Ndjej kënaqësi të shpreh dy fjalë për poeteshën ‘pa moshë’ të të gjitha moshave, Iliriana Sulkuqi. Jashtë kuadratit të ndërthurur metafizik, ajo është një burim ndjenjash, frymëzim tejskaj dhe një busull orientuese brezash, gati, gati në tërë rrugën jetike dhe krijimtarinë e saj. Për së shumti në një vizion poetik, ku larmia ideore tingëllon qetësuese dhe tërheqëse vargu tipik i Ilirianës ka kostumin real, personal dhe mbart vlera reale. Le të shtoj këtu edhe timbrin e rezonancën sintaksore që mbart vargu i saj për ne kolegët e saj dhe për të gjithë të tjerët jashtë kësaj vorbull-pene në këtë shekull të numëruar 21. Dikur poeti Elbasanas Milianov Kallupi do të shprehej poetikisht për vargun e Ilirianës që “troket e troket derisa të të zgjojë”Ajo vetë e shpreh këtë dhe natyrshëm në “Trokit e Zgjo”, ku natyrshëm do të ishte mirë të ishin zgjuar realisht edhe ‘fikësit’ e kahershëm të ëndrrave dhe trokitjeve letrare… Suksese poetes Sulkuqi!
e martë, nëntor 20, 2007
SEFEDIN AGOLLI: ‘BABAI’ I PIKTURËS SHQIPTARE ME SPATUL
Nga Fatmir Terziu
(Shkëputur nga libri i autorit: Mot i Qashtër)
Ndodhemi në këmbë të Kristoforidhit, në të djathtë të bustit të tij në qendër të Elbasanit. Në kurriz të tij ndodhet një godinë tipike, që dallon nga të tjerat, edhe pse e strukur në gjirin e pishave disavjecare, që rrethojnë atë dhe bustin e Kristoforidhit të Aberates shqipe. Arkitektura e godinës është tipike. Në faqen anësore nga e djathta e rrugës që të shpie në Teatrin “Skampa” duket simbolika e vitit 1936. Në të është strehuar Galeria e Arteve të Elbasanit. Është viti që pason pesë hyrjet e brishta në Demokraci. Në një qoshe të godinës ndodhet studioja e Mjeshtrit Sefedin Agolli. Ora shënon 8:30 minuta pasdite dhe dritat ende në studio janë ndezur. "Sefedini gjithë ditën rri në studio, duke filluar që nga ora 10.00 e deri në mbrëmje" thonë pastrueset e Galerisë dhe punëtorët e shitoreve aty pranë. Trokasim në derë; piktori Elbasanas del me një spatul në dorë dhe na fton në brendësi të studios. Studio modeste, por me një bagazh tepër tërheqës. E gjithë Shqipëria ndodhet aty. Në peisazhin e Agollit, nën strehën e spatulës së tij që përkëdhel e përkëdhel telajon zbret Jugu e Veriu i shqipërisë, shtrihet fusha e lartësohet mali, qethen kodrat e kodrinat bukurroshe, shtriqet lugina karakteristike shqiptare, valëzon e gjarpëron lumi shqiptar, flagëron madhërisht Perëndimi e qeshet Agimi, dritëlindja mëngjesore… Në Elbasan janë rreth 20 ekspozita, të hapura nga Agolli, pa llogaritur rreth 15 të tjera në Kryeqytetin shqiptar. Atij i pëlqen të pohojë: "Unë jam një piktor i Elbasanit, i atij qyteti ku piktura, muzika, artet, jo vetëm punohen, por edhe këndohen". Ishte intervista e parë me të Madhin e pikturës shqiptare për shtypin qendror dhe unë ndjehesha disi i tendosur. Por modestia dhe mikpritja e tij më bëri palë, më bëri të clirohem nga cdo ndjesi casti. Peisazhi i tij është karakteristik në dallim me peizazhet e kolegëve, sepse spatula e veçon atë. Për përdorimin e saj është vlerësuar edhe nga kolegët e mjeshtërit e pikturës.
Në një cep të studios zë vend një kënd shënimi dhe një foto me shkrimtarin e Madh Ismail Kadare. Nën të firma e të madhit të letrave shqiptare, Kadare për të papërsëritshmin Agolli. “Mbaj kujtime të mira me Kadarenë”, - na thotë Agolli dhe na zgjat edhe disa fotografi të tjera. Janë qindra personalitete të vendit dhe të huaj që kanë vizituar studion dhe janë shprehur për të, për pikturën e tij. Janë presidentë vendi, kryeministra, ministra, ambasadorë, ushtarakë, civilë të profesioneve të ndryshme dhe pena të dëgjuara vendase e të huaja… le të shtojmë edhe qindra piktura që kanë vizituar oda Perëndimore dhe nusërojnë me nurin shqiptar dhe talentin e Agollit në Perëndim. Pikturat e tij ndodhen në muret e gjeneralëve të Nato-s, që erdhën nga Danimarka e Franca në Krastë të Elbasanit dhe pëlqyen pikturat e tij në kohën më të bukur të Historisë Shqiptare, atë të pastrimit të plagëve të Kosovës.
Ai është “babai” i pikturës shqiptare peisazh të realizuar me spatul. Ali Oseku shprehet: Arti i tij është universal, me ujë, toka, pyje e gjithë jeta, i ndjesuar përditë sikur përshëndet veten e tij, ne të tjerët. Bëhet ëndërrimtar, optimist, përrallë, rendit momente, emocione, thjesht përkundet, krijon lëvizje, strukturon, modelon dhe herë pas here i këndojnë pyjet, burimet, ujërat dhe tregojnë ngashërimin e shpirtit. Dhe ne mendojmë, ëndërrojmë dhe bëhemi personazhe në peisazhet pastore, në lëng dhe në substancë vitale, në dritën mesdhetare gati të një parajse... Sefedin Agolli është piktor romantik i lirisë. Piktura e tij zë vend nderi në pikturën kombëtare. Hasan Albani, piktor: Me teknikat e vajit dhe me përdorimim mjeshtëror të spatulës, piktura e tij është e veçantë dhe me vlera të spikatura artistike pse jo dhe psikologjike. Jashar Demiri: Natyra më e bukur nga ç'është në realitet është pasqyruar në këtë ekzpozitë. Koço Kosta: Shumë peisazhe të zotit Sefedin Agolli vinë nga shpirti i autorit. Aty fillon arti, ndaj ne ndihemi të ngrohtë. "Pikturën e sodita nga afër dhe nga larg, nga larg kishte një efekt interesant, të fuste në një botë tjetër, gjërat profesionale që vërejta stili i formuar, formati i zotëruar, lirizmi i natyrës dhe i shpirtit dhe një bujari e pazakontë. Piktori Njazi Ruka i shkruan "Je i vetmi artist që ke pikturuar poezinë e natyrës shqiptare, në veçanti pyjet tona madhështore, peisazhet tuaja s'më kujtojnë asnjë piktor tjetër". Ndërsa poeti Agim Pepa është shprehur "Kur puqen bashkë talenti me mjeshtërinë e spatulës vjen mrekullia". Peisazhi i piktorit të njohur Sefedin Agolli soditet me kënaqësi, edhe për optimizmin që të zgjon dhe është i pranueshëm në çdo ambjent, larg kërkesave komercialë me të cilën shumë piktorë kanë gjetur mënyrën e tyre të të pikturuarit. Shumë të tjerë e urojnë zotin Agolli për shfaqjen e papërsëritshme të bukurive shqiptare "të cilat gjithmonë e më pak pasqyrohen në artet tona". Dikush në ekspozitën e tij të 13-të shkruan se sheh atë kolorit të freskët, atë lëvizje brenda peisazhit shqiptar, e cila çuditërisht kontraston me qetësinë. Për novacioni në ngjyra për stilin e tij plot kolorit dhe gjetjet interesante, për natyrën që lulëzon bukur në prehrin e magjisë së çuditshme të pafund të natyrës. Të tilla thënie gjenden shumë në librat e përshtypjeve të mbajtura nëpër ekspozita. Ndërsa piktori Ndini Bardhi i thotë me entuziazëm "vazhdo të këndosh këngën tënde, kjo është më e rëndësishmja për një artist. Ky është një sukses i bukur dhe i gëzueshëm duke përfundur me fjalët se arti i madh kurrë nuk shuhet e nuk zbehet".
Tani studioja e tij ka kohë që ka udhëtuar drejt Tiranës. Gazetarja Dhurata Hamzai është e para që e ka zbuluar atë për interesa artistësh dhe admiruesish të së bukurës në shkrimin e saj “Një ditë në studion e Sefedin Agollit”. Ajo shkruan “kushdo që ka dëshirë, mund ta vizitojë studion "Agolli" pranë shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë", qoftë sa për të vështruar herë pas here pikturat”. “Për mua nuk ishte hera e parë që shihja veprat e piktorit të njohur Sefedin Agollit, por ishte një nga ditët e para të punës sime që jetova mes impulseve intensive artistike, saqë prekja zbulime pas zbulimesh pas çdo impresioni. Po më ndodhte si tek të gjitha ato vepra universale ku artisti s'ka nevojë të jetë aty, sepse ai tashmë është bërë krijues. Kështu ka ndodhur edhe me piktorin e njohur Sefedin Agolli, lindur në qytetin e Elbasanit në vitin 1938. Më 1969 pas mbarimit të studimeve ai nuk iu nda për asnjë çast pikturës. Bëhet shpejt një piktor me zë në qytetin e tij të lindjes. Në vitet 1977-1980 dha ekspozitat e para vetiake. Më 1984 Sefedini la penelin dhe filloi të merrej me spatulën. Kjo e dalloi atë menjëherë nga piktorët e tjerë. I vlerësuar mjaft që nga viti 1989 po pa ndërprerje, Sefedin Agolli ka hapur 15 ekspozita të teknikës së vajit me nga 50 deri në 60 punime. Është pjesëmarrës në ekspozitat "Onufri", përveç atyre të hapura në Galerinë Kombëtare të Arteve”.
Orën kur ndërruan nocionet për një shprehje sa më individuale Sefedin Agolli e përshkruan në këtë mënyrë: "Unë u shkëputa nga tradita dhe kolegët e mi, duke lënë mënjanë penelin dhe fillova të punoj me spatulën, dhe ajo u bë zotëruese në çastin kur unë doja të isha i veçantë, që piktor të isha unë Sefedin Agolli, aq sa po t'i hiqnin këto iniciale unë të isha prapë aty. Mendoj se mënyra se si e përdor unë spatulën do të ishte shenja dalluese për pikturën time". Unë vetëm me spatul i bëj të gjitha pikturat, kur nuk është spatula nuk është piktura. Unë punoj me penel, por unë nuk e ndjej materien, trungun e veprës sime, ndërsa spatula më lë sasira boje e ngjyrash në raport të kombinuar me dritën dhe hijen, të tilla që si peisazhi, toka, trungu, atmosfera, i gjithë universi është konceptim për pikturën time. Dhurata Hamzai shton “Njeriu që ka parë i mrekulluar momentin kur sapo feks një mëngjes do ta gjejë përsëri këtë ndjesi në pikturën e Sefedin Agollit. Në librin e përshtypjeve një nga vizitorët do t'i shkruajë poetikisht: Ndërkohë që nata po bie, karakteristika e saj do të shkrijë në zemrën e yllit Afërditë, kurse brenda ekspozitës ka diçka tjetër një natyrë e bukur që lind në telajo me mendimin e piktorit e përcillet deri në një ëndërr të qetë. Artistë, modern dhe jo modern, por sidomos edhe shumë të moshuar kanë gjetur shumë fjalë për t'i thënë pikërisht përballë një ekspozite të Sefedin Agollit. Një e moshuar thotë: "Jam e moshuar, pashë ekspozitën e punimeve tuaja, jam mahnitur nga bukuria e përsosmëria e tyre. Gëzoj me gjithë zemër, kuptova fare mirë se puna juaj nuk ka shkue kot. Ju e doni shumë Shqipërinë, vendin e shtrenjtë tonin dhe nuk shkëputeni prej saj. Pra kjo më ka kënaq pa masë dhe më ka naltësue shpirtënisht, tue më shtue dashuninë për vendin që ju e keni qit ashtu të gjallë siç asht në të vërtetë. Pra flasin për të amatorë dhe njerëz të zakonshëm, është shumë prekëse një nga emocionet e shrehura nga një vizitore. "Pashë një ndjenjë arti të hedhur në mënyrë të rrallë në pikturë. Kur të vras varfërinë të jeni i sigurt se një nga tablotë tuaja do të jetë pranë shtratit tim".

"Unë u shkëputa nga tradita dhe kolegët e mi, duke lënë mënjanë penelin dhe fillova të punoj me spatulën, dhe ajo u bë zotëruese në çastin kur unë doja të isha i veçantë, që piktor të isha unë Sefedin Agolli, aq sa po t'i hiqnin këto iniciale unë të isha prapë aty. Mendoj se mënyra se si e përdor unë spatulën do të ishte shenja dalluese për pikturën time"

3 comments:
I dashur Fatmir, ishte nje surprize per mua, kur
lexova shkrimin tuaj per mua "Trokit...."
Ju falenderoj nga zemra dhe ju uroj gjithe te
mirat e botes. Shendet dhe suksese...
Kam dashur disa here te lidhem me ju, por,
sinqerisht me ka ardhur rende, mos mendonit se dua qe
diçka te shkruanit per mua...
Kur ju lexova, m'u mbush shpirti me mall dhe
mirenjohje. Kam pak dite qe jam kthyer nga
Shqiperia(edhe nga Elbasani yne i smogur) Te kemi
kujtuar edhe ne biseda me miqte tane poete-Milianov..
Faqen tuaj ne internet e kam shfletuar me
kohe, madje i kam thene Alekos ne Bordo, te me gjeje
ndonje numrin tend...
Me dashuri dhe mall,
siqerisht Iliriana Sulkuqi

I dashur Fatmir!
Ben shume mire qe e kujton Sefedinin. Nuk e di ne se ka ndonje pervjetor, por gjithesesi, ka qene dhe mbetet i veçante ne menyren se si i realizonte pejsazhet.Jo vetem ne shpatull ,qe per hir te se vertetes , duhet pranuar se,ka qene i veçante ne kete realizim, por edhe ne koloritin qe sillte ne vepren e tij.Natyrisht,edhe une,si shume miq e vizitor te tij,kam qene me dhjetra here ne studio,tek ish gjykata e vjeter, se bashku me kolegun tone Tomor Jolldashi i cili ka mundur qe ti zhvaste rreth 15 punime,dhe qe i ka sot ne shtepi. Madje ne intimitet,me ka thene se "pikerisht ne kete salle,jam denuar ne vitet 70 te" kur punonte disinjator ne ndermarjen tregtare.E konsideronte,nje lloj "sfide".Behet fjale per galerine, ngjitur me studion e tij te vogel, çelesat e te ciles i mbante ai.Eshte e vertete qe ekspozitat e tij,jo vetem ne Elbasan,por edhe ne Tirane,kur me vone u ç'vendos se bashku me familjen, kane sjell nota te ngrohta dhe nje lloj risie. Do te thosha,se pas viteve 90 te, ka qene nga te pakte pejsazhiste,qe punonte me pasion e vrull frymezimi.Ishte per tu marre shembull per gjithe artistet e tjere , jo vetem te kesaj gjinie.Kesisoj,edhe shpatulla e tij,si nje element i ri,ne teknikat qe realizonin piktoret disa dekada perpara,eshte e mbetet per tu admiruar, por,qe nuk vazhdohet edhe nga te tjere. Keshtu qe,nuk mund qe te themi se ka vazhdues, per ta cilesuar si babai i shpatulles. Ishte dhe mbeti nje novator,qe vlen per tu pergezuar,dhe kujtuar. Mbase historiografia e re e piktures sone,do ta evidentoje,dhe do te beje njekohesisht,edhe diferencat ne lidhje me figuren e Sefedin Agollit.
Mund qe te shkruaje edhe me gjate, pasi shkrimi ka nje nderprerje mendimi...
Pas Aides, me duket se diskutuam ne kete klub,edhe si elbasanas te thekur.
Miqesisht
Aleko Likaj
Gazetar-shkrimtar
Z. Terziu,
Ju faleminderit qe sollet artin e Sefedin Agollit ketu mes nesh. Piktura e Sefedinit ( nuk po them Z. Agolli pasi e njoh nga afer) eshte e admirueshme. Punet e tij i kam ndjekur me kenaqesi gjate viteve ne Elbasan dhe me vjen keq qe largesa ka bere te mos ndjek krijimet e tij te vonshme. U be 5 vjet qe s'kam qene ne shtepi, kete vere (me kismet) do te shkoj e patjeter do te ndaloj ne studion e Sefedinit.
Me respekt,
Aida Dismondy
USA
I nderuar Aleko ,me pelqen shume leterkembimi i Juaj me Z.Terziu ..Me ben te hyj ne mes Jush e te jetoj ashtu sikunder Ju i keni jetuar ,.Ju faleminderit per dliresine e shpirtit qe tregoni te dy ,dhe na beni pjese edhe ne ne kete bashkebisedim .
Me respekt e Mirenjohje Raimonda Moisiu Hartford CT USA.