e mërkurë, nëntor 28, 2007

FESTA E FLAMURIT NË LONDËR: KU TË HUAJT RINJOHIN SHQIPËRINË

Mungon....

“PAJTUSHKA”- VALLJA E BALLKANIT KU PËRKULEN TË GJITHË

Nga Fatmir Terziu
“Pajtushka” është vallëzuar nga Lord* Bajroni i Madh në festën e Ali Pashë Tepelenës, nga Mikja shqiptare Edith Durham, nga Koloneli Hubrey, që dy herë iu dha kurora e Mbretërirsë Shqiptare, nga Sir Norman Wisdom në mes të stadiumit Kombëtar të Tiranës, nga Madeleine Olbrajt, nga Klinton e Blair në festive shqiptarësh dhe ndoshta edhe nga politikanë e profesionistë të tjerë, ndoshta vallëzohet kudo e ngado edhe pa grumbullime massive, ndoshta edhe pa ‘duartrokitje’, ndoshta edhe në plane Hollivudiane. “Pajtushka” e hedhur bukur shqiptarce, bashkon Kombet, ajo tingëllon bukur dhe mencur edhe në mes të Londrës, edhe në mes të Ballkanit me probleme të tjera.

Lord Byron in Albanian Costume, painted by Thomas Phillips in 1813


Lord Byron in Albanian Costume, painted by Thomas Phillips in 1813


Një valle tipike Ballkanase u hodh këto në Londër. Vallja me emrin e Ballkanit, “Pajtushka”! Ajo u kërcye nga breza të ndryshëm rinorë dhe u përgatit nga mjeshtrja Kosovare Sevime Gashi. Vallja u ekzekutua në Festën e Flamurit të komunitetit shqiptar të Londrës dhe u duartrokit prej të gjithëve. “Është vallja që vallëzohet në të gjitha vendet e Gadishullit”, tha drejtuesi i programit në një sallë plot me njërëz të moshave të ndryshme. Ajo vallëzohet në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Vojvodinë, Rumani e në disa pjesë të Hungarisë. Ajo ka një emër, ka një timbër, një ritëm, një lidhje lëvizjesh midis trupit dhe mendjes. Vallja ka një emër që lidhet me historiken, që lidhet me orrigjinën e bukur të valles. Një emër që ndoshta tingëllon ndryshe në gjuhët e Ballkanit, ndoshta është krijuar gjetkë në mes festives, ndoshta është një valle si gjithë të tjerat, ndoshta ka vetëm emrin valle, ndoshta është dashuruar me njërëzit dhe njërëzit natyrshëm janë dashuruar me të. Askush s’do të dijë për këtë retorikë kur dëgjon, sheh dhe madje e vallëzon vallen e Ballkanit, “Pajtushkën”.
Pra vallja si pjesë e Kulturës Popullore ka kryer prej kohësh misionin e saj në heshtje, pa mbledhje, pa mitingje, pa shantazhe, pa kundërshti, pa djadhëzi. Ajo me forcën e saj ka kohë që ka bashkuar njërëzit dhe brezat, kombet dhe shtetet, traditat dhe folklorin, historinë dhe etnografinë, koreografinë dhe muzikën. “Pajtushka” u duartrokit këto ditë Nëntori në mes të Metropolit Botëror, Londrës. Ajo u duartrokit edhe në “Dancë of the World”, pak ditë më parë, aty nga fundi i Tetorit 2007. U duartrokit nga Britanikë vendës, Amerikanë, Aziatikë, Australianë dhe Europianë ne kete festival. Ajo u duartrokit si simbol bashkimi dhe urë lidhëse e Kulturave dhe Traditave Ballkanase. Ajo u interpretua nga një grup modest shqiptar dhe ‘foli’ në një gjuhë të kuptueshme, në një gjuhë që vetëm vallja ka shans t’a shpalosë, në një gjuhë që sfidon të gjitha gjuhët.
Vallja hidhet e qetë, është tërheqëse dhe të rrëmben dalëngadalë në mesin e saj. Hyn në valle dhe nuk del dot prej saj. Ajo ka një ‘ilac’ të cuditshëm. Ka mesazhin e fshehur në të. Ka frymëzimin e gjallë Ballkanas, frymëzimin e lashtë. Në gjirin e saj mban të ngrohtë lajtmotivin e bashkimit, respektit dhe bashkëjetesës, ndoshta lajtmotivin më të hershëm njërëzor që buron nga skarpat e rrëpamat malore të Ballkanit Plak. Ky lajtmotiv, ky mesazh dhe ky frymëzim e mbajnë ende gjallë vallen Ballkanase, vallen që këndohet shqip në të gjitha Kombet, nga të gjithë popujt e Ballkanit.
“Pajtushka” është vallëzuar nga Lord Bajroni i Madh në festën e Ali Pashë Tepelenës, nga Mikja shqiptare Edith Durham, nga Koloneli Hubrey, që dy herë iu dha kurora e Mbretërirsë Shqiptare, nga Sir Norman Wisdom në mes të stadiumit Kombëtar të Tiranës, nga Madeleine Olbrajt, nga Klinton e Blair në festive shqiptarësh dhe ndoshta edhe nga politikanë e profesionistë të tjerë, ndoshta vallëzohet kudo e ngado edhe pa grumbullime massive, ndoshta edhe pa ‘duartrokitje’, ndoshta edhe në plane Hollivudiane. “Pajtushka” e hedhur bukur shqiptarce, bashkon Kombet, ajo tingëllon bukur dhe mencur edhe në mes të Londrës, edhe në mes të Ballkanit me probleme të tjera.
Copyright Fatmir Terziu 2007

[Shikoni dhe vallen duke klikuar kwtu]

I nderuar zoti Terziu

Falenderoj pasurine e shkrimeve dhe informacionit tuaj ne art cafe dhe kudo qe ju ndjek me shume interes ! Falenderoj vecanerisht ne kete informacion te pasur folkloresh dhe kulture te ballkanit si edhe ne vecanti me emocionin qe me sollet pikerisht ne kete dite te gezuar per cdo shqiptare festen tone te perbashket bere te ndjej tupanet e Rugoves dhe tingullin qe me deperton zemra kur shoh traditat qe origjinale jane te familjes madhe time ne Rugove dhe qe ne femijeri kam pasur shume deshire ti takoja ....ata erdhen ne 74-en ne Tirane dhe me tim Ate, kam shetitur me ta ''Ansamblin Autokton Rugova'' origjinali, ku rolin e nuses ate kohe e bente halla ime ...isha e vogel ate periudhe po m’u fiksuan keto kercime e levizje te hatashme, pra ato veshje e levizje qe me rrine gjithnje ne zemer e kujtese e Ju sot m’i percollet mes ketij informacioni.
Im Ate eshte (ishte) nga Rugova e Pejes, ne 56-ten eshte dashur te largohet e hyri ne Shqiperi...ku me pas kaloj nje jete teper te veshtire politike aty.... Sot nuk jeton me po une shkoj ne ate vend perallor Kucishta, ku jane farefisi im dhe hallat e xhaxhai dhe mes tyre gjej kete sens te bukur traditash origjinale ku ndihem e mrekulluar....


Ju falenderoj perzemersisht: Mardena Kelmendi
atoslukasaqi@yahoo.it
____________________________________________________
Kënga dhe vallja ka kohë që duan të shprehen. Ato, të dyja kanë mbetur memece. Kanë mbetur të tilla ose me një gojë, vetëm se penat dhe politika pak kujtohen për to. Ju zoti Terziu, krijuat një hapësirë dhe bëtë një emër për to në kulturën tonë.

Ju përgëzoj sinqerisht

Genti Krypa
____________________________________________________
Z.Fatmir!
Ne kete dite te festes se bekuar te flamurit tone, ju uroj dhe pershendes ! Duke Ju uruar nga zemra 95 vjetorin e pavaresise te Shqiperise,uroj gjithashtu nga zemra ne pavaresin e Kosoves e cila do jete shume shpejt.

URIME DHE GEZUAR DITA E FLAMURIT!
Talat Pllana
____________________________________________________
*

In a passage in his epic poem The Giaour (1813), Lord Byron alludes to the traditional folkloric conception of the vampire as a being damned to suck the blood and destroy the life of its nearest relations:

Lord Byron in Albanian Costume, painted by Thomas Phillips in 1813


Lord Byron in Albanian Costume, painted by Thomas Phillips in 1813

But first, on earth as vampire sent,
Thy corse shall from its tomb be rent:
Then ghastly haunt thy native place,
And suck the blood of all thy race;
There from thy daughter, sister, wife,
At midnight drain the stream of life;
Yet loathe the banquet which perforce
Must feed thy livid living corse:
Thy victims ere they yet expire
Shall know the demon for their sire,
As cursing thee, thou cursing them,
Thy flowers are withered on the stem.