dreamweaver pa arritur në këtë prag. Shkurt unë bëra masterin e profesionit tim në një kohë që m’u duk e përshtatshme të shënoj një pikënisje të bukur, për të mënjanuar kusuret e kurrizit dhe të kockave që shfaqen pas të 40-ave.
Pas të 40-ave, për shembull Leonard Bernstein, ka shkruar Historinë e Anës Perëndimore dhe u bë i njohur si një dirigjent dhe kompozitor i shkëlqyer. Pas të 40-ave, Charles Bluhdorn, u kujdes si për një beb për biznesin e tij në një sukses prej disa milion në vit.
I madhi Fan Stlian Noli pas të dyzetave shënoi disa suksese, madje studio edhe për muzikë. Shëtitja deri në mesnatë ndoshta është e mirë në të njëzetat, ndoshta aty nga 30-at, por të mësosh në pragun e të dyzetave është një tejkalim energjish dhe një domosdoshmëri e madhe shtytëse drejt një të ardhmeje të lehtë drejt suksesit. Kjo ka të bëjë edhe me shansin e përvojës që ke dhe pjekurisë së viteve mbi kurriz.
Së dyti, ndërto stilin tënd personal të jetës. Para se të arrish këtë kufi mëso se cila është më e përshtatshme për aktivitetin tuaj…
E treta, vendos jetën tuaj emocionale…
Së katërti…

Vazhdon në Fjala e Lirë

Gjithashtu në Fjala e Lirë sot mund të lexoni:
1. I PAHARUARI JON HUSTON, nga filmi Mbretëresha e Afrikës. Po me Shqipërinë c’farë e lidh atë?
2. OSTIA, PORTA E HYRJES NË ROMËN IMPERIALE
3. MËSIME TË REJA NGA DUAR TË VJETËR. Cilat janë këto duar në Mbretërinë e Bashkuar?

Nuk ka komente: