e hënë, nëntor 19, 2007

‘MISS’, KULTURE DHE ‘MISS-KULTURË’


Nga Fatmir Terziu
Imazhet, riprezantimi dhe individualitetet kanë një risi valore mes tyre që tendoset tek memorja. Memorja e quan atë potenciale ose jo, në varësi të faktit, ose rrëndësisë që ky fakt përkon me të në tërë këtë riprezantim. Kam patur rastin të jem i zgjedhur dy herë në jurinë e dy Misseve shqiptare; atë të Elbasanit ‘Miss Elbasani’ të organizuar në vitin 1999 dhe atë të quajtur ‘Miss Korridori i Tetë’ që u zhvillua në qytetin e Durrësit disa muaj me pas. Në jurinë e Elbasanit isha përzgjedhur nga një grup intelektualësh, përpos të qënit gazetar dhe drejtues i disa emisioneve në lidhje me artin dhe kulturën. Po permend një nga më të shikuarit e asaj kohe atë ‘Zhargon-Penel’ krijuar dhe realizuar për pikturën e të Madhit Sefedin Agolli, që është edhe një ‘Baba’ i peisazhit shqiptar pa penel, me spatul (shpatuke). Vete Mjeshtri Agolli thote “Unë vetëm me spatul i bëj të gjitha pikturat, kur nuk është spatula nuk është piktura. Unë punoj me penel, por unë nuk e ndjej materien, trungun e veprës sime, ndërsa spatula më lë sasira boje e ngjyrash në raport të kombinuar me dritën dhe hijen, të tilla që si peisazhi, toka, trungu, atmosfera, i gjithë universi është konceptim për pikturën time”. Per Ali Osekun “Sefedin Agolli është piktor romantik i lirisë. Piktura e tij zë një vend nderi në pikturën kombëtare”. (vazhdon)
... Në jurinë e Durrësit ne krah te Arian Sukniqit, nje koreograf i talentuar shqiptar, cuditërisht propozimi erdhi nga andej ku s’e prisja: Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Bashkia e Durrësit (ndoshta në bashkëpunim me median dhe me Bashkinë e Elbasanit të asaj kohe, kur unë isha gati i angazhuar tërësisht në publik). Por ajo që dua të theksoj në këtë shkrim është fakti kulturor që prezantimi, imazhet dhe njërëzit kanë në mesin e tyre, ndërtuar mbi një rregull dhe një marrëdhënie të cilën e përforcon më pas memorja dhe rëndësia e komunikimit. Kjo kuptimplote kur ‘realiteti’ përcjell mesazhin dhe mesazhi fikson realitetin (Heath 1972:20). Përpos këtij realiteti ndeshet edhe e përditshmja jetike dhe aktiviteti. Si e tillë ajo, pra e përditshmja si pjesë e së tërës, ndeshet me kontradiktat jetike të cilat qartësijnë edhe karakteret dhe reprezantojnë mentalitetin, apo formimin e tyre. Le të rikthehemi tek ‘Miss Korridori i Tetë’. Në pushimet e seancës së parë, diku nga fundi i korridorit të gjatë të Pallatit të Kulturës, qëndronte drejtori Plaku dhe në anë të tij ndodhej Ministri i Kulturës së asaj kohe, Edi Rama... Ministri kopsiste kopsat e pantallonave në korridor dhe fliste me një fjalor disi të ‘cuditshëm’ me një nga drejtorat e kulturës në rrethe. Zëri i ngritur më bëri të afroj kurreshtjen. Flitej ndyrë. Në atë kohë dhe në atë hapësirë imazhet dhe zërat bashkonin jashtë-sferë interesi. Interesi i spektaklit të Miss-it, duartrokitjet në sallë dhe prezenca ministrore gati ishte sfiduar. E c’hynte këtu kjo pamje? ...vazhdon

FESTA E FLAMURIT SHQIPTAR NE BIRMINGAM

M.I.P. njofton:

Shoqata MEAF në Birmingam të Britanisë së Madhe ka kohë që ushtron aktivitetin e saj në dobi të integrimit të shqiptarëve në jetën komunitare përpos ligjeve Britanike për komunitetet. E drejtuar nga i pasionuari Dritan Dema kjo shoqatë ka menduar t’u sjell shqiptarëve një surprizë për festën e Flamurit, Krishtlindjet dhe fundvitin 2007. Surpriza tashmë është e hapur në një njoftim të kësaj shoqate ku thuhet se më 25 Nëntor ajo fton të gjithë në një feste të përbashkët shqiptare, dhe pse jo edhe më gjërë. Për më shumë informacion lexoni në faqen: http://ukalbanian.googlepages.com/njoftimemeafbimingham