Nga Fatmir Terziu
…Ai tani transporton më shumë se 30 mijë pasagjerë në vit në një kohë kur një jetë tjetër moderne e kësaj eksperience ka fiksuar trenat e shpejtësisë së madhe. Në dimër vagonat e trenit kanë patur një destinacion të cilësuar ‘special’ drejt Britanisë së Madhe dhe më së shumti ato, pra udhëtimet e tilla me këtë tren kanë shërbyer si romanca udhëtimi, martesa, përkushtime pushimesh me itinerar zbulues e pushues në shëtitje e sipër me destinacione të ndryshme. Ata nisin nga Londra dhe përfudojnë në Venecie, duke iu bashkëngjitur vagonave të kontinentit që nisen nga Parisi.
Orient-Expresi filloi si një ëndërr e inxhinierit të ri Belg Georges Nagelmackers. Familja e tij ishte përfshirë në financimin e hekurrudhave belge dhe ai kishte fituar një marrëveshje sociale të lejimit të përfaqësimit të Leopold II, mbretit të Belgjikës, me një ide të famshme të trenit të shpejtë lluksos për të përshkuar Europën. Mbreti që kishte lidhje gjaku me shumicën e mbretërive të Europës, e miratoi këtë ide menjehërë. … (me shume tek Fjala e Lire)
Udhëtimi i parë origjinal filloi përreth Vienës. Një vit më pas në 1905, tuneli Simplon që bashkoi Italinë me Zvicrën tregoi se një rrugë e re e shkurtër dhe moderne nisi për… vazhdon ne Fjala e Lirë
**************************************
Kur unë fillova shkollën tetëvjeçare, gati e gjithë rruga nga shtëpia deri tek shkolla, që mbante emrin e njërit prej rilindasve të shquar të Shqipërisë, përshkruhej nga parrulla ateiste dhe gati në çdo cep do të gjeje vullnetarë të të ashtuquajturve ‘Militantë Ateistë’ që k ishin dalë nga brigadat e aksioneve ose nga grupet komuniste nëpër fabrika apo ndërmarje bujqësore e industriale. Në të njëjtën kohë mbaj mend kur e nxorrën para shkollës një bashkëmoshatarin tim nga Lagja “Haxhias” sepse kishte shoqëruar nënën e tij në Kishë, në një nga ditët e fundit të hapjes së saj. Mbaj mend se si drejtori, një mesoburrë, ia shkuli kryqin atij vogëlushi të pafajshëm, të cilin e mbante përreth qafës së tij. Më vonë unë dëgjoja të moshuar të flisnin kokë më kokë me njërin-tjetrin, që kjo lidhej me një fatkeqësi të madhe që kishte përfshirë këtë vend të vogël, që komandohej nga njërëz që iu ishin errur sytë nga dhjamosja dhe që s’donin t’ia dinin më për popullin e varfër dhe njërëzit që silleshin si bagëti nën urdhërrat e tyre të verbëra. Ata shpesh thoshin me zë të ulët: “Njeriu shqiptar harroi Zotin; prandaj po ndodhin këto gjëra!”
Që nga ajo kohë unë jetova në një situatë të tillë për vite e dekada të tëra, si gjithë moshatarët e mi, që pas mësimeve shkonim të zinim gardelina, apo të mblidhnim ndonjë kavanoz apo shishe të vjetër, që të paguanim fletoret e shumta që duhet të ishin patjetër me një vijë të trashë të kuqe anash, si gjithë veprat, librat dhe historinë që na mësonin dhe na tregonin asaj kohe. Herë pas here mblidhnim edhe letra, por ato t’i shisje duhej të kishe mik shitësen se kishte thuajse një ushtri të madhe që mblidhnin letra në atë qytet. Pastaj dhe paratë që merrte shitësja nga Komunalja ishin një g rusht dhe shpesh ajo ngrinte supet dhe thoshte: ‘javës tjetër, mbaruan lekët’. Dhe ne me thesin me letra në krah dhe kaq e kishte, s’kishte as ku t’i vendosje pastaj. Detyroheshe t’ia lije shitëses për një gurabije ose për një aranxhata, që në atë kohë dukeshin si një ëndërr dhe dhuratë për fëmijën e moshës sime në atë kohë. Dikush edhe kullundriste mirë, por ato ishin të ardhur në atë qytet dhe prindërit e tyre, ishin njërëz me pozitë dhe i mernin dhe i sillnin me makinat ‘BÇ’ të asaj kohe.
Që nga ajo kohë unë kam shpenzuar vite duke shfletuar në historinë e Shqipërisë dhe Revolucionin të Kuq që ndikoi vendin tim të bukur. Në këtë process unë kam lexuar qindra libra, kam seleksionuar me dhjetra dokumente të rradha të mbajtura për një kohë të gjatë në raftet e Librarive Britanike, kam mbajtur në memorjen time fakte dhe dëshmi të shkruara e të pashkruara të asaj kohe dhe të atyre që pasuan atë kohë, dhe kam kontribuar vazhdimisht që nga vitet tetëdhjetë e këtej me penën time në të gjitha faqet e shtypit shqiptare për të thënë qoftë edhe me një fjali atë që unë tani tentoj t’a shpie në një ‘dhomë të mbuluar nga drita’, ndërsa ka jetuar gjatë në një errësirë, që pakkush ka tentuar t’a ndriçojë.
Shkrimtari i Madh rus, Dostojevski kohë më parë kishte paralajmëruar se gjërat e mëdha do të vijnë pas nesh dhe do të na kapin intelektualisht të papregatitur. Kjo është saktësisht çfarë ndodhi dhe po ndodh në vendin tim… (lexo me shume ne Fjala e Lire)
Shekulli që po jetojmë është pushtuar më shumë nga një lloj ateizmi tjetër, ndoshta më i kamufluar se ai i Kohës së Kuqe, që rrënoi Kisha e Kulte fetare. Edhe pse ky shekull po ndërton dhe filloi të ‘respektojë’ diçka, më duket se po thellon hendekun e ateizmit me një gjuhë tjetër që lidhet me vetë-shkatërrimin (self-destruction). Kjo shpullë njërëzore e vete njeriut për njeriun, ka aspektin e vet që duket i rrënjosur në sistemin politik, por edhe në atë ekonomik dhe zhvillimin kulturor, pse jo edhe në nocionin Kombëtar dhe ato që lidhet me këtë variant të ri të quajtur [dis] integrim... (Fjala e Lire)
Ishte sërrish Dostojevski që theksoi njëherë e mirë edhe për Revolucionin Francez dhe urrejtjen e tij për kultet se “Revolucioni patjetër duhet të fillojë me ateizmin” Kjo është absolutisht e vërtëtë. E vërtetë është edhe kur termat ndërrojnë rrasa në lakimet gjuhësorë edhe kur fjala revolucion shkëmbehet me fjalët ‘reforma’ apo ‘reformat’ në shumës të integruar ose të [dis] integruar. Por bota e këtyre lakimeve institucionale kurrë nuk ka sjedh ndërmend se ulja e besimi tek Zoti dhe tejçimi i këtij spontaneiteti është vetëm një organizim, militarizim që është foshnjërisht i mavijosur në praktikat e Marksizmit.
Me filozofinë e ‘Fillit të Kuq’, sistemit të Marksit e të Leninit, urrejtja e Zotit ishte forca e tyre kryesore lëvizëse, që ushqeu militantët ateistë dhe ata që iu ‘qepën kodrave e Maleve t’i bënin ato pjellore si dhe fushat’ duke i lënë qytetet pa ‘mushkëri të gjelbra’ pa ajër; dhe pa ajër dihet rezultati…
Sot në një mënyrë disi të kamufluar, ndoshta ende të pakuptuar qartë po ndodh e njëjta gjë në Shqipëri. Pallate të mëdha, disakatëshe zgjaten dhe ‘zbukurojnë’ vendin anëmbanë, nga jugu në Tiranë, nga veriu prapë në Tiranë, nga lindja në Tiranë dhe prapë nga Perëndimi në Tiranë, pse jo edhe në Durrës?! Diku nga shtëpitë e bukura e të mrekullueshme Tiranase, duket se thirja e poetit të mirrënjohur Adem Istrefi e thotë qartë me ‘Lëshoma Hisen e Diellit’. Dje ajrin sot diellin. Dje me Revolucion, sot me Reforma! Instalim i një rrugëtimi të stisur, në një rrugë, që askush s’e di se ku ka për të bitisur…
Tani në Shqipëri ku Kishat, Xhamiat, Manastiret ishin rrënuar ose mbyllur, ishin kyçur ose ishin kthyer në Shtëpi Kulture apo magazina, në vendin e vogël ku lulëzoi ateizmi, askush nuk është i mangët të thotë: “Hapi sytë mirë e sheh, ja ku i ke ato që munguan, ja ku i ke!” Ja dhe ngjyrat që ka Tirana. A nuk ngjajnë se ne jemi përsëri aty ku ishim? Jo! Kjo nuk duhet besuar, ne nuk jemi në atë stad, ne nuk fshihemi pas bojrave të fasadave, ne kemi kohë që kemi nevojë të kuptojmë këto fasada… Perëndimi ka kohë që e ka përcaktuar ‘rrugën e fasadave’ e cila është drejt një termi të kuptueshëm qartë e mirë: “Besimi është i lirë!” Po kujt t’i besojmë tani? Perëndimi nuk e shikon zhvillimin dhe lirinë e fjalës tek interesi material, shpëtim i njeriut në Perëndimin e hershëm të besimit nuk e garanton zhvillimin në profuzionin e të mirës materiale as në përfitimet bazuar në besimin e njërëzve tek Zoti. T’i besojmë fasadave politike apo fasadave me bojra? Është koha të jemi pregatitur intelektualisht, që Dostojevski të mos na gjejë më në tulatje me paralajmërimin e tij.
...vazhdon me tej ne Fjala e Lire
Më shumë se njëqind e njëzet e katër vite më parë, më 4 Tetor, 1883 treni më i famshëm dhe misterioz në histori la pas Parisin për të ndaluar në Rumani, duke ndodhur edhe një cudi (lexo tek Fjala e Lirë) dhe duke realizuar 2720 kilometra në këtë distancë Paris-Kostandinopolje…Tridhjetë vjet më parë ka qenë udhëtimi i fundit i trenit Orient-Express, disa vagona të të cilit shkuan menjëherë në shitje në një panair të gjërave me vlerë që në atë vit. Pas kësaj ndalese, Amerikani pasanik James Sherwood, planifikoi rilindjen e tij dhe më 1982 ai në mënyrë perfekte e restauroi atë në një tren me 17 vagona blu dhe ngjyrë ari duke e lëshuar nga Gare d’Austerlitz në Paris, me destinacion Venecien… (vazhdon tek Fjala e Lire)
…Ai tani transporton më shumë se 30 mijë pasagjerë në vit në një kohë kur një jetë tjetër moderne e kësaj eksperience ka fiksuar trenat e shpejtësisë së madhe. Në dimër vagonat e trenit kanë patur një destinacion të cilësuar ‘special’ drejt Britanisë së Madhe dhe më së shumti ato, pra udhëtimet e tilla me këtë tren kanë shërbyer si romanca udhëtimi, martesa, përkushtime pushimesh me itinerar zbulues e pushues në shëtitje e sipër me destinacione të ndryshme. Ata nisin nga Londra dhe përfudojnë në Venecie, duke iu bashkëngjitur vagonave të kontinentit që nisen nga Parisi.
Orient-Expresi filloi si një ëndërr e inxhinierit të ri Belg Georges Nagelmackers. Familja e tij ishte përfshirë në financimin e hekurrudhave belge dhe ai kishte fituar një marrëveshje sociale të lejimit të përfaqësimit të Leopold II, mbretit të Belgjikës, me një ide të famshme të trenit të shpejtë lluksos për të përshkuar Europën. Mbreti që kishte lidhje gjaku me shumicën e mbretërive të Europës, e miratoi këtë ide menjehërë. … (me shume tek Fjala e Lire)
Udhëtimi i parë origjinal filloi përreth Vienës. Një vit më pas në 1905, tuneli Simplon që bashkoi Italinë me Zvicrën tregoi se një rrugë e re e shkurtër dhe moderne nisi për… vazhdon ne Fjala e Lirë
**************************************
e diel, dhjetor 16, 2007
NJERIU KA HARRUAR ZOTIN
...Shekulli që po jetojmë është pushtuar më shumë nga një lloj ateizmi tjetër, ndoshta më i kamufluar se ai i Kohës së Kuqe, që rrënoi Kisha e Kulte fetare. Edhe pse ky shekull po ndërton dhe filloi të ‘respektojë’ diçka, më duket se po thellon hendekun e ateizmit me një gjuhë tjetër që lidhet me vetë-shkatërrimin (self-destruction). Kjo shpullë njërëzore e vete njeriut për njeriun, ka aspektin e vet që duket i rrënjosur në sistemin politik, por edhe në atë ekonomik dhe zhvillimin kulturor, pse jo edhe në nocionin Kombëtar dhe ato që lidhen me këtë variant të ri të quajtur [dis] integrim...
Profesori Richard Swinburne ka formuluar ateizmin si teory të shpjegojë faktin (24 Korrik 2007). Kjo përcipërisht vë në kontrast me një shikim teologjik për të zbuluar të vërtetën. Ky fakt vecanërisht shihet me respekt dhe me interes anembanë mesit të studiuesve. Ateizmi tani mund të analizohet si teory.
Që nga ajo kohë unë jetova në një situatë të tillë për vite e dekada të tëra, si gjithë moshatarët e mi, që pas mësimeve shkonim të zinim gardelina, apo të mblidhnim ndonjë kavanoz apo shishe të vjetër, që të paguanim fletoret e shumta që duhet të ishin patjetër me një vijë të trashë të kuqe anash, si gjithë veprat, librat dhe historinë që na mësonin dhe na tregonin asaj kohe. Herë pas here mblidhnim edhe letra, por ato t’i shisje duhej të kishe mik shitësen se kishte thuajse një ushtri të madhe që mblidhnin letra në atë qytet. Pastaj dhe paratë që merrte shitësja nga Komunalja ishin një g rusht dhe shpesh ajo ngrinte supet dhe thoshte: ‘javës tjetër, mbaruan lekët’. Dhe ne me thesin me letra në krah dhe kaq e kishte, s’kishte as ku t’i vendosje pastaj. Detyroheshe t’ia lije shitëses për një gurabije ose për një aranxhata, që në atë kohë dukeshin si një ëndërr dhe dhuratë për fëmijën e moshës sime në atë kohë. Dikush edhe kullundriste mirë, por ato ishin të ardhur në atë qytet dhe prindërit e tyre, ishin njërëz me pozitë dhe i mernin dhe i sillnin me makinat ‘BÇ’ të asaj kohe.
Që nga ajo kohë unë kam shpenzuar vite duke shfletuar në historinë e Shqipërisë dhe Revolucionin të Kuq që ndikoi vendin tim të bukur. Në këtë process unë kam lexuar qindra libra, kam seleksionuar me dhjetra dokumente të rradha të mbajtura për një kohë të gjatë në raftet e Librarive Britanike, kam mbajtur në memorjen time fakte dhe dëshmi të shkruara e të pashkruara të asaj kohe dhe të atyre që pasuan atë kohë, dhe kam kontribuar vazhdimisht që nga vitet tetëdhjetë e këtej me penën time në të gjitha faqet e shtypit shqiptare për të thënë qoftë edhe me një fjali atë që unë tani tentoj t’a shpie në një ‘dhomë të mbuluar nga drita’, ndërsa ka jetuar gjatë në një errësirë, që pakkush ka tentuar t’a ndriçojë.
Në këtë ‘dhomë’ kanë hyrë nga e majta, e djathta, qendra dhe madje edhe nga dritaret e saj dhjetra vizitorë me pena e me sqeparë në duar, me kazma e me heshta; dhe rezultati: thuajse asgjë. Në qoftë se ne pyesim sot pse ka ndodhur dhe ndodh ende kështu me atë ‘dhomë’; përgjigja është e prerë: “Komunizmi, E Majta, Revolucioni…”Komunizmi, e majta dhe revolucioni janë një gjellë e gatshme, një menu që ngatërroi dhe trazoi rreth 60 milionë të Rusisë, dhe unë nuk dua të përsëris ato që janë thënë dhe stërthënë për këtë, të cilat janë lidhur edhe me fatin e vendit tim të vogël që nuk arriti të shpëtojë nga këto lukuni të ftohta siberiane. Por ajo që më shqetëson është populli im dhe fati i tij. Fati i tij ende përcaktohet nga fate të prira në një gjendje jo stabile, nga gjendje mendjesh jo të përqëndruara, që janë dhe faktori determinant në të gjitha krimet e mëdha të dy shekujve të fundit.
Shkrimtari i Madh rus, Dostojevski kohë më parë kishte paralajmëruar se gjërat e mëdha do të vijnë pas nesh dhe do të na kapin intelektualisht të papregatitur. Kjo është saktësisht çfarë ndodhi dhe po ndodh në vendin tim… (lexo me shume ne Fjala e Lire)
Zootekniku me maskën e gradës shkencore (të marrë në Perëndim) këshillon arsimin, arsimtari me kategori parashkollore drejton policinë, bujku i kualifikuar shëndetësinë, ish-shitësi pa shkollë tetëvjeçare zgjidhet Kryetar Komune… etj (vazhdon).