Roehampton University
Media, Culture & Politics
Ende nuk ekziston qoftë edhe një letër, kujtim, memorje ose ndonjë ditar të shkruar nga dora e tij. Por batalione të tërë ekspertësh kanë përkushtuar gati krejt jetën e tyre që të përshkruajnë veprën dhe poemën e tij, me qëllim që të zbulojnë e gjejnë dicka me shpresë, ose qoftë edhe një pikë referuese rreth ‘sekretit të jetës’ së tij…
Prej më shumë se njëmijë vjetësh para Wiliam Shekspirit (William Shakespeare) dhe rreth 400 vjet pas tij, asgjë dhe askush nuk ka pushtuar dhe nuk ka mundur të pushtojë zemrat e njërëzimit aq sa vepra e tij mundi t'a bëjë 'si me magji'. Vepra e tij është dimensionuar përgjithmonë në vlerësimin tonë, me atë forcë magjike që tërheq pas saj njërëzit, e që i përhumb dhe i përcudnon ata me një stil të paaritshëm.
Por ne njohim shumë pak nga jeta dhe bota e tij private, gjithashtu dhe nga origjina e tij gjeniale. Ende nuk ekziston qoftë edhe një letër, kujtim, memorje ose ndonjë ditar të shkruar nga dora e tij. Por batalione të tërë ekspertësh kanë përkushtuar gati krejt jetën e tyre që të përshkruajnë veprën dhe poemën e tij, me qëllim që të zbulojnë e gjejnë dicka me shpresë, ose qoftë edhe një pikë referuese rreth ‘sekretit të jetës’ së tij…
Datat e mirënjohura në lidhje me Shekspirin janë: Ai ka lindur në Stratford-upon-Avon, ndoshta më 23 Prill të vitit 1564. Babai i tij që ka qenë dorezapunues, ka qenë një kryeplak, këshilltar komune dhe më pas u bë Kryetar Bashkie. Nëna e tij, Mary Aden, ka qenë nga një familje e mirë dhe trashëgonte një pasuri të mirë toke. Është e besueshme që Shekspiri ka studiuar në Stratford, në një shkollë të tipit anglez për Gramatikë, ku studioi Latinisht dhe Histori. Përreth vitit 1580, ai la shkollën; pak dihet për vitet që pasojnë jetën e tij. Thuhet që ai ka qenë drejtues shkolle, ku punoi si një ndihmës ligji, që shërbente për një shtëpi të madhe.
Në moshën 18 vjecare, Shekspiri u martua me Ana Hathaway, që ishte në moshën 26 vjec. Në vitin 1583, Ana Shekspir lindi vajzën e ciftit që u quajt Suzana, ndërsa në vitin 1585 lindi binjakët Hannet dhe Judith.
Pak më vonë ai lëvizi drejt Londrës për tu bërë një aktor. Askush nuk mund të vërtettojë se përse e shoqja qëndroi e vecuar. Duke u bazuar tek miqtë dhe kollegët e tij mësohet se ai ka qenë një njëri i dashur, një burrë i devotshëm familiar dhe baba i përkushtuar. Ai shpeshherë shkonte prapë në Stratford, për periudha pushimi, dhe prapë rikthehej në Londër për të vazhduar karierën e tij. [Gjithashtu disa interpretues thonë dhe shpjegojnë hamendësisht përshkrimin e Shekspirit për lënien e gruas së tij si ‘krevat i dytë i mirë’ që mund të shqipërohet si një fakt lidhës midis dashurisë dhe faktit, ku krevati i dytë ishte rezervuar vetëm për miqtë…]
Zanafilla si shkrimtar
Aty nga viti 1592 i riu nga Stratfordi kishte bërë emrin e tij në Londër si një aktor dhe poet. “Venus dhe Adonis” (1953), një poemë sensacionale dashurie, është poema e parë e printuar. Ajo kishte një sukses të madh, e dedikuar për të tretën Earl of Southampton, ku ishte edhe zona që njihte më mirë ai. Shekspiri shkruajti dhe publikoi shumë shpejt “Përdhunimi i Lukreces” që të thuhej përsëri për vlerat e tij: “Dashuria që unë përkushtova për ju ishte e pafund”. Ndërsa në ditët tona fjala ‘dashuri’ është një sinonim për efekte anësore, miqësi dhe është përdorur edhe nga burrat për të shprehur dashurinë e tyre për ato që admirojnë.
Në vitin 1594, Shekspiri, iu bashkua një trupe aktorësh, të quajtur në fillim ‘Festuesit Burra të Lordit Camberlein’ dhe më pas me emrin ‘Burrat e Mbretit’ dhe mbeti një partner aktiv, aktor dhe lojërrëfimtar i këtij grupi deri në vitin 1610. Ai ishte shumë popullor me kolegët e tij, mbështetur në kërkimet e mia dhe në materialet e publikuara për të nga vetë lo;egët e tij e asaj kohe. Ai ishte i thjeshtë, i dëgjueshëm dhe luantë në role të ndryshme. Në mbështetje të kësaj ishin shkrimet e tij që i jepnin lojës së grupit një vlerë të madhe e të papërsëritshme.
Në kohën e Shekspirit gjuha angleze ishte jo fort e kënaqshme, e paorganizuar dhe gramatikisht e qortueshme. Nuk kishte rregulla sintaksore ose gramatikore, apo fjalorë të ekzistonin. Era e Rilindjes Italiane kishte kohë që bënte punën e vet në Britani të Madhe dhe i afroi edhe Shekspirit një shans të madh frazash, shprehjesh dhe similaritete...
vazhdon...
Lexo tek Fjala e Lirë