Nga Fatmir Terziu
Në hapësirën politike shqiptare dimensioni individ dhe ai politik kanë kahe të ndryshme. Kanë kahe dhe kundërshti, nga vetë metafizika në të cilën rruga e zhvillimeve politike ka ecur në vite. Për inerci të saj edhe në hapësirën mbarëshqiptare kemi të njëjtën pamje. Por tema e këtij shkrimi jo me dashje anashkalon këtë problem se synimi nuk është vetëm politika shqiptare kolektive dhe individuale, por tërësia e saj dhe vetë ajo parë në fushën vetvepruese dhe koordinuese grup-individ në Perëndim, sidomos në mesin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Themi politika, pasi nocioni politik ka një peshë dhe një lidhje metafizike të ngjashme me veprimtarinë e një numri aktivistësh dhe aktivitetesh që ligjërisht shoqatat, organizatat, grupimet dhe kolektivat organizojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Themi politikë të grup-individit, pasi përsëri një lidhje diagonale bashkon mesazhin e synuar nga ky koordinim. Le të flasim konkretisht. Ardhja e festës mbarëkombëtare shqiptare të njohur "Festa e Flamurit", ose "Dita e Pavarësisë", [apo edhe festa te tjera], bashkon dhe ‘ngjesh’ nëpër salla festive breza të ndryshëm nën moto festive dhe me synime të tilla, integruese, konkurruese, shpalosëse të vlerave dhe dimensioneve grupore dhe individuale. Shembulli i nisur nga “Edith Durham” e gazetarit dhe shkrimtarit Petrit Kucana, “Ardhmërisë” së intelektualit dhe aktivistit te palodhur Lutfi Vata, “Diturisë” së gazetarit Rruzhdi Jata, “Sfidës”, “Skënderbeut”, “Centre for Albanian Studies” te intelektualit te mirrenjohur dhe kerkues i literatires historike ne lidhje me Shqiperine, Bejtullah Destani, “LSE Albanian Society” etj, flet qarte. Dua të shtoj këtu edhe punën e palodhur grupore të poetit dhe njeriut tepër aktiv në shumë fusha, Shpëtim Alimetës dhe mjaft e mjaft të tjerëve që veprojnë me synime të mira komunitare. Për më tej le të ndalemi pak tek bashkëpunimi grupor. Ai gjithmonë ka qenë rezultativ. Bashkëpunimi i “The Albanian”, “Edith Durham” dhe “Ardhmërisë”, natyrshëm ka qenë rezultative dhe tepër pozitiv. Për të festuar së bashku padyshim jep një symbol praktik e të qëlluar të bashkimit dhe një mesazh të bukur për këdo, jashtë fjalimeve dhe praktikave teorike për të “parin”, apo ‘ligjëruesin’ e vazhdueshëm e të zhurmueshëm.
Në Birmingham MEAF e Dritan Demës ka një mesazh tjetër të ngjashëm, duke bashkuar emocionet dhe dëshirat festive me zërat, këngët dhe humorin e talentëve shqiptarë të Shkodrës tipike, historike dhe natyrale-humoristike, karakteristikë e trevës që ushqen atë. Në Londër synime të tjera festive paraqesin “Faik Konica” e Talat Pllanës, apo “Shpresa” e Luljeta Nuzit. Tek “Faik Konica”, ka peshë si zakonisht grup-individualiteti i kombinuar, pasi organizuesi i festives synon një metodë të njohur tashmë, edhe pse në fakt prej kohësh ka synuar ‘kolektivitetin’. Le të kthehemi tek kryesorja. Festimi dhe festivja janë binjakë të pjesës politike të grup-kolektives, dhe si të tilla ato duken më komode nën ombrellën grupore. Pamja është më jetike dhe më integruese. Mesazhi është më kuptimplotë. Urime iniciatorëve.
Ajo që duhet pëgëzuar është faktike. Në thelb ky është qëllimi i festives, që t’i shërbejë kolektives, grupit dhe nëpërnjet këtij zinxhri vetë individit ose individuales. Promovimi i vlerave morale, dhe të ngjashme me to ka temp tjetër me vlerat aktive dhe krijuese, ‘vlerat talent’, se vetë natyra e tyre është krejt ndryshe në politikën e përditshme të jetës dhe në politikën e ndërthurur angazhuese. Një ndryshim tepër efikas në mënyrën shabllon padyshim e konfiguron këtë, diamensionon festiven. Nga vet pamja që sheh në ftesën e publikuar nga Ukalbanians.org, në formën e ftesës kolektive sheh ndryshim, sheh interesa pjesëmarrjeje, largon ‘paragjykimin’ dhe i nënshtrohesh forcës ideore dhe morale që ka shumica, që ka forca dhe njohuria e grupit në shërbim të individuales. Kjo tregon se raporti politik në emigracion ka krijuar risi të reja, një shkollë të re politike, që e ardhmja e pranon me duar të hapura nën simbolin për ndryshim-mentalitetesh. Gjithashtu duhet thënë hapur për nisjen e një gjenerate të re më afër politikës dhe politikes në tërë kuptimin e saj.
Shembulli i nisur nga “Edith Durham” e gazetarit dhe shkrimtarit Petrit Kucana, “Ardhmërisë” së intelektualit dhe aktivistit te palodhur Lutfi Vata, “Diturisë” së gazetarit Rruzhdi Jata, “Sfidës”, “Skënderbeut”, “Centre for Albanian Studies” te intelektualit te mirrenjohur dhe kerkues i literatures historike ne lidhje me Shqiperine, Bejtullah Destani, “LSE Albanian Society” etj, flet qarte.Dua të shtoj këtu edhe punën e palodhur grupore të poetit dhe njeriut tepër aktiv në shumë fusha, Shpëtim Alimetës dhe mjaft e mjaft të tjerëve që veprojnë me synime të mira komunitare.