e enjte, dhjetor 27, 2007

DISA IMAZHE ...












KRITIKU “MIK”, ANA E KUNDERT E SHIJEVE ESTETIKE TE LEXUESIT




Nga Keze (Kozeta) Zylo


Shpesh lexohen shkrime gazetareske, artikuj nga me te ndryshmet, qe trajtojne probleme gjithefaresojesh, por pasi i ke mbaruar se lexuari i thua vehtes: s’ke bere gje tjeter, vecse ke harxhuar kohen aq te vyer dhe te domosdoshme qe e ke ne keto sokake te cakerdisura te emigrimit.

Keshtu shija e hidhur pas leximit, vecanerisht kur ato jane mbeshtetur dhe botuar nga klane te caktuara, qe mbeshtesin artikujt dhe dalje librash ne skene, te cilat nuk kane paraqitur kurrfare interesi tek lexuesit, te helmon me peten e sheqerosur qe jane munduar ta mbulojne me aktin e botimit ne kollona te tera gazetash, nepermjet miqesive tradicionale, apo interesave meskine te castit.
Vetem Letersia dhe Arti e kane absolutisht te papranueshme servirjen e leximit nen nivelin artistik, per x filan apo x filane, perdor fjalen filan, pasi ne kete shkrim nuk e kam fjalen per shkrimtaret e vertete, qe lexuesi i lexon me endje dhe nuk i lene librat e tyre te pluhurosen rrugeve apo kioskave te shitjes. Keshtu shpesh lexojme komente dhe promovime librash me egzagjerime nga me bajatet neper gazeta, kur ne fakt keto lloj librash ngelen stoqe, ose autoret e tyre te luten dhe dergojne e-maila, vecanerisht nqs ke kontakt me nje publik te gjere, per t’jua dhene falas miqve…
Shtrohet pyetja pse ndodh kjo rendom me shume autore kohet e fundit?
Me duket se nuk ka nevoje fare per pergjigje, pasi shume autore te ketyre lloj librave, organizime promovimesh, ose ndjejne qe ju ka humbur “fama e dikurshme me miqesira” ose duan te behen famoze, pa na servirur kurrfare letersie dhe arti.
Keta lloj “autoresh” vene ne dispozicion te tyre, miqte e dikurshem, ose miqte qe krijojne gjate rruges, qe me vone ketyre miqve gjate rruges, t’jua shperblejne me te njejten monedhe. Eshte me se e kuptueshme se kjo lloj monedhe sa vjen e zhvleftesohet pasi eshte vetem e kallajisur, pra vete lexuesi ja nxjerr bojen qe ne faqen e pare, ose shume prej tyre e kuptojne qe jane po keta miq qe here pas here jane vene ne dispozicion te tyre per t’u bere lavde e lajka nga me bajatet, shkrimeve dhe librave te tyre.

Mirpo ajo qe e rendon me se shumti kritiken e Artit dhe te Letersise eshte se sikur po institucionalizohet vetelavderimi dhe ekspozimi i krijimeve te pamerituara per fondin e arte te letersise Kombetare.
Keta “miq” qe kane ne dore gazeta, poste ne dikasteret e kultures dhe te artit, duke shfrytezuar njohjen, pozicionet e dikurshme, “famen” ne baze te bindjeve politike, keto dukuri nga me negativet po e gerryejne si turriele librin shqiptar dhe me se shumti kritiken e mirefillte letrare.
Jane po keta njerez qe as nuk jane ngopur ndonjehere me lavde ne kohen e diktatures dhe aq me teper nuk mund te ngopen as ne kete kohe, ku jane perfshire nje dyzine shkruesish lavderuesish, nen emrin e lirise krijuese, por qe po luajne nje rol nga me negativet ne edukimin e shijeve estetike dhe artistike per lexuesin.
Kjo perben ne nje fare menyre nje dhunim te pakuptuar per Letersine dhe Artin, nje dhunim ne emer te pozicionit qe ke marre, por qe kete ofiq te afruar perseri nga klanet, e shfrytezon per interesa personale ose per te lare hesapet.
Nuk ka gje me tronditese, me poshteruese dhe me te peshtire, kur tribunat e ndryshme, qofte gazetat, qofte podiumet, i perdor pikerisht per keto interesa. Shkrimet nga me te rendomtat qe jua ke kushtuar ketyre “autoreve” qe mbushin faqe te tera gazete, saqe do ta kishin zili dhe shkrimtaret me te medhenj te kohrave, po serviren sikur jane gati per te marr cmimin “Nobel”, dhe qe s’bejne gje tjeter, vecse pa dashur ben vetepushkatimin si ariktull shkrues dhe njekohesisht sjell autoret me “fame” te ketyre librave qe nuk kane pasur kurrfare lexuesi, me perjashtim te kritikut “mik” qe i trumbeton me te madhe librin, si krijimet me te mira deri me sot!
Pra kete transmetim te shijeve “mik” nepermjet artikujve qe shkruhen, e kane demtuar dhe do ta demtojne se tepermi letersine dhe Artin.
Ne rast se ne kohen e Diktatures mjaft libra ngelen si mediokre per kete kohe, por qe na shiteshin dhe studjoheshin si nga me te arrirat, sot ne kete kohe gjoja te lire per te shkruajtur, keto kritika lavde, edukojne pothuajse te njejten shije te idhet, pasi lexuesi sidoqofte nuk e ka aq te lehte per ta konceptuar dhe interpretuar profesionalisht nje veper letraro-artistike. Pra e thene shkurt lexuesi shpesh ndikohet nga keto kritika, arrin deri aty sa te diskutoje, qe ne promovim mori pjese ky shkrimtar i madh, ose ky politikan i degjuar, ne vend qe ta marr krijimin dhe ta lexoje dhe pastaj ta gjykoje ne baze te emrave pjesemarres.
Jane shume krijues te rinj qe me krijimet dhe kritikat e tyre te guximshme pa u ndikuar nga e kaluara, na nxisin dhe na bejne te mendohemi per t’i vene gishtin kokes, para se te shkruajme kritiken mbushur me lavde nga fillimi deri ne fund, dhe c’eshte me e keqja keto lavde perseriten dhe perseriten rreth ciklit te vet, pa rrugedalje, vecse shkojne ne qorrsokakun e edukimit te shijes mediokre. Perderisa shume prej librave te tyre, qe nuk pertojne dhe per te na i numeruar se sa eshte egzakt numri i tyre, kane ngelur stock, jane pluhurosur, nuk ka pse te harxhohet kohe dhe te trumbetohet qe eshte nje liber i paarritshem. E thene shkurt, jepet komanda:
“Merreni lexojeni se do te ngeleni te kenaqur”, ne fakt shpesh nga keto lloj rekomandimesh, lexuesi ka marr vetem zhgenjimin si per autorin e vepres dhe per ate kritik qe shfrytezon tribunen per te bere lavde ne baze klanesh dhe lidhjeve miqesore qe ne kohen e qyqes.

Ne fakt mund te mos e shkruaja kete shkrim sot, nqs nuk do te kishja nje ngacmim te fuqishem nga studimi mbi historine amerikane dhe vecanerisht te autorit kryesor per “Deklarimin e Pavaresise se Amerikes” Presidentit amerikan ne vitet 1801-1809, pikerisht nje nga theniet me te njohura te tij:
Asgje nuk mund ta ndaloje nje burre ne kete Planet per konceptet e drejta qe ka per arritjen e qellimit te tij, por keshtu asgje nuk mund ta ndaloje nje burre ne kete Planet per konceptet negative qe ka, por do te ndalohet, ne arritjen e qellimit te mbrapshte te tij.

Manhattan, dhjetor 2007

TOKE E MOHUAR



Nga Aleko Likaj

Fati nuk e kishte perkedhelur Tahsim Zyken. Kishte ardhur ne mes te Europes,aty nga mezi i viteve 30 te,per t'u shkalluar,dhe dy here me rradhe,nuk i mori,qe,si mori provimet.Ndonje pasuri te madhe,i ati nuk kishte,por disa miq te tij,e ndihmuan qe ta niste per studime. Ishte djali i dyte ne mes tre vajzave.Shkollen tregetare e kishte marre, por,jo si i pari. Nxenes mesatar,ashtu siç vinte edhe nga trupi. Me nje fytyre pak te gjere,e vetullat e trasha,te nxira katran. Nje cullufe flokesh i varrej mbi ballin e sheshte e te madh,duke i a zene here pas here veshtrimin,ne krahun e djathte. Kjo ne shumicen e rasteve,e bente qe te ndjehej mes shokesh,tamam si djale fshati.Andej ishte vertete.Vinte nga gryk' e Kuçe,ku rrahin errerat e jugut,te cilat pastaj, uleshin e lepinin brigjet e Vjoses,e zbrisnin qetesisht mbi Myzaqene plot lageshti
Doemos,qe i erdhi turp nga shoket. Me keta u nda perfundimisht. Nuk doli me ne qytet. U vendos ne periferite e Milanos. Po edhe ate vend e la.U ngrit e shkoi deri ne Afrike. Nuk duronte dot kemishezinjte e rrinj te fashizmit,qe manifestonin kudo neper rruge,e nderonin ala romançe. Me nje italian zuri te bente bisnes deri ne thellesite afrikes. Ne fillim si ndihmes i tij, pastaj si ortak e me vone si padron i tij. Italiani kishte qelluar doreshpuar e kumarexhi i madh. I mbetur pa asnje dyshke ne xhep i dha Tahsimit per grua motren e vet. Keta e ngriten çerdhen e lumturise ne " Kep Tawn", bregu jugor i kontinentit afrikan. Tre hotele te medhenj buze detit, dy fabrika ushqimore si dhe 5 peshkarexha moderne per ate kohe punonin per firmen "Zyka"
Nga fillimi i viteve 60 te tashme baba i kater femijeve me floke gjysem te thinjura, 52 vjeçar, vjen ne Rome. E kishte pikur malli per te aferm e per atdhe.I thane se duhej siguruar nje leje fillimisht ne ambasade. Nuk lejohej qe te hyje ne Shqiperi pa ate. Keshtu beri.Telefonoi ambasadorin e ky I la nje " rendez-vous" pas dy ditesh. Shkoi me qejf.E priten mire. I thane se tashme duhej qe te vinte edhe pergjigja nga Tirana e duhej qe te priste dy apo tre dite.
Tahsim Zyka kishte zene hotelin. Kaluan jo dy por pese dite e asgje.Kerkoi ambasadorin i cili i u duk Tahsimit nje njeri korrekt, por ai nuk ishte aty. " Do te pres - tha ai - se ku i dihet kesaj jete . Mbase vdes e nuk I shoh me njerezit e mij" Prinderit kishin kohe qe nuk ronin me . Kete i a kishte thene nje bashkfshatar I tij nga ata te aratisurit gati 17 vjet me pare. Edhe vellai i vetem, sepse gjate luftes ishte renditur me forcat nacionaliste. Per motrat nuk dinte se ku ndodheshin dhe si u kishte ecur filli I jetes.
Pas dites se dhjete nuk duroi me. Pergjigje jo. Ne ambasade nuk e priste me njeri. Me zemer te helmuar mori rrugen e kthimit deri ne " Kep Tawn". U tha femijeve " Komunistet pas vellait me vrane edhe mua ".
Pasurine e kishte vene perpara.Firma "Zyka" u be nje nga te fortat e atij qyteti ne breg te detit, kepi i fundit i kontinentit te zi. Tre djem e nje vajze ishin plot per ta pasuruar e trasheguar ate. Afer 30 vjet pa u kthyer ne vendlindje e shume larg prej andej. Ndonese nuk kishte takuar asnje shqiptar atje, gjuhen e bukur shqipe i a mesoi edhe femijeve. Dy djemeve te medhenj po u jepte edhe artin e drejtimit e menaxhimit te bisnesit. I treti Naimi vazhdonte mesimet me motren Aferdita ne nje kolegj amerikan.Me mire prishej.
Nje vit me pas e mundi semundja . Mjeket thane se " kishte hyre ne nje gjendje depresive" Dy vjet me vone zuri shtratin nga nje paralize ne krahun e djathte e kemben e djathte. Halli i madh sa nuk thuhej. Femijet e kuptuan se malli I a drobiti kraharorin e vogel e te thare si pasterma. Nje infermiere vendase e dy mjeke i rrinin tek koka çdo dite.
Skenderi, djali I madh kishte njohur rastesisht nje çift amerikan qe ishte bujtes ato dite ne nje prej hoteleve te tyre.Amerikanet kishin qelluar edhe ata rrefugjate nga Shqiperia. I solli ne shtepi per t'I njohur me babane. Tahsim zyka çeli si karakafte ne fillim te marsit.U be shend e vere.U kenaq me miqte duke folur shqip. Rrefugjati I Amerikes 65 vjeçar kishte qelluar korçar nga qyteza e kishte ardhur thjesht si turist aty.Vizitonte jugun e Afrikes. Atehere Tahsimi nxori fjale tek miqte e tij tregetar. " Ejani sonte tek une. Me ka ardhur vellai"
Bisnesmenet qe e njihnin Tahsimin si nje tregetar te ndershem e me origjine nga nje vend i vogel i Ballkanit u mblodhen ne mbremje.
Tahsimi u ngrit me paterica e qendroi ne krye te vendit. Gezonte si nje femije. Kishte vite pa u çmallur me nje bashkeatdhetar. Korçari kishte qelluar njeri i mire dhe i muhabetit. Pensionist se bashku me gruan.Sherbeu ne aviacionin amerikan si pilot ne fillim e pastaj si instruktor e specialist ne degen e projektimeve aerodinamike. Kishte mbaruar edhe fakultetin per inxhinjeri
Pas disa ditesh çifti i korçareve u largua. Tahsim Zyka kishte ndryshuar nga gjendja shpirterore. Mjeket e vune re kete gje dhe u rekomanduan femijeve qe babai duhej vendosur per nje periudhe ne nje ambjent shqiptar. Ata shpresonin ne nje riaftesim te shpejte e cilesor. Mbase kjo ishte rruga e vetme per mergimtarin e vjeter per t'a kthyer ne normalitet.
Nje avokat i njohur ne ate qytet u propozoi qe ti shkruanin nje leter te parit te vendit ne Shqiperi me qellim qe te lejonte kthimin ne atdhe te Tahsim Zykes. Ashtu u be, por pergjigje hiç.Kaloi nje gjysem viti.Avokati beri propozimin e dyte. " Ta çojme Tahsimin ne ishullin e Korfuzit. Shqiperine do ta kete perballe. Cdo dite do ta shohe e do te ç'mallet." Keshtu u be.Femijet i besuan keshilles se urte te avokatit qe ishte me origjine angleze e qe pushimet i bente pikerisht aty. Ne token greke per vit. I zune me qera nje vile ne nje vend piktoresk ku dukej perballe Saranda e rrethinat e saj. Me nje dylbi te madhe te varur ne gjoks Tahsim Zyka e priste lindjen e diellit dhe perendimin e tij te lare ne gjak me merakun ne zemer per atdhe.Nje tranzistor i madh gumezhinte gjithe diten ne emisionet shqipe. Degjonte Radio – Tiranen e syte i perloteshin si femije
Ne fillim u duk se po e shuante dalengadale mallin qe kishte te fshehur ne gji. Nje prej djemve qe e shoqeronte u gezua. Telefonoi per te tjeret qe edhe ata ishin ne merrak per babain e tyre mergimetar.Maria-Tereza e shoqia nuk i ndahej asnje hap. E donte marrezisht si nje vajze e sapodashuruar. Mblidhte lule çdo mengjez e ja dhuronte buqete si ne rinine e hershme.Kur flladi i dashurise per shqiptarin e kishte bere qe te dridherohej, ndonese aso kohe nuk i kishte kaluar as te 16 pranverat e jetes se posanisur atje ne nje lagje ne qender te Firences.
- I rrit era qe vjen nga vendi yt – i peshperiste ngadale ne vesh.
Tahsimi çelej e mbushej ne fytyre gjithe gaz. Ulte strehen e kapeles republike verore e vendoste serrish dylbite.
Ne veranden e lokalit perballe dy kliente vendas ndiqnin ne heshtje levizjet e Tahsimit.
C'eshte ky? – pyeti nje gjatovine me floke te rena
Thone se eshte mergimtar shqiptar e qe nuk e lene te kthehet ne vendin e tij. Ka ikur para kufte. Ka ardhur per te nxjerre mallin kendej nga ishulli yne.
Tjetri levizi koken nje çast pastaj rrekelleu nje " Metaksa" me akull
Me ka treguar Nikolopulosi.Jani. Ai sherben ne shtepine ku jeton mergimtari e nje suite e tere qe ka ardhur pas tij. – tha bashkebiseduesi i gjatovines qe shikonte ende andej ku Tahsimi kontrollonte me dylbi bregun pertej. Pastaj i hoqi ato e ja dha gruas qe posa mbriti pas kurrizit te tij.
Ngadale e te heshtur moren rrugen e zbriten disa shkalle per te dale ne nje platforme betoni duke u mbajtur tashme pas nje bastuni. I kishte flakur patericat e shpresonte qe te rrikthehej ne narmalitet. Keshtu i kishin thene edhe mjeket sapo vuri kemben ne kete ishull qe veshtronte nga Shqiperi.
Ne te rrinjte e tij vizitori i ishullit mbante mend qe e kishte pare nje here Saranden. Nje prej xhaxhallareve kishte qene xhandar i mbretit Zog aty. Plot mbresa u kthye pastaj ne fshat.Te gjitha keto u a kishte thene shokeve e moshatareve
Nga java e trete u duk se ndryshoi perseri.Rralle perdorte edhe bastunin. Ecte ngadale e me kujdes sikur kerkonte qe te zgjidhte rrugen. Saranda perla e Jonit nuk i hynte me ne sy. Nje buze mbremje ndersa pas kurrizit kishte diellin qe ulej mbi siperfaqen e detit, kerkoi qe te hypte ne nje jaht per te vozitur prane brigjeve . I dukej se me se fundi do te mund qe ti prekte ato si me dore.
- Neser, baba. Te gdhije dita nje here - i tha djali.
Dy shetitje beri Tahsim Zyka e natyrisht u gezua serrish. Ne te dyten, ate te mbasdites i u duk se i u afrua tokes se tij vetem disa pash larg ndonese ky ishte vetem nje iluzion. Detari grek i jahtit nje mustaqelli i holle dhe i gjate nuk mund qe te kapecente ujrat neutrale.
Ne fund jave Tahsimi vendosi qe te heqe dore edhe nga jahti i bukur. Ai ishte vene ne dispozicion gjithe diten e natyrisht pronari i tij paguhej mire. Propozimit per te kaluar qofte edhe naten fare prane bregut shqiptar, detari grek i u pergjigj me nje " oqi " te thene gati 15 here pa mbarim duke levizur shuplakat perpara si kur te trembej nga djelli vete.
Mergimtari u mbyll ne dhomen e tij e zuri shtratin.
Halli i madh sa nuk behej. E bija e kishte njohur me nje peshkatar qe shiste çdo mengjez peshk te fresket e I propozoi te vellait per te biseduar nje here. Mbase e merrte ne sy aventuren. Dukej se ishte fukara.
Per njeqind dollare u duk se u gjet edhe çelesi. Tahsim Zyka hypi nga nje mol i vjeter me derrasa andej nga veriu i ishullit brenda e ne barken e Jorgos. Kishte veshur me nje kostum veror te çelur. Me vete mori edhe kapelen e republikes. Bastunin e vendosi midis gjunjeve te ngritura e i tha grekut shqip
- Nisu, more korofillak.
Jorgua ndezi motorin qe la ne çast nje zhurme edhe nje kercitje metalike. Pastaj varka rreshqiti mbi ujin si pasqyre e te lare ne drita qe vinin nga bregu.Qielli i nates kishte ndezur veçse nje grusht yjesh qe dukeshin si xixellonja te haruar ne nje cep te tij. Mbremja dukej e brishte e thyeshme, delikate.
Ne fillim peshkatari mori veriun ashtu siç bente sa here kur dilte per gjuetine peshkut e disa caste me vone harkoi embel per ti dale bregut shqiptar perballe. Nga pas degjohej muzike greke me buzuk qe vinte nga sheshi i nje taverne prane molit. Neonet si vajza te turpshme e te ndrojtura ne takimin e pare te dashurise leshonin nje drite te zbehte.Tahsimit i u duken teper mikluese e njekohesisht te mistereshme.Mbase ky ishte vetem nje iluzion.Mbase...ato ishin vetem pjese e nje loje drite - hije qe te fal zakonisht nje mbremje magjepese fund gushti.
Peshkatari zgjati koken perpara si per te dalluar pertej erresires vendodhjen. E njihte mire. Si me pelllembe. Kishte me shume se njezet vjet aty mbi valet e detit. Pjesa tjeter qe vinte me pas kishte qene mister per ate edhe pse jetonte nje jete te tere prane . Disa histori qe kishin perfunduar me krisma a vrasje pertej me teper e kishin trembur korfuzasin Jorgo.
Tahsim Zyka ishte mbeshtetur ne mezin e varkes pas nje jasteku te mbushur fort me lesh qe i a kishte vendosur i biri ne momentin e fundit para nisjes. Mbahej fort pas bastunit qe e kishte mbeshtetur mes dy gjunjeve. Perpara ne bash shihte te konturohej dalngadale nje hapsire toke. Ne krahun e djathte vezullonin dritat e Sarandes. Ndonje prej tyre fekste sikur te dilte nga nje mjegull e dendur
- Jemi ne ujrat neutrale – tha ngadale greku dhe per nje çast shoi motorin e vjeter te barkes me te cilen mbante familjen e ushqente femijet.
Kjo do te thoshte per Tahsimin se " Deri ketu dhe kaq " Mergimtari shqeu syte ne erresire drejt vendit te tij por nje hije e murme qe çuditerisht keto çaste dukej teper larg ishte pak per ate, per mallin e tij qe kerkonte te shperthente kraharorin.
- Vazhdo perseri – tha turisti.
Jorgua per nje cast heshti. Uli koken e pastaj pasi e levizi dy here vendosi duart mbi motorin e nxehte. Perseri nje zhurme metalike u duk sikur grisi heshtjen e prishi qetesine e asaj nate me gjysem hene.Varka rreshqiti serrish mbi pasqyren e detit blu.Pas kurrizit te Jorgos gjitheçkah tretej sikur te ishte nje bote tjeter. Gati e haruar dhe e lene pas. Greku me sa dukej kujdesej me shume per motorin.Keshtu bente sa here qe dilte ne keto ujra per gjutine e peshkut.E riparonte shpesh tek nje mekanik pasi ishte tashme teper i vjeter. E mbante si te thuash me paterica. Shpejt e mbertheu me dy duart kasen e tij e cila dridhej. Kuptoi qe ajo nuk ishte me ne vendin e saj. Nuk pati kohe me qe te kontrollonte as edhe vendodhjen. Ngushtica midis ishullit e Shqiperise perballe eshte aq e vogel sa nje notar i mire e ben gati me nje" fryme ". As 5 a 6 milje.
Tahsim Zyka tani eshte ngritur ne gjunje aty ne mezin e varkes dhe shikonte drejt erresires me kapelen verore qe e mbante ne dore. I u duk se fare prane ndjeu rrezullimin e shpejte te nje drite qe u zhduk sa te hapesh e te mbyllesh syte. Pak me tej nje shkemb qe I u duk se gati do ta prekte me dore. Kuptoi... Ndjeu qe u lumturua . Tani ishte fare prane tokes se vendit te tij.Syte i u lagen e nje rreke e gjate lemoi mollezen e djathte. Zemra si nje zog i plagosur i u duk se perplasi flatrat brenda hapsires se vogel te kraharorit. E kishte lene pas kete toke gati 40 vjet me pare. Mbylli syte e nje ere e ngrohte I rrembeu leshrat qe dilnin poshte kapeles. Leshoi nje " Oh-o-o-o " te gjate e perkuli pastaj koken duke e vendosur ballin mbi parretin anesor te varkes. Ne goje ndjeu nje shije te kripur deti.
Jorgua ktheu koken e largoi menjehere duart nga motorri I nxehte.
- Qirje, qirje-e-e – tha me nje ze te holle e u ngrit shpejt nga kiçi per te shkuar tek Tahsimi.
Ne ate qetesi qe nuk zgjati veçse pak sekonda peshkatari e rrembeu turistin ne supe. Ai nuk reagoi me.E levizi edhe nje here. Koka e tjetrit u var ngadale mbi kraharor.E mbeshteti shpejt ne njerin gju dhe i vendosi dy gishtrinjte diku poshte veshit per te kuptuar ne se pasagjeri i tij ishte ende ne kete bote.Nuk donte ta besonte.Per nje çast shtrengoi te dy syte e pastaj levizi koken si per ta mohuar pikerisht ate qe nuk mund as ta imagjinonte.C'te bente?. E leshoi ngadale e kufoma i u duk sikur levizi drejt nje honi si ne nje pus te thelle qe nuk i shihet fundi.
- Mos mo-o.O perendi... Paska vdekur. Malli per atdheun e tij... Oh!...C'me gjeti te ziun mua.Ceshte kjo gjeme - tha me teper per vehten e tij e ne çast ngashereu si nje femije i rritur.Perplasi pernjeheresh dy duart mbi gjunjte qe i u duken se nuk mund ta mbanin me e leshoi nje "O-o-h " te zgjatur
Varka tashme rreshqiste per inerci drejt bregut shqiptar.Nuk ndihej as gulçima e motorit ne ate qetesi nate qe ngjasonte si ze i trembur shpendi i cili kishte braktisur folen e vet. Jorgua sikur te ishte kujtuar per diçka levizi drejt tij atje ne kiç.
- Ndal –
Nje ze i fuqishem u duk sikur e shpoi tej per tej naten gojeprere.
- Ndal –
- Ndal –
Dy persona te tjere ngriten zerin e pastaj nje llapashitje kembesh qe rendenin buze detit.
Greku qendroi duke hedhur syte nga erresira.
- C'me bere qirje. C'me bere… O bobo i ziu une. I lashe femijet jetimer. O bobo...Keta qenkan te çmendur qe te gjithe.
Nje trup qe u hodh ne det e qe levizte me shpejtesi ne drejtim te kundert me valet. Ato vinin pa zhurme e perplaseshin ne breg
Pastaj nje bresheri. Dhe nje tjeter. Dhe nje tjeter po ashtu.
- Ndal, ndal, ndal –
Zerrat vinin nga bregu. Bresherite ishin per grekun qe u hodh drejt e ne uje.Varka e boshatisur kishte ulur shpejtesine e vinte me ngadale. Si me hap njeriu.
Pasi u zbrazen karrikatoret e para e u vendosen te dytat, bresherite filluan serrish. Nderkohe nje sirene e larget dhe e panderprere qe vinte nga thellesia e tokes perballe degjohej ne intervalet e qitjeve te kallashnikoveve. Varka tani ishte veçse 10 metro larg nga bregu e dy trupa u futen me nxitim ne dete
- Ka nje te vrare brenda ne varke, more-e-e. Diversant. E ç'te jete Mo-o-o.Qenka veshur edhe me kostume verore, edepsezi
-He mo-o-o. Kerkojne te na hedhin hi sive. Kete pune e zgjidh komandanti qe po vjen tani me gjithe repartin e vullnetaret nga pas o Luto-o-o.Po tjetri?
- Iku.
- Cau valet? - tha nje ze vinte nga nje shkemb aty prane.
- C'thua more-e. E ku do te iki edepsezi, ne te ...semes?. Do te kete mare ndonje koqe plumbi edhe ai. Do te vdese. Ke per te pare. Do ta nxjerre deti. Ne mos peshkaqenet do ta hane.
- O Luto-o-o. Diversanti nuk paska marre asnje plumb more-e-e
- Kontrolloje mire - tha ai qe quhej Luto. - Edhe armet, paimet... ç'te kete.
- Perveç nje bastuni e nje kapele republike, asgje.
- Kushedi se si e ka patur misionin. Eshte skile e vjeter perendimi - foli kufitari qe qendronte tek shkembi me kallashnikovin gati per te hapur zjarr ne mbrojtje te dy shokeve te tij.- Na ka zili e hale ne sy.
- Kush eshte ?.Parrullen - u ngjir kufitari qe qendronte ne breg duke drejtuar armen ne brendesi te erresires qe e ndante nga fshati i vogel perballe
- Pergjegjesi i ndreses me komandantin. " Lumi " - tha prere nje ze andej
- Ju lumte djem. Paskeni zene nje gjah te majme.- Komandanti nje meso bure e i holle si nje shkop thane ,shkoi drejt e tek shkembi.
- Mit'hati , thote qe diversanti nuk ka marre asnje plumb. Nderkohe ne zbrazem 6 karrikatore komandant. Besoj qe i keni degjuar. Te kete vdekur nga frika?
Pergjegjesi i njesitit kufitar hypi mbi varke e pas tij edhe komandanti. Atje u bene tashme kater veta.
- Si more-e-e. Te shkel diversanti kufijte tane te shenjte pa mare asnje plumb ballit?Gje qe nuk behet!
Komandanti qendroi per nje çast pa i a ndare syte kufomes qe mbante ende syte hapur.Pastaj sikur te ishte kujtuar per diçka vendosi menjehere doren tek revolveri ne rripin e mezit.
Kufitaret qe ishin ne breg degjuan nje plumb te thate. Kumbimin e tij u duk sikur e moren valet te cilat perplaseshin pak metro me tej, pas dy shkembinjeve te vegjel e te thepisur gati pa forme e qe nxinin me shume se vete nata.Shkuma e bardhe lepinte gurin e lagur e pastaj rrezohej poshte ne suprinen e detit qe nuk ishte i qete per t'u rikthyer serrish aty. Si ne nje ritual te zakonshem jete-vdekje.
Bordo Shkurt 2006

SELINE DION: NJEREZIT JANE XHELOX


Nga Fatmir Terziu

Seline Dion ka shitur rreth 200 milion rekorde të muzikës së saj nëpër botë. Kjo shitje e bën atë femrën e muzikës më të shitur dhe më të kërkuar në rruzullin tokësor, pra femrën e muzikës që kurrë ndonjëherë nuk ka kapur këtë shumë. E fshehta është: kush e blen muzikën e saj. Ajo nuk ka ndonjë treg special. Ajo ka një zë befasues që kap mesataren e inteligjencës në katër cepat e Globit, që përbën kështu një magji që të tjerët e kanë zili. Për cdo njeri që është dashuruar pas muzikës së saj dhe qan kur dëgjon atë, përbën një tjetër magji, që zbulon se përse njërëzit janë pjesa tjetër e magjisë, janë xheloz!
Ajo vetë e ka shprehur para disa kohësh: “Unë nuk përpiqem të jem e ftohtë. Ajo s’është imja”. Tani cdo yll muzike që rrotullohet përreth stilit të saj, ka thuajse edhe suksesin edhe xhelozinë nga pas. Është kjo e keqja e Selion Dion apo një pjesë e një magjie tjetër që mbyllet me xhelozinë?”.

Me shume ne Fjala e Lirë