e enjte, gusht 28, 2008

Arshi Pipa zbulohet letra e studiuesit, ku mbronte Kadarenë




John Hampson
Serpentt's Tail Publishing
26 Westbourne Grove
London W2 5RH

I dashuri Xhon,
M'u deshën disa ditë për të punuar për bocat, të cilat po t'i kthej të korrigjuara. Ju pyetët për shpjegimet e mia. Ja ku i keni, bazuar në korrigjimet e mia dhe shpjegimet në bocat. F. 9 (Faqe 9), "Një Shënim për Shqiptimin". - Redaktori jep ekuivalentin anglez të 8 shkronjave shqiptare, duke lënë jashtë gjithë gamën e zanoreve, a, e, ë, i, o, u, y, si edhe katër bashkëtingëllore dhe grup bashkëtingëlloresh, dh, ll, nj, r, rr, të gjitha të shqiptuara ndryshe nga homologet e tyre angleze. Nga tetë shkronjat shqiptare të cituara, 2, q dhe gj, janë shpjeguar gabimisht. Unë korrigjova dhe shtova atë çka mungonte. Një Shënim për Shqiptimin ishte vërtet i nevojshëm, nisur nga numri i madh i emrave tipik dhe gjeografik që ndodhen në roman...... F. 41. - Në këtë faqe autori diskuton impotencën e Maksutit. Djali tregimtar "kureshtar" ka kuptuar se çifti i kundërt lidhur|zgjidhur 'tied-up|untied' ka kuptim seksual. Redaktori mund të mos ketë pëlqyer interpretimin tim të termave. Dhe ai mund të ketë të drejtë. Por këtu unë do të doja që ai të gjente një shprehje më të mirë anglisht, një që të sugjeroj 'potencë|impotencë' pa e lexuar rrokje për rrokje, siç ka bërë; "Jo shumë vonë unë e kuptova se Maksuti ishte bërë i paaftë për të kryer detyrën e tij bashkëshortore". Fjalia nuk ekziston në tekst; redaktori është ngushëlluar me një improvizim të rastit për të shprehur atë që autori vetëm sa bën aluzion. Për më tepër, "kryerja e detyrës bashkëshortore" bie erë Viktorianizëm - - gjuha e një puritani. Kjo gjithashtu prish atmosferën e kërshërisë {'kureshtar' është rrokjezuar dy herë në tekst} që informon teksti. Patosi seksual kthehet në rënie seksuale. Sërish, gruaja Xhexho e quan Maksutin "një djalë i fuqishëm {potent}, jo një djalë 'të pashëm', siç e ka redaktori atë. Mos është femër redaktori? Sidoqoftë, në Angli, gjithashtu, ka gra që mund ta quajnë një lopatë një lopatë dhe një penis një mik. Një minus i dyfishtë në redaktim....

Redaktori ka tredhur
mesazhin politik
F. 215, " 'Dadadada! Tatatata!" - Unë kam shpjeguar {shënimet e mia 61 dhe 67} që dërdëlitjet e dy fëmijëve imitojnë ritmin e sloganeve më në zë, ato të Partisë Komuniste dhe ato të Ballit Kombëtar. Redaktori ka parapëlqyer të tij "dadadada", që tregon sesi e ka kuptuar ai Kadarenë. F. 229, "Balli Kombëtar". - A pret lexuesi të mësojë çfarë është Balli Kombëtar pa një shënim përkatës? E njëjta mund të thuhet për shumë emra të personave politikë që dalin në tekst. Redaktori i ka hequr gjithë këto shënime historike. Sidoqoftë novela është edhe një novelë historike, veçanërisht drejt fundit të saj. Me lënien jashtë të shënimeve historike, redaktori ka treguar se ai {ajo} është i interesuar në histori jo më shumë sesa janë Stalinistët shqiptarë. F. 242, ". . . .'Mensat komuniste të një lloji si', komenton hallë Xhemo zhytur në mendime" - Unë e fshiva fjalën e tepërt "të një lloji si" dhe ndryshova "komunist" me "të përbashkëta", për ta bërë rimën e frazës me "mensa të përbashkëta" {shiko} në faqen 93, sepse e njëjta frazë, mensa të përbashkëta' shfaqet këtu si atje. Hallë Xhemo nuk i do fashistët italianë {mensa është një fjalë italiane me ngjyrim të theksuar fashist} ashtu siç nuk i do as komunistët {i përbashkët 'common'}. Për të fashistët dhe komunistët janë dy anë të së njëjtës monedhë. Sigurisht Kadare nuk pajtohet me Xhemon. Ai jep, megjithatë, identifikimin nga ana e saj të dy ideologjive përmes një rime të largët, i. e., ajo lidh dy ideollogjitë kur në të njëjtën kohë i largon ato - një teknikë letrare e fshehtë me anë të së cilës ai përçon mospëlqimin e tij për totalitarizmin në përgjithësi. Unë nuk përfshijë një shënim për këtë rimë të largët për të mos mbingarkuar dorëshkrimin. Dhe po e shtoj atë këtu për ta bërë redaktorin të kuptojë se çfarë ka harruar, këtu si edhe gjetiu, duke tredhur kështu mesazhin politik të novelës. Bocat përmbajnë korrigjime të tjera, gjithashtu. Por kjo është, mendoj unë, më shumë seç duhet për të konkluduar që redaktimi është i pakujdesshëm dhe më tepri, gjuha e tij puritane dhe me pretendime. Redaktori ka një mani për të ndryshuar, shpesh krejt në mënyrë të panevojshme. Shembuj: "Qyteti nuk mund të falë njeriun që e kishte turpëruar atë" nuk përmirëson 'Qyteti mori hakun ndaj sfiduesit të tij' dhe " . . . . ata vrapuan në shtëpi me ne me të njëjtën shpejtësi të tërbuar', është më e dobët se imja ' atëherë ne të gjithë vrapuam në shtëpi me shpejtësi të rrezikshme'. Nuk duhen mohuar pak përmirësime stilistike dhe gjuhësore, lidhur me punën e redaktorit dhe kompetencën. Ndonëse ai e tepron këtë si zakonisht. Redaktimi tregoi gjithashtu keqkuptime të psikologjisë së novelës, folklorit dhe politikës ndërsa dështoi gjithashtu të vepronte në përputhje të plotë me aluzionet që bën autori dhe argumentet e tij të shkëlqyera gjuhësore. Ndonëse redaktori ishte pajisur me një listë prej 73 shënimesh shpjeguese gjuhësore dhe historike, prej të cilave ai ka shfrytëzuar vetëm një {shënimin 20} për të shpjeguar kuptimin në shqip të emrit Italian Muti, 'shit-mut'. Edhe ky është djallosur nga puritanizmi i tij, duke zëvendësuar 'shit' me 'jashtëqitje njerëzore'. Redaktori gjithashtu ishte pajisur me një ese prej 28 faqesh, 12 prej të cilave trajtonin veprën Kronikë në Gur, ku unë shtjelloj historinë e krijimit të novelës {dy botime para këtij përfundimtarit}, psikologjinë e karaktereve, dhe folklorin e qytetit në të cilin novela është zhytur, kur gjithashtu është shqyrtuar bashkëkomunikimi i dy temave kryesore, seksit dhe politikës, i.e., seksi i ndyrë dhe terrori stalinist. Unë gjithashtu kam identifikuar teknikat subversive të përdorura nga Kadare për të përçuar mesazhin e tij. Kam përshtypjen se redaktori as që e ka lexuar esenë time, që është, do të guxoja të thosha, studimi i parë serioz për Kadarenë deri tani. Nëse redaktori do t'i kishte kushtuar vëmendje asaj që unë kam shkruar në esenë time, ai nuk do të binte në gabimet e mungesave të shpjeguara. Një përkthim prej dijetari është kthyer kështu në një komercial që jo vetëm tradhton shpirtin e tekstit, por nuk i shërben mirë as trajtimit si një mall i thjeshtë. Pa shënimet, lexuesi nuk do të kuptojë shumë hollësi dhe pikat e errëta mund të bëjnë të pakëndshëm tërë librin.

Novela e Kadaresë meriton të bëhet e njohur në botë
Ju do të kujtoni që, kur ju takova në Londër për të diskutuar publikimin e dorëshkrimit tim, nuk e përmenda çështjen e honorareve. Ajo që ishte dhe është e rëndësishme për mua, është që dorëshkrimi të botohej, novela e Kadaresë meriton të bëhet e njohur në botë për arsye të meritave të tij artistike dhe domethënieve politike, siç është treguar nga eseja ime dhe shënimet. Fjalori Enciklopedik Shqiptar {1965} përshkruan veprën si një që "kritikon psikologjinë provinciale dhe traditën e prapambetur". Sidoqoftë, kritika e psikologjisë provinciale dhe tradita e prapambetur shërben për të mbuluar metodat mizore të Stalinizmit shqiptar për të kapur pushtetin nën drejtimin e një prej bijve më të dashur të Gjirokastrës, Enver Hoxhës. Një kriticizëm i tillë nuk mund të përçohet, veçse në një mënyrë të tërthortë, të drejtuar me një gjuhë entendre-me kuptim të dyfishtë duke ndërtuar sistemin e levave mbi teknikat si alegoria, simbolizmi, karikatura dhe grotesku, teknika që duhet të identifikohen për lexuesin, për të vlerësuar plotësisht kryeveprën narrative të Kadaresë. Në letrën time të 12 dhjetorit 1985, unë shkruaja: [Unë e kuptoj që] redaktimi do të rezultojë në disa ndryshime bërë ndaj tekstit të përkthyer. Unë e kuptoj që kjo do të jetë e tillë që të mos dëmtojë kuptimin e tekstit origjinal. Kadareja luan me gjuhën në një mënyrë kaq të hollë, saqë nganjëherë ndryshimi i një fjale, madje edhe i një presjeje, mund të ndryshojë tërësisht kuptimin e asaj që ai dëshiron të përçojë". Përgjigja juaj {e 18 dhjetorit 1985} ishte: Siç e dini, të dy, Xhoni dhe unë ishim përfshirë në publikimin e veprave, në përkthimin për një numër vitesh tashmë dhe ne mendojmë që jemi shumë të ndjeshëm për nevojat specifike të teksteve të tilla . . . . Siç e keni nxjerrë ju në pah, ka finesë të madhe në shkrimin e Kadaresë dhe ne synojmë të garantojmë se asnjë nga këto aspekte të shkrimit të tij të mos humbasë në përkthim". A keni mbajtur fjalën? Nuk e keni mbajtur. Për më tepër, ju keni përdorur mënyra të tërthorta në përballjen me mua. Pas një heshtjeje të zgjatur, ju më shkruajtët një letër, në të cilën më prezantuat me fait açompli të një botimi të dorëshkrimit tim, nga i cili, eseja ime hyrëse dhe shënimet ishin shuar. Titulli i dorëshkrimit tim, "Ismail Kadare: Kronikë në Gur. Përkthyer nga shqipja: Parathënia dhe Shënimet nga Arshi Pipa", nuk lë dyshim se unë synoja që dorëshkrimi të botohej siç ishte, i.e., me parathënien time dhe shënimet. Ju i keni eliminuar ato. Gjithmonë kam pasur bindjen se dorëshkrimi duhej të botohej siç ishte. Dhe ju nuk ma përmendët kurrë, me gojë apo me shkrim, që ju do të vepronit siç bëtë. Unë nuk do ta kisha pranuar kurrë ofertën tuaj, po të kisha ditur që ju synonit të mos pranonit veprën time prej dijetari siç keni bërë. Mënyra si jeni sjellë me mua, është manipuluese në shkallën më të lartë. Por unë e kuptoj se manipulimi shkon më tej. Ju gjithashtu keni lënë jashtë epilogun e novelës. A keni kërkuar lejen e autorit për të publikuar veprën e tij të gjymtuar? Nuk duket kështu nga teksti i letrës tuaj. Por, "Në vend të një Epilogu", tregon jo vetëm sesi ka marrë rrugë novela, por ajo gjithashtu përmban poetikën e autorit. Qartë, ju nuk jeni i interesuar për takëme të tilla, interesi juaj ka qenë vetëm sesi të bëni para me një vepër që pa diskutim do të bëhet një bestseller. Më lejoni t'ju bëj të qartë pozicionin tim në lidhje me epilogun e novelës. Edhe sikur autori ju garanton lejen për ta përjashtuar epilogun, ju nuk e kini lejen time. Sepse kjo do të më bënte mua bashkëfajtor duke ju ndihmuar të trajtoni si një mall diçka që është një vepër arti.
Vërtet, unë pata një dyshim për natyrën e publikimit tuaj, kur ju më thatë se ju do të donit të kishit një popullaritet të shkruanit një parathënie. Megjithatë, unë nuk mund ta imagjinoj që ju mund të vepronit siç bëtë. Unë tani po e përfundoj letrën time.
Ju nuk keni miratimin tim për të publikuar dorëshkrimin tim siç shfaqet në boca. Për të pasur miratimin tim, në pajtim me kushtet kërkohet
Sinqerisht
Arshi Pipa

Gerald Ford. Jr.-Tributet e Nje Burri Shtetit!-Nje figure imponuese ne histori!


Sipas "Time"
Pergatiti :Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Republika jone e lavdishme eshte nje Republike ku sundon :LIGJI! e jo politikanet. Ketu populli SUNDON!" Ai ishte me teper se nje figure madheshtore, se ju mund ta keni imagjinuar. Shume burra shteti, yje te kinematografise, njeres te shquar te letrave dhe mediave, -duken te thjeshte kur ju i shihni ne televizion apo fotot e tyre. Gerald Ford Jr. u cfaq nje figure imponuese ne histori. Ai ishte produkt i "Depression era"(ekonomi tejet e renuar), si nje hero i Luftes se Dyte Boterore, si nje lider i Luftes se Ftohte, ne Shtepine e Bardhe, si nje nenpresident dhe president, ne nje kohe kur Amerika po perballej, me luften aspak popullore ne Vietnam, Skandalin e Watergate-it dhe Richard Nixon. I rritur ne nje familje me probleme tejet te mprehta e te veshtira familjare, e cila e edukoi ate te asimiloje "artin e te komunikuarit e zgjidhjes se problemeve"Me vone, Gerald Ford Jr., do te dinte ta perdorte kete aftesi ne kohen e duhur, ne vendin e duhur, per te "lundruar"e mbijetuar ne mes te intrigave te Washingtonit. Nje dite te diele ne lutjen e mengjesit , te 8 Shtatorit 1974-s, kur nuk kishte me shume se nje muaj qe ishte emeruar ne postin e presidentit te SHBA-se, i vetem ne kishen presidenciale, ai shmangu reporteret dhe gazetaret e shumte te dera e kishes, te cilet po e merzisnin me pyetje te shumta rreth planeve ditore, ne menyre te vecante se:-C'fare do te bente ai me ish- presidentin Richard Nixon, i perfshire ne skandalin e Watergate-it. Sapo hyri ne zyre, ai i telefonoi nje senatori konservator, se po e falte Richard Nixon, per cfaredo lloj krimi qe mund te kishte bere ne zyren e tij. Ai i shprehet atij se :-Publiku ka te drejte te dije se per syte e Presidentit-Nixon eshte i paster".

Ford ishte nje politikan ne kuptimin me te mire, me domethenes te fjales. Ai diti si ta peshonte pushtetin e tij ne sherbim te interesave te publikut e nje President qe realisht pati vizione te qarta, per te ardhmen e nje kombi Ai ishte nje burre i hijshem, i pashem, fisnik e i thjeshte.

Morali dhe karakteri i Ford-it, spikatnin jo vetem virtualitet e dliresi, fisnikeri e ndershmeri, por edhe nga aftesia e tij. se si ai vinte ne funksion eksperiencat e tij jetesore, qe zakonisht formojne e zbulojne nje burre shteti e nje lider te admiruar. Ai kishte nje menyre te veten per te treguar karizmen dhe aftesite e tij, bente supriza e levizjet e duhura ne momente kritike te historise, me ulje ngritje-zmbrapsje e terheqje-disa te paracaktuara -disa aksidentale -si e kerkonte koha. Gerald Ford Jr. u lind ne Lesli Linch King. Babai i tij i vertete, ishte nje burre i pasur, bjond e i pashem, por nje njeri egoist, i pashpirt, xheloz e hokatar. Ai rrahu barbarisht, ne naten e pare te muajit te mjaltit, duke kercenuar me thike te koka nusen e tij, ndersa ajo po i jepte gji, femijes se tyre te porsalindur, nga xhelozia, vetem e vetem se ajo i dha nje buzeqeshje nje te panjohuri ne elevatorin e hotelit. Qe ate nate, ajo e le ate, duke u larguar se bashku me femijen e porsalindur. Me pas ajo do te martohet me nje shites bojrash, ku i jep femijes se porsalindur emrin e tij Gerald Ford Jr. Jeta e mesoi Ford-in, si te ruante sekrete. Mbas Luftes se dyte boterore, kur ai bente fushate per ne Kongres, ai i propozoi martese nje kercimtareje, shume e bukur dhe e divorcuar, e quajtur Betty Warren. Ai kerkoi prej saj ta mbanin sekret lidhjen e tyre, fejesen, duke mos i treguar as aresyen;"PSE?"Aresyeja:"Keshilltaret e tij politike e paten keshilluar se martesa me nje te divorcuar do t'i kushtonte atij votat midis konservatoreve. Cifti u martua menjehere, mbas fitores se Republikaneve. Ford hyri ne Kongres me 1949, dy vjet pas "vershimit", te veteraneve te rinj te Luftes se Dyte Boterore, si John F. Kennedy dhe Richard Nixon, te cilet e dinin dhe e kuptonin se Amerika duhej te qendronte ne skemen boterore per te kufizuar komunizmin dhe te perhapte Lirine, Demokracine. Ford ishte nje njeri ambicioz dhe i pelqente te sfidonte. Per te mbartur favoret dhe votat ai ishte kembengules ne ate c'ka kerkonte, ne mbledhjen e ndihmave per arken e Partise, duke udhetuar 200 dite ne vit. Ai e shihte rralle familjen e tij. Gruaja e tij, Betty, shpesh ankohej se ndjehej e vetmuar. Ford nuk kishte ndonje post ne parti. Si nje lider ne minorance, me 1960, ai kaperthehet keqas me presidentin Lindon Xhonson, duke e konfrontuar e sulmuar ate se nuk po ben sa c'duhet per te fituar luften ne Vietnam dhe duke e akuzuar ate per shperdorim te taksapaguesve me programin e perkrahjes sociale. Xhonson do ta therriste ate "budalla "e i "krisur".

Kur filluan te duken flakerimat e para te skandalit te Watergate-it, te "percellonin", Shtepine e Bardhe, Ford qendroi i heshtur dhe besnik. Nixon ishte i bindur se Ford ishte mjaft instrumental per te siguruar se"House Banking & Currency Comittee", nuk investiguan burimin se ku ishin printuar kartmonedhat $100 -she, te cilat shndrruan: Skandalin e Watergate-it! Per kete ai u shperblye duke marre vendin e nenpresidentit Spiro Agnew i cili pranoi pa kundershti te shlyente pagesat bankare dhe u detyrua te jepte doreheqjen, ne tetor 1973. Por Ford & Nixon, po shkonin drejt nje rreziku te paparashikueshem, -nga me intrigueset- i erret e i mbuluar me mister - qe ngjasonte se ne ato aktet e tragjedise shekspiriane. Por Ford nuk e njihte friken. Ai merrte vendime shume te veshtira. Ai vuri veton per 66 Bill-a(pagesa bankare), duke ja derguar Kongresit te kontrolluar nga Demokratet. I rrepte dhe i paparashikueshem, Ford shkarkoi kedo qe nuk i bindej atij, duke filluar qe me Haig, Sekretarin e Shtetit. Ai e detyroi Henry Kissinger te dorzoje titullin si nje Keshilltar i Sigurise Kombetare, duke i lene vendin nje tjetri, Brent Scowcroft. Ford, shkarkoi, sekretarin e Mbrojtjes, James Schelinger. Ai shkarkoi gjithashtu edhe nenpresidentin e tij, Nelson Rockfeler, nga GOP-ja, me 1976. Ate e vriste shume ndergjegja qe potretizohej si nje nga Presidentet e pare qe deshtoi me Luften ne Vietnam, dhe qe ai nuk nderhyri, kur Saigoni perfundimisht ra, me 1975. I sulmuar nga lajme jo te mira dhe pakenaqesia e publikut, qe ai fali Nixon, Ford filloi fushaten me 25 pike me poshte se rivali i tij demokrat Jimmy Carter.

Nje nga trashegimite me karakteristike te Ford-Era, qe ndjehet edhe sot ne Shtepine e Bardhe --eshte perpjekja nga dy lidere -Rumsfeld & Cheney -per te ringjallur -FUQINE E PRESIDENCES. Ata ishin te rinj e ambicioze, kur ata sherbyen ne stafin e presidences se Ford-it, ne nje kohe kur vete Ford, po perpiqej te zberthente ate c'ka historia e kishte quajtur "The imperial Presidency" Ford perpiqej gjithmone te krijonte nje atmosfere sa me komode te hapjes e bashkepunimit mes Kongresit e Drejtesise, mbas gjithe asaj cfaqeje grandioze te pushtetit presidencial te Nixon-it. Por Rumsfeld & Cheney, e ndjene qe reformat e Watergate-it kishin mbaruar. Si anetare te kabinetit te Bush-it, per luften ne Irak, ata u perpoqen shume te forconin ekzekutivin. Ford ishte kunder invadimit te Irakut, kjo si rrjedhoje e asaj qe ai si nje kongresmen, dikur kishte atakuar, administraten e Xhonson-it. gjate luftes ne Vietnam. Rekordi i Ford-it, si nje president, tregon, per vullnetin, vendosmerine, per te mos ndryshuar mendje e kurs. Biles me shume se Bush, sot, duke pare luften ne Irak, qe u shndrrua ne nje "mocalishte". Ai gjithmone shihte perpara, dhe kurre nuk kishte frike per te bere sfida e te merrte vendime per Paqen dhe Lirine - si per familjen e tij dhe per Kombin e tij.

Pergatitur nga Raimonda Moisiu
Hartford, CT, USA

"Gerhitja "e gjeneraleve amerikane


Sipas origjinalit nga revista 'Newsweek
Pergatiti: Raimonda Moisiu
Harford CT USA



- Zëra të vjetër e të rinj po ndihen në politikën amerikane, në Pentagon & Shtëpinë e Bardhë, ku kërkojnë dorëheqjen e Donald Rumsfeld.Çfarë i detyroi një grup gjeneralësh të liruar dhe në pension, por akoma aktive në politikën amerikane të kërkojnë "kokën" e Donald Rumsfeld? Luftë pas lufte dhe si po reagon Rumsfeld. Është një konseguencë e stërmadhe dhe e stërmundimshme, për një demokraci, me një ushtri nga më të fuqishmet në botë. Balanca midis civilit dhe ushtarakut është e pasigurtë. Mund të marrim si shembull, Abraham Lincoln, që duke i nxjerrë në lirim, gjeneralët e tij, derisa gjeti një që ishte i përkushtuar e i vetëdijshëm për të luftuar. Por realiteti modern është krejt i ndryshëm. Natyrshëm, nuk duhet harruar që Franklin Ruzvelt hodhi poshtë rekomandimin e shefit të shtabit të ushtrisë të të urtit Gjeneral, Xhorxh C.Marshall për të pushtuar Europen më 1942. Truman ishte gjerësisht i përgojuar për zgjuarsinë e tij në përzgjedhjen e gjeneralëve duke thirrur nën armë një nga më të mirët, Douglas A.Mcarthur, i cili dëshironte të shtrinte luftën në Kore duke sulmuar edhe Kinën. Gjeneral Hugh Shelton, atëherë shef Armate u paraqiti diçka shumë të rëndësishme për të lexuar si: "Dezertimi i detyrës", një studim klasik rreth gjeneralëve të epokës Vitenam, duke i akuzuar ata si të dështuar në përkrahjen dhe marrëdhëniet e tyre me liderët civilë. Në një mënyrë a në një tjetër, ata nuk e kuptuan mesazhin. Para invazionit të Irakut, trupat e ushtrisë amerikane dhe gjeneralët nuk diskutuan se çfarë do të bënin pas luftës, kur ajo të fitohej, sipas pretendimit. Rumsfeld ishte i përfshirë në planin e sulmit, por nuk parashikonte konseguencat që mund të vinin pas saj, të njëllojshme, apo të një natyre tjetër. Rumsfeld kërkonte një ndërhyrje të shpejtë, për t´u mbështetur që të operonte me përkushtueshmëri dhe përpikmëri, për t'i dëshmuar Sadam Huseinit, se ishte mjerisht i pamjaftueshëm për të marrë përsipër një detyrë të vështirë, tejet të mundimshme për sigurinë dhe rindërtimin e Irakut. Vetëm tani vonë, gjeneralët e liruar dhe pensionistë, dalin në skenë, shfaqin pakënaqësi duke kërkuar me forcë që Rumsfeld të japë dorëheqjen. Revolta e gjeneralëve pensionistë ka krijuar një telash në Pentagon dhe në Shtëpinë e Bardhe. Presidenti Bush u ndje në siklet javën që kaloi, kur deklaroi dhe shprehu gjithë përkrahjen e tij për Sekretarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.Tani për tani, Bush, as që ka ndërmend ta heqë Rumsfeld-in,"Ai e pëlqen atë"-shprehet dikush shumë pranë Presidentit,i cili do të ruajë anonimitetin. Bush nuk është i verbër .Ai e di që Rumsfeld qëndron me njërën këmbë aty. Unë personalisht nuk shoh ndonjë evidencë në marrëdhëniet e tyre. Ata takohen e bisedojnë shpesh. Rumsfeld i ka ofruar dy herë dorëheqjen Bush-it, por Bush i ka kundërshtuar ato, vazhdon anonimi. Një nga gjeneralët më të vjetër , i cili po shkruan një libër ,duke e quajtur Sekretarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld një njeri "i paaftë", si nga ana strategjike, taktike dhe vepruese". Por kritikat e tyre, ju ngjajnë atyre si dallëndyshet e para në luftë, rreth asaj se "kush e humb Irakun", shprehet kolonel Douglas Mcgregor në librin e tij me titull "Duke thyer falangat", i influencuar dhe frymëzuar nga sulmi i befasishëm në Bagdat. Po,-"Rumsfeld duhet të largohet, të ikë "-shprehet Mcgregor. Gjithashtu edhe shumë gjeneralë të tjerë pas tij, duhet të largohen. Ata janë përgjegjës për atë çfarë Ata & Rumsfeld gatuan. Rumsfeld është një personazh negativ për një libër "Kobra 2".Duke hyrë në hollësi, që nga momenti i invazionit dhe pushtimit të Irakut, Rumsfeld është treguar një kundërshtar i mërzitshëm, ngacmues. Por shumica e gjeneralëve,vunë në pikëpyetje strategjinë e sulmit me sa me pak trupa që të jetë e mundur. Në kundërshtim me atë çfarë thuhet për luftën se u kurdis nga një komplot neokonservativ, Rumsfeld për veten e tij paraqitet indiferent, në drejtim të ideologjisë, që thellësisht ai ishte i dyshimtë, rreth nocionit se :"Amerika do të sjellë demokracinë në Irak."Ai u fokusua si një mendjeshkurtër ,në transformimin e ushtrisë në Irak, në mënyrë të ngadalësuar. Rumsfeld shpërfilli "Ndërtimin e kombit"dhe i ekzaltuar u shpreh se irakianët duhet të rindërtojnë vendin e tyre. Por, pikërisht, në të njëjtën kohë, mbas invazionit të Irakut me urdhër të Këshilltarit amerikan për Irakun, Paul Bremer, shpërndahet ushtria irakene dhe lirohen nga detyra shumë punonjës të shërbimit civil, duke ikur nga sytë këmbët dhe duke lënë Irakun në kaos dhe në një revoltë në rritje. Një nga akuzat e shumta por të fuqishme erdhi nga një Gjeneral Leitnant, Gregory Neëbold, i cili ka qenë gjithashtu, shef i hartimit të veprimeve, kur planifikohej invazioni i Irakut. Neëbold deklaron se tani më vjen keq që nuk sfidova ATA,të cilët ishin të detyruar të invadonin një vend ,veprimet e të cilëve ishin periferike,por të një kërcënimi të vërtetë si Al Qaeda. Faktikisht nuk është detyra e një oficeri pa uniformë ,të sfidojë vendimin e Presidentit ,për pushtimin e Irakut Ky është një gjykim politik. Varet nga Presidenti dhe Kongresi ,të vendosin se ku duhet të luftojmë Detyra e ushtrisë është të fitojë luftën. Përgjegjësia e vërtetë për Irakun, sigurisht lidhet me Presidentin ,Bush,zv/presidentin Dick Cheney dhe Rumsfeld. Gjithashtu edhe Colin Poëell u kritikua që nuk veproi me shumë për të ngadalësuar ndërhyrjen e Bush-it në Irak. Gjithashtu gjeneralë të ndryshëm nuk treguan asnjë lloj shqetësimi dhe nuk folën kur ishte momenti,por tani që dolën në pension, shpërthejnë. Por diçka është e rëndësishme në edukatën ushtarake,dhe që duhet vlerësuar se shumica e gjeneralëve dhe ushtarëve nuk i kryqëzojnë udhëheqësit e tyre civilë. Personazhi Rumsfeld dhe stili i menaxhimit të tij janë shumë të sofistikuara. Ai vazhdimisht flet dhe pyet me ironi, të sheh drejt në sy,që mund të merret si një kërcënim. Rumsfeld njihet si një njeri që kujdeset vetëm për njërën anë të medaljes ,ku i intereson atij. Disa ushtarakë shprehen se kur ju mendoni të vendosni e të bisedoni me të,së pari duhet të mendoheni mirë, të përgatiteni mirë, të dini se çfarë do të thoni ,në të kundërt, ju jeni automatikisht të pushuar. Por kështu funksionon ,dhe Rumsfeld del i suksesshëm. Rumsfeld konfrontoi gjeneralët ,duke ju thënë gazetarëve se"nuk sheh ndonjë gabim të marrësh opinionet e njerëzve të ndryshëm,në rastin konkret ,të gjeneralëve ne duhet t'i mirëpresim ato. Është historike.!"Rumsfeld shprehet se ai shqetësohet vetëm se i gjithë koncepti i kontrollit civil është i kthyer për "kokën e tij",nga revolta e gjeneralëve. Në koncept dhe institucionalisht, që "gërhitja ", e një grushti gjeneralësh në lirim e pension,të mund të detyrojnë se kush do të udhëheqë Departamentin e Mbrojtjes. Në një demokraci, nuk funksionojnë kështu problemet, shprehet Rumsfeld. Praktikisht, ky lloj rebelimi i siguron zgjatjen e vendit të punës Rumsfeld-it. Asnjë Presidenti nuk i imponohet nga një grup njerëzish e aq me tepër nga një grup gjeneralësh të liruar dhe pensionistë, për të hequr Sekretarin e Mbrojtjes , Rumsfeld. Sigurisht, dihet që duke mbrojtur Rumsfeld, Presidenti po ecën në "një zonë me mina",sepse shpejt do të përballet me reagimin e demokratëve që do t'i thonë :"Shikoni ,Bush po mbron një të paaftë". Dhe Rumsfeld vetë, nuk është nga ata që e dorëzojnë shpatën me një të rënë. Atij i pëlqen ta ngacmojnë si një "Matinee Idol". Ai do bëjë 'dorëheqje",vetëm kur të dalë në pension,i cili është pranë të 73 vjetëve. Këshilltarët e tij nuk presin që ai të dorëhiqet në ndonjë kohë të afërme. Vetë Rumsfeld shprehet në mënyrë mekanike se ai nuk bën DIPLOMACI. Rumsfeld akoma është në kërkim të ndryshimit,duke u përpjekur të ndryshojë ndonjë institucion që i tundohet ndryshimit. Ai është mëse i sigurtë që në një të ardhme jo të vonuar ai do të ndeshet me të tjera kërkesa nga ushtarake të vjetër, por ai i shikon këto se një tullumbace e shfryrë.

Gerald Ford. Jr.-Tributet e Nje Burri Shtetit!-Nje figure imponuese ne histori!
Sipas "Time"

Republika jone e lavdishme eshte nje Republike ku sundon :LIGJI! e jo politikanet. Ketu populli SUNDON!" Ai ishte me teper se nje figure madheshtore, se ju mund ta keni imagjinuar. Shume burra shteti, yje te kinematografise, njeres te shquar te letrave dhe mediave, -duken te thjeshte kur ju i shihni ne televizion apo fotot e tyre. Gerald Ford Jr. u cfaq nje figure imponuese ne histori. Ai ishte produkt i "Depression era"(ekonomi tejet e renuar), si nje hero i Luftes se Dyte Boterore, si nje lider i Luftes se Ftohte, ne Shtepine e Bardhe, si nje nenpresident dhe president, ne nje kohe kur Amerika po perballej, me luften aspak popullore ne Vietnam, Skandalin e Watergate-it dhe Richard Nixon. I rritur ne nje familje me probleme tejet te mprehta e te veshtira familjare, e cila e edukoi ate te asimiloje "artin e te komunikuarit e zgjidhjes se problemeve"Me vone, Gerald Ford Jr., do te dinte ta perdorte kete aftesi ne kohen e duhur, ne vendin e duhur, per te "lundruar"e mbijetuar ne mes te intrigave te Washingtonit. Nje dite te diele ne lutjen e mengjesit , te 8 Shtatorit 1974-s, kur nuk kishte me shume se nje muaj qe ishte emeruar ne postin e presidentit te SHBA-se, i vetem ne kishen presidenciale, ai shmangu reporteret dhe gazetaret e shumte te dera e kishes, te cilet po e merzisnin me pyetje te shumta rreth planeve ditore, ne menyre te vecante se:-C'fare do te bente ai me ish- presidentin Richard Nixon, i perfshire ne skandalin e Watergate-it. Sapo hyri ne zyre, ai i telefonoi nje senatori konservator, se po e falte Richard Nixon, per cfaredo lloj krimi qe mund te kishte bere ne zyren e tij. Ai i shprehet atij se :-Publiku ka te drejte te dije se per syte e Presidentit-Nixon eshte i paster".

Ford ishte nje politikan ne kuptimin me te mire, me domethenes te fjales. Ai diti si ta peshonte pushtetin e tij ne sherbim te interesave te publikut e nje President qe realisht pati vizione te qarta, per te ardhmen e nje kombi Ai ishte nje burre i hijshem, i pashem, fisnik e i thjeshte.

Morali dhe karakteri i Ford-it, spikatnin jo vetem virtualitet e dliresi, fisnikeri e ndershmeri, por edhe nga aftesia e tij. se si ai vinte ne funksion eksperiencat e tij jetesore, qe zakonisht formojne e zbulojne nje burre shteti e nje lider te admiruar. Ai kishte nje menyre te veten per te treguar karizmen dhe aftesite e tij, bente supriza e levizjet e duhura ne momente kritike te historise, me ulje ngritje-zmbrapsje e terheqje-disa te paracaktuara -disa aksidentale -si e kerkonte koha. Gerald Ford Jr. u lind ne Lesli Linch King. Babai i tij i vertete, ishte nje burre i pasur, bjond e i pashem, por nje njeri egoist, i pashpirt, xheloz e hokatar. Ai rrahu barbarisht, ne naten e pare te muajit te mjaltit, duke kercenuar me thike te koka nusen e tij, ndersa ajo po i jepte gji, femijes se tyre te porsalindur, nga xhelozia, vetem e vetem se ajo i dha nje buzeqeshje nje te panjohuri ne elevatorin e hotelit. Qe ate nate, ajo e le ate, duke u larguar se bashku me femijen e porsalindur. Me pas ajo do te martohet me nje shites bojrash, ku i jep femijes se porsalindur emrin e tij Gerald Ford Jr. Jeta e mesoi Ford-in, si te ruante sekrete. Mbas Luftes se dyte boterore, kur ai bente fushate per ne Kongres, ai i propozoi martese nje kercimtareje, shume e bukur dhe e divorcuar, e quajtur Betty Warren. Ai kerkoi prej saj ta mbanin sekret lidhjen e tyre, fejesen, duke mos i treguar as aresyen;"PSE?"Aresyeja:"Keshilltaret e tij politike e paten keshilluar se martesa me nje te divorcuar do t'i kushtonte atij votat midis konservatoreve. Cifti u martua menjehere, mbas fitores se Republikaneve. Ford hyri ne Kongres me 1949, dy vjet pas "vershimit", te veteraneve te rinj te Luftes se Dyte Boterore, si John F. Kennedy dhe Richard Nixon, te cilet e dinin dhe e kuptonin se Amerika duhej te qendronte ne skemen boterore per te kufizuar komunizmin dhe te perhapte Lirine, Demokracine. Ford ishte nje njeri ambicioz dhe i pelqente te sfidonte. Per te mbartur favoret dhe votat ai ishte kembengules ne ate c'ka kerkonte, ne mbledhjen e ndihmave per arken e Partise, duke udhetuar 200 dite ne vit. Ai e shihte rralle familjen e tij. Gruaja e tij, Betty, shpesh ankohej se ndjehej e vetmuar. Ford nuk kishte ndonje post ne parti. Si nje lider ne minorance, me 1960, ai kaperthehet keqas me presidentin Lindon Xhonson, duke e konfrontuar e sulmuar ate se nuk po ben sa c'duhet per te fituar luften ne Vietnam dhe duke e akuzuar ate per shperdorim te taksapaguesve me programin e perkrahjes sociale. Xhonson do ta therriste ate "budalla "e i "krisur".

Kur filluan te duken flakerimat e para te skandalit te Watergate-it, te "percellonin", Shtepine e Bardhe, Ford qendroi i heshtur dhe besnik. Nixon ishte i bindur se Ford ishte mjaft instrumental per te siguruar se"House Banking & Currency Comittee", nuk investiguan burimin se ku ishin printuar kartmonedhat $100 -she, te cilat shndrruan: Skandalin e Watergate-it! Per kete ai u shperblye duke marre vendin e nenpresidentit Spiro Agnew i cili pranoi pa kundershti te shlyente pagesat bankare dhe u detyrua te jepte doreheqjen, ne tetor 1973. Por Ford & Nixon, po shkonin drejt nje rreziku te paparashikueshem, -nga me intrigueset- i erret e i mbuluar me mister - qe ngjasonte se ne ato aktet e tragjedise shekspiriane. Por Ford nuk e njihte friken. Ai merrte vendime shume te veshtira. Ai vuri veton per 66 Bill-a(pagesa bankare), duke ja derguar Kongresit te kontrolluar nga Demokratet. I rrepte dhe i paparashikueshem, Ford shkarkoi kedo qe nuk i bindej atij, duke filluar qe me Haig, Sekretarin e Shtetit. Ai e detyroi Henry Kissinger te dorzoje titullin si nje Keshilltar i Sigurise Kombetare, duke i lene vendin nje tjetri, Brent Scowcroft. Ford, shkarkoi, sekretarin e Mbrojtjes, James Schelinger. Ai shkarkoi gjithashtu edhe nenpresidentin e tij, Nelson Rockfeler, nga GOP-ja, me 1976. Ate e vriste shume ndergjegja qe potretizohej si nje nga Presidentet e pare qe deshtoi me Luften ne Vietnam, dhe qe ai nuk nderhyri, kur Saigoni perfundimisht ra, me 1975. I sulmuar nga lajme jo te mira dhe pakenaqesia e publikut, qe ai fali Nixon, Ford filloi fushaten me 25 pike me poshte se rivali i tij demokrat Jimmy Carter.

Nje nga trashegimite me karakteristike te Ford-Era, qe ndjehet edhe sot ne Shtepine e Bardhe --eshte perpjekja nga dy lidere -Rumsfeld & Cheney -per te ringjallur -FUQINE E PRESIDENCES. Ata ishin te rinj e ambicioze, kur ata sherbyen ne stafin e presidences se Ford-it, ne nje kohe kur vete Ford, po perpiqej te zberthente ate c'ka historia e kishte quajtur "The imperial Presidency" Ford perpiqej gjithmone te krijonte nje atmosfere sa me komode te hapjes e bashkepunimit mes Kongresit e Drejtesise, mbas gjithe asaj cfaqeje grandioze te pushtetit presidencial te Nixon-it. Por Rumsfeld & Cheney, e ndjene qe reformat e Watergate-it kishin mbaruar. Si anetare te kabinetit te Bush-it, per luften ne Irak, ata u perpoqen shume te forconin ekzekutivin. Ford ishte kunder invadimit te Irakut, kjo si rrjedhoje e asaj qe ai si nje kongresmen, dikur kishte atakuar, administraten e Xhonson-it. gjate luftes ne Vietnam. Rekordi i Ford-it, si nje president, tregon, per vullnetin, vendosmerine, per te mos ndryshuar mendje e kurs. Biles me shume se Bush, sot, duke pare luften ne Irak, qe u shndrrua ne nje "mocalishte". Ai gjithmone shihte perpara, dhe kurre nuk kishte frike per te bere sfida e te merrte vendime per Paqen dhe Lirine - si per familjen e tij dhe per Kombin e tij.

Jeta nis 50 vjec



Zefina Hasani


Jo shume kohe me pare, Fatos Lubonja do t’i linte menjane te gjitha punet qe mund te kete pasur ne axhenden e tij, per te shijuar ate qe veshtire se mund te kete shans ta kete gjitheheret: nje dite te tere me tri vajzat dhe me dy mbesat e tij.

Nje shetitje jashte Tiranes me Anen, Tetin, Lunen dhe dy mbesat e vogla (vajzat e vajzes se tij te dyte, Tetit) eshte nje nga gjerat me te bukura qe mund t’i ndodhe Fatos Lubonjes.

Nese per pjesen me te madhe te kryefamiljareve tradicionale shqiptare kjo do te ishte gjeja me e zakonshme, per ate nuk mund te jete e tille. Sepse ai nuk eshte si gjithe kryefamiljaret.

Ndryshe nga shume te tjeret, Fatos Lubonja ka ne te shkuaren e tij- te afert e te larget- nje rrjedhe ngjarjesh qe ia kane bere jeten sa te nderlikuar aq dhe interesante.

Pas daljes nga izolimi shtatembedhjetevjecar ne qelite e burgut, Lubonja do te kuptonte se martesa e tij nuk mund te funksiononte me. Naj pas disa vjetesh do ta shikonim me nje lidhje te re, qe do te riciklonte jeten e tij. U be baba (per te treten here), ne nje moshe qe nuk u ndodh te gjitheve (i kishte kapercyer te 50-at). Dhe keshtu do te ndertonte nje sistem tjeter, pothuasje kryekeput te ri. Ishte mikesha e tij italiane Debora, qe do t’ia permbyste dimensionet e meparshme te nje burri tradicional shqiptar. Mision ky, qe nuk duhet ta kete pasur shume te veshtire per ta kryer, me nje Lubonje qe nuk ka ditur kurre t’i mesoje deri me nje rregullat e shoqerise shqiptare, me nje Lubonje qe ka dale gjithmone jashte kornizave te ngurta te moralit shqiptar.

Megjithate, kjo lidhje e re dhe ardhja ne jete e Lunes do ta ndryshonte krykeput babi Lubonjen.

Ndoshta dhe sepse lindja e nje femije ne kete moshe eshte nje akt me i pergjegjshem sesa ne moshe te re. Sigurisht qe ai nuk ndjehet me ai 21-vjecari i sapomartuar, qe jetonte sa i shpenguar aq dhe i perkushtuar ndaj pasioneve te tij. Tani nje nder pasionet e tij te reja jane oret e perkujdesjes me Lunen, 2 vjec e shtate muajshe. Po aq sa me punet, ai merret edhe me ndertimin e nje marredhenieje sa me te mire me te bijen e tij. "Kam ndertuar me Lunen nje raport krejt ndryshe qe ne diten kur ajo lindi e ne vazhdim. Ne pergjithesi ne kulturen tone baballaret hyjne pak ne jeten e femijeve te tyre kur keta jane foshnje, ne kuptimin e perkujdesjes, te larjes se pelenave, te ushqyerjes". Ndersa ai ka hyre shume me thelle se kaq. Nuk mund t’i kete kurrsesi te gjitha privilegjet qe ka nene - sic eshte dhenia e qumeshtit nga gjiri per shembull - por gjithcka tjeter e ka ndare ne menyre te barabarte me Deboren. "Eshte nje kontakt shume i afert me Lunen, qe eshte i mbarsur me shume kenaqesi. Ata burra qe nuk e kane provuar nje lidhje te tille me femijet e tyre foshnje, jam i bindur qe kane humbur dicka".

Ndersa rrefehet, Lubonja reflekton qetesi per gjithcka ka ndertuar tashme ne familjen e tij te re dhe per me teper per marredhenien qe ka arritur te krijoje me te bijen. Por megjithate, ka dhe ca gjera te vogla qe e shqetesojne here pas here. Ndersa koha kalon e vajza rritet, ai ndjen se Luna ende eshte ne moshen e varesise tek e ema, te cilen ai nuk ia zevendeson dot. Por pret ne menyre aktive moshen e lidhjes me babain "Kam filluar ta ndiej kete me shume kur mbetem vetem me te. Megjithate, femija adoptohet shume shpejt sidomos kur kupton qe vec teje nuk ka njeri me te afert prane, kur kupton qe aty je vetem ti e keshtu lidhja behet me e forte". Entuziazmi i rrefimit te tij te tregon qarte se Lubonja perfiton nga kjo dobesi e se vogles se tij, per te krijuar ate marredhenien e ngushte qe e deshiron me cdo kusht.

E ka me te lehte ta ndertoje kete lidhje ne ditet kur jetojne ne Shqiperi. "Sepse me bie mua te merrem me shume me te, ndersa Debora mund te jete per dite te tera me pune jashte Tiranes. Ne dite te tilla vajza eshte e tera vetem e imja". Jane dite te lodhshme, sepse i duhet t’i beje vete te gjitha, por duket qarte qe kjo eshte nje lodhje te cilen ai edhe e deshiron. "Prindi perballe femijes eshte ne nje gjendje dashurie. Ndjen tjeter energji. Por qe ndryshe nga ato dashurite e tjera, kjo eshte e perhershme". Ja pse ai e perballon mjaft mire nje lodhje te tille, qe mund te zgjase dhe ne dhjete dite radhazi.

Gjithesi e ka nje ndihme, nje dado, te ciles ai mund t’ia besoje Lunen ne oret kur i duhet te jete detyrimisht jashte shtepise.

Pastaj kur jane ne Itali, Lubonjes i humbasin serish "shanset" per te qene gjate vetem me Lunen. Por atje ai fiton ca shanse te tjera: ca dite me te qeta. Tirana per te eshte e tmerrshme. Zeri qe ai ngre ne studio te ndryshme televizive apo fjalite qe ai shkruan ne ndonje te perditshme, sigurisht qe kane te bejne dhe me shqetesimin e babait qe kerkon te kete ndonje hapesire rreth e rrotull pallatit per te luajtur me vajzen e tij. "Ne Firence, ku ne jetojme, ka parqe rreth e rrotull vendbanimit tone. Ketu e vetmja menyre per t’u argetuar me femijen tend eshte te dalesh me makine e te shkosh ne ndonje lokal, ku ka ndonje hapesire te gjelbert e ndonje kolovajse, te cilat duhet t’i shijosh pasi i ke paguar me ndonje kafe a pije freskuese".

Ne Tirane perballja e dy kulturave, te cilave Luna u perket - pra kultures shqiptare dhe asaj italiane- behet me e dukshme se ne Itali. Atje i vetmi shqiptar qe perfaqeson kulturen tjeter perballe saj eshte i ati. "Por me mua them se ndjehet me pak kjo perplasje. instinktin ateror une e kam pasur te forte qe me vajzat e para. Qe atehere isha nje baba qe nuk perfillte shume cfare thoshte opinioni per modelin e babait. E mirrja Anen me karroce dhe e shetisja vete nderkohe qe per shume burra te asaj kohe kjo ishte turp". Por ndryshe nga atehere, tani merret ca me shume me bijen e tij. Jo vetem pse tani mund te gjendet cdo minute, cdo dite e ne cdo kohe prane saj - shans te cilin nje here e nje kohe ia mohuan te tjeret- por dhe sepse ka mundur te ndryshoje edhe me shume ne natyren e tij.

Lidhje jo zyrtare

Prishja e marteses se pare duket se nuk eshte nje nga arsyet kryesore qe e pengon Lubonjen te marre vendimin per nje martese te dyte, pra per nje lidhje ligjore me bashkejetuesen italiane, Deboren. Eshte edhe ndryshimi i mendimit te tij per martesen edhe botkuptimi i Deboren per martesen numuri i te cilave ne Itali vjen gjithnje duke u zvogeluar ne favor te atyre qe quhen "cifte de facto". Per te, nje lidhje e vertete nuk ka perse te kufizohet ne nje nenshkrim te thjeshte ne bashki, kur edhe keshtu kane mundur te ndertojne shume mire raportet mes tyre. Nje raport, ku gjithcka eshte ndare ne menyre te barabarta, deri dhe tek shpenzimet per familjen. Nje raport qe duhet te jete diktuar nga Debora e qe i ka shkuar shume per shtat dhe atij vete. Lubonja nuk e mohon se vetem prej saj ia doli te ndertonte nje familje te bazuar jo me mbi normat e moralit te shoqerise shqiptare, qe dikton rregulla te tilla qe gruaja merret me punet e shtepise ndersa burri me punet e rendesishme.

Ana tjeter e familjes

Prej vajzes se tij te pare, Anes- qe tani eshte 34 vjec- Lubonja u nda atehere kur ajo sapo kishte mbushur 1 vjec e gjysme. Te voglen, Tetin - qe sot eshte 32 vjec- do ta linte edhe me te vogel, pothuasje njemuajshe. Shtatembedhjete vite me pas, kur doli nga burgu, do t’i dukeshin shume te rritura. Marredhenia do te behej e veshtire me to jo vetem prej ngrecit qe kishte krijuar mosekzistenca ne shtepi e babait, por edhe prej situates se ndere qe krijoi divorci i dy prinderve. Filli i nderpere ishte i veshtire te ngjitej pa u dukur. "Me to kam nje komunikim gjithnje e me te mire" - thote kur e pyet per maredheniet me dy bijat e medha njera prej te cilave e ka bere edhe gjysh dy here. Kaq i mjafton per te kuptuar se po e fiton pak e nga pak kohen e humbur ne ato shtatembedhjete vitet e izolimit ne burg. Edhe pse vajzen e madhe, Anen, vazhdon ta kete larg vetes, pasi ajo vazhdon te jetoje ne Gjermani edhe pas mbarimit te studimeve per mjekesi.

Mjellmat po të vijne” me


Këze (Kozeta) Zylo Ballore (liqeni i mjellmave, nga Cajkovski)

Këto ditë doli libri i ri me poezi “Mjellmat po të vijne” me autore Këze (Kozeta Zylo), që ka për parathënie kritikën nga profesor Peter R Prifti dhe pasthënien nga professor Sadik Bejko.

Nga prof.Peter R Prifti

PARATHËNIE

Titulli i librit me poezi “Mjellmat po të vijnë”, mund të tingëllojë disi enigmatik, disi befasues në takimin apo shikimin e parë. Por, në të vërtetë, titulli i përshtatet veprës, sepse shpreh një dëshirë të zjarrtë të autores që gërshetohet me temat e ndryshme që trajtohen në lëndën e librit, sikundër do të shohim më tutje në këtë shkrim.
Mund të themi se poezitë e librit hyjnë në gjashtë kategori pak a shumë të qarta, pak a shumë të ndryshme nga njera tjetra. Ka këtu (1), poezi romantike-erotike, që bëjnë fjalë natyrisht për botën e dashurisë; (2), ka poezi personale ku autorja flet për njerëzit e familjes dhe figura të tjera të dashura; (3), një tjetër kategori përfshin poezi për çështje politike që i takojnë Shqipërisë; (4), ka mandej poema të ndryshme ku diskutohet për moral e filozofi, për poetë dhe artin e poezisë; (5), një numër relativisht i vogël i pemave i kushtohen natyrës; (6), dhe më së fundi, ka poezi që shprehin nostalgji për vendlindjen e për miq të vyer.
Para se të vazhdojmë, na pëlqen të themi se do të donim të flisnim me hollësi për poemat që përfshihen në secilën kategori të lart-përmendur, për t’i dhënë lexuesit një portret sa më të plotë të pasurisë së lëndës dhe nivelit të cilësisë së veprës. Por ky është një luks që nuk na lejohet brenda përmasave të një parathënie; prandaj, duam s’duam, do të kufizohemi me vërejtjet tona.
Fillojmë me poezitë romantike-erotike. Në përgjithësi, në periudhat e shkuara të letërsisë shqipe, poezia lirike (e dashurisë) zinte një vend shumë të vogël, krahas poezisë epike, nacionaliste dhe blegtorale. Por, jo në poezitë e këtij vëllimi të shkrimtares Kozeta Zylo. Këtu perëndesha e dashurisë Kjupid (Cupid), gjen fushë të hapur. Plot një të katërtat e poemave janë të zhanrës lirike, ku autorja shpreh dashurinë e femrës për të dashurin e saj në rrethana të ndryshme, kur ai është pranë ose larg diku, kur hanë e pijnë së bashku dhe kur dashurojnë në shtrat. Ja, disa rreshta nga poema “Le të pimë verën e dashurisë”:
Në dehje pimë verën e dashurisë,
Me ngjyrën e kuqe si zemrat zjarr,
Nën tingujt e ëmbël, pa frymë mbetur,
Dhe borën mund të shkrijmë, në thellim e acar.
Kemi këtu një vizatim të bukur të botës së brendshme të femrës që dashuron, shprehur me një fjalor romantik të theksuar. Ja, një tjetër poemë, e titulluar “Me emrin tënd”, që flet për një dashuri hyjnore të cilën gjithkush mund ta kishte zili:
Një shteg në qiell dhe unë do ta gjej,
Ndoshta një kurorë princi do qëndis,
Që t’u ngelet yjeve të zjarrta,
Si prush i dashurisë sonë.
Në një krijim tjetër erotik të quajtur “Të gugitem si bebe”, autorja e këtij vëllimi jep një pasqyrë mjaft intime për ç’ka ngjet në shtratin e një çifti të martuar. Është një poezi ku ajo shprehet “pa dorashka”, gati si në faqet e ndezura të librave të romancave këtu në Amerikë. Shkruan për ylberët që sheh femra në sytë e burrit, për buzë që dridhen nga pasioni i shfrenuar, për shijën e ëmbël të puthjeve të nxehta, aq sa të dy ndihen sikur vallëzojnë valsin e dashurisë. Kozeta Zylo flet me guxim e sinqeritet për dhuratën e dashurisë, që iu është falur meshkujve dhe femrave për ta gëzuar së bashku, dhe duke u njohur me mrekullitë dhe magjinë e saj, të ngjiten në sfera të larta morale dhe shpirtërore. Prandaj, nuk është për t’u habitur që në një nga këto poema, femra e dashuruar, e pushtuar marrëzisht nga pasioni i pafre, shpreh dëshirën që ajo dhe i dashuri i saj të digjen e të bëhen shkrumb nga zjarri i dashurisë së tyre.
Një nga poemat në këtë kategori, “Eja!”, me rreshtat: “Eja i dashuri im eja/ Pyjeve të dendura le të shkojmë/ Me melodi cicërimash të vallëzojmë”, na kujtoi këngën popullore “Vemi, o s’vemi/ Në mes të pyllit, o vemi”, që neve këndonim me gusto, kur ishim të rinj në fshatin e vendlindjes. Veçse në variantin e Kozeta Zylos, fantazia për dashurinë në pyll shprehet me një gjuhë më të zjarrtë e më të rafinuar.
Në kategorinë e poemave personale, ka shkrime që shprehin respekt, dashuri e nostalgji për profesorë jetë-ndërruar të autores, si prof. Bedri Deden, gjithashtu dhe intelektualin Lazër Radin. Në poemën “Requiem për profesorin tim të nderuar, Bedri Deden”, ajo ka hartuar një elegji me rreshta të thjeshtë që na kujtojnë poetin amerikan Robert Frost. Japim këtu një copë të poemës:
Seç m’u zgjuan kujtimet sot,
Në këtë stinë të ylbertë pranvere,
Ndoshta nga një lot pëllumbi,
Pikuar në parvazin e dritares sime,
Që, çuditërisht, humbi
Në çurgën e lotëve të mia,
Duke lagur si vesë mëngjesi,
Faqet e librave të tij, hapur sot…
Po në këtë grup hyn dhe poema “Kanarina shqiptare e Las Vegasit”, kushtuar çupës Shpresa Fatmir Hamzaj, që u vra në moshën e njomë 26 vjeç. Kemi këtu një himn për kujtimin e një zonjushe të talentuar shqiptaro-amerikane, me ndjenja të pastra atdhetare, himn ky i kompozuar nga një shkrimtare që ndofta meriton të quhet “Ambassador of goodwill” (Ambasadore vullnetmirë) i popullit shqiptar në Amerikë, sepse ka empati të rrallë për bashkatdhetarët e saj. Më poshtë japim disa radhë nga poema në fjalë:
…..Vetëm fizikisht humbe,
Se shpirti si kristale bore,
Dhe ndihmat që mblidhje për Kosovën
Si kësulkuqja në shportën e saj,
Do të mbeten si një lule bjeshke,
Në ëndrrat lirike tonat….
Por mbi të gjitha, shkrimet në këtë kategori dominohen nga poezitë për mëmën e autores, që fatkeqësisht u nda nga kjo botë pak kohë të shkuar, në një spital në Brooklyn, New York. Ajo e adhuron mëmën me fjalë të arta të zgjedhur me kujdes nga thesari i poezisë. Dashuria për të është e pakufishme, ashtu siç është dhe dhembja zhuritëse që ndjen nga mungesa e saj.
Në poemat për mëmën, që gjenden në shumë faqe të kësaj vepre, Kozeta Zylo paraqitet para lexuesit si natyrë tepër delikate, me fantazi të pasur e me ndjenja të brishta. Janë këto poema që rrëfejnë më së miri anën e saj emocionale, në çastet e hidhur të ndarjes nga mëma. Për orët e fundit të mëmës në spital, ajo shkruan: “Pikëzat e lotit si vesë mëngjezi/ Binin si lulet përreth tryezës tënde”; ndërsa kur ajo u largua nga kjo botë, poetesha thotë: “Tani që më ike pa pritur në qiell/ Gjysma ime mungon/ E për këtë vajtoj, vajtoj”. Diku gjetkë ajo shkruan: “Si ëngjëll më shfaqesh pa pritur sonte/ Duke qëndisur ajrin me ca fije dielli!” Kemi këtu figura apo mjete poetike që përshkojnë dhe hijeshojnë shumë faqe të këtij vëllimi. Në poemën “Nënëmira jonë”, ajo shkruan:
Sa herë i mbështillje pranë vatrës,
Fëmijët e tu si thëngjij ndezur,
Ngroheshin në agimet e kuqerremta,
Me të ëmblat ledhatime nëne,
Si në hojëza mjalti derdhur!”
Për mendimin tonë, nga poezitë për mëmën e saj, kjo zë vendin e nderit, sepse tregon më së miri natyrën e autores si bijë e dhembshur dhe mirënjohëse, dhe njëkohësisht lartëson – për të mos thënë shenjtëron – figurën e mëmës në jetën e një familje, cilado qoftë. Është poezi e shprehur me fjalë të thjeshta që prekin telat e zemrës, sikundër gishtrinjtë e një muzikanti prekin telat e harpës apo kitarës.
Mbyllim shënimet tona për këtë kategori me një poezi (“Vetja ime”) që është sa e bukur, aq edhe aktuale, mbasi flet jo vetëm për përvojën e vetë autores, por dhe për imigrantët shqiptarë në Amerikë të kohëve të fundit. Është fjala për konfliktin e ashpër mendor dhe shpirtëror që njohin shumë nga të posa-ardhurit në botën e re dhe të huaj të Amerikës. Ndryshe thënë, janë vuajtjet që përjeton imigranti i ri, si pasojë e asaj që quhet “cultural shock” (shok kulturor); dmth. përplasja midis vlerave të kulturës së tij shqiptare dhe vlerave të shoqërisë amerikane, që shkakton çorientim dhe turbullime. Për këtë fenomen, autorja Zylo shprehet kësisoj, duke patur parasysh vetveten:
Duket sikur dhe vetja më ka ndryshuar,
Që ditën që u arratisa, prej atij vendi,
Shpesh nuk e njoh veten time,
Në vendin që jetoj tani!
Le të kalojmë tash te kategoria e poezive politike, që më së shumti i takojnë realitetit politik të Shqipërisë pas shembjes së monizmit. Autorja Zylo shkruan me duf për hendekun që është krijuar midis masave të popullsisë dhe klasave që qeverisin vendin. Asaj i vjen keq per bashkatdhetarët në atdhe që pranojnë si dhën vendimet e qeveritarëve të tyre. Gjithashtu, ajo kujton me indinjim padrejtësitë që ngjanë në periudhën e diktaturës. Një nga poemat më të fuqishme në këtë kategori është “Requiem për Lazër Radin”, shkruar për kujtim të mikut të saj personal, intelektualit nga Prizreni që ishte internuar me dhjetra vite në Shqipërinë komuniste.
Në udhëtimin e jetës, miku im të kujtoj,
Për çfarë ti më rrëfeve në vuajtjet e tua,
Edhe pse helm për ta s’lëshove kurrë,
Por si në legjendat e moçme, u fale mëkatet.
Poetesha e kujton Radin me dashuri dhe admirim. Dhe ndonëse ajo vetë revoltohet nga vuajtjet që ai pësoi në duart e torturuesve të tij, asaj i bëri përshtypje të thellë e të pa-harruar fakti që ai i fali xhelatët e tij. Katër herë rresht ajo e përmend këtë fakt në poemën e saj.
Një tjetër poemë që tërheq vëmendjen është ajo që mban titullin “Askush nuk të thotë”, poemë kjo që vë në dukje përshtypjet e autores nga vizita e parë në Shqipëri, pas rënies së diktaturës. Ajo flet me emocion për disa përparime që i ranë në sy gjatë vizitës, por mbeti fort e zhgënjyer nga qëndrimi i ftohtë që mbajnë banorët ndaj shqiptarëve të emigruar. Citojmë këtu fjalët e saj:
Askush nuk të thotë një fjalë, për besë,
Kthehuni bijtë e shqipes kthehuni,
Se atdheu është yni,
Këtu e qysh ka lindur njerëzimi.
Nënteksti i këtyre rreshtave është se populli shqiptar sot nuk është optimist për të ardhmen e vendit. Por pesimizmi që ngjallin këto radhë kthehen në ngazëllim të madh në poezinë “Tungjatjeta Kosovë!”, ku autorja përshëndet Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Ajo e pret atë ngjarje historike me brohori e krenari, dhe ndan gëzimin e saj me kosovarët duke thënë:
Princesha ime Kosovë,
Më lejo të vë buzët, në bisqet e Lirisë,
E me ju të bashkohem në simfoninë e këngëve,
Të miliona shqiptarëve, që këndojnë shqip,
Aty në tokën e lirë!
Me fjalë poetike të skalitura, autorja e quan muajin e shkurtit, “Shkurt dimri, kthyer në stinë pranvere”, dhe në mendjen e saj kërcen Vallen e Rugovës, veshur me kostumin tradicional të grave kosovare.
Të komentojmë pak tash për kategorinë e poezive që merren me çështje moralo-filozofike, si dhe me artin e poezisë.
Autorja e këtij vëllimi mban qëndrim të prerë ndaj konfliktit të përhershëm midis së mirës dhe së keqes, midis punëve të Zotit dhe punëve të djallit në këtë botë. Në poemën “E në vazhdoftë kështu”, ajo shkruan me keqardhje për konfliktin midis njerëzve dinakë si dhelpra dhe njerëzve të butë si delet, sepse këta të fundit zakonisht e pësojnë nga shpirtligësia dhe të këqiat e të parëve. Atëhere ajo kapet nga pesimizmi, sikundër shohim në poemën “E pavërteta”, ku ajo shkruan:
Ka raste që nuk besoj kërrkend,
Kur…..bota e mbrampshtë,
Djallin na e shet për ëngjëll.
Në disa poezi shkrimtarja Zylo diskuton për artin e poezisë, të cilin ajo e lavdëron dhe e vendos në sferën më të lartë të hapësirës. Ajo mendon – ndofta me një optimizëm të tepëruar – se poetët janë një racë më vete, ndryshe nga bota, të cilët me artin e tyre fisnik kanë mundësinë ta pastrojnë botën nga ndyrësitë e saj (Shih “Poetët”). Sidomos në poemën “Do i falte!”, ajo e lëvdon zhanrën e poezisë si askund në këtë vëllim. Në mos gabohemi, ajo argumenton se jeta pa poezi është vdekje për shpirtin dhe trupin bashkë..
Pikërisht sepse ajo ka një koncept kaq të ngritur për poezinë, autorja Kozeta Zylo indinjohet pa masë me poetë të tipit Iago, siç i quan ajo, që e përdorin artin e poezisë në dëm të shoqërisë. Për shembull, në poezinë “Me të hy vetja në qejf”, ajo përdor kamzhikun e fjalorit poetik për të fshikulluar poetë narcistikë që guxojnë të na servirin “krrokamat e sorrave si cicërima” të zogjve.
Kulmin e revoltës së saj kundër poetëve të tillë ajo e shfaq në rreshtat e poezisë “Sa do heshtim, O njerëz”, poezi kjo që shërben si sulm e demaskim, por edhe si alarm apo thirrje për aksion.
……o poetë…..,
Që me shkrime, kronika e filma,
……helmuat mendjet me lavde të pista!
Dhe ne prapë heshtim, heshtim,
Heshtim se kështu jemi mësuar ne.
--------------------------
Dhe deri sa do heshtim,
O, o, njerëz!
Kemi këtu një shkrim që lidh poezinë me gjendjen politike në Shqipëri, të cilën autorja e konsideron jo-normale, të sëmurë dhe të dëmshme. Duket sikur ajo i jep shtytje lëvizjes për të drejtat e njeriut në atdhe, dhe kërkon hapjen e dosjeve për të ekspozuar krimet që u bënë në kohën e diktaturës. Madje, duket se ajo ka bindjen se duhet reformuar qeveria, për t’i hapur rrugën demokracisë së vërtetë, si dhe për të shëruar shoqërinë moralisht dhe shpirtërisht.
Në grupin e shkrimeve që frymëzohen nga Natyra, Kozeta Zylo ka hartuar poezi që dëshmojnë për dashurinë e saj për krijesat e natyrës, qofshin kafshë ose shpendë. Një nga këto, e titulluar “Më zgjove bilbil, me zgjove”, na kujton vjershën e P.B. Shellit (Shelley) “To a Skylark”, për nga admirimi që shpreh K. Zylo për atë shpend, duke thënë:
Oh bilbil, bilbil ç’më joshe
Me ëmbëlsinë e zërit tënd,
Në lëndinat e kadifenjta po ecja,
Luleve të Majit me vesë argjend!
Por mbi të gjithë krijimet në këtë kategori, neve na hyri në zemër “Një lot pëllumbi”. E preferojmë këtë sepse është origjinal si koncept, dhe për më tepër është hartuar me një gjuhë të thjeshtë, të qartë e krejt të natyrshëm.
Një lot pëllumbi pikoi,
Në qelqin e gotës sime,
E unë me gjuhën time
E lëpiva, ç’shijë kishte!
Autorja thotë pasandaj se, ndryshe nga lotët e njerëzve, loti i pëllumbit për çudi s’ishte i kripur. Përkundrazi, kishte “shijë mjalti, dhe aromë paqeje!” Ja, një ide e bukur-shprehur që të bën të mendohesh, të reflektosh.
Arrijmë tash në kategorinë e fundit të lëndës së librit, që në përgjithësi ka për temë nostalgjinë e autores për vendlindjen dhe miq të ngushtë. Në pooezinë “Dallgët e kaltra të vajzërisë”, ajo kujton ditët romantike që gëzoi si studente duke thënë: “Si zilka kujtimesh tingëllojnë/ Netët e arta studentore”, dhe pastaj shton “Vizatoj vallëzimin e netëve/ Që kërcejnë valsin e lumturisë”. Në dy poema të tjera ajo kujton me mallëngjim një shoqe të dashur nga e cila u nda kur u largua nga Shqipëria, si dhe fshatin e origjinës së të parëve të autores, Mezhgoranin. Për fshatin ajo vizaton, brenda pak rreshtave, bukuritë e jetës fshatare, midis shtëpive prej guri e me foshnja në djepe të moçme, me kroje që gurgullojnë, dhe peisazhe rreth e përqark që freskojnë sytë dhe zemrën.
Por ka këtu edhe poema therëse, nga zhgënjimi që pati autorja kur vizitoi vende ku dikur mblidheshin e zbaviteshin të mëdhenj e të vegjël, ndërsa tash ata vende janë të braktisur e të heshtur. Kjo befasi e tronditi aq shumë sa e shtyn atë të shkruajë, “Nga dëshpërimi i madh/ Vura kujen me Oiiiiiiiii!” (Shih poemën “Strehëza”).
Nga poemat në këtë grup, vlen t’i japim përparësi “Mjellmat po të vijnë!”, të cilën autorja ia dedikon bashkëshortit të saj. Dhe me plot të drejtë, sepse këtu ajo evokon bukur kujtimin e mbrëmjeve që kalonin së bashku në liqenin e Tiranës, duke shëtitur dorë për dore, duke u përqafuar, duke dëgjuar cicërimat e zogjve. Pikërisht në këtë poezi, ajo premton se një ditë ajo dhe i shoqi do të kthehen përsëri në buzët e liqenit, ashtu siç bëjnë mjellmat.


Peter R. Prifti
San Diego, Kalifornia
Qershor, 2008