Nga Fatmir Terziu
Ishte ndoshta periudha e parë e vështirë për Qeverinë dhe shtetin shqiptar të pas zgjedhjeve të 26 Majit 1996. Opozita e përfaqësuar nga PS e asaj kohe kishte deklaruar braktisjen e Parlamentit, në një kohë që ‘Bota’ priste një bashkëpunim të sinqertë pozitë-opozitë, aq më shumë pas kontestimeve dhe testimeve të 26 Majit nga opozita e Majtë. E gjitha i ishte lënë medias, komenteve dhe analizave. Raportet e vëzhguesve sillnin metodat e veta për këtë situatë dhe të dy palët synonin mënyra të ndryshme për të realizuar qëllimet e tyre politike; mbajtjes së pushtetit nga pozita, ose ardhjes në pushtet nga opozita. Parlamenti Shqiptar që kishte dalë pas 26 Majit kishte caktuar datën e hapjes së punimeve… Në listën e shkurtër [dhjete deputete] të fituesve të opozitës së Majtë ishte edhe një mjek nga Librazhdi, një fitues i krahut të Majtë. Dr Sali Rexhepi, ishte njeriu që kishte marrë urime nga mjaft miq, kolegë e shokë, profesionistë e politikanë, nga partia lokale socialiste, por jo nga Qendra. Askush nuk e kishte uruar mjekun fitues, intelektualin e Librazhdit, ku fitorja i kishte dhënë një ngjyrim dhe aspak potencial, pasi njërëzit e donin më shumë si mjek profesionist, se sa politikan. Zgjedhja e tij deputet iu kishte ngelur paksa ‘pishman’, pasi mendonin se zoti Rexhepi shumë shpejt do t’i braktiste pacientët, spitalin dhe banorët e qytetit buzë Shkumbinit. Në fakt kështu ndodhi më pas dhe meraku i Librazhdasve nuk ishte vetëm një telepati, por një realitet. “Kryeqyteti i thithte intelektualët e mirë”-thoshin në qytetin e vogël e te bukur tipik per nga shtrirja, me kurrizin nga lindja e Diellit e me këmbë në shtratin e Shkumbinit .
Atë ditë kisha dëgjuar nga një komshiu im, miku i tij, se Doktori ishte në Librazhd. Ai nuk do të lëvizte nga qyteti dhe do të qëndronte pranë familjes së tij. Nuk e di se si m’u mbush mendja dhe u gjenda në Librazhd. Të qënit gazetar më bënte gjithmonë të gjeja lajmin dhe sensacionin i pari, gati-gati më ishte bërë kjo pjesë e ambicjeve të mia personale. Në Librazhd vizitën e parë ia bëra Naun Sinanit, mjekut demokrat dhe pastaj Sazan Muçollarit. Askush nuk ndihej mirë me rrëmbimin e fitores nga mjeku Sali Rexhepi, por shtonin “Ai fitoi, fitoi për besë!”. Gjithësesi vendosa të gjurmojë vetë. Në një nga kafenetë buzë Shkumbimit, paksa në të majtë të ish-pikës së vjetër të Karburantit, apo “Agjensisë së Vjetër” dikush më thotë se ndodhej mjeku që kërkoja unë. Ashtu ishte. Kolegu im gazetar i një organi qëndror ishte vendas dhe e njihte mirë, por nuk kishte interes të fliste me të. Nuk e di pse. Unë iu drejtova duke e përshëndetur. Pastaj e urrova për fitoren. I them se kush jam dhe pas prezantimit më thotë: “Epo ky është urimi i parë i gazetarëve, ndoshta urimi i parë …, por nejse, Faleminderit” dhe më ftoi për kafe. U ula pranë dhe fillova t’a shpotis. Biseda shkoi në shtratin e duhur. Ishte e shtunë. Të hënën që vinte hapeshin punimet e Kuvendit Popullor. Pasnesër fillon Parlamenti, i them. Ç’mendon ti?
-Unë, për dreq s’jam politikan. Jam Doktor dhe nuk di ç’të them, - më kujtohen fjalët e tij.
-Po askush nuk ka lindur politikan,- i them.
-Ashtu është. Kjo dreq politike është si një rrjedhë lumi. Ja si ky yni e sheh? Merr me vete ç’farë gjen dhe pastaj e përplas në shtratin e vet ose e rrokullis katapulti në ndonjë përrua. Nuk më duket vetja politikan, por tani dua të jap kontributin tim si intelektual në dobi të politikës, në dobi të popullit dhe vendit. Për këtë, po jam gati edhe të sakrifikojë!
-Po atëherë, a do të shkosh në Kuvend të hënën?
-Po do të shkoj dhe do të them fjalën time. Për këtë iu futa kësaj vadheje dhe do t’a luaj atë deri në fund.
-E pyeta për një intervistë.
-Ai qeshi dhe tha: “Me kënaqësi”.
Unë këtë doja. Intervista zgjati gati një orë. Pastaj u përshëndeta dhe me vrap të shkruaja intervistën e marë në diktofon. Pasi e përfundova u nisa drejt Tiranës. Ora ishte 18:00. Në hyrje të redaksisë së gazetës “RD”, ish Redaksisë së revistës “Hosteni”, ku ndodhej redaksia jonë takoj dy nga kolegët e mi. U përshëndetëm dhe i pyeta për kryeredaktorin. Ata më bënë me shenjë dhe unë u nisa drejt tij. E thirra veçantë dhe i tregova për intervistën, lajmin e Dr Sali Rexhepit. Ai menjëherë nxitoi të merrte telefonin… vazhdon.
Në listën e gjatë të fituesve të opozitës së Majtë ishte edhe një mjek nga Librazhdi, një fitues i krahut të Majtë. Dr Sali Rexhepi, ishte njeriu që kishte marrë urime nga mjaft miq, kolegë e shokë, profesionistë e politikanë, nga partia lokale socialiste, por jo nga Qendra. Askush nuk e kishte uruar mjekun fitues, intelektualin e Librazhdit, ku fitorja i kishte dhënë një ngjyrim dhe aspak potencial, pasi njërëzit e donin më shumë si mjek profesionist, se sa politikan.
Ishte ndoshta periudha e parë e vështirë për Qeverinë dhe shtetin shqiptar të pas zgjedhjeve të 26 Majit 1996. Opozita e përfaqësuar nga PS e asaj kohe kishte deklaruar braktisjen e Parlamentit, në një kohë që ‘Bota’ priste një bashkëpunim të sinqertë pozitë-opozitë, aq më shumë pas kontestimeve dhe testimeve të 26 Majit nga opozita e Majtë. E gjitha i ishte lënë medias, komenteve dhe analizave. Raportet e vëzhguesve sillnin metodat e veta për këtë situatë dhe të dy palët synonin mënyra të ndryshme për të realizuar qëllimet e tyre politike; mbajtjes së pushtetit nga pozita, ose ardhjes në pushtet nga opozita. Parlamenti Shqiptar që kishte dalë pas 26 Majit kishte caktuar datën e hapjes së punimeve… Në listën e shkurtër [dhjete deputete] të fituesve të opozitës së Majtë ishte edhe një mjek nga Librazhdi, një fitues i krahut të Majtë. Dr Sali Rexhepi, ishte njeriu që kishte marrë urime nga mjaft miq, kolegë e shokë, profesionistë e politikanë, nga partia lokale socialiste, por jo nga Qendra. Askush nuk e kishte uruar mjekun fitues, intelektualin e Librazhdit, ku fitorja i kishte dhënë një ngjyrim dhe aspak potencial, pasi njërëzit e donin më shumë si mjek profesionist, se sa politikan. Zgjedhja e tij deputet iu kishte ngelur paksa ‘pishman’, pasi mendonin se zoti Rexhepi shumë shpejt do t’i braktiste pacientët, spitalin dhe banorët e qytetit buzë Shkumbinit. Në fakt kështu ndodhi më pas dhe meraku i Librazhdasve nuk ishte vetëm një telepati, por një realitet. “Kryeqyteti i thithte intelektualët e mirë”-thoshin në qytetin e vogël e te bukur tipik per nga shtrirja, me kurrizin nga lindja e Diellit e me këmbë në shtratin e Shkumbinit .
Atë ditë kisha dëgjuar nga një komshiu im, miku i tij, se Doktori ishte në Librazhd. Ai nuk do të lëvizte nga qyteti dhe do të qëndronte pranë familjes së tij. Nuk e di se si m’u mbush mendja dhe u gjenda në Librazhd. Të qënit gazetar më bënte gjithmonë të gjeja lajmin dhe sensacionin i pari, gati-gati më ishte bërë kjo pjesë e ambicjeve të mia personale. Në Librazhd vizitën e parë ia bëra Naun Sinanit, mjekut demokrat dhe pastaj Sazan Muçollarit. Askush nuk ndihej mirë me rrëmbimin e fitores nga mjeku Sali Rexhepi, por shtonin “Ai fitoi, fitoi për besë!”. Gjithësesi vendosa të gjurmojë vetë. Në një nga kafenetë buzë Shkumbimit, paksa në të majtë të ish-pikës së vjetër të Karburantit, apo “Agjensisë së Vjetër” dikush më thotë se ndodhej mjeku që kërkoja unë. Ashtu ishte. Kolegu im gazetar i një organi qëndror ishte vendas dhe e njihte mirë, por nuk kishte interes të fliste me të. Nuk e di pse. Unë iu drejtova duke e përshëndetur. Pastaj e urrova për fitoren. I them se kush jam dhe pas prezantimit më thotë: “Epo ky është urimi i parë i gazetarëve, ndoshta urimi i parë …, por nejse, Faleminderit” dhe më ftoi për kafe. U ula pranë dhe fillova t’a shpotis. Biseda shkoi në shtratin e duhur. Ishte e shtunë. Të hënën që vinte hapeshin punimet e Kuvendit Popullor. Pasnesër fillon Parlamenti, i them. Ç’mendon ti?
-Unë, për dreq s’jam politikan. Jam Doktor dhe nuk di ç’të them, - më kujtohen fjalët e tij.
-Po askush nuk ka lindur politikan,- i them.
-Ashtu është. Kjo dreq politike është si një rrjedhë lumi. Ja si ky yni e sheh? Merr me vete ç’farë gjen dhe pastaj e përplas në shtratin e vet ose e rrokullis katapulti në ndonjë përrua. Nuk më duket vetja politikan, por tani dua të jap kontributin tim si intelektual në dobi të politikës, në dobi të popullit dhe vendit. Për këtë, po jam gati edhe të sakrifikojë!
-Po atëherë, a do të shkosh në Kuvend të hënën?
-Po do të shkoj dhe do të them fjalën time. Për këtë iu futa kësaj vadheje dhe do t’a luaj atë deri në fund.
-E pyeta për një intervistë.
-Ai qeshi dhe tha: “Me kënaqësi”.
Unë këtë doja. Intervista zgjati gati një orë. Pastaj u përshëndeta dhe me vrap të shkruaja intervistën e marë në diktofon. Pasi e përfundova u nisa drejt Tiranës. Ora ishte 18:00. Në hyrje të redaksisë së gazetës “RD”, ish Redaksisë së revistës “Hosteni”, ku ndodhej redaksia jonë takoj dy nga kolegët e mi. U përshëndetëm dhe i pyeta për kryeredaktorin. Ata më bënë me shenjë dhe unë u nisa drejt tij. E thirra veçantë dhe i tregova për intervistën, lajmin e Dr Sali Rexhepit. Ai menjëherë nxitoi të merrte telefonin… vazhdon.
Sali Rexhepi ishte i vetmi nga 10 deputetët socialistë që pranoi të zinte vendin e tij në Parlament, pas zgjedhjeve të 26 majit 1996 duke kundërshtuar vendimin e PS -së për të bojkotuar punimet e parlamentit. Në kongresin e dytë të PS-së, Rexhepi u përjashtua nga kjo parti dhe u quajt "fenomeni Sali Rexhepi” (ATSH).___________________________________________
Sunday, July 22, 2007
REFLEKSION I DRITAVE TË NJË APARTAMENTI
Nga Fatmir Terziu
Në katin e katërt të atij pallati, apartamentit me pamjen anësore nga e majta e rrugës, që të shpie andej nga spitali i Qytezës së Vogël, kurrë nuk ia shihje dritat të fikura. Dhe sikur të mos ishte fjalimi në televizion për kursimin e energjisë elektrike, me siguri askush nuk do t’a vinte re një gjë të tillë, se banorët e Qytezës në fakt binin herët në gjumë. Puna e tyre ishte e përditshme në bujqësi dhe tepër e lodhshme. Aty në katin e katërt drita ndizej në fakt paksa vonë mbasditeve dhe s’dihej kur fikej. Aty jetonte një mesoburrë dhe një grua. Ata ishin familja, farefisnia, krushqia dhe madje edhe të vetmit vizitorë të apartamentit. Burri s’kishte njeri tjetër në atë shtet. Gruaja ishte ndaluar të takonte njeri tjetër për hir të problemeve të njërëzve të burrit të saj me shtetin. Shteti në fakt i kishte bërë thirje asaj disaherë të divorcohej, por ajo kishte heshtur në fatin e saj të jetës. Ata të dy si çift i martuar prej vitesh shkonin shumë me njëri tjetrin dhe duheshin shumë, por burri për hir të dashurisë së madhe njërëzore për të i pati kërkuar asaj të bënte divorcin, t’i përgjigjej thirjeve të shtetit, të shpëtonte nga vëzhgimet e shumta, që u bëheshin atyre. Ajo ishte gurr në vendimin e saj. “Jo dhe jo,- pati thënë prerë ajo”. Dhe kështu i njoh unë ata, se ata vdiqën shpejt. Ajo vdiq më e re se ai. Ai ndërroi jetë vetëm dy javë pas saj. Askush nuk u shkoi në varrim. Mbaj mend një gjë, aty erdhën vetëm ca burra me një karrocë. As makina e komunales, ajo e varrimeve nuk erdhi. Nuk u mor vesh se ku i varrosën. Ne, fëmijët e lagjes tentuam të ndiqnim karrocën, por një burrë me xhaketë e me kollare na tërhoqi veshët dhe na tundi shkopin në ajër. Ne mbetëm shumë larg karrocës, e cila mori kthesën andej nga rruga e Krastës… Pastaj askush nuk foli më për ta, derisa një ditë pashë një letër nën derë. “Ata ishin armiqtë e Popullit, Armiqtë e Partisë.” Unë e mora letrën dhe e zhubrosa. Pastaj tentova t’a hedh, por im atë që më shihte me bisht të syrit, menjëherë m’a rrëmbeu nga dora. “Do që të na gjej fati i tyre?, - më tha ai. Dhe unë përsëri asgjë s’kuptoja. Isha vetëm fëmijë, vetëm një pesëvjecar. Nuk e dija hallin e tyre, nuk e kuptoja sikletin e të mëdhenjve.
Pastaj në atë apartament drita prapë bënte të njëjtën gjë. Askush nuk kthente sytë andej më nga ai apartament. Askush nuk thoshte më kritika për dritën që rrinte ditë e natë ndezur. Aty banonte ai burri me kostum e kollare…Njërëzit nuk flisnin dhe nuk thoshin asgjë për të. Ai fliste një gjuhë pak më ndryshe nga ajo e Qytezës. Mundohej të ishte serioz dhe dukej tepër i zënë me punë. Gjithmonë ishte në lëvizje e sipër. Telefonin ia lidhën gati menjëherë. Aty vinte edhe një xhips gati dy herë në ditë dhe e merrte atë. Pastaj nuk e di se ku iku ai. Një ditë nuk e pashë më. Aty nuk u ndezën më dritat.
Kur u ndryshua sistemi, aty në atë apartament, në derën e jashtme të tij, u vunë dy dryna. Njërin e kishin vënë kushërrinjtë e atij çiftit, që vdiq para se të vinte burri me kostum dhe një dryn ishte vendosur, nga vetë ai burri me kostum e kollare. Ishte kohë privatizimi dhe fillimi i pluralizmit, fillimi i një sistemi tjetër bazuar në ekonominë private. Unë atëherë kuptova çdo gjë në lidhje me dritat e atij apartamenti. Atëherë kuptova edhe pse ishin dy dryna. Unë në fakt zbulova kontrastin midis një itinerari shpirtëror dhe një ure shpirtligësie që fshihej tek “kushërrinjtë” e çiftit fatkeq dhe kollarja e kostumi i njeriut “punëshumë”. Aty mësova gjuhën e një sistemi që fliste në dy mënyra: gjuhën zyrtare dhe gjuhën e njërëzve. Unë besoj se s’do të shoh më këtë kontrast as në gjyqin që ata kanë hapur për të marrë “pronën” e tyre. A u takon ajo atyre? A meritojnë ata të jenë pronarë të atij apartamenti që vetëm muret e dinë të vërtetën?