Nga Fatmir Terziu
David Bakradze, Ministër për Zgjidhjen e Konflikteve në Gjeorgji, i tha para dy ditësh gazetës Britanike The Economist, se ai nuk ishte i shqetësuar përeth Kosovës, por përreth “keqpërdorimit të [emrit dhe problemit] Kosovës”. Një ditë më pas analisti i BBC-së për Europën Lindore, Gabriel Partosh, duke folur publikisht në televizionin publik vuri theksin në një situatë të ndërlikuar, ndoshta me atë të vitit 1999. Në të njëjtën kohë mediat e ndryshme përëndimore kanë në thelb situatën dhe çështjen e Kosovës. Parë në një plan të gjërë, ky drejtim i syve drejt rajonit ‘të nxehtë’, ku Gjermania shtoi kontigjentin e trupave me 500 forca të armatosura, ka shtuar analizat rreth komentit të mediave dhe politikanëve të ndryshëm. Thënia e Bakradze duket si një tipogramë grafiko-gjuhësore që ka dalë për interesa sporadike e parcelore jetike të shtetit të tij në ‘konflikt’ me Rusinë. Kjo e fundit ende në rolin e brigadierit komunist të ish parcelave të saj, synon herë t’u lëshojë rubinetin e herë t’u ndalojë pikën e fundit, sa për të vënë nën kontroll real dhe imagjinar këto mëkatore të kolkozizmit dhe solkozizmit bashkëvuajtës Lindor. Parë në një kënd tjetër, kjo është një shpërdredhje tjetër e gjarpërit pa kokë, teksa shpirti imagjinar i ka mbetur në bishtin e tij phallik. Në këtë këndvështrim ‘forca dhe njohuria’ e Focault argumenton rrëndësinë e mosvëmendjes së çështjes së Kosovës dhe zhvendosjes së kësaj çështje, ose hiperbolizimit të saj me materie historike në shërbim të tejskajores, ushqyer kjo nga ‘këlthitje të voçkla’ pa ndonjë interes e burim faktik, provues. Teoria e Slovenit Slavoj Zizek, mund t’u ulë atyre paksa merakun kur ai thekson se ‘liberalizmi demokratik’ ka një fytyrë ndryshe, dhe kjo fytyrë nuk qëndron në parcelat e vjetra dhe imagjinare apo të reja të brigadierllëkut Rus.
Thënia e Bakradze duket si një tipogramë grafiko-gjuhësore që ka dalë për interesa sporadike e parcelore jetike të shtetit të tij në ‘konflikt’ me Rusinë. Kjo e fundit ende në rolin e brigadierit komunist të ish parcelave të saj, synon herë t’u lëshojë rubinetin e herë t’u ndalojë pikën e fundit, sa për të vënë nën kontroll real dhe imagjinar këto mëkatore të kolkozizmit dhe solkozizmit bashkëvuajtës Lindor. Parë në një kënd tjetër, kjo është një shpërdredhje tjetër e gjarpërit pa kokë, teksa shpirti imagjinar i ka mbetur në bishtin e tij phallik.
David Bakradze, Ministër për Zgjidhjen e Konflikteve në Gjeorgji, i tha para dy ditësh gazetës Britanike The Economist, se ai nuk ishte i shqetësuar përeth Kosovës, por përreth “keqpërdorimit të [emrit dhe problemit] Kosovës”. Një ditë më pas analisti i BBC-së për Europën Lindore, Gabriel Partosh, duke folur publikisht në televizionin publik vuri theksin në një situatë të ndërlikuar, ndoshta me atë të vitit 1999. Në të njëjtën kohë mediat e ndryshme përëndimore kanë në thelb situatën dhe çështjen e Kosovës. Parë në një plan të gjërë, ky drejtim i syve drejt rajonit ‘të nxehtë’, ku Gjermania shtoi kontigjentin e trupave me 500 forca të armatosura, ka shtuar analizat rreth komentit të mediave dhe politikanëve të ndryshëm. Thënia e Bakradze duket si një tipogramë grafiko-gjuhësore që ka dalë për interesa sporadike e parcelore jetike të shtetit të tij në ‘konflikt’ me Rusinë. Kjo e fundit ende në rolin e brigadierit komunist të ish parcelave të saj, synon herë t’u lëshojë rubinetin e herë t’u ndalojë pikën e fundit, sa për të vënë nën kontroll real dhe imagjinar këto mëkatore të kolkozizmit dhe solkozizmit bashkëvuajtës Lindor. Parë në një kënd tjetër, kjo është një shpërdredhje tjetër e gjarpërit pa kokë, teksa shpirti imagjinar i ka mbetur në bishtin e tij phallik. Në këtë këndvështrim ‘forca dhe njohuria’ e Focault argumenton rrëndësinë e mosvëmendjes së çështjes së Kosovës dhe zhvendosjes së kësaj çështje, ose hiperbolizimit të saj me materie historike në shërbim të tejskajores, ushqyer kjo nga ‘këlthitje të voçkla’ pa ndonjë interes e burim faktik, provues. Teoria e Slovenit Slavoj Zizek, mund t’u ulë atyre paksa merakun kur ai thekson se ‘liberalizmi demokratik’ ka një fytyrë ndryshe, dhe kjo fytyrë nuk qëndron në parcelat e vjetra dhe imagjinare apo të reja të brigadierllëkut Rus.
Në këtë zgjidhje është Perëndimi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, i gjithë qytetërimi. Vetëm penguesit e qytetërimit të nisur e ëndërruar hershëm e imagjinojnë si ‘keqpërdorim’ apo imagjinatë në mendjet e tyre. Kosova nuk është mashë që ata t’a përdorin për të mos djegur duart e tyre. Problemi i Kosovës është zgjidhja, ajo ka vetëm Kohën dhe Shansin historik në realitetin e saj.Ajo që duhet theksuar është përdorimi i historisë dhe historikes në kohë e në vendin e duhur. Shumë lapsa janë mprehur dhe shqetësuar në lidhje me çështjen e Kosovës, duke u nxituar të nxjerrin nga sepetet e historisë, kapakë traktatesh, librash e dokumentesh ‘me vlera të mëdha historike’ dhe me zëra pasues të çuditshëm, me analiza apo shqetësime ende në koment. Midis këtyre penave ka edhe pena shqiptare që e shohin historinë dhe historiken nga dritarja e tyre, ‘bazuar në një kënd historik të diskutueshëm’ ose në një logjikë të intelektualizuar [huazuar] (?!) Kosova është fakt. Ajo duhet parë në kohën dhe vendin që ndodhet. Kosova është Perëndim, është pjesë e tij. Ky është fakti i sotëm i saj. Këtu nuk besoj se duhet analiza, nuk besoj se duhen komente. Kosova ka emrin e saj, edhe pse ende akoma vuan lakimet gjuhësore në zhargonizmin e rasave ‘Kosovo’ ‘Kosovo’-s apo edhe ndryshe gjetkë. Pra ajo po i shkon vetë historisë dhe historikes në shtratin e vet të hershëm: Kosova. Në këtë lidhje ose vetëlidhje historike, Kosova s’ka të bëjë me paralelizmat shqetësuese të botës Lindore, ku ende ‘pronarët’ historikë të parcelave s’e kanë gjetur të zotin. Pra, nuk duhen nxituar përmendjet e kahershme. E sotmja është e prekshme, ajo është Zgjidhja! Në këtë zgjidhje është Perëndimi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, i gjithë qytetërimi. Vetëm penguesit e qytetërimit të nisur e ëndërruar hershëm e imagjinojnë si ‘keqpërdorim’ apo imagjinatë në mendjet e tyre. Kosova nuk është mashë që ata t’a përdorin për të mos djegur duart e tyre. Problemi i Kosovës është zgjidhja, ajo ka vetëm Kohën dhe Shansin historik në realitetin e saj.