e shtunë, janar 05, 2008

DASHURIA, FJALA E MUNGUAR E VITIT QË IKU


Nga Fatmir Terziu

Më kujtohet një bisedë e dy intelektualëve Elbasanas në kohën e Pluralizmit. Dy profesorët Thanas Meksi dhe Bulent Tela, njëri drejtues kulture, etnolog dhe studiues dhe tjetri Kryetar i Këshillit Pluralist, kishin shqetësimin për dashurinë që na mungon; dashurinë për njëri-tjetrin. Duke dhënë e marrë me një material për një broshurë për të Madhin Isuf Myzyri, të cilën donin t’a përkthenin në gjuhë tjetër, një këngë e tij për dashurinë zgjoi bisedën:
‘Dashuria s’ka nevoj për përkthim, ajo kuptohet në ç’do lloj gjuhe’, - thoshin ata, aty në mes të korridorit të ngushtë të Bashkisë së Elbasanit, ku drita që hynte nga perdet e zeza të ish godinës së Komitetit të Partisë së Punës së rrethit, të transformuar në godinë Bashkie, dukej një kontrast i madh me atë bisedë në ato ditë kur më shumë se kurrë duhej dashuria dhe fjala e ëmbël për njëri-tjetrin…

Në ditët e para të vitit 2008, dy vizita të ndryshme të liderëve politikë të së majtës dhe të djathtës shqiptare, që mbajnë edhe karriget e dy pushteteve [qendror dhe lokal] të vendit tre-milionësh Ballkanik, dhanë sinjale të qarta: Në vendin e shqiponjave ende kokat e fiksuara në flamurin kuq e zi kanë drejtime dhe mendime të ndryshme edhe për të ardhmen e vendit, fëmijët e porsalindur dhe të sëmurë që i vizituan ata. Dy pushtetet(aret) e Shqipërisë, ai i Kryeministrit dhe ai i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, vizituan në ditët e para të vitit 2008 fëmijët e sapolindur shqiptarë, ose vizituan spitale të ndryshme ku lind dhe shërrohet e ardhmja shqiptare, që ndoshta do të ketë shansin të jetë në karriget e këtyre dy pushtetdrejtuesve të Shqipërisë. Pra pas kaq vitesh, edhe viti që lamë pas nuk ndryshoi asgjë në raportin e këtij shqetësimi intelektual. Ai mbeti i tillë mes nesh,… i tillë mes politikës. Politika?! Më mirë mos t’ju lodh me të. Le t’a shpreh në veten e parë idenë time…
Në qoftë se unë do të flasë me fjalën dashuri, edhe në ndonjë gjuhë të huaj, Perëndimore apo Lindore, nga ato që di t’i shkruajë e të flasë në këtë jetë, qoftë edhe në Parajsë edhe në Tokë, por nuk dashuroj të tjerët, nuk shpreh dashuri për ta, unë kam bërë vetëm një zhurmë të pakuptueshme, ose një oshëtimë gongu. Në se unë kam një dhuratë të profecisë së të fshehtës për të ardhmen, dhe në qoftë se unë njoh çdo gjë rreth asaj, por nuk njoh të tjerët, çfarë të mire mund të ketë ajo e fjetur në një mendje? Dhe në qoftë se unë kam një dhuratë besimi që të flas me malet dhe mund t’i bëj ata të lëvizin, pa dashuri, unë jam i padobishëm tek asnjeri. Në se unë jap çdo gjë që kam për të varfërit dhe në qoftë se edhe shkrij e sakrifikoj trupin tim, unë vetëm mburrem për atë; por në qoftë se unë nuk dua të tjerët, unë do të kem asnjë vlerë përsëri. Dashuria është durim dhe vyrtyt. Dashuria nuk është xhelozi, mburje, krenari ose nervozizëm. Dashuria nuk ka kurs tjetër në rrugën e saj. Dashuria nuk është irrituese, dhe nuk mban mërri për atë që t’i ke shprehur e bërë gabim, për veprimin tënd të gabuar. Të duash është Ndryshe, është thjesht dashuri për të tjerët. Ajo kurrë nuk është e kënaqur me padrejtësitë, por gjithmonë mirraton në heshtje çfarëdolloj fitore të së vërtetës. Dashuria kurrë nuk premton, kurrë nuk humb besimin e saj, është gjithmonë shpresëdhënëse, dhe përfundon fitimtare drejt çdo lloj rrethane. Edhe ju ndoshta gjithmonë e eksperimentoni këtë lloj dashurie për të tjerët. Dashuria për të tjerët është dashuria për Zotin, ajo që na ka humbur prej kohësh dhe që ende jetojmë në këtë përhumbje si të ‘pafajshëm’…

NJERIU KA HARRUAR ZOTIN

...Shekulli që po jetojmë është pushtuar më shumë nga një lloj ateizmi tjetër, ndoshta më i kamufluar se ai i Kohës së Kuqe, që rrënoi Kisha e Kulte fetare. Edhe pse ky shekull po ndërton dhe filloi të ‘respektojë’ diçka, më duket se po thellon hendekun e ateizmit me një gjuhë tjetër që lidhet me vetë-shkatërrimin (self-destruction). Kjo shpullë njërëzore e vete njeriut për njeriun, ka aspektin e vet që duket i rrënjosur në sistemin politik, por edhe në atë ekonomik dhe zhvillimin kulturor, pse jo edhe në nocionin Kombëtar dhe ato që lidhen me këtë variant të ri të quajtur [dis] integrim...


Kur unë fillova shkollën tetëvjeçare, gati e gjithë rruga nga shtëpia deri tek shkolla, që mbante emrin e njërit prej rilindasve të shquar të Shqipërisë, përshkruhej nga parrulla ateiste dhe gati në çdo cep do të gjeje vullnetarë të të ashtuquajturve ‘Militantë Ateistë’ që kishin dalë nga brigadat e aksioneve ose nga grupet komuniste nëpër fabrika apo ndërmarje bujqësore e industriale. Në të njëjtën kohë mbaj mend kur e nxorrën para shkollës një bashkëmoshatarin tim nga Lagja “Haxhias” sepse kishte shoqëruar nënën e tij në Kishë, në një nga ditët e fundit të hapjes së saj. Mbaj mend se si drejtori, një mesoburrë, ia shkuli kryqin atij vogëlushi të pafajshëm, të cilin e mbante përreth qafës së tij. Më vonë unë dëgjoja të moshuar të flisnin kokë më kokë me njërin-tjetrin, që kjo lidhej me një fatkeqësi të madhe që kishte përfshirë këtë vend të vogël, që komandohej nga njërëz që iu ishin errur sytë nga dhjamosja dhe që s’donin t’ia dinin më për popullin e varfër dhe njërëzit që silleshin si bagëti nën urdhërrat e tyre të verbëra. Ata shpesh thoshin me zë të ulët: “Njeriu shqiptar harroi Zotin; prandaj po ndodhin këto gjëra!” Profesori Richard Sëinburne ka formuluar ateizmin si teory të shpjegojë faktin (24 Korrik 2007). Kjo përcipërisht vë në kontrast me një shikim teologjik për të zbuluar të vërtetën. Ky fakt vecanërisht shihet me respekt dhe me interes anembanë mesit të studiuesve. Ateizmi tani mund të analizohet si teory.
Që nga ajo kohë unë jetova në një situatë të tillë për vite e dekada të tëra, si gjithë moshatarët e mi, që pas mësimeve shkonim të zinim gardelina, apo të mblidhnim ndonjë kavanoz apo shishe të vjetër, që të paguanim fletoret e shumta që duhet të ishin patjetër me një vijë të trashë të kuqe anash, si gjithë veprat, librat dhe historinë që na mësonin dhe na tregonin asaj kohe. Herë pas here mblidhnim edhe letra, por ato t’i shisje duhej të kishe mik shitësen se kishte thuajse një ushtri të madhe që mblidhnin letra në atë qytet. Pastaj dhe paratë që merrte shitësja nga Komunalja ishin një grusht dhe shpesh ajo ngrinte supet dhe thoshte: ‘javës tjetër, mbaruan lekët’. Dhe ne me thesin me letra në krah dhe kaq e kishte, s’kishte as ku t’i vendosje pastaj. Detyroheshe t’ia lije shitëses për një gurabije ose për një aranxhata, që në atë kohë dukeshin si një ëndërr dhe dhuratë për fëmijën e moshës sime në atë kohë. Dikush edhe kullundriste mirë, por ato ishin të ardhur në atë qytet dhe prindërit e tyre, ishin njërëz me pozitë dhe i mernin dhe i sillnin me makinat ‘BÇ’ të asaj kohe.
Që nga ajo kohë unë kam shpenzuar vite duke shfletuar në historinë e Shqipërisë dhe Revolucionin të Kuq që ndikoi vendin tim të bukur. Në këtë process unë kam lexuar qindra libra, kam seleksionuar me dhjetra dokumente të rradha të mbajtura për një kohë të gjatë në raftet e Librarive Britanike, kam mbajtur në memorjen time fakte dhe dëshmi të shkruara e të pashkruara të asaj kohe dhe të atyre që pasuan atë kohë, dhe kam kontribuar vazhdimisht që nga vitet tetëdhjetë e këtej me penën time në të gjitha faqet e shtypit shqiptare për të thënë qoftë edhe me një fjali atë që unë tani tentoj t’a shpie në një ‘dhomë të mbuluar nga drita’, ndërsa ka jetuar gjatë në një errësirë, që pakkush ka tentuar t’a ndriçojë
Në këtë ‘dhomë’ kanë hyrë nga e majta, e djathta, qendra dhe madje edhe nga dritaret e saj dhjetra vizitorë me pena e me sqeparë në duar, me kazma e me heshta; dhe rezultati: thuajse asgjë. Në qoftë se ne pyesim sot pse ka ndodhur dhe ndodh ende kështu me atë ‘dhomë’; përgjigja është e prerë: “Komunizmi, E Majta, Revolucioni…”
Komunizmi, e majta dhe revolucioni janë një gjellë e gatshme, një menu që ngatërroi dhe trazoi rreth 60 milionë të Rusisë, dhe unë nuk dua të përsëris ato që janë thënë dhe stërthënë për këtë, të cilat janë lidhur edhe me fatin e vendit tim të vogël që nuk arriti të shpëtojë nga këto lukuni të ftohta siberiane. Por ajo që më shqetëson është populli im dhe fati i tij. Fati i tij ende përcaktohet nga fate të prira në një gjendje jo stabile, nga gjendje mendjesh jo të përqëndruara, që janë dhe faktori determinant në të gjitha krimet e mëdha të dy shekujve të fundit.
Shkrimtari i Madh rus, Dostojevski kohë më parë kishte paralajmëruar se gjërat e mëdha do të vijnë pas nesh dhe do të na kapin intelektualisht të papregatitur. Kjo është saktësisht çfarë ndodhi dhe po ndodh në vendin tim…

Zootekniku me maskën e gradës shkencore (të marrë në Perëndim) këshillon arsimin, arsimtari me kategori parashkollore drejton policinë, bujku i kualifikuar shëndetësinë, ish-shitësi pa shkollë tetëvjeçare zgjidhet Kryetar Komune… etj.

Shekulli që po jetojmë është pushtuar më shumë nga një lloj ateizmi tjetër, ndoshta më i kamufluar se ai i Kohës së Kuqe, që rrënoi Kisha e Kulte fetare. Edhe pse ky shekull po ndërton dhe filloi të ‘respektojë’ diçka, më duket se po thellon hendekun e ateizmit me një gjuhë tjetër që lidhet me vetë-shkatërrimin (self-destruction). Kjo shpullë njërëzore e vete njeriut për njeriun, ka aspektin e vet që duket i rrënjosur në sistemin politik, por edhe në atë ekonomik dhe zhvillimin kulturor, pse jo edhe në nocionin Kombëtar dhe ato që lidhet me këtë variant të ri të quajtur [dis] integrim.
Ishte sërrish Dostojevski që theksoi njëherë e mirë edhe për Revolucionin Francez dhe urrejtjen e tij për kultet se “Revolucioni patjetër duhet të fillojë me ateizmin” Kjo është absolutisht e vërtëtë. E vërtetë është edhe kur termat ndërrojnë rrasa në lakimet gjuhësorë edhe kur fjala revolucion shkëmbehet me fjalët ‘reforma’ apo ‘reformat’ në shumës të integruar ose të [dis] integruar. Por bota e këtyre lakimeve institucionale kurrë nuk ka sjedh ndërmend se ulja e besimi tek Zoti dhe tejçimi i këtij spontaneiteti është vetëm një organizim, militarizim që është foshnjërisht i mavijosur në praktikat e Marksizmit.
Me filozofinë e ‘Fillit të Kuq’, sistemit të Marksit e të Leninit, urrejtja e Zotit ishte forca e tyre kryesore lëvizëse, që ushqeu militantët ateistë dhe ata që iu ‘qepën kodrave e Maleve t’i bënin ato pjellore si dhe fushat’ duke i lënë qytetet pa ‘mushkëri të gjelbra’ pa ajër; dhe pa ajër dihet rezultati…
Sot në një mënyrë disi të kamufluar, ndoshta ende të pakuptuar qartë po ndodh e njëjta gjë në Shqipëri. Pallate të mëdha, disakatëshe zgjaten dhe ‘zbukurojnë’ vendin anëmbanë, nga jugu në Tiranë, nga veriu prapë në Tiranë, nga lindja në Tiranë dhe prapë nga Perëndimi në Tiranë, pse jo edhe në Durrës?! Diku nga shtëpitë e bukura e të mrekullueshme Tiranase, duket se thirja e poetit të mirrënjohur Adem Istrefi e thotë qartë me ‘Lëshoma Hisen e Diellit’. Dje ajrin sot diellin. Dje me Revolucion, sot me Reforma! Instalim i një rrugëtimi të stisur, në një rrugë, që askush s’e di se ku ka për të bitisur…
Tani në Shqipëri ku Kishat, Xhamiat, Manastiret ishin rrënuar ose mbyllur, ishin kyçur ose ishin kthyer në Shtëpi Kulture apo magazina, në vendin e vogël ku lulëzoi ateizmi, askush nuk është i mangët të thotë: “Hapi sytë mirë e sheh, ja ku i ke ato që munguan, ja ku i ke!” Ja dhe ngjyrat që ka Tirana. A nuk ngjajnë se ne jemi përsëri aty ku ishim? Jo! Kjo nuk duhet besuar, ne nuk jemi në atë stad, ne nuk fshihemi pas bojrave të fasadave, ne kemi kohë që kemi nevojë të kuptojmë këto fasada… Perëndimi ka kohë që e ka përcaktuar ‘rrugën e fasadave’ e cila është drejt një termi të kuptueshëm qartë e mirë: “Besimi është i lirë!” Po kujt t’i besojmë tani? Perëndimi nuk e shikon zhvillimin dhe lirinë e fjalës tek interesi material, shpëtim i njeriut në Perëndimin e hershëm të besimit nuk e garanton zhvillimin në profuzionin e të mirës materiale as në përfitimet bazuar në besimin e njërëzve tek Zoti. T’i besojmë fasadave politike apo fasadave me bojra? Është koha të jemi pregatitur intelektualisht, që Dostojevski të mos na gjejë më në tulatje me paralajmërimin e tij.
Kur unë shkruajta artikullin tim, poeti Robert Martiko më shkruante: “Janë mjaft prekëse të gjitha ato që shkruani... Më kujtojnë një emision në RAI aty rreth viteve gjashtëdhjetë... Prifti quhej padre Virgilio Rotondi dhe ju drejtohej njerëzve me fjalët:
''Ascolta, si fa sera...'' që do të thotë: ''Dëgjo, bie nata...'' Kjo është ekuivalente, pikërisht me atë që shkruani ju... Njeriu është aq i papërgjegjshëm, kudo në botë, sa që dita ditës shkon drejt përplasjes me planetin e tij...(ROBERT MARTIKO: roberto@ker.forthnet.gr)


NJË ËNGJËLL PREJ KOSOVE





Nga Këze (Kozeta) Zylo


Letërsia, arti, shkrimet, publikimet, kanë privilegjin që të lidhin me njerëz nga të gjitha fushat, anë e mbanë Globit. Këto lidhje falë Internetit, gazetave, forumeve, të afrojnë komunikime nga më interesantet, të sjellin pranë shpirtit, Perëndeshën e frymëzimit!

Kjo Perëndeshë sot m’u ul pranë në prehrin tim, një ëngjëll prej Kosove e cila quhet,
Medlina Bardhi!
Sapo ka feksur agu i mëngjesit dhe unë po kryej rutinën e zakonshme, po kontrolloj
e-mailat në kompjuterin tim. Jemi në ditën e dytë të tragjedisë botërore, vrasjes makabre të një prej grave më karizmatike të Globit, ish kryeministres Pakistaneze Benazzir Bhutto. Jo pa qëllim po e përmend këtë fakt, pasi në homazhin që shkruajta për këtë Zonjë, të botuara në gazeta të ndryshme dhe website, mora disa e-maila nga njerëz të thjeshtë dhe personalitete të ndryshme anë e mbanë botës, sigurisht me së shumti ishin vëllezër të gjakut tim, pa dallim feje, por vetëm na bashkon shqiptarizmi dhe lufta kundër murtajës së zezë, terrorizmit. E kush më shumë se Kosova mund ta ndjejë luftën për Liri, luftën për Pavarësi, kush? Pikërisht kauza e Zonjes Bhutto e cila dha jetën për Lirinë e Pakistanit, më bashkoi me këta njerëz të shumtë duke kontaktuar me e-maila.
E-maili që më preku më shumë sot në këtë fllad mëngjesi që duket sikur ma sjell Atdheu im, ishte i ardhur nga Mjeku Gjakovar, Dr.Besnik Bardhi, i cili shkruan:
…Lexova shkrimin tend per vrasjen e zonjes se madhe Bhutto, sinqerisht u perlota une dhe familja ime. Kjo figure karizmatike e saj eshe me tutje do te punoj dhe do te beje mrekulli ne Pakistan, post mortum.
Te ngushelloj nga zemra...
Pasi mbarova e qullosur nga lotët, vizitova websitin e Doktorit nga Gjakova. Sa shumë u emocionova, kurrë, më shumë se këtë herë nuk kam qenë aq pranë faqeve të ndryshme në website, e ja papritur si një ëngjëll i vërtetë, një vogëlushe e shëndetshme e bukur, me duket sikur me krah flatrash vjen si lajmëtare në xhamin e ballkonit tim, dhe bashkohet me tingujt e Lirisë, që shumë popuj akoma nuk e kanë dëgjuar trokitjen, edhe pse në këtë fillim shekulli! Ajo është Medline Bardhi, ëngjëlli që lindi në kohën kur shteti më i fuqishëm në botë Amerika i doli në krah Kosovës për Lirinëe ëndërruar, është ëngjëlli që familja e saj e pagëzoi me emrin e Madeline Allbright. Emrin ja pagëzuan vogëlushes në shenjë respekti për ish sekretaren e Shtetit Amerikan, Madeline Allbright e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për cështjen e Kosovës. Fotoja me dy emra të njëjtë, por me moshë dhe kombësi të ndryshme, ngjason si dy pika uji, pasi i ka bashkuar: Endrra për Lirinë. Këtë kishte ndjerë gruaja e shtetit Amerikan, me origjinë hebre, Madeline Allbright, kur nazizmi kërcënonte Lirinë e popujve, këtë po ndjente dhe familja e vogëlushes, kur makina kriminele e shetit Serb, me Sllobodan Miloshevicin kishte kryer dhunimet dhe masakrat më të egra që ka parë historia e njerëzimit.
Me këtë emër të pagëzuar ishja njohur nga shkrimet e ndryshme në gazeta, por dhe nga lajmet ne ABC news, CNN, ku jepej fotoja dhe emri i bebit të lindur në Gjakovën e përgjakur, por që populli luftonte për të qenë i lirë. Dhe ja sot u lidha me këtë familje fisnike, na bashkoi lufta kundër terrorizmit, na bashkoi përkrahja e forcave përparimtare kudo në botë. Por memorja ime në këtë kohë nuk kishte si mos të sillte shumë emra me kuptim dhe tepër simbolik, që janë vendosur nga familjet për fëmijët e tyre në botë, nuk kishte si të mos më sillte aq pranë, oh, aq pranë, emrin e nenës sime Liri lindur ne kohen e fashizmit, maj 1939, pagezuar nga ungji i saj Shaban Muci, ardhur nga Amerika, ai ëndërronte Lirinë...
Ja pra këta emra sa kuptimplotë dhe simbolikë, komunikimi i ngrohtë prej Gjakove, vendit ku ka nxjerrë me qindra intelektualë dhe luftetarë, më dha flatra duke fluturuar e lirë në ëndërrimin tim dhe gjithë shqiptarëve, e të qëndroj në Kosovën e Pavarur së shpejti! Njëkohësisht në mendje po më endet thënia e një prej shkrimtarëve më në zë: Brian Aldiss i cili thotë: Një shkrimtar duhet t’i thotë vetes së tij, jo sa para ka mbledhur nga librat, artikujt, por sa njerëz e kanë lexuar librin, shkrimin që ke botuar!
Së fundi më lejo të të pëergëzoj unë dhe familja ime në këtë prag të Vitit të Ri!
Ëgjëlli im sot, Madline Bardhi!
Të uroj të rritesh sa më e shëndetshme dhe të pafsha Senatore e Kosovës, një senatore në Parlament, që të luftosh për të drejtat e njerëzimit!

Cila është familja Bardhi dhe historia e emrit të vajzes?



Më quajnë MEDLINA BARDHI, jam e lindur në Gjakovë me 01.11.1999. Babi im quhet Besnik Bardhi, ndërsa nana, Shqipe. Kam edhe një vëlla të vockël që shumë e dua, ai është Betimi, i cili tani është 4 vjeqar. Në familjen tonë jeton dhe gjyshja ime, Taibja, e cila shumë më do dhe po aq unë e dua.
Unë linda menjëherë pas lufte, në Kosoven e lirë. Ishte fat i imi dhe vellaut tim Betimit që u lindëm në liri, nga se shtatë fëmijet e tjerë para meje nuk jetuan dot. Ata si duket nuk deshën të jetonin në atdheun e robëruar. Me siguri unë dhe vëllau im Betimi do ta kishim të njejtin fat, sikur të kishim lindur në kohen e sundimit të okupatorëve dhe bishave sllave. Ne gjakonim lirinë, Zoti i Madh dëgjoi lutjet tona. Ne jetojmë, sepse dhe Kosova sot jeton e lirë... Të gjitha këto i kam dëgjuar nga babi im, me thënë të vërteten tani kam filluar t'i kuptoj mesazhet të cilat ai m’i përcjellë çdo ditë.
Tani e kam kuptuar pse njerëzit e njohur dhe të pa njohur më thërrasin me aq dashuri: Medlina. Në kohën e luftës së tmerrshme në Kosovë nana ishte shtatzënë. Gjakova digjej flakë, së bashku me këtë qytet të lashtë digjeshin dhe masakroheshin dhe banorët e saj të pafajshëm. Bishat sërbe së bashku me mercenarë rusë dhe shumë kriminelë të tjerë vranë shumë banorë në këtë qytet. Kishin vendosur ta zhduknin Gjakovën dhe shqiptarët nga faqja e dheut. Nuk i kursyen as foshnjet në shtëpinë e Vejsave, ku u masakruan 22 gra dhe femijë. Në ato çaste rrezonte vetem një shpresë, në një anë ishte USA dhe në anën tjetër USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS. Prindërit e mi, duke parë angazhimin e pakursyer të miqve tanë amerikanë për ta shpëtuar popullaten shqiptare nga shfarosja, u betuan ato ditë se nëse lind djalë do t'a pagezojnë Klinton dhe nëse është vajzë, do ta ketë emrin e të madhërishmes znj.Ollbrajt. Prindërit e mi shpëtuan nga lufta së bashku me mua.
Letër dërguar Znj.Albright si Mirënjohje e pakufishme për Amerikën, Clintonin dhe Znj.Albright
Shkëlqesisë së Saj Madeline Albright
Sekretare e Shtetit
Të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Washington, D.C.
USA.
E nderuara Madam Albright:


Kam nderin e vecanëe, t’i shkruaj këtë letër shkëelqesisëe Suaj duke shpresuar se
do t ju gjej shëndoshë dhe me bekime të Zotit.
Më quajnë Besnik Bardhi. Jam një shqiptar etnik nga Kosova. Kam lind në qytetin e lashtë të Gjakovës, ku jetoj dhe punoj. Jam mjek, specialist i otorinolaringologjisë. Kam studiuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, kurse specializimin e kam përfunduar në Universitetin e Zagrebit, në Kroaci.
Arsyeja që po ju shkruaj këtë letër është e natyrës shpirtërore: Jam i martuar që tetë vjet dhe gruaja ime është një zonjë e mrekullueshme dhe bujare, mirëpo ne nuk patëm fat të bëheshim me fëmijë pë shkak të disa deshtimeve të njëpasnjëshme.
Mirëpo, më në fund, ndodhi mrekullia! Ne ndjemë veten të bekuar qëkur muajin e kaluar gruaja ime lindi një vajzë shumë të bukur. Dhe ajo jeton. Ajo është një ëngjull i vërtetë. Ajo është fëmijë i luftës që lindi në liri. Edhe pse qënje e njomë, ajo duket se kishte gjakuar lirinë dhe kishte lakmuar të lindte në Kosovën e lirë.
Gjatë fushatës serbe të spastrimit etnik në Kosovë, shoqja ime dhe unë, sikurse dhe tërë populli i Kosovës, kemi kaluar muaj të terrorit dhe vuajtjes që nuk shprehet dot me fjalë. Në ato ditë e net lufte në Gjakovë, cdo natë kishte peshën dhe tmerrin e natës së Shën Bartolomeut. Secili priste radhën se kur do të vritej. Njerëzit e ndjenin veten më fatlum nëse fundi do t’iu vinte nga plumbi. Ajo që i frikësonte ata me së shumti ishte mundësia e përjetimit të masakrave, përdhunimeve ose poshtërimeve të cfardo forme në sy të pjestareve të familjes, farefisit dhe miqve. Kjo ishte më e rëndë se vdekja!
Sic e dini, serbët bënë krime barbare ndaj popullatës civile shqiptare. Vetëm gjatë një rasti tragjik, në qytetin tonë, serbet vranë dhe pastaj dogjën 22 gra dhe fëmijë të familjes Vejsa. Në një situatë të tillë si në ferr, ne druanim jo vetem për jetën tonë, po madje dhe më shumë, edhe për jetën dhe sigurinë e fëmijëve të Kosovës, duke përfshirë dhe fëmijën tonë ende të palindur, që pati fatin të durojë gjithë trazirat fizike, mendore dhe emocionale që ne përjetuam.
Gjatë atyre ditëve të erreta, rrezonte vetëm një dritë dhe një shpresë. Gjithë shpresat dhe lutjet tona ishin drejtuar nga Zoti dhe nga SH.B.A.
Gjatë atyre ditëve jam betuar: në qoftë se mbijetojmë luftën dhe më lind djalë, do t ia vë emrin W. J. Clinton; e nëse më lind vajzë, atëhere ajo do ta ketë emrin Medlin.
Qëndrimi i drejtë dhe konstruktiv i politikës së SHBA-s ndaj zgjidhjes së konflikit në Kosovë, bëri që ne të mos humbnim shpresën dhe vetbesimin, prandaj na ndihmoi që të mbijetojmë gjithë ato tmerre. Sikur Shtetet e Bashkuara të mos kishin intervenuar në Kosovë, populli shqiptar i mbetur atje do të shfarosej. Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi falë Mbrojtësve të Lirisë dhe të Humanizmit të prirë nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes!
Asgjësimi i paramenduar i shqiptarëve të Kosovës nga serbët nuk ndodhi fale vizionit human të Presidentit Clinton dhe të vendosmërisë Tuaj të palëkundshme për të mbrojtur vlerat e civilizimit modern.
Shkëlqesia Juaj , Zonja Sekretare e shtetit, ja përse bija ime, ëngjulli im, është e bekuar që ka emrin Tuaj!
Tash e tutje, mbi kokën e saj si dhe mbi kokat e gjithe fëmijëve të Kosovës, do të rrezatoj brerorja (aureola) e hirit Tuaj të madhërishëm, e jo thikat e përgjakura të kriminelëve serb. Dashamirësia dhe humanizmi Juaj do t i mbroje fëmijët e Kosovës, ashtu që ata të kalojnë ditët e fëmijërisë të lumtur dhe pa frikë se dikush do t’i vras ata ose prindërit e tyre.
Unë konsideroj këtë fëmijë dhuratë të Zotit në qiell, dhe të Juajen, si misionare në tokë. Ju na dhuruat jetën edhe njëherë. Kjo vajzë, prindërit e saj, dhe besoj se i gjithë populli shqiptar në Kosovë, do t’u jenë përjetësisht mirënjohës Juve dhe SHBA-s.
Shëmbëlltyra Juaj dhe ajo e Presidentit Bill Clinton tashmë nderohen aq shumë
anembanë Kosovës.
Për mua, familjen time, qytetin tim, dhe do të thosha, për mbarë Kosovën, do të ishte një nder i madh sikur Ju të pranonit kërkesën tonë të sinqertë që ta bekoni bijën tonë duke u bërë Ndrikulla e saj, në mënyrë që një ditë Medlina jone e vogël, duke ndjekur shëmbullin Tuaj, të bëhet e madhe sic jeni Ju, e madhërishme në sytë dhe zemrat
e popullit liridashës të Kosovës, të cilët shpëtuan nga vdekja e sigurtë falë dashurisë, guximit dhe humanizmit Tuaj, Fal dashurisë, guximit dhe humanizmit të Shteteve tëBashkuara tëAmerikes dhe aleatëve ë saj!

Zoti ju bekoftë Ju dhe familjen Tuaj!
Zoti e bekoftë Amerikën!

Me respekt të thellë,

Juaji

Dr. Besnik R. Bardhi
Gjakove, Kosove

New York, Janar, 2008





SHQIPTARI ZENEL LIKA KRENARIA E BRITANISË

Publikuar me pare me: e martë, janar 01, 2008


Nga Fatmir Terziu
Zeneli kur erdhi në Angli ishte i vetëm, pasi i ati i tij ishte vrarë në Luftë, dhe nuk dinte asnjë fjalë në anglisht, tani pas pesë vitesh është vlerësuar Personi më i Suksesshëm i vitit 2007 në Britani.

19 vjecari, Zenel Lika që iku nga zona e luftës në Kosovë, kur ishte vetëm 14 vjec, të kërkojë strehim në Warwickshire të Anglisë është cilësuar krenaria e Britanisë. Ai është vlerësuar nga “Learning and Skills Council” me një cmim si një nga nxënësit në krye të nxënësve me arritje të mëdha kombëtare.
Kur iu tregua ky vlerësim nga John Fisher, babai i tij përkujdesës që e mori atë dhe e shpëtoi nga rreziku i luftës, si një refugjat i traumatizuar ndjeu një gëzim të madh. Zeneli kur erdhi në Angli ishte i vetëm, pasi i ati i tij ishte vrarë në Luftë, dhe nuk dinte asnjë fjalë në anglisht, tani pas pesë vitesh është vlerësuar Personi më i Suksesshëm i vitit në Britani.
Ai tani flet anglisht me aksentin e zonës. Ai ka studiuar në Queen Elizabeth School, në Atherstone, Nuneaton-based North Warwick-shire dhe Hinckley College. Ai tani punon për AN Tools in Carlyon Road, Atherstone. Manaxheri i tij Alan Naylor është shprehur se ai është një individualitet me shpresa të mëdha për të ardhmen.