e shtunë, nëntor 17, 2007

ART MUZIKOR APO KOMERCIALIZEM?!




FUTBOLL
Shqipëria ka shënuar një fitore të thellë në ndeshjen me 21 vjecarët e Ishullit Faroe, duke shënuar pesë Gola të bukur. Sukaj ka shënuar tre gola, duke treguar vlera personale dhe njëkohësisht duke u rezultuar si tregolësh-shënues. Ndërkohë ekipi shqiptar i Kombëtares ka humbur në Tiranë përballë Ukrainës në rezultatin 2 me 5. Shqipëria humbi një shans dhe zbriti në renditjen e tabelës. Maqedonia ka mundur ekipin Kroat 2 me 0 dhe Izraeli ka shtangur Rusinë në 2 me 1. Kështu Anglia ka shanse të ngjitet në krye të klasifikimit pas ndeshjes së të mërkurës me Kroacinë.

Nga Nehat Jahiu*
Veprat artistike kryejnë një shërbim të rëndësishëm në jetën shoqërore,duke zgjuar tek njerëzit ato synime,ideale dhe nevoja shpirtërore,stërhollojnë shijen e tij ndaj të bukurës dhe ushtrojnë ndikim të fuqishëm edukativ në formimin e personalitetit të tij.Për tu shijuar një vepër artistike si duhet,lypset të ketë shije artistike te njeriu ,ndërsa e gjithë ajo, mund të arrihet duke u paisur me njohuritë elementare të artit përkatës, kështu atëherë ato na duken më të kuptueshme,më të afërta, më të bukura,më të dashura dhe e kënaqin lexuesin dhe dëgjuesin. Njeriu nuk mund të argëtohet as nuk mund të shijojë si duhet një vepër artistike, nëqoftëse nuk e ka estetikën e vet.C do vepër artistike të bukurën të përsosur në vetvete që ka njëfarë vlefte e që na pëlqen fort,pra edhe kenga dhe muzika duhet ta ketë këtë.Pra artisti është ai i cili di dhe duhet të vërejë më së miri se çështë e rëndësishme dhe e vlefshme,duke i dhënë trajtë të pasur e përmbajtje e përmbajtje të zgjedhur veprës së tij.E atë mund ta arrijë duke i dhënë mjetin e tyre .Muzika njëri nga artet që e shijojmë me anë të shqisës së të dëgjuarit.Në kohën e fundit jemi dëshmitarë se për çdo ditë pasurohemi me këngëtarë të rinj që na lindin brenda natës si këpurdhat pas shiut ,ndërsa këngët e tyre të incizuara nëpër kaseta ,dita-ditës vijnë duke u shtuar,e muzika shqiptare pasurohet me një fond të pasur këngësh,qoftë me atë popullore,folklorike ,zbavitëse etj. Këta këngëtarë aq na e kanë kultivuar dhe po e kultivojnë artin shqiptar,gjegjësisht muzikën,saqë e kanë ngritur në një nivel dhe në një piedestal të lartë,kështu që duhet ndaluar dhe menduar shumë për të dhënë një përgjigje:”-A thua vallë kemi pasur,por ndoshta nuk kemi pasur këngëtarë të talentuar që ti kompononin dhe ti këndonin siç i komponojnë dhe i këndojnë disa nga këta “këngëtarë të talentuar” që po na lindin si meteorë?!Sot këta këngëtarë të famshëm aq na kanë shkuar lartë saqë vetë na e shkruajnë tekstin e këngës,vetë e komponojnë,vetë e këndojnë, e çka jo tjetër:vetë shkrimtar,(poet),vetë kompozitor,vetë këngëtar,vetë producent,vetë recenzent ,vetë…,e çka jo!Po me siguri ndoshta ashtu e do koha,pra me një fjalë ,koha e bëka të vehten :koha pluraliste ,demokratike ,kush qysh të doje ,secili siç di vetë ,siç ia merr mendja,siç…siç….Po,me siguri ndoshta ashtu duhet ,ashtu e kërkon Evropa dhe bota.Po me siguri ndoshta edhe ata i kanë pranuar disa “këngëtarë” profesionist me këngët e tyre “shqipe” të modernizuara në Bashkësinë e tyre Evropiane,e botërore,Sepse një numër i madh i popujve të Evropës e të botës në këngën e tyre këngëtarëve ose “ambasadorëve” të melosit shqiptar,siç na i quajnë disa gazetarë gjatë promovimit të kasetave tyre në mjetet e informimit.Po me siguri do ti kuptojë Evropa dhe bota,sepse këndohen me “shqipe” të kulluar, të mbushur plot e përplot me fjalë të huaja,barbarizma që nuk i duron fjalori i gjuhës shqipe,por as ai ievropian e botëror.Disa prej tyre aq kanë shkuar lartë,janë afirmuar dhe i japin të drejtë vetes që këngën e inçizuar në një kasetë,ta inçizojnë në tjetrën,vetëm duke ia ndrruar dy-tri fjalë ose emrin,që në njërën kasetë ta përgëzojnë me emrin Ali Hoxha e në tjetrën Hoxhë Alia.Tjetri bëhet aq “profesionalist” dhe njohës i mirë i muzikës saqë ia kalon në profesionalizëm atij që me të vërtetë është profesional në lëmin muzikor.I jep të drejtë vetes që të punojë në ndryshimin e këngëve të krijuara nga shpirti i popullit me lloj-lloj ndryshime kujt si ti teket dhe ti konvenojë.Atë ai ebën si ta kishte kultivuar vetë, e jo populli që e kultivoi dhe e ruajti shekuj me radhë.Kësaj nuk mund ti themi asgjë tjetër pos bastardhim i artit shqiptar nga ata që nuk dinë fare se ç,është arti dhe çfarë vlere ka ai.E gjithë kjo bëhet vetëm e vetëm për një komercializëm të mirë e për art të dëmtuar e të sakatosur që nuk duhet ndejtur duarkryq e mos të reagohet.Duhet të kemi kujdes të madh që mos të humbë gjithë ajo që e kemi pasur dhe e kemi me vlerë të madhe në artin tonë muzikor .Njerëzit që merren me lëmin muzikor, njohës të mirë të saj,e që besa nuk jemi pa to,duhet njëherë e përgjithmonë ta thonë fjalën e tyre,sepse ndoshta dikur do të jetë vonë.Askush nuk është kundër talentëve të rinj,ata edhe duhet ndihmuar ,por nuk duhet lejuar që me ta dikush të manipulojë,ti fusë në grackë e të luajë me ta dhe me artin tonë duke shikuar vetëm anën matrialo-komerciale.Njëherë e përgjithmonë duhet thënë stop!Duhet ndalur hovin disa “kuazi patriotëve” të cilët me inçizimin e disa kasetave të ndryshme dhe të lloj-llojshme pasurojnë tregun,mbushin xhepat e tyre,ngarkojnë popullin,e dëmtojnë këngën dhe muzikën,gjegjësisht tërë artin shqiptar. Flitet dhe shkruhet nga ndokush se në një numër të madh të këtyre këngëve e ndoshta te të gjithë ka tekst që korrespondon me atë origjinalen dhe autoktonen që fare nuk është e vërtetë.Por së fundi besoj se njohësit e mirë të muzikës do ta japin fjalën e tyre dhe nuk do të lejojnë që të luhet dhe të manipulohet me artin tonë kombëtar. Kështu,ai do të krijohet me një mbykëqyrje profesionale e cilësore që do të ketë shije artistike e ti kënaqë artdashësit muzilor shqiptar.

*Derguar ekskluzive per ne.

ZOTI TE DO

Ujërat e mëdha nuk do të mund ta shuajnë dashurinë, as lumenjtë ta përmbytin.
Në rast se dikush do të jepte tërë pasuritë e shtëpisë së tij në këmbim
të dashurisë, do të përbuzej me siguri.”
[Kant. Kantikëve 8:7]
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Nuk e di se cila nga tregimet e shumta për Shën Valentinin është e vërtetë (apo edhe nëse është fare e vërtetë), por sidoqë të jetë, është një ditë kur të dashuruarit, të martuarit, festojnë apo kujtojnë diçka të bukur në jetën e tyre.
Shumë njerëz duan që të dhurojnë diçka të veçantë për Shën Valentin, për të treguar se personi është shumë i veçantë për të dhe ata sakrifikojnë shumë për t’ia bërë këtë me dije një personi që e duan, dhe që sakrifica për të ia vlen.

Kur dy persona duhen, ata do të donin të kalojnë sa më shumë kohë së bashku, të njihen sa më mirë, të ndajnë gjërat më intime me njëri-tjetrin, të kënaqen në praninë e njëri-tjetrit, etj.

‘Të dua’…. ‘Ti vlen shumë për mua’…… ‘Ti je personi më i mrekullueshëm në jetën time.’

Nëse dikush është i gatshëm që t’ia thotë këto fjalë atij apo asaj që e dashuron, por që nuk është i përsosur dhe që me siguri ka luftuar shumë për të fituar dashurinë e atij personi, atëherë, sa jam unë i gatshëm për t’i thënë ‘Ti je gjëja më e mrekullueshme në jetën time!’ Atij që është i përsosur dhe që nuk kam nevojë të fitoj dashurinë e Tij, që më deshi edhe atëhere kur unë nuk e desha Atë… Sa jam unë i gatshëm për të kuptuar dhe pranuar që është Ai që ka bërë veprën më të madhe sakrifikuese për mua që me të vërtetë të më tregojë së me do?

Perëndia më deshi (dhe më do) aq shumë saqë erdhi vet për të vulosur dashurinë e Tij të madhe ndaj meje!

Sikur te gjithë të mund të kujtojmë më shpesh Atë që më do, ashtu sikurse do të mendonim për të dashurin apo të dashurën tonë kur na mungon... atëherë do të mund ta duanim Ate çdo ditë me dashuri të re. Ndoshta do të mund të kuptonim çdo ditë se ka vetëm një gjë që është më e mekullueshmja në jetë.

Atje jashtë ka shumë njerëz që janë të mrekullueshëm poashtu, por vetëm një është më i mrekullueshmi, në këmbim të të cilit gjithçka tjetër do të përbuzej.

Dhe mbaj në mend se është dikush që vazhdimisht të thotë..: ‘Ti je i dashuri i zemrës sime’ (Bibla; Kantiku i Kantikëve 7:10-parafrazim)
Dhe Ai pret të njëjtën përgjigje nga ti… t’i thuash: ‘Bëhu i dashuri i zemrës sime!’
Kështu që, pavarësisht se ku gjendesh tani, kur ajri sjell aromën e Shën Valentinit përsëri, dije që është veç një përkujtim më shumë se ka dikush që të do pafundësisht!

Me dashuri,
Grupi i të Rinjëve Protestantë